Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Perendia eshte shume i mrekullueshem per te menduar per gje tjeter vec vetes se vet.
--- Aristote

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Projekti :: Fillojne pranimet ne Bordin Drejtues
Postuar nga: Albo

Albasoul Te gjithe anetaret e komunitetit qe kane deshire te bejne pjese ne Bordin Drejtues te Albasoul, jane te lutur te shpenzojne 15 min duke lexuar kete mesazh teper te rendesishem per te ardhmen e ketij komuniteti shqiptar.



HYRJE


Ne rradhe te pare, me lejoni tu falenderoj qe na vizitoni dite per dite dhe merrni pjese ne komunitetin e pare te mirefillte shqiptar ne Internet. Sot Albasoul.com, pas 2 vjetesh ne funksionim, numeron 2600+ anetare te rregjistruar dhe me mijra vizitore nga mbare bota qe shfletojne faqet e Albasoul dite per dite. Dalengadale ne po veme nje rekord me afersisht 3 milion shfletime artikujsh ne vetem 6 muaj, pa llogaritur sherbimet e tjera si muzika, email, forumi e me rradhe. Nga dita ne dite anetare te rinj i bashkohen komunitetit tone duke zene vendin qe u takon ne kete komunitet.
Albasoul sot per sot mbledh ne nje faqe shqiptare nga te gjitha krahinat, nga te gjitha kontinentet, nga te gjitha klasat e shoqerise, nga te gjitha ndasite politike dhe nga te gjitha grupmoshat. Abasoul e vizitoni ju, ashtu sic e vizitojne femijet e miqte tuaj. Kemi bere nje pune te madhe dhe kemi hasur ne nje interes te jashtezakonshem nga ana juaj. Ne kete stad qe kemi arritur, si krijues i Albasoul, e ndjej te nevojshme ti jap nje drejtim komunitetit qe garanton zgjerimin e metejshem te komunitetit shqiptar ne Internet.


Ne paragrafin me lart, perserita disa here fjalen "komunitet" qe aktualisht eshte nje realitet. Pra kemi arritur qe te mbledhim ne kete faqe nje numer te konsiderueshem shqiptaresh qe jane dashuruar me Albasoul dhe ate c'ka ai ofron. Si cdo komunitet ka nje grup drejtues, edhe komuniteti yne ka nevoje per nje grup te tille. Deri me sot kjo pergjegjesi ka rene mbi mua, pasi ne nje fare menyre isha une ai qe mora kete inisiative dhe me duhet ti shkoja deri ne fund dhe tu provoja te gjitheve qe afrimi i shqiptareve eshte mese i realizueshem dhe jo tabu. Jam perpjekur qe deri ne kete pike ti gjykoj gjerat sa me drejt pavaresisht se ka patur te kenaqur dhe ta pakenaqur nga vendimet qe une kam mare. Por kush do ta mendonte qe Albasoul do te rritej ne kete mase?! As mua qe me lindi kjo ide nuk mund ta imagjinoja nje interes kaq te madh. Pra kemi arritur ne nje pike, ku Albasoul eshte kthyer ne nje komunitet dhe si i tille ka nevoje per lidershipin e vet. Lidershipi i komunitetit do te dali nga rradhet tuaja dhe do te punoje ngushtesisht me stafin e ketij komuniteti per tu sjelle ju sherbime te reja. Ky grup anetaresh do te perbeje "Bordin Drejtues" te mbare komunitetit.

Kreu



KOMB - UNITET - DEMOKRACI


Albasoul vecon nga cdo faqe tjeter shqiptare ne Internet per ngjyrat e veta kombetare. Jane pikerisht keto ngjyra qe afrojne shqiptaret nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Republika e Shqiperise, Greqia e diaspora tek Albasoul. Nese ka shume dallime midis nesh qe na vecojne nga njeri-tjetri, kombi dhe identiteti kombetar shqiptar qe ai na fal na bashkojne.
Afrimi i shqiptareve me njeri-tjetrin, eshte pjese e vizionit Albasoul dhe kjo stafete duhet te vazhdoje. Shume pune eshte bere per te sheshuar ndarjet dhe dallimet, dhe akoma me shume ngelet per tu bere. Bashkimi i shqiptareve nuk ka per te ndodhur ne nje dite, ne nje mua apo ne nje vit, por te pakten secili nga ne duhet te kete nje vizion te qarte per te ardhmen e Kombit Shqiptar. E ardhmja e Shqiperise, eshte e ardhmja e te gjithe atyre qe e quajne veten shqiptare.
Shpirti i Shqiptarit eshte nje shpirt i lire qe edhe pse shume jane perpjekur ta dhunojne e burgosin, ne perseri e kemi mbajtur ate te gjalle. Nese duam te shohim nje Shqiperi te bashkuar e te lire, duhet qe te punojme per ndertimin e nje shoqerie demokratike. Vetem nje rend demokratik, garanton lirite dhe progresin e mbare shoqerise shqiptare. Pikerisht, mbi keto 3 kollona eshte ngritur edhe Albasoul.
Kreu




KUSH MUND TE MARRI PJESE NE BORDIN DREJTUES ?


- Te gjithe ata anetare qe kane kombesi shqiptare dhe gjak shqiptari.
- Te gjithe ata anetare qe flasin e shkruajne shqip.
- Te gjithe ata anetare qe perqafojne vizionin Albasoul dhe tre pikat e mesiperme.
- Te gjithe ata anetare qe kane te pakten 3 muaj qe vizitojne komunitetin tone.
- Te gjithe ata anetare qe nuk nuk kane nje axhende politike perpara tyre.
- Te gjithe ata anetare qe nuk jane te anetaresuar ne organizata komuniste, fashiste apo raciste.
- Te gjithe ata anetare qe nuk kane kryer akte tradhetie kombetare apo kane probleme me ligjin.
- Te gjithe ata anetare qe jane te pakten 21 vjec ne moshe.
- Te gjithe ata anetare qe kane perfunduar me sukses te pakten arsimin e mesem.
- Te gjithe ata anetare qe gezojne nje kulture te gjere demokratike dhe respektin e mbare komunitetit.
Kreu



CILAT JANE DETYRIMET DHE PERGJEGJESITE E BORDIT DREJTUES ?


- Marrja pjese aktive ne diskutimin e problemeve qe has komuniteti.
- Marrja e vendimeve ne menyre demokratike ku vota e secilit mbart te njejten peshe.
- Bashkepunim i ngushte me stafin e komunitetit dhe udhezimi i tyre.
- Aprovimi dhe financimi i sherbimeve te reja per mbare komunitetin.
- Nje detyrim financiar vjetor prej $100 qe i paguhet stafit dhe qe shkon per mbulimin e shpenzimeve te komunitetit.
- Te jeni te hapur per tu njohur dhe mare ne konsiderate mendimet dhe sugjerimet e anetareve te thjeshte te komunitetit.
- Te merrni pjese ne administrimin e komunitetit ku si kriter per kete merren aftesite dhe perkushtimi i secilit.
Kreu




SI MUND TE APLIKONI ?

1. Menyra e aplikimit eshte me email dhe te gjitha kerkesat duhet te nisen ne adresen webmaster@albasoul.com .
2. Si titull te mesazhit vini "Bordi Drejtues - Aplikim".
3. Mesazhi duhet te shkruhet ne kete format:


Emri: Emer Mbiemer
Email: Adresa juaj e email me te cilen duhet tu kontaktojme. Ky do te jete mjeti yne i komunikimit si fillim.
Pjesmarrja: Cfare vizitoni tek albasoul?Cilat sherbime? Artikujt? Forumin? Chat? etj..
Mosha: Sa vjec jeni?
Seksi:
Mashkull apo Femer
Statusi shoqeror: Beqar, i martur, me femije, divorcuar etj.
Vendodhja: Emri i qytetit, shtetit, kontinentit. (nuk keni perse jepni adresen e plote si fillim)
Profesioni: Profesioni juaj (*ata qe jane ne mergim mund te vene profesionin qe kane patur ne vendlindje ose te dyja bashke)
Besimi: Besimi juaj fetar. Nese nuk besoni ne Zot bejeni kete te qarte.
Arsimi: Ketu jeni te lutur te jepni informacion te detajuar mbi shkollen qe keni perfunduar, arsimin pasuniversitar, gradat apo honoraret qe keni marre.
Autobiografi: Nje panorame te shkurter te jetes suaj, ku jeni i lire te shprehni virtytet dhe cilesite e karakterit tuaj, motivacionet etj.
Per komunitetin: Ketu jeni te lutur ti pergjigjeni pyetjes se cfare te reje do ti sillnit ju komunitetit tone? Perse keni shprehur deshire te merrni pjese ne bordin drejtues? Cfare vleresoni me shume tek Albasoul dhe cfare do tu pelqente te ndryshonit? Pra me pak fjale cfare duhet te presin anetaret e ketij komuniteti nga ju.
Motoja ime: Cila eshte motoja juaj ne jete.

4. Sigurohuni qe i keni mbushur te gjitha pikat e mesiperme sic duhet.
5. Dergojeni mesazhin ne adresen webmaster@albasoul.com .
6. Ruani nje kopje te ketij mesazhi ne kompjuterin tuaj.
7. Shkruani nje cek:



Shuma: $100
Ne emer te: Ilirjan Papa
Adresa:
PO BOX 723
Lansdowne, PA 19050
USA
Forma e dergimit: Poste zyrtare ose menyra te tjera.



Do te merrni nje konfirmim me email sapo te marrim aplikimin tuaj, apo kuoten tuaj prej $100. Te gjitha aplikimet qe nuk shoqerohen prej shumes $100 nuk do te merren parasysh. Mund te na kontaktoni me email per menyra te tjera se si mund te dergoni kuoten tuaj vjetore. Te gjithe ata qe kane bere nje donim prej $100 me pare, nuk kane perse dergojne kete shume perseri. Mjafton te na e beni te qarte kete gje kur te nisni aplikimin per tu bere pjese e bordit drejtues. Gjithashtu, fakti qe ti ke bere nje kontribut prej $100 nuk te garanton pjesmarrjen ne bordin drejtues pa e shoqeruar kete edhe me formularin e aplikimit. Pjesmarrja ne bordin drejtues nuk blihet me para, dhe perzgjedhja behet mbi merite dhe jo sa shume $$ ju keni kontribuar. Kuota vjetore eshte minimumi $100 dhe maksimumi $1000. Shuma qe ju kontrubuoni nuk i rrit shanset tuaja per tu zgjedhur, vetem sa tregon qarte vleresimin tuaj per punen qe behet ne kete komunitet. Ata qe bejne nje donacion me mendimin per te perfituar dicka ne shkembim, nuk jane te lutur te aplikojne fare ! Vetem ata qe e ndjejne kete detyrim, jane te lutur te kontribuojne brenda mundesive te secilit. Vlen te permend gjithashtu se te gjitha shumat e donuara, jepen me deshire dhe nuk kthehen mbrapsht.
Kreu



SI DO TE BEHET PERZGJEDHJA E BORDIT DREJTUES ?


Nese ka nje njeri qe eshte me shume se kushdo i interesuar qe te shohi qe komuniteti te zgjerohet me tej, ai jam une, sipermaresi i kesaj inisiative 4 vjecare. Pra me takon mua te seleksionoj si fillim te gjithe te interesuarit per tu bere pjese e bordit, dhe tua servir keto kerkesa vizitoreve qe edhe ju te njiheni me ta dhe te jepni nje mendim. Kam menduar se bordi drejtues si fillim duhet te jete i perbere prej 30 anetaresh. Kjo shifer mund te rritet nese do te shihet e arsyeshme me vone dhe mendimet tuaja do te merren gjithashtu parasysh. Une do te mbledh te gjitha kerkesat per tu bjere pjese e bordit drejtues, do ti lexoj me vemendje, do ti seleksionoj ku parasysh do te merren keto kritere:
- Niveli arsimor, pasi duam te sigurohemi qe bordi drejtues te permbaje eliten e komunitetit.
- Profesioni dhe arritjet individuale, ne te cilat mund te futet kontributi qe secili ka dhene ne fusha te ndryshme te jetes publike shqiptare.
- Niveli i pjesmarrjes se secilit ne komunitetin tone duke marre pjese ne diskutime apo anen administrative te tij. Kjo eshte nje + plus i madh!
- Do tu lihet nje vend i vecante femrave, duke u munduar qe te ruhen balancat dhe ne bordin drejtues te kete edhe nje ze femeror.
- Do te mundohem qe ne bordin drejtues te kete nje perfaqesues nga te gjitha krahinat e Shqiperise, dhe te mos kete lokalizime.
- Do te kete perfaqesues nga te gjitha besimet fetare, ne kete menyre te mos kete ferkime.
- Menyra e prezantimit te secilit dhe cfare te reje do ti sillte secili komunitetit tone.

Pasi te njihem me te gjitha kerkesat dhe te kete perfunduar seleksionimi, do te publikohet lista e 30 emrave te pare te bordit drejtues. Keta nuk do te jene thjeshte emra, por ai informacion qe ka ardhur ne adresen tone do te behet publik edhe per vizitoret e komunitetit te cilet kane te drejten te njihen me bordin drejtues. Ju si vizitore te ketij komuniteti do te njiheni me secilin prej tyre duke lexuar te gjithe informacionin qe kemi mbledhur gjate fazes se aplikimit.
Do te kete nje faqe te vecante per bordin drejtues, ku ju do te mund te njiheni me secilin prej tyre. Pra gjithcka do te jete shume transparente dhe demokratike.
Pasi lista e bordit drejtues te publikohet, keta do te jene bordi drejtues i Albasoul per plot 1 vit. Bordi drejtues i Albasoul do te rinovohet nga viti ne vit dhe deri atehere do te gjejme nje menyre akoma me demokratike ku secili nga ju te mund te votoje per kandidatet e bordit drejtues.
Kreu




INFORMACION SHTESE

- Te gjithe ata qe do te aplikojne dhe nuk do te zgjidhen, emrat e tyre do te shtohen ne listen e donatoreve. Ne javet dhe muajt qe do te vine, eshte planifikuar te hapet nje seksion i vecante per te gjithe ata qe kane ndihmuar kete komunitet financiarisht, duke u ofruar atyre disa sherbime ekstra qe do te jene ekskluzive vetem per ta dhe jo per anetaret e thjeshte te Albasoul. Kjo do te jete menyra jone per tu falenderuar ju !


- Mund te dergoni aplikimin edhe me anen e postes zyrtare ku ju i hidhni ne leter te gjitha pikat e formularit te mesiperm, dhe fusni ne leter edhe kuoten tuaj prej $100. Megjithese menyra me email eshte menyra me e mire dhe me e thjeshte, e keni edhe kete mundesi.


- Sezoni i aplikimit do te qendroje i hapur per nje kornize kohore qe une e kam te veshtire ta vendos ne kete moment. Faktoret qe do te ndikojne jane interesimi i anetareve ne lidhje me kete inisiative te re. Here pas here do te publikohen mesazhe qe do tu vene ne dijeni se ku ka arritur procesi.


- Per cdo pyetje apo sqarim mund te me kontaktoni ne adresen webmaster@albasoul.com nga ku do te mundohem qe ti jap pergjigje te gjitha pyetjeve tuaja. U mundova qe ti mbuloja te gjitha detajet ne kete mesazh, megjithate ju jeni te lire te me kontaktoni per ndonje paqartesi.


- Per ata qe nuk me njohin, mos u perpiqni te ndikoni gjykimin tim ne favorin tuaj duke nderhyre ne miq e te njohur te mi, pasi vetem sa do te me tregoni se jeni nje interesaxhi i pandreqshem. Kjo do te jete nje minus i madh ne shanset tuaja. Ua bej kete te qarte, pasi edhe kjo ka bere vaki ne te shkuaren. Te gjithe kane shanse te barabarta.
Kreu




DREJTIMI QE DO TE MARRI ALBASOUL


Pasi Albasoul te kete edhe Bordin e vet Drejtues, Albasoul nuk do te jete me thjeshte nje faqe ne internet, por do te kthehet ne nje organizate te hapur jo qeveritare, qe eshte ngritur nga shqiptaret dhe per shqiptaret. Albasoul nuk ka per te veshur kurre ngjyra te tjera pervec atyre kombetare. Qellimi yne eshte fisnik, konservimi i vlerave dhe unitetit tone kombetar, te shoqeruar me nje integrim total te gjithe shqiptareve te llarguar ne mergim. Secili nga ju, sado i braktisur edhe i harruar qe mund te ndihet ne mergim, sado i pafuqishem te ndihet per te sjelle ndryshim per mire ne ate vend qe ka lene pas, ka per te patur gjithmone nje vend ne komunitetin shqiptar qe ne se bashku kemi ngritur. Mos harroni asnjehere se "Bashkimi ben fuqine!" ka thene shqiptari me i madh i te gjitha koherave, heroi yne kombetar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. Ka ardhur koha qe te harruarit dhe te merguarit te thone fjalen e tyre !



Me respekt per te gjithe ju
Ilirjan Papa


Kreu


 



Shenim: Mirepresim komentet dhe sugjerimet tuaja !


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.