|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dashuroni Artin. Nė tė gjitha gėnjeshtrat, ai (arti) ėshtė mė i vėrteti.
--- Gustave Flaubert, leter (1846)
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Janė 60 djem dhe vajza tė cilėt synojnė kurorėn e bukurisė nė edicionin e 11-tė tė garės sė parė tė bukurisė shqiptare
Miss & Mister Albania, sė shpejti shpallen fituesit
Ka pak kohė qė ata kanė zbritur qė nga Linza drejt e nė Pallatin e Kongreseve. Aty po mėsojnė lėvizjet e fundit qė do tiu duhet tė demonstrojnė natėn e 15 prillit nė sallėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve. Janė plot 40 vajza dhe 20 djem tė cilėt do tė bėhen pjesė e garės sė Miss dhe Mister Albania 2003 dhe do tė synojnė kurorėn e bukurisė. Janė djem dhe vajza nga Shqipėria, Kosova, Diaspora, tė cilėt marrin pjesė nė kėtė edicion tė 11-tė tė konkursit tė parė tė bukurisė shqiptare. 20 vajza qė vijnė nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Diasporės, dhe 20 vajza nga Tirana tė moshės 17-22 vjeē, janė pėrzgjedhur mbi bazė tė kėrkesave tė "Komitetit nacional tė miss-eve". Kėshtu ėshtė shprehur pėr pjesmarrėset e kėtij konkurrimi drejtori ekzekutiv Ermal Mulosmani. Kjo, sipas organizatorėve, do tė pasqyrojė bukurinė e qyteteve tė Shqipėrisė, Kosovės, dhe Diasporės prej nga janė pėrzgjedhur, gjatė seleksionimit tė organizuar atje qė prej datės 15 shkurt. Ndėrsa pėr tė dytėn herė, pjesė e kėsaj gare bukurie janė bėrė edhe 20 djem tė moshės 19-23 vjeē tė pėrzgjedhur nė kėtė hapėsirė gjeografike qė do tė konkurrojnė pėr kurorėn e "Mister Albania 2003". Gjeografia e pjesėmarrėsve, pėrfshin disa qytete nga veriu deri nė jug tė vendit, si; Gjirokastra, Bulqiza, Vlora, Puka, Saranda, Lezha, Fieri, Kukėsi, Skrapari, Laēi, Berati, Korēa, Pogradeci, Durrėsi dhe Peshkopia. Marrin pjesė gjithashtu nė kėtė konkurrim, Miss Mjelma e Maqedonisė, Miss Kosova nė Diasporė dhe Miss Diaspora. Siē pohojnė organizatorėt, vajzat fituese nė kėtė konkurs bukurie kanė siguruar pjesėmarrjen e tyre nė konkurset, "Miss Universi" qė organizohet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, "Miss Bota" qė organizohet nga Anglia, "Miss Europa" qė organizohet nga Franca, ndėrsa Mister-i Shqiptar do tė ketė tė drejtėn e konkurrimit tė tij nė "Mister Word" qė organizohet nga Anglia. Plot surpriza ėshtė menduar tė shfaqet ana spektakolare e kėtij konkursi bukurie. Disa prej tė ftuarve tė nderit tashmė janė bėrė publikė e disa surpriza tė tjera janė mbajtur ende tė fshehta, pėr tu zbuluar vetėm natėn, kur do tė finalizohet gara e bukurisė shqiptare. Organizatorėt e kėtij spektakli pohojnė se nė mbi 2 orė spektakėl, do tė ketė mjaft surpriza tė kėndshme, ku do tė ketė artistė tė ftuar nga bota, personazhe tė modės, pjesė tė zgjedhura baleti, etj. Aktorja e njohur italiane, Ornela Muti, ėshtė publikuar si e ftuara speciale e spektaklit "Miss & Mister Albania 2003" Ajo do tė kurorėzojė mė tė bukurėn nė kėtė konkurs mbarėshqiptar. Po ashtu njė e ftuar tjetėr speciale do tė jetė Svetlana Koroleva, e zgjedhur si 'mė e bukura', ndėr 35 bukuroshe tė kontinentit Europian gjatė Edicionit tė 54 tė konkursit "Miss Europa". Ajo do tė jetė e pranishme nė kėtė eveniment tė bukurisė shqiptare si pjesėmarėse e jurisė sė kėtij konkursi sė bashku me tė ftuarat e tjera speciale, "Miss Amerika", Candace Crouger , kėngėtaren greke Mando, e zgjedhur pėr tė marrė pjesė gjatė kėtij viti nė Festivalin Europian tė kėngės. Producentė tė spektaklit janė Vera Grabocka dhe Ardit Gjerbrea ndėrsa stafi pėrbėhet nga regjisorja Vera Grabocka, koreografja Kozeta Bakiu, skenografi Joni Kraja dhe stilistet Mariana Eski e Shpresa Zeraliu. "Miss and Mister Albania" qė do tė prezantohet nga Ardit Gjebrea dhe Miss Valbona Selimllari, do tė transmetohet drejtpėrdrejt nga ekrani i Televizionit Kombėtar Arbėria dhe Radio-Televizioni i Kosovės.
A.Peēi
Kortezi e gazetes Shekulli
|
|
|
|