Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerzit qeverisen me kollaj me ane te veseve te tyre se sa me ane te virtyteve te tyre.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Albasoul :: Gezuar Krishtlindjen & 3 vjetorin e Albasoul
Postuar nga: Albo

Albasoul Me rastin e festave te fundvitit dhe me rastin e 3 vjetorit te krijimit te komunitetit shqiptar tek Albasoul.com, do te keni mundesi te lexoni me poshte urimet, bilancin e vitit qe lame pas dhe objektivat e vitit te ri qe po na afron. E gjithe kjo jave, do te shoqerohet nga mesazhe urimi nga stafi dhe komuniteti shqiptar kudo ne bote.

Gezuar Krishtlindjen te dashur bashkeatdhetare!

Sot ju do te kremtoni naten e Krishtlindjes ne atmosferen e kendshme te familjareve, miqve dhe te njohurve. Teksa uroni njeri-tjetrin ne kete dite qe simbolizon rilindjen e shpreses per mbare njerezimin, rezervoni nje urim te vecante edhe per mbare komunitetin shqiptar nga cdo cep i botes qe viziton dite per dite kete faqe shqiptare.

Sot festojme 3 vjetorin e lindjes se Albasoul!

Nje urim i vecante ne kete dite shprese, shkon ne adrese te gjithe atyre emigranteve shqiptare qe sot festojne festen larg familjes dhe te afermve te tyre. Dua tu kujtoj se sado larg vendlindjes, sado larg te afermve dhe njerezve te zemres, as mos tu shkoje nder mend se jeni te harruar pasi me ju ne kete dite te shenjte do te jene edhe urimet e mijra vizitoreve qe i japin jete ketij komuniteti virtual. Kudo qe ju te jetoni, punoni e studioni, komuniteti shqiptar do te jete gjithmone prane jush.

Ne kete fundviti, sipas tradites 3 vjecare, ne bejme bilancin e vitit te kaluar, dhe shtrojme edhe objektivat per vitin e ri. Me lejoni me poshte qe tu rendis disa prej arritjeve te vitit 2002 per komunitetin tone shqiptar.

BILANCI I PUNES PER 2002

1. Jemi rritur shume ne numer se nje vit me pare

Ajo qe na gezon teksa e konstatojme eshte se frekuentimi i sherbimeve tona ne nje vit eshte rritur ndjeshem. Jane me mijra vizitoret e rinj qe na solli viti 2002, dhe sot komuniteti yne shqiptar numeron pak a shume 5000 anetare te rregjistruar dhe me mijra vizitore te thjeshte. Ky numer ka ardhur gjithmone ne rritje graduale. Ajo qe vlen te permendet eshte fakti se reklamen me te mire Albasoul ia bejne pikerisht vizitoret qe dine te vleresojne ate qe gjejne neper keto faqe. Sot Albasoul.com eshte faqja me popullore dhe me prestigjoze shqiptare ne Internet, fale punes se stafit dhe fale pjesmarrjes tuaj.

2. Donatoret e komunitetit

Risia tjeter e ketij viti qe po leme pas ishte edhe riorganizimi i punes qe mundeson mbarevajtjen e sherbimeve egzistuese dhe krijon mundesi per shtrirje te metejshme te veprimtarise tone.

Ne emrin e gjithe vizitoreve dhe anetareve, dua te falenderoj te gjithe ata shqiptare qe bene nje donacion financiar gjate ketij viti. Ishte kontributi juaj modest qe mundesoi mbulimin e shpenzimeve per mbajtjen e nje komuniteti te tille. Te gjithe vizitoret dhe anetaret u jane mirenjohes per kete gjest miresie dhe fisnikerie. Duke bere nje kontribut financiar brenda mundesive tuaja, ju deshmuat se e vleresoni ne maksimum kete inisiative dhe deshironi qe ajo te zhvillohet me tej. Faleminderit ! Per nje liste te plote te donatoreve vizitoni Faqen e Donatoreve.

3. Bordi Drejtues - Organi me i larte drejtues

Nje tjeter risi e ketij viti qe po leme pas eshte edhe krijimi i organit me te larte drejtues qe do te administroje kete inisiative, Bordi Drejtues. Ideja eshte qe nje elite e dale nga anetaret e ketij komuniteti, te marri pergjegjesite e administrimit te kesaj sipermarrje qe rritet nga dita ne dite. Bordi Drejtues mban pergjegjesi perpara gjithe vizitoreve dhe anetareve dhe ka per detyre te koordinoje dhe monitoroje punen e stafeve te punes per sherbime te vecanta.

Dua tu kujtoj se kjo eshte nje inisiative e re per ne shqiptaret, dhe gjej rastin te falenderoj 3 anetaret e pare te bordit: Piron, Adrianin dhe Erionin qe edhe pse ne kohe te shkurtet kane shtruar themelet per zgjerimin e metejshem te kopetencave te bordit. Anetaret e rinj qe do ti bashkengjiten bordit ne te ardhmen, do ta kene me te lehte fale punes frymezuese te ketyre 3 anetareve te nderuar. Perfitoj nga rasti qe tu bej thirrje te gjithe intelektualeve shqiptare, te rinj apo te vjeter te gatshem per te dhene kontributin e tyre ne kete komunitet, qe te aplikojne per tu bere anetare te bordit drejtues. Si anetar i bordit drejtues ju jeni ne pozita te tilla qe ti jepni nje drejtim pozitiv ketij komuniteti. Asnjehere mos harroni thelbin e asaj qe Albasoul perfaqeson: kenaqesia qe shqiptaret ndersa vizitojne komunitetin tone eshte rezultati i perkushtimit dhe punes se nje numeri te madh shqiptaresh. Te gjithe shqiptaret jane te mirepritur per te treguar perkushtimin e tyre perballe mbare shqiptareve qe na vizitojne. Qe te mesoni se si mund te anetaresoheni ne bordin drejtues, shkoni ketu.


4. Organizimi i stafeve te punes

Sic mund ta keni kuptuar tashme, 2002 ishte viti yne organizativ. Gjate ketij viti u riorganizuan plotesisht stafet e tre prej sherbimeve kryesore, dhomes #shqiperia qe vizitohet nga mijra shqiptare perdite, forumit shqiptar qe eshte forumi me prestigjoz shqiptar, dhe muzikes shqiptar e vetmja faqe qe ofron 140 albume shqiptare ose 1700 te cilat mund ti degjoni ne cdo kohe dhe falas. Krijimi i stafeve perkatese, ka bere qe sherbimet te zhvillohen ndjeshem. Gjej vend te falenderoj ne emrin e Bordit Drejtues te gjithe stafet perkatese, chat, forum, muzike. Stafi qe ka bere punen me befasuese eshte stafi i muzikes qe brenda 1 viti arriti te dyfishoje numrin e albumeve shqiptare. Falenderimet dhe urimet tuaja mund ti adresoni stafit te muzikes ne adresen muzika@albasoul.com. Jam i bindur qe Klodiani, Edi dhe Fatmiri, do ti mirepresin falenderimet dhe mirenjohjen tuaj.

OBJEKTIVAT PER VITIN 2003

1. Bordi merr kompetencat e plota

Brenda 6 mujorit te pare te vitit 2003, parashikimet tona jane qe Bordi Drejtues do te rritet ne numer dhe do te marri ne dore kompetencat e veta te plota. Albasoul brenda vitit te ri nuk do te jete me vetem nje komuniteti virtual, por nje komunitet real duke krijuar lidhje me shoqata te ndryshme shqiptaresh ne bote. Gjithashtu, brenda vitit 2003, Bordi Drejtues do te perpiloje edhe "Kushtetuten e Komunitetit" e cila do te mbroje te drejtat tuaja si anetare e vizitore duke dale me rregullore te qarta dhe te sakta si per anetaret dhe vizitoret edhe per stafin e punes te sherbimeve perkatese. Gjithashtu, se shpejti te gjithe anetaret do te kene mundesi qe ti shkruajne anetareve te bordit dhe te japin mendimet/sugjerimet e tyre per ceshtje te vecanta. Ne kete menyre, gjithcka do te behet ne menyre demorkratike. Per me teper, ju ftoj te lexoni mesazhet e bordit drejtues.

2. Sherbime te reja per kenaqesine tuaj

Desha tu kerkoj te falur te gjithe dashamiresve te letersise dhe historise per lenien pas dore te seksioneve te tyre. Kjo gje do te ndryshoje plotesisht brenda 3 mujorit te pare te vitit 2003, ku secila prej tyre do te kete nje faqe te vecante dedikuar letersise, historise dhe kombit shqiptar. Kjo do te beje te mundur qe nje numer i madh materialesh te reja te publikohen per here te pare, ashtu si shume prej jush do te keni mundesi te publikojne krijimtarine tuaj.

Viti 2003 do te sjelli ndryshime drastike ne numerin e sherbimeve qe Albasoul do te ofroje. Nese ju kujtoni se chat, forumi, muzika, eshte maksimumi qe ju mund te prisni, atehere ju siguroj qe 2003 do te sjelle disa supriza te kendshme per ju ketu tek Albasoul. Nje surprize e kendshme do te jete sherbimi i amortizuar i email i cili do te zevendesohet me nje sherbim teper profesional qe do te jete falas per gjithe anetaret e komunitetit.

Pra, 2003-shi do te jete viti i surpizave. Disa prej tyre nuk mund te behen publike ende pasi jane ne pune e siper. Ajo qe presim nga ju eshte mbeshtetje, mirekuptim dhe pak durim. Ju siguroj qe nuk do te zhgenjeheni.

Si gjithmone, dua tu kujtoj te gjithe shqiptareve qe kane deshire te ndihmojne ne kete inisiative, qe te na kontaktojne pasi Albasoul eshte ngritur mbi bashkepunim dhe gezon sukses fale ketij bashkepunimi midis shume shqiptareve te perkushtuar.

Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2003!

Ilirjan Papa
(Albo)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.