Artistet me te suksesshem ne vendin fqinj Itali, do te takohen sot me hiresien e tij Papa Gjon Pali II. Ne kuader te dhjete vjetorit te vizites se tij ne Shqiperi, gazeta e emigrante shqiptare ne Itali, "Bota Shqiptare" dhe Ambasada jone ne Vatikan, bene te mundur qe dhjete figurat me te famshme shqiptare, qe jetojne e punojne ne Itali te takohen me Papen
Anduela NIKA
Shqiptaret me te sukseshem ne Itali, sot do te takohen me Papa Gjon Palin II. Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Ferdinand Bianku, Anbeta Toromani, Elsa Lila, Igli Tare, Leonard Xhokaxhi, Kol Mileta, Enxhi Nini dhe Roland Sejko, si perfaqesuesit me te mire te artit, kultures e tradites shqiptare ne vendin fqinj, sot do te kene mundesine te takojne vete hiresine e tij. Ne kuader te dhjete vjetorit te vizites se Papes ne Shqiperi, "Bota Shqiptare" (gazete e emigranteve shqiptare ne Itali) ne bashkepunim me Ambasaden e RSH-se ne Seline e Shenjte Vatikan beri te mundur qe keta te rinj, qe perfaqesojne vlerat pozitive te komunitetit shqiptar ne Itali, te shkojne ne Vatikan. Ne 25 prill te vitit 1993, Papa Gjon Pali II vizitoi per here te pare vendin tone. Ne qytetin e Shkodres ne nder te tij, u dha nje meshe e vecante e drejtuar nga Monsinjor Rrok Mirdita. Ambasadori yne ne Seline e Shenjte ne Vatikan, z. Zef Bushati ka qene nje nder nismetaret e ketij evenimenti, se bashku me "Boten shqiptare" e cila prej kater vjetesh sherben si tribune e mendimit te lire dhe e promovimit te shqiptareve te talentuar, te cilet me punen e tyre kane arritur te behen te suksesshem edhe pertej brigjeve te Adriatikut. Elsa Lila me debutimin e saj ne Festivalin e Snaremos me kengen "Valeria"; Kledi Kadiu, tashme nje VIP i mirefillte, per te cilin cmenden adoleshentet, pas nje kalendari impenjimi si koreograf ne "Do te jene te famshem" dhe "Ka poste per ty"; Ilir Shaqiri , balerin i pare ne programin e se dieles "Buona Domenica", i martuar prej pak kohesh me nje artiste italiane; Enxhi Nini e njohur ne Shqiperi si kengetare, ne Itali ka dhene disa shfaqje ne violine, per te cilen studion prej disa vitesh; Anbeta Toromani, balerina e pare e Teatrit te Operas dhe Baletit po sfidon te gjithe konkurentet e saj tek "Do te jene te famshem", duke fituar fansa e bashke me to dhe famen; Igli Tare, sulmues i Kombetares shqiptare te futbollit, aktualisht luan me ekipin e Breshas ne Itali; Roland Sejko, drejtues i gazetes "Bota shqiptare" ne Itali, nje nder inisiatoret e ketij takimi, Leonard Xhokaxhiu, nje nder balerinet e pare shqiptare qe emigroi ne Itali, Ferdinand Bianku artist shkodran si dhe Kol Mileta. Ne diten ne vazhdim ne Vatikan do te zhvillohen nje sere aktivitetesh, sic eshte mesha e 26 prillit, e cila do te drejtohet nga Kardinali Pio Laghi, do te hapet nje ekspozite pikture si dhe do te jepet nje koncert, ne te cilin nuk do te mungojne dhe artistet shqiptare. Gjithashtu do te marrin pjese autoritetet me te larta te Vatikanit, Trupi Diplomatik si dhe shqiptare me banim ne Rome.
|
|