|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nė momentin kur gėnjeni pėr hir tė sė bukurės, kuptoni qė jeni njė artist.
--- Max Jacob(1876-1944)piktor dhe shkrimtar francez
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 49 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Mėnyra mė e mirė pėr tė njohur veten, ėshtė duke i folur asaj. Por nuk duhet tė harrojmė se egziston mundesia kur : "Njohja pėr njeriun ėshtė mjet i mrekullueshėm, pėr tė shkatėrruar veten" (Nietzsche) Nė fund zgjedhja ėshtė pėrseri e jona. Nė etempt pėr tė njohur veten, ka kohė qė kam filluar ti flas...
Fjalet (evolucioni)
Kur te mbarohet thesi ne do jemi zhdukur me kohe, dinosauret. Futem doren dhe nxorrem cna zuri dora, qerrosi. Dhe ja mbushem mendjen vetes pastaj, se dhe thesi egzistonte, enderrimtaret. Po pastaj filloi te na rrendonte kur e mbanim, budallenjte. I harxhuam te tera dhe i vollem se na haej prape, nastradini. Tani i ndajme me racion dhe shpresojme, ne.
Kur je! 26-06-2002
Enderrat i hodha ne xhepa, monedhat e vogla. Ndoshta me duhen ndonjehere kur nuk dua te marr kusur dhe i perdor ashtu rrjedhshem pa traktate.
Sot po ēirreshin po qanin fobiket e ralitetit - "Vetem mos u grindni"
Mallit ja preva krahet kur terhiqte me eren ne fluturime notonte me zune rrymat pa arritur te vesh kostumin, c'ta dua me....
U perplas tek dritarja - "Mos i zgjo te fjeturit"
***
Toraksi i mallit sa vjen e fryhet ma merr frymen tek ngaterrohet me te panjohurat e reja ditet e plazhit poetikisht ne largesite "rimote" (remote) kuptime te reja si cifla qelqi pas gjakut lidhur levizi toka a leviza vete?!
Syte i morra ne goje hodha uje, dhe nuk fola i futa dhe ne "centrifuge" qe mos pickonin stergjatjen e imazheve periodike.
Rreshqiten ne digital - "Nuk pengohen kalimtaret".
Ne kerkim
Kerkon nje jete tjeter per te fshehur ate qe ke... Kush tha se ajo qe kam nuk me pelqen...
Te dyja kraharisin kush e merriton te digjet, sot nen rrotat e makines. Ndersa para dy ditesh ideja me guduliste e me shkrinte ne qeshje te stergjatura te lyera me gezim nga siper, sot edhe frymemarjet me plasarisin drejt thyerjes.
Te gjithe ikin... sa here duhet ta kisha mesuar kete.
Ngre kordat e zerit ne nje nivel dhe flas akoma ne vale te panjohura me nje ritem te cilin nuk pata ndonjehere fatin ta provoja ne do - re - mi*tė para pasqyres nen fustanin blu.
Mos fli sot.
Flas vazhdimist pa arritur tek mendimet, i pickoj nga pak kur rrjedhin kalbesiren gri te veres.
Dhe siluetat e vjetra kur kujtohen perseri te me presin rrugen, bej kryqin nga frika e maceve te zeza.
Me njerez te panjohur kam filluar te flas eci brenda bulzave te djerses me mė shume prej tyre mu ngjiten a i ngjita rruges.
Sot nuk do i mbyll syte!
Ore dite
Gervishtjet e fytyres jane pasqyra e zakonit te ri, ne tejzgjatjen e muskujve te barkut nga e pangopura qe fle atje kur thith ajrin, ne gojen shterpe, pas fjaleve qe presin rradhen.
Nuk i nxjerr djallushkat qe frymen e marrin hua dhe kacafyten ne terrenet gjakesore te endrres as rete nuk jane me bardhesia e paqes po frika e mbytjes nga boshlleqet.
Ne ecim mbi qelqe me shume se vetem me barren, e rrobave te reja, te Mbretit mbuluar.
Dhe lulet... shijojne me shume te keputura.
Dite petalesh
Ne flladin e ri te frymemarjeve kur fjalet vdiqen pa mbetem ne ne aromen dehese te petaleve te pashe tek zbrisje, nga nje re...
Por nuk e di se ku me ike ke perqafove dhe cfare i the?! ne pllakat e ftohta te nje lulishteje vazhdoja ecja vete mbi ket' dhe.
Ju luta eres te mos vraponte por nuk i vura dot nje fre dhe ores kur gishtat guduliste i ndertova nje ure ne mes atje.
Flladi fryn me merr me vete kjo' era gjume me nuk po fle sot oret lashe te shkojne ne rrjedhje permbi petale u ula vete.
Vargje Ranore
Digje heshtjen me letrat e dashurise thatesira djeg shpejt ato qe dhe hi-jesisht kredhen nen rere.
Varros plehun e pranveres se shkuar thurur me rrenjet e dites se re per stinen e ardhshme
Lengezo akujt nen fustanet e shkurtra ngrohur nga midisjet e dy rrugeve paralele
Ngrohur e nxehur djegur i akullt ne qoshet qe i njihje dite me pare ku sot takohen vetem kalimtare
Merr fryme nen buzeqeshjen e shtypur nga nje engime teknologjike
Krruaj barkun nen veshtrimet e formave hajrore friksuar nga frymet rringjallese
Nese qesh a qan gjithmone nen rritmin monoton meso te ēirresh zgerrdhitshem per ti pare te tjeret nga afer
Lakuriqe gjithmone pa fjale e mendime sikur te dija ndryshe...
Se vdesim... 01-08-2002
Thuaj lule, ku ke celur ku u rrite dhe bertite ke mallkove tek u rrite thuaj lule, thuaj...
Thuaj lule, ke shi prite ke pranvere lulezove cilat male te bene hije thuaj lule, thuaj...
Thuaj lule, pse merzitesh pse ul koken dhe venitesh kur te rane gjethet shpine thuaj lule, thuaj...
Thuaj lule, pse u thave lengezove, me lote qave prane pas tokes pse u ngjeshe thuaj lule, thuaj...
Me shume sec duhet
Me jepni dashuri te thartoj boten tja pres krahet si te mushkonjes ta bej te haje mish njeriu te qaje, te ulerije ne fund te tokes.
Me jepni dashuri te dua helmin ta pij dhe te qesh me shume se dje te dehem te ngrihem te kercej vendit te flas percart, te ec mbi re.
Me jepni dashuri mos njoh njeri te gjithe ne rrathe mizash ti shikoj tu hedh uje, me fshese ti fshij ti fryj, ti shtyj dhe ti afroj.
Me jepni dashuri tju kontrolloj te ndihem e fuqishme gjithesisht ne pragje fjalesh tju puth tju ledhatoj pastaj ne gjunje tju ul me kenaqesi.
Te gjithe si ne dhe une si ti!
(08/09/02)
Las Vegas - Nje mbremje
Kaloresit ikin dhe vdesin ne luftrat e tyre asnjeri nuk u rrishfaq me lule buze-qeshur si me pare e me ben te mendohem nese ndonjehere u shfaqen te tille. Pa rendesi ajo qe turrbullon oret, pa rendesi te gjitha pa rendesi njerzit pa rendesi e parendesishmja cfare jemi me zgjo po dal nga vetja dhe hyj dhe e gjitha ka filluar te me shqetesoje i shikoj te gjitha nga larg ne njerez une njeri pastaj asgje, perseri pa rendesi kuptimi, besimi ne te krijuar nga dikush tjeter si shtepia e kukulles ndoshta kalbesire tani te harruar nga luajtesi luajme me veten perdorim luge e makina me nxirr te shikoj veten pa kuptim pa moral pa emer pse duheshin te gjitha si fillim... lumenj te marre lumenj lundrues cfare jemi me thuaj me nxirr nga vetja kuptohet skam pse e dua i shikoj te gjithe me shikojne pastaj zhdukem kur dua magji... si? u zhduka po flas, me tremb jam dicka pas zerit kam hunde e di me nxirr skam turp, po ngrij ska perse po ndodhin ben "bajram" me veten ah po kaloresit kaloresit vdiqen po harruan ta shikonin te dilnin me nxirr nuk kisha cbeja e di me nxirr, u mbyta...
(13/09/02)
Ndryshe
Ne jemi njerez une e ti mos me zbraz diten me broēkulla "te reja" numeron njerzit kur rendon veten mbi gomar dhe fillon reciton akoma "te vjetrat"
Ne jemi njerez une e ti mos me cudit me ato cfare je nje qe pret fjale apo nje qe punon dhe se kur linda paqyrimet me cuditen pashe veten me poshte te pashe ty qe pickoje mishin tend me "zgjuarsi"
Ne jemi njerez une e ti te marrte rrjedha e mos u kthefsh me kur te zgjohesh me kujto dhe fillo jeto qofte edhe nje sekonde per veten..., me thuaj pastaj cfare je e ke shikon!
Ne jemi njerez une e ti e ne te dukem ndryshe pune e madhe neser kur te vdes une do vdes si une po ti cfare shembullim do kerkosh??!
Ne jemi njerez une e ti kur sta kam kohen kohe mos kerko mos ndihmo te humburit kur vete humbet si fitimtar kushdo jeton mbush mendjen se ste pelqen e ne te ardhte ne dore nje zog me thuaj pastaj sa te shijon...
Ne jemi njerez une e ti te mire te ligj kush po pyet te gjithe do vdesim sic lindem ate dite duke vrapuar gjithmone pas "qellimeve".
Perkatesi (per te mos u trembur)
Pas mendimesh te kam lidhur me kohe tani te terheqin me vete ngado qe shkojne te lodhur te dy nga te thenat te paurritur per cfare nuk u tha te heshtur jashte e me zjarr brenda kur goja flet, ti brenda qan.
Po... Te mendoj shpesh kur lot nxjerr i lodhur me trupin hedhur ne ngjarje jete i vogel serish dhe i pambrojtur une e shastisur shikoj ne heshtje.
Po... te mendoj shpesh kur hidhesh valle dhe ke harruar qe jam ketu te mendoj shpesh tek ndjek pas vargun menduar kapur nuk di se ku.
Pas mendimesh te kam lidhur me kohe e vetmja skllaveri qe njoh.
09.10.02
Perpjekje
Simetrikisht u ndertuam njesoj, u krijuam - na krijuan, jemi... limiteti i logjikes pasardhesi i qendresave genjen botkuptimet Nga nje simetri te njellojte - njesoj nxjerr kuptimin "ndryshe" Ndersa syte largohen nga hunda, vrapimthi drejt bashkimit, jetojne perjetesisht te vecuar, ne gjysmen e tyre, drejtuar kudo "pervec vetes". Perpjekjet per bashkim krijojne ndarjen, e nese nuk perpiqesh atehere nuk je. 'Bashkimi mosegzistent jeton si fjale lidhur pas perpjekjeve "fryme" falese. Gjysmat i jetojme te tjerat i enderrojme 'Bashkimi mosegzistent.
Arrogance
Krruspull hena, ne gjokse qiellore mbijetuar shembjesh, tronditur nga fjalet orteqe enigmash te zena pas dore e pasnesermja pjese e se sotmes.
kemb' e gomarit mbi vijen ujore, sterkale e mjaftueshme per tu dehur, perdredhur ujrat ne qenje mohore, eklipse mendimesh pas kuintash.
***
Rrembyer nga ide skelete veshur me tela ne mish te kripur kur e njejta fantazme na ve ne gjume ne me flladin e henes ndezim qiriun e i shuajme dritat per te kursyer ndoshta pak veten ne dite dimri Arratisur nga notat e kengeve te njejta monotone si gjethet qe bien cdo vit fleme vetem dhe zgjohemi shume kur enderrat rendojne ne tela veglash thinjur nga pluhrat dhe haresa me shume nga vetja se nga gjallesat te na rrojne qe ne mos vdesim!
***
Petalet i shtyu era ne enderrat e dikujt tjeter krahet e shpreses i theva nuk fluturohet me vetem...
Lindem, sic do vdesim me vdekjen takohem cdo dite, sot doja me shume mbulesa dhe ēadra, te ngritura nga miqte!
Cdo rreth i fundit largohet sikur te afrohej nje tjeter!? edhe atomet armiq te mbuleses mbrojtese fuqite... gjykates sė tė vertetes.
Si trung qe goditet nga era ne pritje te gjetheve te reja u pa puna duhen lindur te tjera te renat u zbrapsten nga vetja!
Sa larg... Rendesat nuk me ngarkojne me japin siguri mi mbajne kembet ne toke me bejne te ndihem njeri...
Provoj te rendoj sa mundem ne toke te gurrte po shkel se vendi dhe gropa me duhen me thelle te ngjeshem ne dhe..
Korēės
Cte te them moj e madhja Korce me ka marre malli per ate Toke me ka marre malli per te tuat sokake shtepi, rrugicka, te shkretat pallate. per geshtenjat ne rruget vjeshtore per bankat e shkolles te parat zanore per femijet e vegjel qe quaja shoke rruget e pazarit, cdo pellg e cdo grope
Per njerzit Korce, per njerzit me shume te vjetrit nga shkuan(?!) kur humba dhe une!
Cna bere moj Korce, i hodhe i shite te vrare e te gjalle te gjitheve me hile!
Rastesisht
Rastisa ne kohe te tilla me poete-tregetare e tregetare-poete, me dashuri te kenduara neglizhuar nga njerez me endacake si une duke formuar folete me ajer te mbytur nga kengetare e profete.
Rastisa ketu... sa keq, dhe ty te rastisi rastesia ime!
***
Enderrat me kane thyer ditet dhe jeta po me del nga to e pambrojtur, Qellimet po zhubrosin kuptimin e ndjej, cdo hap, me fundin "kanosur" Frymemarjet lakohen nga heshtja e frikes,mbi enderren e "sosur".
***
Shkurt, nuk do ishe ndryshe sikur te ishe sikur-ur te ktheje veten tek hamendjet dhe te kerkoje symbyllur ato qellimet e tua dhe arsyet per ardhjen time mesimet qe duhet te me jepje te kishte kuptim vazhdimi...
shkurt, do isha ndryshe sikur te kishim jetuar te hanim misra per Miss-e qe paten rastin dhe nuk fituan, ne enderra s'do t'kisha mbyllur mos te te dukej sot fytyra tek ktheje supet nga prapa une mos shikoja mynxyra.
shkurt, nuk do isha une po nje tjeter "pa mua"...
Kam idene do me pelqente!
Bota-nike
Te tjera emra sot po, nje liste tjeter te njejtat ndjenja sot jo, per njerez te vjeter... tretu urrejtje tretu jepja shijen gjakut u nise per tja marre per pak te mori hakun. E mbyllur ne kafaz me tela pagezuar kush kerkoi te dale nga drita u qerrua.
Te tjera emra sot po, nje liste tjeter te njejtat ndjenja sot jo, per njerez te vjeter kur gungat maje kokes nuk ti shikon njeri dhe shkrimet atje tek balli ti fshin nje afsh i ri nuk egzistojne me trenat as zhurmat ēu ēu ēu atehere ke frike nga vetja dhe heshtja gjithashtu.
Te tjera emra sot po, nje liste tjeter te njejtat ndjenja sot jo, per njerez te vjeter te mekur nga shpjegimet e vetes pa shpjegim u linde, te ndryshojne?! Kur genet bejne miting! E hapur e zberthyer me forma pa kuptim te tjera emra sot therret me imponim po, nje liste tjeter perserit mos e harrosh te njejtat ndjenja sot kerkove te maskosh
Sot mbi gjithe ditet, u ndale te mendosh, ilaci nuk ben efekt kur nuk di ke te mjekosh æ
Prolog enderrash
Kam shpresa qe te mallkojne sot me syte nga venitjet e tua dhe hapa qe te shkelin te vrasin pa te urryer perdredhur me floket e femijerise ne enderrat qe thurra vetem kur ikjet mi mesove si jete.
Te mallkoj sic mallkoj veten ne enderrat e thella kur zgjohem dhe kujtohem si ardhjen ma ke peshtirosur e mos ardhte me njeri nga rruget ku shkela...
Tu zente qeshja ne gryke dhe ngordhsh i vetem si langojte njerez qe jargaviten per kosken me zgjedhjet varur turinjve.
E kush tha se dua veten le ta thote dhe nje here kush nuk e do te tijen le te me takoje do e ul mbi gjurmet qe te shpetoj nga mandata Nastradin me mur mbi krye tu shofte raca!
Prej-ardha
Deshire, kur hedh fjalet krave mbeshtetur ne haresen e moshes me zgjo nga enderrat pa thyer ujra po me frikson tersi i te thenave. E laguar nga inteligjenca e rreme thurur me shenja leku e guri sot dhe femijet nuk jane me naive atehere me fole te them, te zgjojme murin! Se puna e punes, sic punohet dita lajmeron naten dhe vetem na le na kujton se ku jane damaret e ngrira e zemrat rahin ne rast rrufesh! Kur nje grumbull rere me kala ajri e perkthime borbardhash jetojne me gjate se te gjithe ne e di atehere se ma ka marre malli se di per cfare, nuk di per ke... me zgjo deshire, pa humbur farėn te di cte flas nganjehere me trego cme lane te paret ne eshte virtyt apo terrmet...
Larg
Lidhju lamtumires si ura mes hendekut ndares bashkoju enderres e enderro sic enderronim me kujto perse qeshim sot kur sna qeshet dhe si qesha dje, per here te pare. Me frymen e ndjesive te kerkoj ne grumbujt e deteve te pasqyruara ne hapa bashke era mi ka bere dhurate qe te luaj dhe luaj me veten sot... shpirtrat me rrethojne te vonuar ne ngjarje enderrash te atehershme pas njerzish te urritur per shperthime, fshihen sme mbetet vec te udhetoj... ne barkun e peshqeve te cunguar ne ujrat ndenjes te nje akuariumi lundron magjia e numrit nje magjia e te prekurit fjalet prapa murit...
Permbytje
Enderr buzkuqe anija ime sot me papucka leshi dhe ore ne dore me zemer ne krahe dhe krahet fluturim imazhe rere ne qiejt e idhullit tim. Goditet ne gurre dhe gurret copetohen varroset ne kohe kur koha zgjohet mbytet ne ujra por ujrat valohen jeton e gjithe bota se enderra martohet.
Enderr buzkuqe anija ime sot si mesova ta vrisja as vete s'e kuptoj!
Te humbur
Pafajsia e imazhit nuk egziston dhe thesin me perralla ai qe u betuam se do mbushnim ose zbraznim sa here na duhej ka humbur... te pakujdesur pas fateve qe Zanat na falen kur nje kalem dhe nje kesulkuqe u takuan per here te pare Sot ka vetem jetime, te fateve te humbura e ne te dy jetime te njeri tjetrit pa dashur gjate rruges vrame Zanat tani lusim magjine! 12-01-2003 Njohje
Mbikqyresja e personaliteteve figurave me ngjyre qe perqarken rreth diteve, "e heshtur ne njohje" u zgjua perseri kete mengjes! Parkoi ne te dremitur te dites e me shkundi gjumin nga imazhet e fshehura. Kerkimet per historite qe zgjasin diten e imazhet qe egzistojne ne tregime hipnozash, atje ku te gjithe ecin zhveshur nga pa mundesia e rrobave. Grate me perēe mbuluar i hapin rrugen e fatet i jetojne te gjitha mbuluar te pathenat nga realja dhe dita kendezi i mengjesit drejton perqafimet E embel puthja e fundit kur dhe frika lind krenare...
***
Si haet malli me lote ne ujrat e ndenjura te pikpyetjeve?! e mira dhe e liga si ndahen?! kur njerzit edhe sot, kujtojne dashurite. Ne pragun e gjithenjohjes ka te humbur te lumtur, atehere si humbet kur je zgjuar dhe shenjat i shikon pa syze?!
Kush meson gjuhen e lamtumires per te njohurit e largėt ? Per castet qe zgjaten gjithmone e kohes i shpallen sfide per akrepat qe rrahin nje kur bota rrotullohet 24 ?
Si harrohet?
Ka rregulla dhe ne zhdukje...
Mos prit
Me hap pak vend nen krahe mbulome dhe me merr frymen te them lamtumiren sot nen ngrohtesine e ikjes te njohim veten dhe ndoshta te tjeret dhe ndoshta dhe mua te me njohesh pa shenja gishterinjsh te sfidohen imazhet dhe siluetat qe ngjallem nė "ngjallem"?! te vdese gjithesia dhe hekuri te shkrije kur dridhesh ne enderr te dallosh ndryshimin mos mbash me celes ditet se iken dhe sjane tonat ne fund me ndiz nje zjarr kam ftohte nga vetja!
Tė qesh?!
Mė mėso si? Ngrihen buzėt dhe zeri lėviz ajri nė shpirt largohen mendimet, ka kumbim... ndriēojnė sytė?!
Ahahahah mė mėso pra tė qesh sic qesh gjithmonė ti!
Ngjarje
Kur ngrihet i marri pasojė e tė parit dhe vetja mohohet njerėzia dėmtohet shumėzohet trishtimi nė mbetje pastrimi dhe lakrat gėrrmohen si njerėz strehoen nė fjalė e mėdyshje nė baltė pėr lypje nė hipje nė zbritje nė rrugė pa ikje largime qė ftohen dhe stinė qė ngrohen me qiell pa diell dhe hije qe shtrihen zhubrosin ikonat dhe flejnė me jehona e shtypen flijohen qė kurrė mos tė zgjohen e flasin e vjellin e shkumė mė s'nxjerrin
e me pas...
qetėsohen
Marrin frymė dhe harroen...
Urim i vonuar
Kėngėt mi rrėmbe tė tėra meloditė e ndjera, notat e shkruara, endjet e borės nė petale tė qullura hidhi flokeve e me shiko pėrmes tyre me mėdyshjet e mbremjeve.
Mbi barqe violinash pushpurit telat dhe mė zgjo gishtat atje do tė vallezoj edhe njė herė perqafuar me Casablanken dhe nje bllok kujtimesh
Pas mure gjimnazesh tė lashta ku tė rinjtė jetojnė njė tjetėr tifozllėk futbolli dhe ai pret atė ndėrsa ajo shkon do tė ec e heshtur mbrojtur nga muret e kohės dhe qelqet e njė peshku barbun.
Pėshpėrimat e kalldrėmeve do ti mbledh nė tavolinėn e qoshes me fjongon e kuqe tė shkreptimave vėzhguese mallshėm do tė kėrkoj tek fshihesh pas imagjinatės dhe hekurit tė ftohtė tė paraleleve tė jetes...
Gjithmonė nė ditė lindjesh unė uroj qiejt, pafundėsisht!
Peshk me tru
Pemishtet qe njoha gjate rruges ishin thare kete rradhe ne kthim a ne ecje te gjate nuk ka ndryshim vdekja te takon dhe nuk flet si memecet ........... Te fliste nje memec do me shante mua te pares ose ndoshta do nderronte vende i sigurt se fitorja do te ish e tij po dhe une mesova te shtirem si "peshk me tru" pastaj si bjonde me fund deri sa nje peshkatar u shfaq dhe mua gjithmone me kane pelqyer ēarqet...
Pranverė?!
Ne mengjes kur ndjej zogun e pare atehere kur ajri fillon e flet e ashtu ndonje kercitje dyersh ngjiret neper shtepi, e ndjej se nuk isha me ty as naten qe kaloi, dhe te gjitha pezullohen me oren qe rreh fshehur. Frikesuar nga mendimi im shtrihem mbi veten dhe nuk e le te marre fryme. Vetem atehere mund te ndjej hijet e pemes se molles qe me prekin, e me zgjojne nga enderrat qe pashe. I pashe te tera edhe per ty qe ike me flladin e nuk u ktheve si bora e fundit qe u shkri ne cdo syth dhe lulet i zgjoi mė nė fund, Vetem ti i mbeshtjelle ne rrjete dimerore po fle, perjetesisht? Apo ndoshta une sytė, nuk kam "sy" te ti shikoj hapur perseri!
Udhėtime
Merimanga lidhet pas zemres e nderton rrjeteza te vertetash semundje dritheruese kaq prane gjakut te fuqishem, te pafuqishme ne perzjerje silueta te zgjedhjeve qe nuk zgjidhen por heshtin ne prehje, si toptha fijesh qe punohen ne tjerrje realitetesh!
Merimanga me ndjek ne enderra ashtu kembezbathur si meri-mangė hyjnore ne dukje, mangė rrugace ne prehje* e perseri dyfytyrushka me largon nga te vertetat e me vret me enderrat e mia ne perendimin e zemres ne tharjen e lumenjve te saj me ulet ne buze te tyre e ngerdheshet!
Une e rrita merimangen dhuruese enderrash ne ējerrje realitetet keshtu dyfishohem e jetoj ketu me ikje endacakesh (edhe) atje!
Vras
-Pemet jetojne, me the die. -Shiko ate tek cepi i rruges, eshte e merzitur sot, e shikon si i shtrengon gjethet dhe nuk i le te bien edhe pse era e forte sot po me rrezon dhe mua. -Po une cfare duhet te te them mikja ime, une qe tani kam harruar me kohe cilat jane gjethet e mia. I ve vetes detyra, me shpresen se e nesermja do jete me e plote nga permbushja e tyre. Po cuditerisht e sotmja eshte bosh. Isha pergjumesht die dhe harrova te kerkoja apo thjesht nuk doja te kerkoja me... 1, 2, 3 mos artikulo, piano - piano, bravo te lumte - tela per violine...i keputa me kohe. Vrava talentin, te ardhmen ndoshta, vrava deshiren, kurajon...nuk e di pse ajo te ciles i kisha besuar dhe vazhdoj ti besoj cmendurisht, po me zhgenjen tani...arsyeja...si mund te luftoj arsyen? Si mund te luftoj veten ne ato momente kur une i besoj asaj me shume se cdo gjeje tjeter. Do ishte me mire te urreja arsyen, fajet i ka te gjitha ajo. Ajo me ben te urrej ata qe dua. Une, ajo. Ajo, une. Ishin enderra ato qe kam pare deri sot?! Nuk po rritem, si mund te rriten njerzit keshtu...te gjithe jane ndryshe, dhe perseri te gjithe perfundojme ne te njejten bote, ecim tek e njejta rruge, hame te njejtin ushqim, luftojme ne te njejten menyre (per cfare ??!!). Tani jemi te gjithe njesoj po me arsye te ndryshme. Po me thua te vras dhe besimin e fundit ?! Po une e dija se po te kerkoja do te gjeja. Po me ben pasqyra te dukem sic eshte ajo, kur une e dija se ne pasqyre shikoja vetem pasqyrimin tim dhe isha une ajo qe e bente pasqyren te dukej ndryshe. Isha betuar nuk do i ngjisja te njejtat shkalle qe ata para meje ngjiten, isha betuar te luftoja me ATA, ndersa tani...arsyeja e tyre po vret timen. Dhe nuk e di kujt tja hedh fajin tani kur edhe arsyen nuk e kam me nga ana ime. E vrava une apo e vrane ata...crendesi ka! Vjeshta erdhi dhe gjethet po bien perseri ! Gjethet celin perseri ne pranvere, dhe une do kultivoj nje arsye te re, arsyen time. Arsyeja do rrilinde, kurse une, une nuk jetoj me ketu...ata qe kerkojne nuk gjejne, kurse ata qe mjaftohen me pak fitojne ahahahaha -Eshte perseri rradha ime ?! *Po. -Shiko ate ketrin ne mes te rruges, e ka shtypur makina. Shiko korbat, po e hane korbat... *Nq se korbi do hante bar ai nuk do ishte i zi. -Dmth dhe korbat jane te mire?? *Te gjithe jemi njesoj. Ne rrethana te tjera mund te ndodhte qe ketri te hante korbin. -Vjet qava kur shtypa nje keter...
***
...Vazhdoi te shikonte ne sy skalitjen mashkullore me floke te zeza, pa e ditur se ishte rradha e saj. Qesharake. Ja vlen te zbresesh ne toke ne raste te tilla, por kur e meson veten te fluturoje eshte e veshtire te zbresesh poshte me raste. *Sot ndihem e re, por dukem plake-nderpreu gruaja me floke te bardhe dhe lule ne koke. -Me pelqejne dasmat. Vetem fjale te tilla mund te te zbresin, madje rrezojne me turinj drejt tokes. Rradha, perseri. Folė. Nuk e di... Kerrusja e ndenjes se gervishtur ne toke,embelma e se djeshmes, humultim i se sotmes, sheqer i tretur ne uje dhe "do te", ulerime pulbardhe mes mbetjesh toksike, intimitet i rrudhosur nga terheqja fizike, gulcitje hakmarrese, thike Hamleti ,shkretetire vetmie, maje ajzbergu, Udhetimi i lakuriqit te nates ne pafundesine ditore te Antarktides...Dhe ne...dhe ato, lulet e molles ne maj, Jeta ime - Mihallaq Andrea...po ju te dy pse jeni ketu?! -Ah po, e mbarova , faxi u dergua dhe zakonisht ka me shume rendesi si ndihesh se si dukesh... *Po. Per ty ndoshta - vazhoi gruaja plake duke dale. - Per mua ?! Thashe ate qe duhej ne vend te asaj qe mendova, ku eshte e keqja tani.Apo ne te vertete mendova ate qe thashe, po ajo qe thashe ishte shume pa vlere para asaj qe duhej thene. Vazhdoj te flas dhe kur sdua, dhe hesht kur dua te flas, vazhdoj te degjoj deren kur mbyllet. Te jem e vetmja qe degjoj ate zhurme dhe stinet e Vivaldit, Pranvera ?! Perseri zhurme, dera mbyllet.Naten e mire. Zhurme... -Deren lere hapur me mire !
***
...po fliste. Po me fjale te medha e te vogla, shume fjale, rremuje, si di vet, si gjithmone. Dhe une po e degjoja si di te degjoj un...nuk besoj kam degjuar njeri deri tani, edhe veten nganjehere e degjoj me vonese..."believe me, trust me, this is the truth...nuk e kuptoj perse me jep mesime kur une nuk i kerkoj ndihme..."Yes, I know, I believe you, I get your point," whatever point u're trying to make"...problemi eshte se ti nuk e ke idene "what point I'M trying to make"...lere fare, nuk ja vlen. Filloj te flas tani, pastaj duhet te te pergjigjem me vone, pastaj do me ike gjithe mbasditja duke menduar, c'fare te thashe, si te thashe, pse e thashe, deri atehere do me kete folur dhe ndonje tjeter rruges dhe do jem gjithe mbasditen e zene me "fjale", kam plane te tjera sot...kur nuk e ke idene me mire mos e kesh, ik ne shtepi tani pi nje gote uje, shihemi neser....nenqesh, "So are u listening to me..." ...edhe un ashtu mendoj..dy here..."it's all about control, there's no such thing as ...."...i iku truri fare me duket, po kjo c'fare lidhje kish me "ERRORRR sign" ne compjuter ...ok, I'll try to fix that today, bye............................. Per ato qe iken, per jeten,per njerzit e dobet, per injorantet, per gjenijte (zgjidh e merr, mos mbaj rradhe, nuk ka ndryshim, mjafton te zgjedhesh te njejtin grup qe zgjo....e perse) ,per lojtaret, per mua, per fjalet...sa shume...perse duhet ti njohesh njerzit, jetoj c'do seconde, vdes c'do seconde, nuk lodhem...fjalet me lodhin, me bejne te kuptoj me zorr, shiko shiko shiko...ai, ajo, ti , nje tjeter...bosh, vetem une. Prap nuk me kuptove ???? E di, me mire, edhe une kam filluar mos kuptoj ...sa qejf...c'fare the ??? nuk te degjova... Te pelqejne yjet...edhe mua
***
Une nuk ha buke me fjale, fjalet te ngelen ne gryke, une them keshtu, dhe ti thua ndryshe.Perseri te gjitheve u vjen radha te flasin nganjehere.Disa flasin shpesh, disa flasin bukur, disa mermerisin, disa jane memece. E di qe asnjehere nuk kemi per te menduar njesoj, kjo eshte thjesht njerzore, e kuptueshme. Cfare nuk kuptoj eshte perse mundohesh te me mbushesh mendjen me ato qe mendon ti...nuk e kuptove...as une (tre here)...asnje liber fjalesh as historia nuk ja u mbush mendjen njerzve, ndoshta i "kalit"...a nuk i kalitim dhe kuajt keshtu ?...meso te punosh gurin, mos pretendo ta kthesh ne njeri. Me numra, po me numra ushqehem.Asgje e keqe, ata thane nje dhe nje bejne dy dhe une e pranova. Per aq kohe sa une e pranoj kete nje dhe nje do bejne dy. Ku humbi shpirti luftarak...ne lufte, eshte akoma duke luftuar kurse une mbeta ketu. Flasim? - perse jo, sot jam pushim. -...burra, gra...do me duhet te marr nje klase ekonomie. - un kam marre dy - jeta...lere kete, lende e veshtire, nuk kemi kohe... -po, eshte ftohte sot Kercejme...kete po prisja.
31*
Qe te besh nje kurrore me lule si fillim duhen dy lule. E merr njeren dhe e rrotullon rreth qafes se tjetres dhe keshtu me rradhe fillon rrotullon nje tjeter pas atyre te dyjave. Derisa behen shume dhe nuk e merr vesh kush rrotullohet rreth kujt. Pangopesia rrotullon nje fjale pas lules se dyte per te filluar thurjen e pafundesise.
Pas dy luleve nje fjale.
Kush harrohet ne zakonet dhe rregulluat – cfare duhet… Te gjithe e dine rrugen per te lulja e fundit po e keqja eshte se asnjehere nuk arrijne atje – nje fjale me shume, une pushoj. *Kush jeton… - Ata qe ndryshojne – fjalet. *Ato plaken qe ne rini, kush i degjon. Vendos ne koke nje kurrore dhe ec pastaj si mbret, kur njerzit shastisen pas luleve ti krekosesh gjelėrisht. Konkurset i fitoj gjithmone, rendesi ka te ujisesh lulet. Sa me shume te ngushtosh ty-unelin aq me shume e ke te siguruar daljen nga ana tjeter, mos harro gjithe rrugen e ke ne erresire. Krenohemi me ata qe sjemi kur harrojme veten. Keshtu eshte me e lehte. Shikimet nuk i pranoj me dhe kur te duash te vesh syze mos i kthe syte nga dielli, reflekton me keq. Tre flasin, nje rri, nuk linda ne parlament.
Si sot… 01-08-2002
E vogel, me e vogel se kurre. Si nje kokerr fasuleje e pazjere ne fund te barkut. Lekundet nga lengjet e rrymat monotone, me ujra te ndenjur! Kur dhe monotonia gjen forca per te vershuar si rryme atehere mbetemi te larget dhe prej vetves. Si "tetka" thosh, per ate levrimin ne fund te barkut. Sa kemi qeshur...i levrinte gjithmone te shkretes, ngandonjehere edhe i lepinte. Perseri qeshnim, fshatarja e holle qe bente magji. Nen melodine e saksofonit, kur dikush tjeter lan carcafet me dore, une gati me rroba ngjeshur i mbush mendjen vetes se hipokrizia ka shkalle perfeksionimi. Ne pyetjet qe ben me cudit kurajoja dhe ajo cfare une nuk shikoj ne rrjedhjen e zgjatur te zerit. Ndoshta virgjerimi i miresise me ben te mos e njoh, pa e prekur. E lodhur gjithmone nga pyetja nese ajo egziston apo jo dhe per cfare jam duke kerkuar. Njerzit kurreshtare, te llafosur me veten dhe me te tjeret, vershojne rrugeve, ne trafikun e nxehte te ndertimeve. Zezaku tek tryeza tjeter, lexon gazeten duke peshperitur me vete. Paksa e sigurt qe eshte duke mallkuar ndonje 'kalimtar' sot. Ku i dihet ndoshta dhe mua qe jam duke e fiksuar, sikur ti kisha syte te padukshem, zakon. Nuk gjej kurajon te pranoj levizjet tik tak te ores edhe kur ato vazhdojne te bejne tik tak pafundesisht. Nuk ecet perpara duke e ditur se nje dite do te kthehesh tek hapi i parafundit dhe do te rrish atje vetem per te nuhatur veten. E ndjeva te kthyer ne grua me buzeqeshje te ngrire dhe shikim te larget. Ishte atje ku i kishte pare te tjeret te qendronin, gjithmone si vezhguese me syte e zgurdulluar. Eshte e gjitha pjese e lekeve apo vetmohimi qe na mbush me fjale boshe per te nxjerre ato qe nuk ja u gjejme dot fjalen e kuptimin. I ndjejme, dhe mbytemi nga to, pa i njohur. Kur ikin i harrojme si te mos kishim qene ne dhe perseri nje dite fundosemi te zhdeformuar nga kerkesa, perse... Vendosja e limiteve te cilet si per qellim kane pasur ngritjen ne super kenaqesi te formes se njohur, sot kane filluar te zbehin ndjenjat. Ore te lidhura pas poreve te fytyres se shemtuar, e cila mbetet gjithmone nje fytyre, e deshiruar per nje te shemtuar te dyte. Urrejtja eshte bere e imja dhe me rrjedh nder deje, e ngrohte. E ndjeva tek me kaloi permes qafes kur po i flisja dhe perseri u ndjeva e ngrohte, jo kundershtuese. AMIN fjale qe nuk ja dija kuptimin, e thashe me ze kur ajo hapi syte e trembur. Sa larg shkohet kur je kundra rrumes se nje autostrade... As me te ngrohte as me te ftohte, nuk e di ku i vulosa forcat. Keqarrja me vret cdo minute, tek hedh syte tek mundimet dhe dashuria e tyre. Nuk po i ndihmoj, por ndoshta e ndjejne hijen e trungut te thare dhe u vjen mire. Nje dite tjeter, jo shume ndryshe nga ditet e tjera. Tani qe te gjitha u bene njesoj, nuk ka gje tjeter qe mund te te merzise apo gezoje. Gjithcka ecen nen ritmin e saksofonit...
***
Nje tjeter kungull qe mbin ne kopesht. Nga ata kungujt qe mbijne ne peme dhe ndonje dite ashtu pa pritur te bien ne koke e te lene ne vend. Edhe merimanga qe u var nga tavani sot ne mengjes, prove e asaj qe une nuk ve re, vrapoi tinez duke mbllacitur pengun e vjeter. Tingujt e kenges vazhdojne te degjohen si te ishte e njejta dite, te njejtat ore, i njejti njeri...
Kur te kerkova ne jete te tjera me rruget valle luaje dysh skelete pemesh drejt vjeshtes shtyje sic grurin hanim, kaptuar sysh
Kepuce llustruar, kembe gervishtur me minifunde kuq e zi foto kujtimesh, koh' e qendisur me pe te holle ne negativ.
Pike qullashe kur vet kendoje mimoza, jargavan kurore mankthi pikpyetje corben trazonte e djeshmja "ishte", mund te jete sot.
Zeri i nje jete tjeter, ku nese jetoi u zhduk dhe nese do te jetoje nuk po harrij ta kap e ti futem brenda. E ndaloj tek futet dhe me ndalon pa hyre, ja hedh fajin dhe pastaj e ngarkoj mbi kurriz, kur kam kohe te bej keshtu. Cuditerisht te gjitha jane te njejta pervec kohes. E plakur, e re, me dhembet perjashta gati per te te puthur*. Lozonjarja e vjeter me kuriozet e saj varur ne barikadat e minutave brenda oreve. E lodhur nga njerez qe pyesin te dukshmen dhe nga ata qe kerkojne ate qe nuk egziston, duke harruar te pranishmen. Pikpyetje te zena pas dore qe valviten me ererat e bjondeve simpatike, si vathe te shtrenjte. Nostalgji per ate qe nuk ka egzistuar. Nostalgji fanatike qe te kujton cfare thurre vete si prag dere per ditet ne vazhdim. Nostalgji qe vret, qe nuk e kthen mbrapa ate qe iku, sikur te kish qene ndonjehere atje. Te folurat po shumefishohen me shume se njerzit. Nje dimension zhvillimi qe po thith dhe ajrin qe ka ngelur kur ne te asfiksuar kerkojme rrenjet e njomta te fillimeve te tyre. Gjithmone duke akuzuar, si e akuzuar. Te gjithe mund te veprojne me mire se ty, me ide stimuluese, duke te thene katrore truri te prera me modele te reja. Cuditerisht te njejtet ata qe jane te pazotet te bejne dicka te tyren ne rregull. Urrejme ne permasa gjigande. Veten, ata...ato qe themi, ato qe nuk themi, ato qe themi per te thenat e te pathenat, cfare egziston dhe cfare nuk egzsiton. Urrejme e shajme gjithcka dhe vazhdojme ti lepijme, te thenat kur koha leviz dhe ndalon, e meshirshme. Nuk kuptoj meshirat po aq sa inatet. Nje budalla i deklaruar keshtu nga vetja eshte me i zgjuar se ajo qe pa Titanikun - "Ah filem i bukur, pa le kur u mbyten." *Eh po ky i fundit kishte shume dashurira. Pa ka qene nje tjeter qe te kenaqte. -"Ka qene tjeter?! Po ay qe lonte. Aaaa shume mire e lonte. Po te kenaqte" Dhe vrapojme te gjithe te vet-deklarohemi te tille per te fituar nje vend ne mes te te zgjuarve. Perflasim fatlumin dhe kur vete zeme vendin e tij, nuk mendojme cfare mbetet nga prapa. Per te marre pushimet dy dite me vone. Atehere kur pushojme se menduari. Stakohemi, rrjedhim ne thatesira permes te ndryshmeve.
Dite si sot, nje budalla i zgjuar me shume...
***
Me fal! Drejtuar vetes, me shume se rrethanave, rrethanuesve. Ndjenje delirimi me krahe pellumbi dhe sqep shqiponje. Mankth qe po shteron dhe po i ben te gjitha kaq te pakuptueshme. - Eshte e gjitha nje cikel! Kur ndodh qe e kupton kete para kohe, nuk ka rruge te shpejte drejt fundit apo lekundje sizmike per rrikthim. rrjedhoja te kerkuara me synime, e si te tilla nuk mund te vishen me te bardha. E kam pare te teren dhe tani ndjek ritransmetimet. Nje cikel. Zar, loje qe mesova shpejt te luaj, asnjehere ashtu sic duhet. Rregulla qe po mesohesh ti ndryshosh. Personalitete, gjenetika, ligje natyrore ne qofte se luftohen. Me fal!Ndjenjen, dobesine qe mbolla dhe ujita. Me te dyja duart te timoni i makines, sfiduese e rrugeve ku ne te tjeret ecim.Pas syzeve te trasha, te gjithe duken jeshile. Me thuaj ndryshimet sot, kur nga pas ndjek dritat e shuara, me shpresen se e fundit do jete neon i padjegshem?! Une jam ajo qe kuptoj te gjithe pervec vetes. Per mua cfare ke per te thene sot...
Sheqeri
Mishrat e dhembeve vazhdojne te gjakosen, si pasoje kjo e mungeses se vitamines. Nė ndoshta te pafundit dite kur ne hame limone me kripe ose dhe te tjere blejne kapsula vitaminash. Jetojne me shume duke formuar copat e trupit, me nje te shtypur ne internet si rrjedhim jo te gjithe kane arsye per te pare nje dite tjeter dhe vdesin te harruar nga vetja. Vetmia te vret kur te shikon vetem, akoma me keq kur je mbushur me njerez ne te gjitha zgavrat e ajrit qe nje dhome e shtepise apo dhe nje cante shkolle mund te mbarte me vete. Me ndiq ne vazhdimesine e jetes atje ku fajet veniten ne deshperimin e tyre per te vrare te miren, e paegzistueshme. Pa marre persiper thenien e ndonje te pathene a te pabere, se bejme e themi aq shume keto dite sa mund edhe te gjesh pune si thenes i te thenave e te berave e si rrjedhoje te kesh lek e te blesh nje qen me te cilin mund te flasesh neteve te vona, kur vetmia apo cilado nga ato mospranimet e vetes te te bejne vizite. Malli nuk i perqafon me njerzit, nuk i mundon, perdredh, zhgenjen apo plasarit buzet. Malli eshte nje metro me larg, nje koder me atje, nje oqean apo kontinent. Te kujton patjeter jo qellimisht. E ndersa kujtoj harroj njekohesisht. Vorbull...e kush u semur apo vdiq nga te tilla? Asnjeri. *Neser kam pune. -Shume mire. E gjitha nje, atje ketu, mall, vetmi, ndjenja, menyra te reja punesimi. Njerzit po vdesin urie. Sigurisht. Sot u kujtova, atehere ecem bashke per te dale fotografi. Fotografia me e semure qe mund te ishte stampuar ndonjehere, por ishim bashke me kishe per dore dhe e kujtova. Sot duke jetuar ne shtepine tende cfare kujton nga mua?? Dhuratat per ditelindje kam mesuar ti ble dhe vete, njerzit rriten. Dashurine per njerzit nuk mesova ta kultivoj ndonjehere. Ku i dihet mund te ndodhe te me marresh per dore perseri, ndoshta thjesht dhe per nje akullore...te gjithe mesohen!
Shetitja
Per te qinden e sekondes ose dhe ndoshta me pak me bie rasti te mendoj per ngjarje te tilla. Per njerzit, per mishin, per kockat, per te gjithe ne me brishtesine dhe egzistencen e shkurter por te nevojshme te qenies. Ne nje trafik te dendur kur une vrapoj per tu ulur ne nje restorant, me shkakun e urise lidhur pas trurit. Ushqimi te cilin e marr per te me zgjatur jeten zakonisht, mund te inflyencoje ne nje infakt zemre rastesisht. Atehere kur te ndjej veshtiresi ne frymemarrje, kur te ndihem vetem e braktisur me mijra njerez rrotull, e trembur edhe pse nuk ndodhem prane ndonje repirre apo vorbulle uji, une ose ndoshta pronaret e lokalit do marrin ne telefon numrin magjik. Atje nga ku une do pres pergjigjen, shpetimin, nje tjeter human si puna ime, nje tjeter njeri i cili mund te pesoje nje infakt ne te njejtin moment me mua, nje tjeter cope mishi e mesuar me gjakra dhe tmerre me klithma dhe lengje qe dalin nga zemrat gjysem te prera nga disku i rrotes se nje makine ose nga thika e dikujt, i tepert ky per kete histori. Kur ankthi im te shtohet, dhe ndoshta une te jem duke pare tynelet e drites apo erresires, sido qofshin, duke u friksuar si kur te kishte qene dita e pare e kopshtit, nje shtator, kur ne momentin e pare ne dhomen e grupit tim, te vija re se gryksja ime ishte e vetmja me ngjyre te bardhe dhe gjithe te tjerat ishin te hirta ata do ndezin sirenat per te ndaluar mendimet. Ndoshta vetem per te qinden e sekondes, kur ata te tjeret qendrojne heshtur pa levizur duke vijezuar ne nje moment rrugen qe do te ndjekin sirenat. Zhurma shtanget per nder te dikujt qe kerkoi ndihme nga nje njeri tjeter. Nuk ka me rendesi gjatesia e kockave, kercimi i muskulit apo cmimi i ores qe mban, i frikesuari po kerkon ndihme deshperueshem duke qare me lotet e femijes, kaluar krenarine dhe nderrin, dhe zenjet me armikun ne mengjes. I pergjerohet hasmit e meshiron per ndihme. E ndersa sirenuesit te kenaqur sot per nje dite jo shume te lodhshme ne pune, se ne fund te fundit kishin dale per te mbledhur zemra te gjakosura edhe pse kjo sot rastisi te gjakosej perbrenda, (te mbetej pjese e atij qe vdiq, si shume te tjere pa ndonje cudi apo beme mbinatyrore), heqin nga veshi kufjet dhe degjojne zhurmat e stuhise natyrore ne horizont. Nxorra makinen nga kanali ku u hodha per shkak te zhurmes se sirenave, ashtu sic beri i gjithe vargu i gjate i makinave para dhe pas meje. Te gjithe ishim nisur per diku, ai perpara i veshur ne kostum ishte nisur per ne zyre, ajo tjetra po nderronte unazat jete e dyfishte, une isha nisur per te ngrene dreke, si cdo dite rreth asaj ore.
Miqėsitė
Perseri ne nje rruge plot me makina, ne te qinden e sekondes vendosim te marrin nje rruge, qe jo shpesh e ndjekim. Vendosim ne te qinden e sekondes fatin, jeten, vdekjen, jeten, vdekjen, jeten, vdekjen...perkufizime te tilla, "pa rendesi", por qe egzistojne me ne qe nga fillimi dhe deri ne fund. Qendrojme paralel tek dritat e trafikut, me nje te panjohur qe ndoshta do behet me shume se i njohur pas 20 vjetesh. Me vrasesin, me asnjeri, vete ne mes te nates, me natyren - te vetmen cope qielli qe mund te na zere syri. *Sa here ndalove tek dritat sot? - Dukesh e merzitur ? * Nuk kishte si te ishte ndryshe, apo jo...megjithse ajo nuk ishte pyetja. Transformimi i pas nje viti, me cudit akoma me shume i ballafaquar me ate te nje sekonde. Kur vendos mbi koke briret qe vjet morem si dhurate, egzistenca behet akoma me e ngaterruar dhe per njerez te thjeshte si ne. * Si i ke njerzit e zemres? - Jam e gezuar per aq kohe sa vazhdoj ti kem. Duhen prere gjithe mundesite e nje "edhe keshtu-je" te pritur. Edhe pse nje "edhe keshtu" eshte e pashmangshme. *Ne te dyja ngjasojme shume. (-Ndoshta jo dhe aq sa mendon, sigurisht te gjithe jemi njesoj, diku atje (ku?).) Fjalet me njerez te tille kam fillar ti hedh tek shprehjet e fytyres, me buze e sy e cakerdisur ne shprehime jete - pa jete. Te pa ngjitura diku, pa prova, pa arme qe te zbrapset ne fytyre. *E urrej. Me cmire per te dobtit si ajo, tek i le gjerat te ikin dhe vete vjen atje ku i duhet nje pjese jete, e ka blere me duket. - Me shume se nje mesim do te thuash? Pe veten sot ne fytyrat e fjaleve, kur kishe mbledhur mall oshetues ne fund te kohes se kaluar pa patur fuqi apo dhe urrejtjen e mjaftueshme per ta nxjerre jashte dhe per tja falur dikujt. (-Te urrej ne te njejten menyre nq se nuk e ke vene re. Por oshetimat i degjoj vete, ne kete dyshe nuk ka nje te trete sic ndodh zakonisht. Cfare mund te te them sot mikja ime, gjethet po bien perseri njesoj, pse kujton se ne kemi ndryshuar?!) Ne fund te fundit nuk qenkemi aq ndryshe.
Njė tjetėr si ai
Ne qofte se rendesia do te binte mbi mua atehere kjo nuk mund te quhej lumturi nga ana ime edhe pse lumturia ne fund te fundit nuk eshte me shume se vetkenaqsi endrrimtare/kalimtare. Eliminimi i te gjithe ju te tjereve, te fuqishem apo jo, te bukur apo te shemtuar nuk ka te beje me lumturine edhe pse ndoshta ben pjese ne vetkenaqsi, me shume vet-fshirje te fakteve, lundrim ne ajer pa marre fryme. Seksualiteti nga tjeter eshte vet-shperblim, i dyanshem ne paraqitje por gjithmone me nje faktor te pare e te rendesishem si "vetja". Dhe ne kohet ne te cilat jetoj shkenca mund te jete pa problem faktori i dyte edhe pse akoma e pa shprehur ne fjale, pasi truri ka filluar te na punoje me shpejt se goja, cuditerisht. Gjatesia trupore dhe dhjamrat qe me varen nga pantallonat sa here shikohem para pasqyres, me drejtojne gjate dites ne fjalet qe them apo veprimet e mia. Pesha nuk me shqeteson aspak, pasi jam mesuar ta terheq me vete gjithe jeten time gjithsesi shikimet e tyre, te sajat ne ato momente me kujtojne per figuracionet e pasqyrave. Gje qe me ben te mendohem gjate, ndoshta per dite te tera kush i shpiku pasqyrat dhe pse...ne fund te fundit e ndjej perbrenda pamjen time edhe pa u pare e per ta do duheshin syze me shume se pasqyra te me shikonin... Dje hyra ne nje dyqan te vogel, kinkaleri ngaterruar me cokollata apo pije freskuese, ne nje qoshe te pasur te qytetit. Pamje e egzagjeruar nga jashte sepse ne fund te fundit jemi "kaq njerez" sa dhe vete nuk e mendojme dot. Shpesh kerkoj per pika pluhuri ne vende te tilla dhe per mos cudine time ato i gjen ne cdo cep, nje shenje njerzore dhe kjo, mikro-batike. Bukuroshja qe vertitej duke u qeshur njerzve, madje dhe atyre te vrareve nga natyra si puna ime, ndaloi me shume ne shenje meshire apo thjesht kllapie nga ana e saj duke me pare sa lart poshte. Nuk isha i sigurt nese njera nga dhjamrat me kishte dale pa dashur jashte bluzes se gjere, por gjithsesi mund te ndjeja eren te me guduliste, se me duhej dhe nje ndihme e tille per ti vene vetes parullen "jetoj ne kozmos" - jetojme te gjithe...Aty per aty fillova ti tregoja, edhe pse ajo nuk pyeti apo foli fare, pas tundjes se kokes ne shenje pershendetjeje. I tregova se punoja ne nje pjese te pazarit per xhaxhain tim. Jam i sigurt nenqeshja pasuese ishte thjesht nje shenje pohimi nga ana e saj, lidhur me pamjen dhe perimet qe shisja. Perime shites...Gjate dites nuk me bie rasti te flas shpesh me njerez, apo njerez te llojit te saj per me teper, keshtu ndoshta u shtyva ti tregoja te verteta me shume se nje egzagjerim qe do te me kenaqte mua dhe mahniste ate, jo me shume se perime shitesi besoj...Kur dola i premtova se do kthehesha perseri ne janar, ndersa ajo vazhdoi te buzeqeshte...thua te jete perseri ketu ne janar apo dhe une te jem gjalle ne janar, pse do me duhet te vij ketu ne janar, ndoshta do ishte me mire sikur ti kisha thene gusht, ishte me afer dhe kishte me shume kuptim, nuk e di. Dikush me shtyu krahun tek dera e ndersa ajo filloi te buzeqeshte perseri, vura re se qeni i qorrit qe sapo hyri, ishte lidhur pas unazes se marteses. Nje tjeter rreth pa fillim e fund, per me teper nje tjeter dege historie e cila nuk besoj te shkruhet ndonjehere, apo te kete rendesi, si i rendesishem qe jam ne qoshen time te pazarit.
Trenat
Trenat lene pas zhurma te cuditeshme. Zhurma rritmike qe te ngelen ne mendje si pjese e kenges se mengjesit, pak a shume te njejten zhurme shoqeruese qe te falin tubacionet e ngrohjes, damarre 'jete-shperndares' te nje shtepie gurr. Cuditerisht ne momentin kur tubacionet nuk jane duke punuar dhe ti ngrin, ke harruar per ish-egzistencen e tyre, cfare te intereson eshte rringrohja, rriegzistenca e meganizmit. Ndersa trenat edhe pse gjithmone duke tentuar nje zhdukje te tille, asnjehere nuk arrijne ne rri-krijim, dhe fshirje te "ish" egzistences. Shfaqen si krimbat e shiut, e largohen duke fshire cdo shenje shi-kim-kujtuese me cdo rreze dielli qe mund te perdorin si fshese. Pasterti e semure, qe te kujton se dhe atehere kur e ke te gjithen, e ke te terin, i morre te gjitha, je e tera edhe atehere ka me shume se e gjitha jote. Nuk e di nese eshte konkluzioni me i semure se vete qellimi ne kete rast, e megjithate semundja eshte pjese e egzistences. Hedh poshte ketu cdo gje egzakte, se kuptohet edhe ketu jemi treguar pak te semure ose ndoshta pak jo te semure nq se e shikon nga krahu tjeter dhe nuk e kemi pare mbetjen. Cfare trenat nuk jane ne gjendje te njohin eshte mosegzistenca e zeros, si te semure (te kahut pozitiv keta) mundohen ti afrohen zeros, pra hicit, pra te pamundures dhe vazhdojne te fshijne cdo shenje, pervec zhurmes...mekanizem ngjites ky/kjo, degezuar me perjetime truri me shume se vende udhetimi. Sigurisht qe te gjithe flasim me vete. Vetem nje pohim i tille do na shpetonte, pasi eshte pak me shume e veshtire te besosh se te gjithe jemi te semure (te njerit kah apo dhe te zeros). *Ku jeni? -Cuf ēuf. *Si? Alo, cfare po beni? -Cuf, ēuf. E pra trenat lene nga pas zhurma te cuditeshme. Zhurma se cilave as ata as ne nuk i shmangemi dot.
Kundė - Mburojė
U zgjua ne mengjes me kurrizin e mpire nga enderrat e nje nate me pare. Ne enderr kishte mbajtur ne kurriz nje thes me balte... *Eh qamet - mendoi - sikur te mos kishin qene mjaft thaset me fasule qe duhet te terhiqte zvare gjithe diten per ne bodrum. Zgjati koken nga dritarja dhe pa Nafijen tek prashiste qepujkat ne oborr. Me gjokset e tulet qe i vareshin pa teklif e kenaqur nga dita e re, Nafija kendonte nje kenge te sajuar aty per aty. Fshatari terhoqi supet nga dritarja dhe ashtu ne "meditim" e siper mbi enderrat kurrizore u kollit trashe dhe per momentin nxorri dhe ato zorre te pangaterruara qe i kishin mbetur ne bark. Nga frika se mos dikush tjeter shikonte lirine dalese te trajtave te tij u gelltit mbrapsht me turfullim dhe filloi te rripertypte friken e fshehur. I kenaqur nga mengjesi i vete-servirur, hodhi kapoten dhe u fsheh nga faqja e dheut dhe per ate dite. Veten e kishte pare gjithmone si njeri te zgjuar dhe per kete ishte siguruar nje nate me pare kur Nafija kishte bere komentin rreth drejtimit te brazdes se domateve. Kishte punuar mbi ate brazde nje dite me pare dhe sot jo vetem e dinte se kishte mbaruar nje pune por ishte akoma me i sigurt ne zgjuarsine e tij. Nafija i kishte thene se ne te gjithe krahinen nuk egzistonte nje tjeter mendje njeriu qe tja kalonte ne menyren si mendonte. Dhe kishte te drejte, ndoshta ne te gjithe krahinen nuk egzistonte asnje njeri, me aq sa kishte vene re gjate viteve. Por Nafija vinte nga nje familje e ngritur dhe i dinte keto gjera. Kishte shtate vellezer dhe sigurisht dinte shume. Kjo ishte dhe arsyeja perse Beqoja u martua me te ne rradhe te pare. Frika, e cila i ishte rritur gjate gjithe jetes nje trajtesisht me palcen e tij, binte ne kllapi sa here mendonte per trimat e Nafijes. *Na duhen shpatulla Nafije - perseriste cdo dite para e pas cdo "vakti". Madje kohet e fundit kishte filluar ta perseriste para e pas cdo veprimi. *Nje nate nga ato me hene, pak a shume si gjithe netet e tjera te jetes se tij. Ishte ulur ne gurret e "sokakut" para shtepise se tij dhe i kishte peshperitur Nafijes te vertetat e Henes. *E shikon - i kish pat thene - e shikon si i ka drejtuar turinjte nga mua dhe sot po na ben hije nga ana e kundert. Po pergatitet per nje kompllot Nafije. Do te me vrase se e di qe jam i zgjuar. E di ajo qe une ja di te gjitha te vertetat dhe sa here del dielli me kercenon ne pjellore e thote se do kthehet perseri naten tjeter. *E ca jane keto te verteta more Beqke, ca i ke bere ti asaj qe nuk te le rehat?! - Ja kish kthyer Nafija kuptohet me e shastisur se kurre nga habia. *E di ajo qe kam vendosur ti ze vendin. Se dje ujita gjithe vreshten brenda nje dite dhe i vinte inat qe naten mbylla syte e fjeta. Hena eshte ziliqare... *Eja ulu ketu pas meje dhe rrotulloje hijen tende se nuk ta ka fajin hena qe do te shkalafitesh maje mullarit. Kishte zbritur nga mullari tek i cili kishte hipur fare "rastesisht" per tju afruar Henes dhe duke perseritur "fjalet magjike" ishte drejtuar drejtes sobes ku e kishte zene gjumi i fshehur pas maces. Kete mengjes Nafija tek prashiste kishte vendosur te shkonte tek vellezerit e tu kerkonte ndihme per friken e egzagjeruar te Beqos. Ne mendime e siper, Beqoja u shfaq ne oborr. Edhe pse ne ditet e para te korrikut, kishte hedhur kapoten e mermeriste me duart lart. Ishte nje zakon i ri ky qe kishte pervetsuar kohet e fundit qellimisht per te mbajtur sa me larg rrezet e diellit ne mengjes te cilat sic duket kishin planet e tyre kunder tij. Aq shume ishte lidhur me mendimin se gjithcka ishte duke kompllotuar kunder tij sa dhe te ushqyerit ishte dicka e vjeter per te. Bizelet donin ta mbytnin, ndersa mishi e kercenonte me gjak. Nafija i hipi karoces dhe u nis per ne qytet, ose te pakten kjo ishte arsyeja qe dha para Beqos per kete udhetim te papritur. Ai me i trembur se kurre tani vrapoi tek thaset e fasuleve ne bodrum dhe u fsheh nen to, duke pritur atje dite e naten per kthimin e Nafijes. Nga fundi i javes Nafija u kthye me e gezuar se kurre ne shtepi me nje qese plot gjethe nga lulja "vesh gomari". Ishte nje lule qe rritej vetem ne fshatin e saj dhe vellezerit ja kishin dhene me shpresen e sherimit sa me te shpejte te Beqos. Vrapoi e shkreta neper shtepi se me ne fund e gjeti kunder-mburojen por asgjekundi nuk e ndjeu frymen e Beqos. Nga bodrumi vinte ere mish te prishur dhe me friken se pastermaja i ishte qelbur me keq se vitin e shkuar, (duke harruar per momentin Beqon) u turr andej nga vinin mizat. Ne bodrum mizat kishin kosti. Trupi i gjysmuar i Beqos dergjej nen njerin nga thaset e fasuleve ndersa insektet vazhdonin te ushqeheshin. "E zeza... - thirri Nafija e tmerruar tek shikonte Beqon dhe koken e tij te varur, qe tashme kishte marre ere - Beqoja im kishte pasur te drejte. Te gjithe qenkan bashkuar kunder.
Dhe enderrat rrikoshete
"Jetimet lene pas jetime"...Ishte kjo ndoshta nga te paktat kenge qe kam kenduar ne jeten time. Nje tjeter e thene nga njerzit te cilet "e jetuan" me fund. Ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe e thena merr dhene, thenesi behet hero, kur heronjte vdesin ne luftra, shpesh te vete shpallura keto. Ishte me shume se nje kenge te cilen e dija permendesh pa e mesuar, ishte himni i jetes time. Frika, dhe ndoshta gezimi. Ne "kengetaret e tille", udhetonim ne turma, flinim ne turma, hanim ne turma, enderronim ne turma, donim ne turma,rriteshim ne turma, vdisnim ne turma, te gjithe ishim njohur me te njejtin emer, ne ishim "turma"...Ishim pak a shume si nje grusht me brume nga i cili shpesh ndaheshin kulecet e vegjel, per tu ngrene nga zoteria. Ishim prone e "zoterise", qeverise apo atij qe na merrte nen kujdestari, kundrejt nje shume lekesh. Ne kushtonim; cmim te cilin vetem ne nuk e perdornim; kushtonim enderra, tmerre, klithma, kushtonim shpresa dhe mish njeriu deri ne vdekje; kushtonim shpirtra dhe toka pjellore. Ne ishim ar i kultivuar mbi toke. "Shumica vdes jetime"...por kur shumica lind jetime taksat e jeteses rriten. Une mesova te paguaj taksa, me shpresen se ndoshta nje dite do kem mbledhur mjaft per te blere nje cope te shpatulles sime. E kur ta kem timen te teren do e mbjell ne kopesht. Neser dhe ti do mesosh te flasesh per veten e atehere kur te te duhem do me gjesh gjithmone atje, ashtu si une gjeta hijen e kohes sime sot. Jetimet vdesin jetime. Te gjallet mesojne te jetojne dhe vetem...nen hijen e shpreses
Gjurmė
Mbijetesa nuk eshte nje mision, ne lindem si mbijetues. Shpesh mbijetues se vet idese se mbijeteses. Kaq thjeshte shikohemi ne pasqyre dhe hijesisht ndjejme fytyren e nenes dhe syte qe shfaqen e flasin per mbeshtetje. Njesoj ashtu si trungjet e pemeve kur digjen e qe fatkeqsisht na kujtojne se me natyren do bashkejetojme vetem ne enderra. Jane pulsimet e zemres te tij tek me thyen ne duar...jane te gjalla, i ndjej, po mbijetojne. E perseri nuk e shikoj dot perseritjen qe kam para syve dhe mos rendesine e gjithckaje qe me rrethon. Perseritje e akteve qe vete krijuam per te shmangur perseritjen. Ska si te jete filozofike kur dikush mendoi me trurin te mbrojtur nga kafka, i brishte ky i fundit para boshesise. Ja pra keshtu me "zvordhitet" njerzimi e cfare vjen prapa, fuqia qe lusim per te bere keq. E degjoj tek me pergjon hakmarrjen dhe ma zbut e zbardh per te kuptuar se une jam "nje" dhe si e tille nuk mund te ndjej dot damaret e dikujt tjeter. Une jam "nje" por pulsoj si ai dikush tjeter dhe kerkoj te boshatis si ai, si tjetri, si nje grumbull. I parendesishem sot cdo volum, se dhe uji qe rrjedh jashte vaskes nuk ka rendesi. Shkenca per te shpetuar jete me ben te ndihem borxhlie, per ata qe marrin kohen dhe tentojne ate qe skemi per te arritur kurre. Jeta u be e pashmangshme qe kur besuam se njeriu egzistonte!
© Fioralba K
|
|
|
|