|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kur jemi te lumtur, ne jemi gjithnje te mire; por kur jemi te mire,s`eshte se ne jemi gjithnje te lumtur.
--- Wilde
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Piktori Ilia Llongoviti, viti 1525
Veprimtaria ndėrtimore dhe artistike nė vendin tonė, shquhet pėr zhvillimin kohor tė saj nė tė gjitha fushat e jetės sė shoqėrisė shqiptare. Kjo veprimtari do tė lidhet me dispozitat psikologjike dhe fizike, vitalitetin qė karakterizon kombin, mbėshtetur nė traditat e lashta tė etnosit shqiptar.
Nė artin e kultivuar dhe tė zyrtarizuar, siē ishte arti religjioz (fetar) pėrfshirė epokėn bizantine dhe post-bizantine nė Shqipėri do tė lulėzojė njė aktivitet i shquar artistik, i njėjtė me vendet ballkanike. Kėtė e tregojnė numri dhe vlerat e veēanta tė monumenteve, mjeshtria ndėrtuese dhe piktorėt qė lindėn dhe u frymėzuan nė vendin e tyre. Me situatėn e sotme studimore, arti i vjetėr lėvrohet nėpėrmjet restaurimit tė monumenteve historiko-kulturore, i cili lejon qė nėpėrmjet proceseve qė bėhen mundėsimin e zbulimit tė gjurmėve tė vjetra dhe vlerave tė mbuluar nga koha. Ky fenomen ėshtė mjaft i ndjeshėm nė veprat e artit pėr arsye tė teknikave delikate dhe mosmirėmbajtjes qė ndodhin pėr shkaqet natyrore dhe ekonomike.
Gjatė gjurmimeve dhe dokumentimeve tė bėra nė monumentet e vendit, ne kemi indentifikuar punėt e piktorit mesjetar Ilia Llongovitit.
Ilia Llongoviti ishte me origjinė nga fshati Llongo i Dropullit tė sipėrm tė rretht tė Gjirokastrės. Ky artist ka pikturuar nė kishat e zonės sė Sarandės, Delvinės dhe Gjirokastrės. Por kemi informacione se aktiviteti i tij ėshtė futur edhe nė vendet fqinje nė Greqi e Maqedoni.
Si objekt i kėtij shkrimi ėshtė Kisha e Shėn Athanasit nė fshatin Pecė tė Delvinės e vitit 1525. Fshati Pecė ndodhet nė zbritje tė rrugės automobilistike tė qafės sė Muzinės nė distancėn 5 km nė veri. Kjo kishė ėshtė ndėrtuar mbi njė bregore me ngjyrė tė kuqėrremtė, rrethuar nga njė pyll me drurė tė shkurtėr mesdhetar qė ja shtojnė bukurinė kėtij peisazhi jugor. Arkitekturė e saj ėshtė ndėrtuar me gurė tė zakonshėm dhe e mbuluar me njė ēati 2 nivelėshe qė ngjan si njė banesė e zakonshme fshati. Por nė brendėsi fasadat e mureve tė kishės janė tė pikturuar me afreska qė shquhen pėr vlerat e tyre artistike (foto 1).
Duhet thėnė qė nė fillim se krijimtaria e kėtij artisti tė pastudiuar ka rėndėsi pėr historinė e artit mesjetar shqiptar. Rrethanat e vėshtira historike tė vendit pas pushtimit tė Kostandinopolit (1453) do tė krijonin nė provincat e pushtuara premisa tė reja nė fushėn e ideve dhe tė rrugės qė do tė merrte arti. Artisti do tė mbyllej nė botėn e tij, larg qendrave kulturore dhe do tė zhvillonte aktivitetin krijues nė kishat e vogla fshatareske, ashtu si Onufri nga (Neokastra) Elbasani qė do tė pikturojė kishat e Malėsisė sė Shpatit nė shekullin e XVI. Megjithėse kėta dy artistė i pėrkasin njė shekulli dhe tė dy shqiptar, Ilia Llongoviti ėshtė mė i hershėm se Onufri dhe qė punon nė njė zonė tjetėr gjeografike. Nė njė aspekt, gjuha artistike e piktorėve ėshtė e njėjtė, aspirimi i tyre pėr njė art dhe pėrshtatja nė rrethanat e reja ekonomike dhe kulturore tė vendit nė kėtė periudhė. Individualiteti krijues i piktorit Ilia Llongoviti shfaqet nė origjinalitetin e stilit. Nė pikturat murale tė kishės sė Pecės, duke dekoruar ato, redukton skenat biblike dhe kompozon nė sipėrfaqet e mureve kompozimet mė kryesore tė cilat i japin efektin psikologjik. Mė pėrparėsi marrin figurat e shenjtorėve nė madhėsi gati natyrale, duke u trajtuar nė njė frymė mė njerėzore dhe ekspresiviteti, i cili shprehet nė lėvizjet dhe mimikėn e fytyrave. Dy kompozimet e mėdha "Shpėrfytyrimi" dhe "Ngritja e Krishtit nė qiell" janė vendosur pėrballė dy fasadave, nė atė perėndimore dhe lindore qė mbajnė peshėn kryesore tė pikturės tė ngarkuara nga atmosfera dramatike e pėrmbajtjes. Tek "Shpėrfytyrimi", idea e kompozimit jepet nėpėrmjet shfaqjes sė Krishtit nė majėn e malit rrethuar nga aurola dhe tė tre profetėve tė kėrrusur nga drita qė i ka verbuar (fig.2), kurse tek kompozimi "Ngritja e Krishtit nė qiell" nė personazhet e shumta tė tij, figurat janė plot lėvizje, shprehje tė theksuara patetike qė vėshtrojnė ngritjen e Krishtit nė qiell. Apostullit Petri, njė ėngjėll i tregon me gisht nga qielli pėr ndodhinė, ky pėrbėn grupimin mė interesant tė kėtij kompozimi.
Nė pikturimin e shenjtorėve: Shėn Minait, Shėn Dhimitrit dhe Shėn Gjergjit, personazhet janė paraqitur si kalorės luftėtarė. Figurimi i dy shenjtorėve Teodor Tironit dhe Teodor Stratillatit ėshtė i veēantė nė ikografinė shqiptare. Tė dy figurat janė paraqitur tė bashkuar me njėri-tjetrin dhe si kalorės, eksresiviteti i theksuar vihet re nė shprehjet e fytyrave dhe lėvizjeve gjallėruese. Palat e shumta tė pelerinave valėviten nga vrulli i kalorėsve.
Skena Lindja e Krishtit ėshtė pikturuar me njė frymėzim mjaft popullor qė karakterizohet nga thjeshtėsia e vendosjes sė personazheve nė njė ambient natyror.
Piktori, duke ditur mirė historinė e vendit pėr herė tė parė do tė pikturojė "Shėn Terinin". Terini ishte banor nga qyteti antik i Butrintit. Nė fushatėn kundėr krishtėrimit qė bėri Perandori Deociklian nė shek.III do tė martirizojė edhe kėtė personazh historik nė teatrin antik tė Butrintit, por bishat qė duhet ta shqyenin Terinin i lėpinin trupin dhe u larguan, ashtu siē ndodhi me profet Danielin. Pas kėsaj sprove, Terini u shenjtėrua dhe qė ėshtė zyrtarizuar nga feja si njė nga shenjtorėt e parė epiriotas tė krishtėrimit nė Shqipėri. Nė moshė tė re dhe fytyrė tė bukur, veshur me rroba princėrore dhe qė mban nė kokė kurorėn ėshtė pikturuar nė afreskun e altarit tė kishės nga ky piktor (foto 4).
Megjithėse afreskat e kėsaj kishe janė tė dėmtuara nga koha dhe ndodhen nė degradim e sipėr, njė projekt i hartuar (S. Mihalēka, Z. Marika, viti 2003) dhe i planifikuar nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės nėn pėrkujdesjen e dr.Gazmend Muka qė do tė realizojė konservimin dhe restaurimin e kėtij monumenti tė shek. XVI qė ka rėndėsi pėr historinė e artit mesjetar nė vendin tonė
Kand. Dr.Skėnder Mihalēka
|
|
|
|