|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep. --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 68 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Kreu i opozitės paraqet paketėn e masave antikrim. Propozime tė ashpra dhe dėnime tė parevokueshme
Berisha: Ju tregoj si zhduket krimi dhe korrupsioni
«Komision pėr nepotizmin nė administratė, tė ngrihet xhandarmėria dhe tė zhduken skafet pėr tre vjet »
TIRANE- Lideri i opozitės Sali Berisha bėri publike dje njė paketė propozimesh me qėllim luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Kryetari i demokratėve sqaroi se njė pjesė e mirė e kėtyre propozimeve do tė pėrfshihen edhe nė programin e Partisė Demokratike. Lidhur me luftėn kundėr korrupsionit, unė propozoj para jush qė korrupsioni tė shpallet vepėr e rėndė penale. Tė bėhet abolicion imunitetit pėr tė gjithė personat me imunitet pėr njė periudhė sė paku 5-vjeēare. Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė tė gjitha nivelet e administratės, nga kushėrinjtė e Fatos Nanos deri tek benjaminėt, tė afėrmit dhe farefisi i deputetėve apo i zyrtarėve tė tjerė, qė janė nė poste tė cilat kanė tė mundur procesin e korrupsionit, dhe brenda tre muajve ky komision tu japė zgjidhje problemve tė nepotizmit. Nepotizmi ėshtė njė fenomen qė favorizon shumė korrupsionin » , -tha Berisha. Lideri i opozitės pėrsėriti kėrkesėn qė kontrolli i pasurive tė zyrtarėve dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit ti kalojė opozitės. Berisha cilėsoi tė nevojshme tė ndalohet me ligj prokurimi i drejtpėrdrejtė, apo me tender tė kufizuar, pėr vlerat mbi 1 milion lekė. «Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha ato magazina doganore nė mėnyrė qė zyrtarėt e lartė tė mos kenė tė drejtė tė kenė magazina doganore. Tė liberalizohen plotėsisht licensat, patentat etj. Brenda tre muajve tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave.Tė ngrihet gjykata e llogarive, me tė drejtė vendimesh tė parevokueshme » , -tha Berisha. Lideri i opozitės gjykoi se propozimet nė fjalė do ti japin pėrgjigje pėrpjekjeve qė duhen bėrė pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri. Duke u bazuar nė shqetėsimet e fundit qė ngriti raporti i Komisionit Europian, veēanėrisht pėr korrupsionin nė piramidėn e policisė sė shtetit, Berisha tha se opozita kėrkon krijimin e njė force tė re policore me qėllim eliminimin e krimit tė organizuar nė vend. « Konkretisht kėrkojmė ngritjen e xhandarmėrisė sė shtetit si njė institucion me destinacion shtypjen e krimit tė organizuar. Pėr kėtė qėllim propozoj njė riorganizim tė plotė tė Ministrisė sė Rendit, tė Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė Shtetit pėr largimin nga kėto institucione tė tė gjitha segmenteve tė implikuara direkt nė trafiqe », -tha Berisha. Duke cituar sėrish raportin e Bashkimit Europian, Berisha tha se ndėrkombėtarėt nė kėtė raport flasin pėr njė shtet koleon dhe jo pėr shtet ligjor. Pėr kėtė arsye, kryetari i demokratėve cilėsoi tė nevojshme : « Moratorium 3-vjeēar pėr skafet nė bregdetin shqiptar. Asnjė skaf pėr tre vjet, pėrveē peshkarexhave tė peshkatarėve, tė mos lundrojė nė bregdetin shqiptar. Jam pėr vendosjen imediate tė paketės ligjore antikrim me dėnime fikse».
A.Lidhur me korrupsionin: 1-Korrupsioni tė shpallet vepėr e rėndė penale. 2-Tė bėhet abolicion imunitetit pėr tė gjithė personat me imunitet pėr njė periudhė sė paku 5-vjeēare. 3-Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė tė gjitha nivelet e administratės 4-Kontrolli i pasurive tė zyrtarėve dhe Kontrolli i Shtetit ti kalojė opozitės. 5-Tė ndalohet me ligj prokurimi i drejtpėrdrejtė, apo me tender tė kufizuar, pėr vlerat mbi 1 milion lekė. 6-Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha magazinat doganore. 7.Tė liberalizohen plotėsisht licensat, patentat, brenda tre muajve, tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave. 8.Tė ngrihet gjykata e llogarive, me tė drejtė vendimesh tė parevokueshme
B-Pėr policinė : 1.Ngritjen e xhandarmėrisė sė shtetit. 2.Njė riorganizim i plotė i Ministrisė sė Rendit, Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė shtetit. 3-Moratorium 3-vjeēar pėr skafet nė bregdetin shqiptar. 4-Vendosja imediate e paketės ligjore antikrim me dėnime fikse. 5-Ngritja e Gjykatės sė Krimeve Penale
|
|
|
|