Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dikur uni (moi) fshihesh ne mes te tufes; sot eshte turma qe fshihet ne fund te uni-t.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Demokraci :: Iraku, nen kendveshtrimin amerikan
Postuar nga: Albo

Demokraci Iraku ka qene ne qendren e vemendjes se opinionit publik boteror 3 muajt e fundit, dhe merite per kete ka patur administrata amerikane e presidentit Bush e cila po i meshon fort idese se Iraku duhet te carmatoset nga armet e shfarrosjes ne mase me cdo kusht. Me anen e ketij shkrimi, do te keni nje mundesi te njiheni me kendveshtrimin amerikan, qe eshte keqinterpretuar ose paragjykuar me qellim nga nje grup shtetesh ne bote. Teksa per amerikanet Iraku eshte nje kercenim per sigurine kombetare amerikane dhe ate boterore, per shtete si Franca dhe Gjermania, Iraku eshte nje shtet sovran qe nuk paraqet asnje kercenim. Ceshtja e Irakut, ka nxjerre ne drite ndasi te pariparueshme ne maredheniet midis SHBA dhe aleateve te saj te vjeter europiane.

Cili eshte objektivi i SHBA-se per Irakun?

Objektivi i administrates amerikane ne Irak permban 3 komponente: a) Ndryshim rregjimi ne Irak b) Sekuestrimi dhe asgjesimi i gjithe armeve te shfarrosjes ne mase c) Ndertimi i nje shteti te ri demokratik ne Irak. Te tre keto komponente, jane te nderthurur me njeri-tjetrin dhe shtrihen ne nje kronologji kohore afatshkurter. Ne planin afatgjate, objektivi amerikan eshte qe te rrisi prezencen ne boten arabe dhe te nisi me Irakun procesin e demokratizimit te gjithe rajonit. Administrata amerikane ka marre parasysh jo vetem shpenzimet e luftes per clirimin e Irakut, por edhe shpenzimet per ndertimin e Irakut. Prej kohesh Pentagoni ka perpiluar nje plan sekret per te gjitha hapat e arritjes se ketij objektivi.

Cilat jane motivet e politikes amerikane ndaj Irakut?

1. Lufta ndaj terrorizmit

Gjithe kreret e administrates amerikane i kane meshuar fort ne publik motivit qe Iraku perben nje kercenim per sigurine rajonale dhe boterore, jo thjeshte ate amerikane. E pare kjo nen kendveshtrimin e ri te luftes kunder terrorizmit, Iraku perben nje shqetesim real per administraten amerikane. Shume burra shtetesh jane munduar te ndajne luften ne Irak, nga lufta kunder terrorizmit, dhe ky eshte nje veprim teper i gabuar dhe i nxituar. Lufta ndaj terrorizmit, nuk do te thote vetem lufte ndaj Bin Laden dhe rrjetit te tij terrorist. Perkundrazi, Bin Laden vetem sa zgjoi popullin amerikan dhe gjithe boten qe te shihnin me syte e tyre shkallen e radikalizmit islamik dhe urrejtjen e akumuluar ndaj Perendimit ne shoqerite e shtypura arabe.
Shume prej vendeve europiane i kane kerkuar Washingtonit "provat e lidhjes se Hysein me Al Qaida", dhe kjo tregon fare qarte keq-konceptimin e europianeve per luften ndaj terrorizmit. Ndersa per amerikanet lufta ndaj terrorizmit eshte nje sipermarrje globale per mbijetese te qyteterimit perendimor, per europianet lufta ndaj terrorizmit perkufizohet si lufte ndaj nje rrjeti terorist si Al-Qaida dhe nje liderit te saj. Kjo ben qe qendrimet amerikane te perplasen me qendrimet europiane, te cilet nuk e shohin terrorizmin si nje kercenim real te interesave te tyre. Duhet qe te hidhet ne ere nje kulle ne Paris, ne menyre qe Franca dhe mbare Europa te kuptojne qe Bin Laden dhe terrorizmin nuk kane ne shenjester vetem interesat amerikane, por gjithe vlerat dhe qyteterimin perendimor, te ngritur nga vendet e krishtera. Ndersa per amerikanet kjo eshte nje lufte per mbrojtjen e sigurise nderkombetare, per terroristet kjo eshte nje lufte e shenjte, nje xhihad, qe sulmon qyteterimin e Krishtere.

2. Siguria rajonale dhe boterore

Arsyeja perse Sadam Hysein perpiqet te ndertoje armet nukleare dhe ato te shfarrosjes ne mase, eshte se ai kerkon te dominoje gjithe rajonin dhe te perbeje nje kercenim edhe per rendin nderkombetar. Qendrimet e tij ne te shkuaren dhe te tashme si: perdorimi i armeve biologjike ne luften Iran-Irak dhe ne kundershtaret e tij kurde ne veri, dhe shiaj ne jug, pushtimi ushtarak i Kuvajtit, mosnjohja e autoritetit te Arabise Saudite ne boten islamike, sponsorizimi i familjeve palestineze te "martireve te Allahut" qe hedhin veten ne ere ne Izrael duke marre jete te pafajshme, historia e konfliktit me Izraelin dhe deshira per shkaterrimin e tij, mosrespektimi i 16 rezolutave te OKB-se ne 12 vjetet e fundit qe benin fjale per carmatimin e Irakut, jane vetem disa prej kercenimeve te Irakut ne rajon dhe me gjere. Izraeli eshte shtet mbartes i armeve nukleare ne arsenalin e tij, dhe nje sulm i Irakut mbi shtetin e Izraelit do te sillte pasoja katastrofike te paimagjinueshme per mbare rajonin. Gjithashtu, Sadam Hyesin eshte lideri i vetem arab qe mban peng planet e paqes Izrael-Palestine, pasi ndikimi i tij ne rradhet e palestinezeve eshte teper i madh. Lider si Hysein, e perdorin konfliktin izraelito-palestinez per qellimet e veta te brendshme politike, pasi vetem ne kete menyre ata mbajne popullsine e tyre heterogjene ne solidaritet dhe anashkalojne problemet e medha shoqerore te brendshme sic eshte genocidi ethnik, dhuna shteterore, shkelja e te drejtave te njerit, papunesia, varferia e me rradhe.
Ne vitin 1991, pasi forcat aleate e zbrapsen ushtrine irakiane nga Kuvajti, inspektoret e pare ne Irak, qe kishin per detyre carmatosjen e Irakut nga armet e shfarrosjes ne mase, bene publik faktin se Iraku ishte vetem 6 muaj larg testimit te armes se tyre te pare berthamore. Kjo ishte nje suprize aspak e kendshme per Washingtonin, i cili hoqi dore nga ideja e rrezimit te Sadamit nga pushteti, vetem pasi "mandati i OKB-se ishte vetem clirimi i Kuvajtit". Ne kete pike, administrata e Bushit te vjeter e pranoi publikisht, qe lenia e Sadamit ne pushtet, ishte nje gabim historik qe do te krijonte probleme me vone. Administrata amerikane e presidentit Klinton, u mjaftua me vendimet e OKB-se per embargon, kufizimet ushtarake ne veri dhe jug te vendit, dhe inspektimet. Shume shpejt inspektoret do te flakeshin jashte nga Iraku me urdher te Sadam Hyesin, dhe qe prej 6 vjetesh, Iraku ishte jashte cdo monitorimi perendimor. Presidenti Klinton e la kete ceshtje pezull per 8 vjet, pasi i mungonte vullneti te vinte ne medyshje rizgjedhjen e tij si president, duke ndermarre vendimin per te perdorur forcen ne Irak. Nuk kish asnje dyshim ne te gjitha administratat amerikane, se rruga e vetme per te rrezuar rregjimin e Sadam Hysein, eshte ushtrimi i forces ushtarake. Inspektimet dhe embargo nuk punojne, vetem sa rendojne me tej gjendjen tejet te renduar te popullit irakien.
Armet e shfarrosjes ne mase, duke filluar me ato bio-kimike dhe duke perfunduar me planin e ndertimit te armes nukleare, jane nje kercenim i madh per sigurine e rajonit dhe mbare njerezimit. Ky rrezik shumefishohet kur mendon se nje njeri i paskrupull dhe i pameshirshem si Sadam Hysein eshte ne pushtet ne Bagdad. Siguria e botes eshte ne nje fije peri nese Iraku arrin te ndertoje dhe testoje me sukses armen e pare berthamore. Kete arme ai mund ta perdori ndaj Izraelit, mund ta perdori per te kercenuar dhe vene nen kontroll fqinjet dhe per te dominuar ne kete menyre gjithe boten arabe ose tua kaloje grupeve terroriste si Al-Qaeda. Asnjeri prej vendeve arabe nuk ka ne arsenalin e vet armen nukleare. Ndertimi i kesaj arme, do ta bente Sadam Hysein nje tiran te paprekshem dhe te pakercenueshem nga SHBA apo fuqite e tjera nderkombetare. Duke u nisur nga kjo, administrata amerikane ne menyre indirekte eshte shprehur se eshte koha qe te luftojme nje lufte konvenciale sot, se sa te perballemi me nje perplasje nukleare neser. Shembulli me i mire ne favor te argumentit amerikan, eshte kriza me Korene e Veriut, nje vend qe prodhon dhe eksporton arme berthamore. Cfare do te ndodhte nese keto arme te binin ne duart e terroristeve? Cfare do ti ndalte ata qe ti perdornin kunder SHBA-se dhe Botes se Lire? Pergjigjia eshte asgje.

3. Clirimi i popullit Irakien nga tirania

Gati ne te gjitha analizat anashkalohet fakti se Iraku ka nje popull qe vuan direkt pasojat e tiranise se Sadam Hysein. Ky popull ka vuajtur jo vetem pasojat e luftrave shkaterruese, por edhe torturat dhe praktikat me barbare qe njej njerezimi. Sadam Hysein, menjehere pas perfundimit te luftes ne Irak ne 92, dha urdher qe tu priten veshet te gjithe ushtareve dezertore qe guxuan te dorezojne armet e tyre, ne menyre qe populli ti njohi dezertoret dhe tradhetaret. Sadam Hysesin eshte ai njeri paranoik dhe i pameshirshem, qe nga frika e humbjes se pushtetit, ka hequr qafe dhenduret dhe djemte e tij. Gruaja dhe vajza e Sadam Hysein asnjehere nuk dalin ne publik, dhe jetojne te izoluara, fale urrejtjes qe keto kane per Sadamin dhe bemat e tij ne rradhet e familjes se vet. Nje njeri qe nuk kursen as gjakun e vet, cfare qendrimi mendoni se do te mbaje ndaj nje populli heterogjen Irakien, ku Sunet(grupi fetar/etnik i Sadamit) perben vetem 20% te mbare popullsise?! Kjo kategori njerezish mbajne nen kontroll 80% te pjeses tjeter te popullsise qe jane kryesisht Shiaj dhe Kurde. Dy grupet e fundit, jane edhe ata qe kane provuar ne lekuren e tyre se cilat jane pasojat e agjenteve bio-kimike te perdorur nga Sadami per te asgjesuar kundershtaret politike. Te gjithe kundershtaret politike te Sadamit, jane subjekt torturash c'njerezore, dhe familjet e tyre asgjesohen ose perdoren si mjet santazhi e presioni. Ne 10 vjetet e fundit te embargos mbi Irakun, mendohet qe rreth 500000 femije irakiene te kene vdekur nga mungesa e ushqimit dhe ilaceve. Ky realitet eshte nje fatkeqesi tragjike, kur mendon se Iraku eshte i pasur me burime natyrore, dhe gezon nje shkalle emancipimi me te larte se shoqerite e vendeve fqinje. Lufta ne Irak, do tu sillte ketyre njerezve ate qe njerezit kane me te shenjte, lirine.

4. Resurset natyrore te Irakut

Arma me e forte diplomatike ne doren e Sadam Hysein aktualisht, nuk eshte ushtria e tij dhe armet e shfarrosjes ne mase, por kontrolli mbi industrine e naftes. Iraku eshte nje prej vendeve me rezervat me te pasura me nafte ne bote, dhe eshte pikerisht kjo nafte qe ka blere mbeshtetjen diplomatike franceze dhe ruse per rregjimin e Sadamit. Oponenca qe keto vende po i bejne luftes fshehin interesat e tyre ekonomike qe i lidhin me Irakun. Gjermania nga ana tjeter, eshte partneri kryesor i Irakut ne prodhimin e agjenteve bio-kimike si arme te shfarrosjes ne mase. Keto vende me oponencen e tyre, thjeshte perpiqen te mbajne ne pushtet Hysein, dhe te fitojne sa me shume kohe. Nderkohe, cmimi i naftes ne tregun boteror ka arritur rekorde te reja dhe kjo ka demtuar ndjeshem ekonomite e gjithe vendeve te botes. Ky perben edhe nje prej motiveve perse SHBA kerkon te cliroje Irakun nga rregjimi i Hysein. Amerikanet do te kene kontroll mbi puset e naftes per nje kohe ende te pacaktuar, dhe ne kete menyre do te paguajne shpenzimet e luftes, dhe do te rifinancojne edhe rindertimin e nje shtetit te ri multiethnik-demokratik-pro-perendimor ne Irak. Argumentat se Washingtoni kerkon te "vjedhi naften irakiane" nuk qendron, pasi te gjitha vendet e rajonit si kartmonedhe te tyre perdorin dollarin, ate dollar qe amerikanet paguajne per naften qe blejne. Mos harroni qe SHBA eshte shteti i pare ne bote per konsumin e naftes.


5. Politika amerikane ndaj "Botes Arabe"

Perkushtimi amerikan per clirimin dhe rindertimin e shtetit irakian, perpara se te filloje nderhyrja ushtarake, eshte i paprecedent ne politiken e tyre te jashtme. Gjithmone amerikanet kane preferuar qe te kryejne detyrat e tyre si superfuqi e vetme karshi sigurise boterore duke nderhyre ushtarakisht, por nuk kane preferuar qe te perfshihen ne spiralen e politikave "komb-formuese". Pas 11 shtatorit, politika e jashtme amerikane ka ndryshuar plotesisht dhe perjetesisht, duke vene terrorizmin nderkombetar ne krye te axhendes se saj. Politikat e administrates amerikane ndaj terrorizmit ka dy objektiva: 1) forcimin e sigurise se brendshme amerikane 2) Shkuljen e rrenjeve te terrorizmit ne ato shoqeri ku ka zene rrenje. Ne kete kuader, ne plan te pare del rajoni i Lindjes se Mesme qe perfshin edhe mbare boten arabe. Duhet te kini te qarte, qe administrata amerikane para 11 shtatorit, i kish ngritur maredheniet me boten arabe ne bazen e interesit te ndersjellte te naftes: arabet shesin naften, amerikane e blejne ate dhe bejne nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per te gjitha problemet e brendshme qe keto shoqeri kane.

Dalja ne skene e Bin Laden dhe rrjetit te tij ne 11 shtator 2001, u la amerikaneve te kuptonin qe indiferenca e tyre per rajonin e Lindjes se Mesme u kushtoi teper shtrenjte. Gati te gjithe terroristet e 11 shtatorit ishin arabe dhe 19 prej tyre ishin shtetas te Arabise Saudite. Sinjali qe Washingtoni leshoi, u la te kuptonte botes arabe qe SHBA nuk mund te toleroje me qendrime e tyre, dhe nuk do te mjaftohet vetem me tregtine e naftes, por do te diktoje transformimin politik = demokratizimin e gjithe rajonit te lindjes se mesme. Administrata amerikane dhe mbare populli amerikan, me te drejte, vuri ne medyshje nese vendet arabe si Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Siria jane vende mike, apo vende qe mbeshtesin terroristet. Pavaresisht se Washingtoni mund te kete maredhenie shume te mira me qeverite e ketyre vendeve, ajo qe eshte shqetesuese per amerikanet, eshte fakti qe popullsia e ketyre vendeve mbeshtet aktet terroriste dhe manifeston nje urrejtje patologjike ndaj popullit dhe interesave amerikane ne bote. Amerikanet duan te ndryshojne imazhin qe keto shoqeri kane per SHBA-ne duke: a) rritur pranine e tyre ushtarake dhe ekonomike ne rajon b) investim politik per transformimin e shoqerive te izoluara ne shoqeri te lira e demokratike. Nje prej principeve amerikane ne politiken e jashtme per ruajtjen e paqes eshte se: "Demokracite nuk shkojne ne lufte me njera-tjetren, por i zgjidhin mosmareveshjet e tyre me dialog. Nese deshirojme te shohim nje bote ne paqe, duhet te eksportojme modelin tone demokratik kudo ne bote." Ky proces transformimi per boten arabe ka per te pare fillimin e tij me nderhyrjen ne Irak. Do te duhen vite, per te mos thene dekada, per te pare rezultatet e para te kesaj politike. Ajo qe bie ne sy, eshte fakti se administrata amerikane ka marre parasysh cdo kosto dhe ka shprehur publikisht perkushtimin e vet per ti shkruar deri ne fund ketij procesi. Vetem ne kete menyre, terrorizmi do te shkulet nga rrenjet e tij kudo ne bote. Iraku do te jete shteti i pare qe do te njohi kete transformim dhe shembullin e tij do ta ndjekin mbare vendet e rajonit.

6. Restaurimi i reputacionit te superfuqise se vetme ne bote

Bombat qe do te bien ne Irak do te krijojne nje oshetime te madhe qe do te ndihet edhe ne Iran, edhe ne Korene e Veriut, edhe ne mbare boten arabe. Prepotenca ushtarake amerikane eshte tashme matane cdo sfidimi te mundshem nga cdo vend apo aleance e botes. Kjo do te beje qe Irani dhe Korea e Veriut, "Akset e Djallit", qe jane ne qendren e vemendjes se administrates amerikane, te ndryshojne kurs ne programet e tyre berthamore. Aktualisht, Korea e Veriut po manifeston pikerisht friken ndaj qendrimit radikal amerikan ne Irak, duke u perpjekur qe te perfitoje nga momenti per te negociuar me Washingtonin. Rrezimi i Hysein dhe krijimi i nje qeverie multi-ethnike demokratike ne Irak, do te pershpejtoje procesin demokratizues dhe integrues ne Iran, qe eshte nje shoqeri islamike semi-demokratike.
Te gjitha shtetet e tjera ne bote qe do te ndjekin fushaten ne Irak, ashtu sic ndoqen ate ne Afganistan, do ta kuptojne qe presidenti Bush nuk di te luaje bllofin, por eshte me i vendosur se kurre per te parandaluar cdo kercenim te mundshem per sigurine kombetare amerikane apo nderkombetare. Pavaresisht se lufta nuk eshte asnjehere popullore ne opinionin publik, pavaresisht se lufta mund te vere ne medyshje rrizgjedhjen e tij si president, presidenti Bush nuk do te vere interesat e tij te ngushta politike perpara sigurise kombetare.
Debati mbi Irakun, ka nxjerre ne pah ftohjen e maredhenieve te SHBA me Francen dhe Gjermanine, ashtu sic u ka mesuar amerikaneve se maredheniet me te sinqerta ne Europe ata i gjejne ne shtetet e vendeve te Europes Qendrore, Jug-Lindore, dhe Lindore, ish-bllokun komunist. Shtete si Cekia, Polonia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Shqiperia, vendet Balltike jane treguar te gatshme jo vetem te mbeshtesin diplomatikisht Washingtonin, por te marrin pjese edhe ne fushata ushtarake. Ky rikonfigurim i Europes, vetem sa irritoi Francen e Gjermanine, ideatoret e BE-se, qe deshmojne me syte e tyre nje afrimitet te Euroes Lindore me interesat amerikane. Keto interesa bien ndesh me interesat franko-gjermane qe duan te shohin nje Europe te unifikuar jo vetem ekonomikisht, por edhe politikish, ushtarakisht. Kjo nuk ka per te ndodhur per aq kohe sa vendet ish-komuniste vleresojne me shume maredheniet me SHBA se me BE.

A eshte e moralshme nje politike e tille?

Duke mos dashur te futem ne debatin rreth qendrimeve te shteteve pro dhe kunder politikes se jashtme amerikane ne Irak, dua ta mbyll kete artikull me nje kendveshtrim largpames. SHBA eshte i vetmi shtet ne bote, qe ne 100 vjetet e fundit ka bere te gjitha luftrat dhe i ka fituar gati te gjitha ato, pavaresisht se asnjera nga keto luftra nuk eshte bere ne token e saj. Ata burra shtetesh, qe vene ne pikepyetje moralin e drejte te qendrimeve amerikane ne politiken e jashtme, si pa dashur, kane vene ne medyshje maredheniet midis dy popujve. Nese dikur shtete si Franca dhe Gjermania mbeshteteshin tek ombrella ushtarake e SHBA ne NATO pasi ishin te shqetesuar nga kercenimi sovjetik i luftes se ftohte, sot eshte SHBA qe eshte ne qender te terrorizmit islamik. Rolet jane ndruruar, dhe mund te thuhet qe amerikanet jane zhgenjyer ndjeshem nga qendrimet e papergjegjshme te disa liderve europiane. Iraku do te clirohet nga Sadam Hysein, me ose pa aprovimin e OKB, me ose pa pjesmarrjen e aleateve europiane dhe NATO. Nese sot para lufte debati eshte perqendruar tek ligjshmeria e nderhyrjes ne Irak, pak jave me vone, kur lufta te kete perfunduar me sukses, te njejtet burra shtetet do te nxitojne te marrin kredite per fitoren ne Irak. Se sa e ligjshme dhe e moralshme do te jete kjo lufte, gjithe bota do ta mesoje kur trupat aleate te hyjne ne Irak. Pritja qe populli irakien do tu beje forcave aleate, do te perbeje edhe moralin e luftes. Persa i perket qendrimit franko-gjerman kunder luftes, nese ata nuk ndryshojne qendrim se shpejti, clirimi i Irakut do ti gjeje ne krahun e gabuar te historise.

Ilirjan Papa
26 Shkurt 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.