Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ara me viēa s'lavrohet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Letersi :: Dreri nuk u kthye mė
Postuar nga: shigjeta

Letersi Ne kete teme mund te lexoni nje nga krijimet e fundit te nje prej anetareve te forumit, Dreri. Pershkrimet e bukura, simbolika dhe nje fund te arritur, i sjell lexuesit nje krijim mbreselenes.

* * *
Ne ate vjeshte u bene shume dasma, sa njerzit me muaj te tere nuk pushuan . Gjysma e javes u kalonte si te dehur..gjysma tjeter per pregatitjen e pritjes se nuses se re. Erdhen aq shume nuse , sa vendi dukej si i dale nga nje lufte e paq'shme
Dimri kercnoi se pari .kujtimi i atmosferes se dasmave ishte zbehur, nuset u bene fytyra te njohura ne fshatin qe prehej ne ate qoshe te bukur te natyres
Lajmi i cmendjes se Lecit te Palajve u perhap si nje kob i keq neper pershperitjet e grave. Dikush tha ka te hasur, ka shkelur mbi rruge shtoizovallesh, dikush tjeter ia la fajin plakes shtrige te Gjekajve.
Turma turma me sy te brengosur grate e veshur me te zeza rendin tek dera e te madhit te Palajve, babes se Lecit
Leci dy meter djale i shendoshe , shpatullgjere, i hijeshem , priste keto gra me naivitet pastaj diku me vone fillonte te riperseriste per to rolin e vet prej te cmenduri
Djemt e fuqishem te lagjes se Gjetajve ishin ne kembe afer murit dhe perpiqeshin te mbanin te fuqishmin e cmendur. Grate si spektatore te kesaj skene te dhimbshme luteshin per qetesimin e djalit. Leci shtrengonte nofullat me krahet fuqishem sokullsite djemte qe e mbanin. Kjo gjendje vazhonte disa minuta dhe gjithcka ishte si me pare Cdo njeri nxirrte nga nej hipoteze per shkakun e kesaj gjendjeje. Me se shumti besonin se kishte hasur. Kjo hipoteze u vertetua me se miri kur vellai i tij i vogel tha ne nje pasdite tek kishte dale per ta shoqeruar , qe e kishte pare te vellain te ngjitej fluturimthi shpatit te malit me disa hapa i kishte ikur nga syte. Grate terfellonin "mos o zot ma keq" dhe padisnin veten per trishtimin e tej'skajshem
Leci u harrua kur nje tjeter gjeme ndodhi ne ate fundvjeshte tek familjen e Noshajve. Djali i dyte e njerit prej djemve te Noshit ishte cmendur.
Turmat e grave ndrruan trajektoren e fjaleve dhe te hapave. Futeshin te trishtuara dhe dilnin te tmerruara me keq se per Lecin. Djali i Noshajve kishte humbur ne krevat dhe dukej si nje i vdekur..nuk fliste nuk jepte as nuk merrte kishte nje muaj qe nuk hante asgje. i zbehte tretej ne boten e vet Mjeket e shumte nuk arrinin te gjenin dicka nje diagnoze . Shtriga e Gjekajve eshte betuar qe do i cfarosi te gjithe kishte thene ne grua me ze te ulet.
Nje dite tek e kishin marre te semurin shoket e vet per krahu pasi ai vete kishte kerkuar te dilte jashte . tek perroi kishte permenduar disa emra duke betitur kerkonte ndihme ...te tjeret qe nuk shihnin asgje per'rreth mundoheshin ta qetesonin por ishte e kote
Banoret e atij vendi te vogel pasi kishin kaluar nje fillim vjeshte neper dasma ndiheshin si te trumhasur nga cpo ndodhte
Liza tek po kthehej nga shkolla ishte bere e semure ne gjendje te fiket . femijet tjere te trishtuar kishin dhene kushtrimin Te paret qe mbrriten aty e gjete vajzen duke folur ne tjerm Permendte emra grashe duke thene qe po e shqyejne, dhe qante e lemeritur
Kjo u harrua kur plaku i Qerimajve u kthye i cmendur nga lugina e Kroit te Gjeraqines Ky vdiq ate dite ku u kthye pas nje muaji i humbur Ndue Leka nga Kolajt nje lagje ne fund te fshatit per te u tha se kishte shetitur te gjitha bjeshket me shtoizovallet dhe ato e kishin leshuar
Dy vajza nga kjo lagje u cmenden pak dite me vone ne nje shpelle ku ishin futur te mbrohesh nga shiu Njera fliste se kishte perkundur nje djep dhe nje femije qante akoma ne shpelle.
Pas kesaj dimri erdhi me shume bore. Rreth oxhaqeve me nxirrnin tym burrat luanin "domino" ndersa grate thurnin corape dhe thashethemet e vjeshtes, here me nuset here me te cmendurit shumte
Pranvera filloi e qete, bora po shkrihej, neper livadhe bari zgjohej , ahet leshuan njomzen e gjelbert. Mbremjet filluan te bien te ngrohta, te gjithe ishin perveshur punes sikur asgje skishte ndodhur vjeshten qe shkoi
Te gjithe e emeruan vit i keq dhe plakat thane se kjo kishte ndodhur eshe nje here shume kohe me pare. Shtriga e Gjekajve shihej me inat dhe nenat poriosisnin femijet qe ti ruheshin...te mos bien ne nje rruge me te...Po e takuan te kapnin veten diku ne pjesen e poshtme pasi sipas tyre atehere ajo nuk kishte c'tu bente
Te gjithe do e kishin harruar cfare ndodhi sikur nje nate te ngrohte pranvere nuk do kishte thene mes shoqesh Dranja e Ndrejajve se djali i Milanit ka kaluar,,,,eshte cmendur , tek grate filloi frika se cmendja e keqe po kthehej prape O zot na ruaj kishin belbezuar plot frike A e keni vene re tha Dranja qe djali i Milanit flet me vete, mbremjeve kur tkhehet vone
Une e kam takuar njedite me shi tek perroi i rrathtoreve. Ishte lagur i teri ..nuk me foli po vazhdoi rrugen neper livadhin e kodres se mrizit. Grate filluan te porosisnin te bijte te mos shoqeroheshin me te. Ai ka pune me dreqin .Ai ndiste zjarre mes pylit dhe rrinte i vetem deri vone..ndonjehere degjohej zeri i tij tek kendonte.
Burrat u besuan grave dhe filluan te shohin me keqardhje Milanin i cili ishte nje burre i ndershem punetore i pafjale kishte femije shume por..te gjithe ishin shume te rregullt
Djali i Milanit zbriti nje nate dhe gjeti te grumbudhuar ne nje shteg shume gra e burra qe pushonin ne ate muzg. I pershedeti i qeshur dhe mori te largohej I ndjente shikimin e tyre pas shpines se tij , hapi partaren dhe u fut tek shtepia e vet dykateshe mbuluar me tjegulla . ate pjese rruge e beri duke vrapuar, nje burre ne moshe tha shih si ece si kaprodhi
Qe ate dite njerzit nuk e therrisnin me ne emer po Dreri"
I cmenduri" vertet humbte me ore te tera, se nga shkonte ..neper pyje, perrenj, ktheje ne mbremje vone nuk i fliste askujt Me vete mbante gjithnje copa letrash qe dreqi e di se cfare bitiste nder to.
Ditet erdhen duke u ngrohur, grate shihnin Drerin si nje mine me sahat qe do shperthente dita dites dhe kush e di ku do perfundonte edhe nje here cmendja e keqe e vitit te shkoi
Ne nje mbremje ne te errur Maria e Palit kishte zbritur pa fryme , e tmerruar u kishte thene shoqeve qe kishte pare Drerin tek perroi i "ures se gurit" me nje shtoizovalle. asaj i merrej goja tek tregonte Ate mbremje mina me sahat per grate kishte shperthyer, pasthirrma te kobshme kishin leshuar. Burrat mbeten gojehapur, te gjithe i besonin Maries , sepse ajo ishte grua serioze
I vetmi qe mori rrugen per tek perroi ishte Simoni, ai ishte rreth te gjashtedhjetave, ai gjithe dimrin gjuante....e njihte cdo qoshe e pellembe te atyre maleve. Kaloi kodren e mrizit zbriti tatpjete livadhit..mbi kepuce iu ngjiten petale te bardhe lulesh qe keputeshin nga hapi i tij i rende. U afrua tek perroi, degjoi gumezhitjen e ujit, ishte erresire Nje hene si fytyre e qeshur leshonte pak drite te ndare mes degesh
U ngjit per gjate lugines se perroit derisa u afrua aq shume sa dalloi "drerin" mbi ne gure afer pellgut tek ujvara e vogel qe binte me shkumet e bardha te ujit . Dalloi trupin e tij te te gjate e te dobet . Krahet e gjate qendronin varur mbi shpatulla te gjera te djaloshit Zuri vend ne nje qoshe Trupi i zhveshur i djalit nga pethyeja e drites se hene vinte i bronxte . Simoni i erdhi keq per kete djale
Pas pak "dreri" u zhyt ne uje
Plaku priti te dale...Degjoi nje ze te holle.
"Dreri" mbante ne krahe shtoizovallen e tij. Floket e saj vareshin si uji qe binte mbi pellg .Hypen te dy mbi gure Duke qendruar mes Henes dhe plakut . Drita e henes rreshqiste mes trupave te tyre duke vene ne pah relievin e gjinjeve te shtoizovalles"
Qendruan gjate duke u puthur,dukej sikur puthja e tyre nuk do mbaronte kurre
U shkeputen "shtoizovallja filloi te vishej
Plakut iu duk sikur uji i perroit u kthye mbrapsht , u djersit i teri shtrngoi nofullat aq sa ndjeu dhimbje. ne ate kontrast te henes me naten ai njohu vajzen e vet . Bota u permbys per te ne ate perrua.
Kur u kthye plaku te gjithe e prisnin me zemer ne dore. cfare lajmesh do sillte nga perroii magjishem.
Ai menjanoi rrugen dhe iku neper nate....
Dreri nuk u kthye me.

* * *



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.