Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vallezim quajme nje bashkesi levizjesh te ekzekutuara njeri perballe tjetrit nga dy antropofag te sexeve te ndyshem, qe do te donin te shijonin njeri-tjetrin.
--- Achard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 69 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Jeronim de Rada
Nė 28 shkurt 1903 mbylli sytė poeti dhe studiuesi i madh arbėresh Jeronim de Rada, botuesi i gazetės sė parė shqiptare "L'albanese d'Italia", revistės "Fiamuri i Arbrit", mėsues; organizator i dy kongrese pėr gjuhėn shqipe. Autor i studimeve: "Lashtėsia e kombit shqiptar", "Rapsodi tė nji poemi arbėresh", "Karakteri i gjuhės shqipe"; poemave: "Serafina Topia" "Skėnderbeu i pafam", "Rrethimi i Arbrit", "Kėngėt e Milosaos".

Adem Demaēi
Nė 28 shkurt 1936 u lind shkrimtari kosovar Adem Demaēi, i cili pėr rreth 29 vjet vuajti burgjet jugosllave, por nuk reshti sė shkruari veprat e tij, kryesisht nė prozė: romanin "Gjarpėrinjtė e gjakut", "Libėr pėr vetėmohim", etj.

Sharl Nikol
Nė 28 shkurt 1836 u nda nga jeta mikrobiologu francez Sharl Nikol, shkencėtari qė zbuloi bartėsin e sėmundjes sė tifos, shkaktarėt e leishmanozės sė organeve tė brendshme e tė lėkurės, pėr tė cilat u nderua me ēmimin e madh Nobel.

Anders Knut Angstron
Nė 28 shkurt 1888 lindi Anders Knut Angstron, gjeofizikan dhe metereolog suedez, i pari qė pėrpiloi formulat empirike pėr pėrcaktimin e intensitetit tė energjisė nga rrezatimi i Tokės dhe ndėrtoi piranometrin pėr matjen e intensitetit tė radiacionit diellor nė sipėrfaqet horizontale.
Shendeti :: Femija yne (keshilla per femijet 0-12 muajsh)
Postuar nga: Fiori

Shendeti Materiali edukativ dhe orientues per nenat e reja, ne brendesi te kesaj teme eshte marre nga libri i Prof.Selaudin Bekteshit, FEMIJA YNE-"Bisede me nenat per mirerritjen e femijeve". Botim i drejtorise se arsimit shendetesor Tirane, 1981.

Shpresoj ky cikel materialesh i cili do te hidhet ne faqet e Albasoul gjate muajve te veres, tu vije ne ndihme nenave te reja ne Shqiperi dhe jashte saj. Pyetjet jane te mirepritura. Pergjigjet do te mundesohen nga nena me eksperience, vizitore te faqeve tona.

Zhvillimi i femijes

Me shprehjen zhvillim i femijes ose me drejt rritje dhe zhvillim i femijes ne kuptojme ne pergjithesi shtesat dhe ndryshimet ne peshe e ne gjatesi qe nga lindja e femijes e deri ne perfundimin e rritjes se tij.
Megjithese pesha e gjatesia jane tregues kryesore per te vleresuar zhvillimin e femijes ne e kemi per detyre te mesojme prinderit se vetem ato nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar mbi zhvillimin e foshnjes.
Atehere me te drejte do te dale pyetja: Cfare tjeter do te kemi parasysh per te vleresuar zhvillimin e femijes si dhe shendetin e tij te mire.
Ne si mjeke e si prinder e gjykojme zhvillimin e femijes nga pesha e gjatesia qe ai ka ne moshe te caktuar, nga perpjestimi i drejte ne mes te pjeseve te ndryshme te trupit, nga madhesia e rrethit te kokes, te gjoksit, te barkut, nga dalja e dhembeve. Keto te dhena na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin fizik, mbi zhvillimin e trupit te femijes sipas moshes se tij.
Por njekohesisht nuk do te mjaftohemi me te dhenat mbi zhvillimin fizik te femijes. Krahas ketyre ne do te shikojme e do te vleresojme edhe zhvillimin psikik e nervor te femijes, zhvillimin e trurit te tij, qe paraqitet me aftesine qe ai ka per te njohur, per te kuptuar, per t'u lidhur me njerezit e sendet qe e rrethojne, per te folur, per te bere pyetje, per te shfaqur mendime. Te dhenat e siperme na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin psikik, mbi zhvillimin e trurit te femijes, pershtatur moshes se tij. Ne fund ne vleresojme edhe aftesine e femijes per te bere levizje te ndryshme te trupit, per te kapur sende, per te qendruar ndenjur e ne kembe, per te ecur, per te vrapuar e keshtu me radhe.
Keto aftesi te femijes sipas moshes se tij i vleresojme si zhvillimi i levizjeve ose zhvillim motorik.
Perfundimisht kur vleresojme zhvillimin e femijes do te kemi parasysh keto tregues:
- treguesit e zhvillimit te trupit, zhvillimin fizik,
- treguesit e zhvillimit te trurit, te kuptuarit, te menduarit, zhvillimin psikik.
- treguesit e zhvillimit te levizjeve, zhvillimin motorik.



Detyrat e prinderve

Prinderit dhe gjithe familjaret kane detyrime te medha per rritjen e zhvillimin e mire te femijes. Femija i perket familjes por njekohesisht i perket edhe shoqerise. Prinderit e kane detyre te merren me rritjen e mire te femijes. Ata duhet te gjenden prane femijes se vogel, te verejne me kujdes cdo ngjarje te zakonshme e te jashtezakonshme qe lidhet me te, ta vendosin ne dhomen me te ndricuar e me te paster, te pajisur me shtratin , me veshmbathjen dhe sendet e tjera te nevojshme.



Pesha ne lindje

Njohja e peshen ne lindje ka rendesi te vecante. Eshte e nevojshme qe prinderit te dine peshen qe ka patur femija i tyre ne lindje dhe te jene ne gjendje t'ia tregojne mjekut. Pesha e femijeve ne lindje ne Shqiperi eshte ne pergjithesi normale. Ajo mesatarisht shkon ne 3400 gr. Meshkujt e kane peshen ne lindje pak me te larte se femrat. Nuk do te thote qe ata femije qe lindin nen 3400 gr nuk jane normale. Egziston nje kufi per peshen ne lindje dhe shkon ne 2500 gr. Per femijet qe lindin mbi kete peshe themi se kane peshe normale. Femijet qe lindin me peshe me te ulet se 2500 gr themi se jane te parakohshem ose premature. Pesha e femijes ne lindje eshte e lidhur me disa shkaqe te njohura si; zgjatja e shtatzanise, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nenes. Rendesi kane dhe semundjet qe nena mund te kete kaluar vecanerisht gjate shtatzanise. Pjeserisht, pesha ne lindje ka lidhje dhe me madhesine e trupit te prinderve. Pesha jo shume e madhe nuk do te thote gjithmone se eshte shenje dobesie. Ne rastet e prematures femija mbahet ne observacion te personelit shendetesor.

Shtesat ne peshe gjate vitit te pare te jetes.
Shtesat e rregullta ne peshe gjate vitit te pare te jetes jane shenja me e rendesishme qe flasin per nje shendet te mire te femijes, prandaj prindi duhet te jete i informuar mire ne kete drejtim. Cdo qendrim ne peshe ose humbje nuk eshte normale dhe duhet gjetur shkaku.



Renia e peshes pas lindjes

Pas lindjes foshnja ka nje renie te lehte ne peshe. Kjo renie zgjat per 3-5 dite. Nga dita e trete ose e peste foshnja fillon te fitoje ne peshe dhe arrin peshen e lindjes. Gjate diteve te para ai humbet 150 deri ne 300 gram. Humbja e peshes gjate diteve te para eshte normale. Ajo ndodh per disa arsye qe jane spjeguar me poshte. Ne rastet kur femija humbet me shume se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk eshte rifituar deri ne diten e 10-te ose te 12-te, duhet pare shkaku. Humbjet e teperta te peshes mund te shkaktohen kur femija nuk pi dhe nuk ushqehet sa duhet ose kur vuan nga ndonje semundje. Ne keto raste foshnja duhet vizituar pa humbur kohe.

Shtesat e rregullta ne peshe
Duke marre parasysh humbjen gjate diteve te para te jetes, shtesa ne peshe gjate gjithe muajit te pare eshte prej rreth 600 gram. Nga muaji i pare deri ne te dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit te dyte shtesat mujore pakesohen lehtesisht. Keshtu nje femije normal nga muaji i 5-te dhe i 6-te shton rreth 500 gram ne muaj, kurse nga muaji i 10-te dhe i 12-te shton rreth 300 gram ne muaj. Ne pergjithesi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit te 5-te ose te 6-te dhe trefishohet ne fund te vitit te pare. Prinderit gjithashtu duhet te dine se nje femije qe lind nen peshen normale e shton me shpejt peshen, ndersa femija qe lind me peshe te madhe, zakonisht e shton me ngadale.

Tabele orientuese;
Muaji 1-re 600 gram
muaji 2-te 900 gram
muaji 3-te e 4-t 750 gram
muaji 5-te e 6-te 600 gram
muaji 7-te - 9-te 450 gram
muaji 10-te- 12-te 300 gram



Gjatesia e femijes.

Matjes se gjatesise se femijes shpesh i jepet rendesi e paket. Kjo nuk eshte e drejte, megjithese njohja e gjatesise se femijes ka rendesi me te kufizuar se njohja e peshes. Gjatesi ndryshon me me vonese se pesha kur femija nuk shkon mire, por edhe ajo ndryshon kur shkaqe te ndryshme e demtojne femijen. Vecanerisht kur femijet nuk ushqehen ne menyre te rregullt, per nje kohe te gjate, si dhe ata qe vuajne nga semundje e crregullime te zgjatura mbesin prapa jo vetem ne peshe por edhe ne gjatesi. Dihet gjithashtu se ka disa gjendje te tjera te vecanta, ne te cilat gjatesia mbetet prapa qe ne fillim te jetes se femijes se vogel. Keto gjendje zbulohen nga mjeku.



Gjatesia ne lindje
Gjatesia e foshnjes ne lindje eshte mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt ne lindje jane pak me te gjate se femrat. Pavaresisht nga kjo jane normale edhe ata femije qe lindin mbi 47 cm. Nen kete limit kemi te bejme me femije te parakohshem ne lindje.



Rritjet ne gjatesi gjate vitit te pare

Sa me i vigel eshte femija, aq me e shpejte eshte rritja e tij ne gjatesi. Mjafton te themi se gjate gjithe vitit te pare foshnja ka nje rritje ne gjatesi prej 20-25 cm. Ne fund te vitit te pare femija arrin 70-75 cm.

Shtesat mujore gjate vitit te pare
Ne lindje 50 cm
1 muajsh 52 cm
2 muajsh 54 cm
3 muajsh 57.5 cm
4 muajsh 61 cm
5 muajsh 63 cm
6 muajsh 65 cm
7 muajsh 66 cm
8 muajsh 67.5 cm
9 muajsh 69 cm
10 muajsh 70 cm
11 muajsh 71 cm
12 muajsh 72 cm

Kjo tabele i referohet femijes qe ka lindur me gjatesi 50 cm.



Rritjet ne gjatesi pas vitit te pare

Pas vitit te pare rritja e femijes ne gjatesi vazhdon te jete mjaft e ndjeshme, megjithese ajo behet me e ngadaleshme. Ne fund te vitit te dyte femija ka nje gjatesi qe shkon nga 81 deri ne 84 cm. Ne fund te vitit te trete gjatesia e femijes shkon nga 90 deri ne 92 cm. Pas vitit te trete femija zgjatet mesatarisht 5-6 cm ne vit. Vetem gjate periudhes se zhvillimit gjinor i riu zgjatet mesatarisht 7-8 cm ne vit. Ne shumicen e te rinjve rritja ne gjatesi perfundon nga 17-18 vjetet, pak me shpejt ose pak me vone.
Matja e gjatesise se femijes behet menjehere pas lindjes dhe me pas eshte mjaftueshem nje here ne muaj.



Koka e femijes.

Koka e femijes se porsalindur duket me e madhe ne krahasim me gjatesine e trupit te tij. Madhesia e kokes se femijes ka rendesi te njihet qe ne lindje si dhew me vone gjate zhvillimit te tij. Ndryshimet e dukshme duhet te verehen nga prinderit. Permasat e kokes jashte standartit, me e madhe ose me e vogel, flasin per crregullime te zhvillimit te trupit dhe vecanerisht te trurit. Madhesia e kokes vleresohet zakonisht me madhesine e rrethit te saj qe quhet ndryshe perimeter. Rrethi i kokes matet me meter shirit duke filluar nga balli, mbi vetulla, deri ne pjesen e pasme te kokes ku eshte pjesa me e dale e kokes.



Disa vecori te kokes se femijes.

Vecoria e pare eshte se kockat e ndryshme qe formojne koken e foshnjes se vogel nuk jane plotesisht te ngjitura me njera tjetren.Kjo vecori lejon qe gjate lindjes koka t'u pershtatet rrugeve te daljes.
Vecoria e dyte eshte prania e nje pjese te bute qe gjendet mbi kockat e ballit ne pjesen e perparme dhe te siperme te kokes. Duke qene se kjo pjese e kokes eshte e bute populli e quan "buti i kokes". Shkencerisht njihet me emrin fontanele.
Kjo pjese nuk eshte e veshur me kocke. Vishet dhe zvogelohet pak nga pak me kalimin e muajve. Per kete arsye e gjejme te hapur gjate gjithe vitit te pare e deri ne muajin e 15-te. Ne kete moshe ai mbyllet plotesisht. Ne rast se eshte shume i madh ose nuk mbyllet ne kohen e duhur duhet te mendojme se femija ka ndonje crregullim ose semundje sic eshte rakiti ose permbajtje e tepert e lengut te trurit (hidrocefali). Edhe ne rast se eshte shume i vogel ose mbyllet shume shpejt, gjate muajve te pare te jetes duhet te konsultohemi me mjekun sepse mund te gjendemi perpara nje semundjeje ose crregullimi sic mund te jete zhvillimi i manget i trurit etj.



Vazhdon...

Materiali u mundesua per faqet tona nga Mina.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.