Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Deshira per privilegje dhe shija per barazi kane qene pasionet dominuese te francezeve te te gjitha koherave.
--- de Gaulle

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Shendeti :: Trafikimi i femijeve shqiptare nga mafia
Postuar nga: Albo

Shendeti Prokuroria italiane alarmohet pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė. “Jemi pėrballė njė dyshimi tė tmerrshėm, ose tė njė realiteti tė frikshėm. Mė keq se kaq nuk mund tė imagjinohej. Pėrballė kėsaj, trafiku i heroinės dhe kokainės ėshtė qesharak”, deklaron Giusepe Ayala, shefi i Komisionit Parlamentar tė Antimafias dhe Drejtėsisė.

Si u zhduk fėmija nė plazhin e Vlorės

Pesė vjet mė parė nė plazhin e Vlorės u gjet trupi i njė fėmije tė vogėl me njė shenjė operacioni nė veshka. Ministria e Brendshme Italiane pėrshkruante: “Shenja tė thella tė tipit kirurgjikal. Dyshohet si viktimė e njė trampianti”. Ai trup u kėrkua nė morgun e Vlorės, nė atė tė Tiranės, nė spitalet e qyteteve tė bregdetit shqiptar, por asnjė gjurmė. Antimafia mbolli dyshimin e tmerrshėm. Tani ėshtė kthyer nė frikė…

“Jemi duke hetuar, thotė Pier Luixhi Vinja, prokurori i Antimafias Italiane, por nuk mund tė them detaje tė reja, pėr shkak tė hetimit”. Dhe detajet janė tė tmerrshme. Trafik fėmijėsh, trafik organesh. Ka prova tė sfumuara, ka frikė, panik dhe punė policore. Vinja bėn tė ditur se disa pėrgjime telefonike tė kapura me urdhėr tė prokurorisė sė Triestes qė kanė sjellė elemente tė reja pėr hetimet. “Kinezė qė flisnin me njeri-tjetrin dhe bėnin fjalė pėr njė kontigjent me fėmijė hantikapatė tė shitur pėr pak lekė. Nga fjalėt dhe zėri dyshojmė se kemi bėjmė me trafikantė tė vjetėr dhe tė pjekur”. Dy vjet mė parė u dha alarmi nė Moldavi, nga njė institut fėmijėsh. Tani alarmi ėshtė dhėnė edhe nė Shqipėri. Po a mund tė ndodhė njė gjė e tillė? Natyrisht. Kriminaliteti me pazaret e tij tė paligjshme po i afrohet gjithmonė e mė shumė njeriut. Nė fillim ishte kontrabanda e cigareve, pastaj ai i narkotrafikut, mė pas trafiku i klandestinėve, trafiku i fėmijėve qė vijnė nga Europa Lindore. Nuk ėshtė e vėshtirė tė ndjekėsh rrugėn e kėsaj parabole. Por ēfarė duhet bėrė?!. “Natyrisht duhet tė hetosh, thotė Pier Luixhi Vinja. Njė javė mė parė ne hodhėm njė hap mė tej nė bashkėpunimin me Ukrainėn, me prokurorinė e pėrgjithshme dhe kjo nuk ėshtė gjė e vogėl”. Trapianti, nė pamje tė parė, duket njė gjė e thjeshtė. Mblidhen fėmijė tė vegjėl nga tė katėr anėt e botės dhe i transporton nė vendet qė konsiderohen me qytetėrim tė zhvilluar. Organet e tyre vlejnė mė shumė se ari dhe klientela ėshtė e lartė, e pasur dhe indiferente. “Jemi pėrballė njė dyshimi tė tmerrshėm, ose tė njė realiteti tė frikshėm. Mė keq se kaq nuk mund tė imagjinohej. Pėrballė kėsaj, trafiku i heroinės dhe kokainės ėshtė qesharak”. Kjo ėshtė deklarata e rėndė e Giusepe Ayala, shefi i komisionit parlamentar tė antimafias dhe drejtėsisė, njeriu i skuadrės sė vjetėr tė Palermos, mik i Borselinos dhe Falkones. Por ai nuk ka prova tė sakta, pasi ato ende mungojnė. Pesė vjet mė parė nė Vlorė nė plazh ėshtė gjetur trupi i njė fėmije tė vogėl me njė shenjė operacioni nė veshka. Lajmi i ėshtė dhėnė nga njė informator njė karabinieri nė Tuscania. Ky nuk nguroi ta shėnonte nė raport. Kėshtu Ministria italiane e brendshme nxori njė komunikatė ku shkruante pėr trupin e fėmijės … “Shenja tė thella tė tipit kirurgjikal. Dyshohet si viktimė e njė trampianti”. Por ēfarė ishte nė tė vėrtetė. Dhe autoritetet italiane e kėrkuan kėtė trup pėr verifikime. U kėrkua nė morgun e Vlorės, nė atė tė Tiranės, nė spitalet e qyteteve tė bregdetit shqiptar, por asnjė gjurmė e kufomės sė fėmijės. “Nuk kemi dijeni pėr njė gjė tė tillė”, u pėrgjigj atėhere Vefi Kona, shefja e urgjencės nė spitalin e Vlorės. Graziella Destefani, motra e Shėrbesės sė Marisė nė Vlorė thotė: “Nėpėr spitale kemi parė shumė fėmijė tė vdekur, sidomos nė ditėt e atij tėrbimi tė madh, por asnjė prej tyre nuk shfaqte shenja tė tilla. Kam 16 vjet nė Vlorė dhe nuk kam dėgjuar pėr njė rrezik tė tillė”. Por policia italiane nisi tė dyshojė qė atėherė pėr skenare tė frikshme. Europa Lindore e egėr, ashtu siē ėshtė, pėrbėn njė burim tė madh tė fėmijėve tė trafikuar. Tregu shtrihet nė Greqi, Itali, Zvicėr, Gjermani, Spanjė, Holandė, Britani e Madhe dhe Amerika e Veriut. Rrugėt janė tė njėjta si tė klandestinėve tė dėshpėruar. Skafistėt dhe tutorėt veprojnė pėr llogari tė personave tė tretė. Nė konkurencė janė mafia italiane, ajo ruse, turke, kineze. Por tė tranportosh njė organ nuk ėshtė njėlloj si tė kalosh njė pako cigare. Duhet tė punosh me mjekė tė zotė dhe klinika tė pasura. Dhe fatkeqėsisht tė gjesh fėmijė tė vegjėl pėr t’i trafikuar ėshtė edhe mė e lehtė. Prindėrit shpesh herė i shesin pėr para. Dhe pastaj mafiozėt nuk u thonė kurrė atyre se tė vegjlit e tyre do tė vriten. Mjaft t’i sigurosh se fėmija do tė pėrfundojė nė njė familje me tė ardhme tė siguruar. Vėrtet asgjė nuk ėshtė verifikuar, por dyshimet janė shumė tė forta.

“La Stampa”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.