|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Nje fierak fiton kupen e arit per konjakun me te mire ne bote
FIER - E pabesueshme, por e vertete. Nje familje industrialistesh shqiptare fiton kupen e arit per konjakun me te mire ne bote. Ne nje ceremoni te organizuar ditet e fundit ne Paris, "Organizata Boterore e Cilesise i ka dhene cmimin nderkombetar te cilesise, ne kategorine ar, firmes "Kondakci" si nje entitet, per arritjet e koorporates per te njohur cilesine dhe persosmerine", eshte shkruar ne motivacionin qe shoqeron trofeun. Kupa e arit, qe kushton 80 mije dollare dhe qe tashme eshte bere prone e familjes nga Fieri, i eshte dorezuar presidentes se firmes, Fedra Kondakci. Prodhimi i firmes shqiptare eshte perzgjedhur mes prodhimeve te 9500 kompanive te fushave te ndryshme nga 163 vende te botes. "U befasuam kur na ftuan te merrnim pjese ne ceremonine e ndarjes s-__eve. Deri ate dite, nuk e dinim qe pijet alkoolike qe prodhojme i kishin testuar ne fshehtesi per konkursin nderkombertar. Nuk gjej dot fjale per ta shprehur kete qe ka ndodhur: eshte dhurate e Zotit", pohon i emocionuar bashkeshorti i Fedra Kondakciut. Mirepo, sic shkruhet ne nje tekst qe shoqeron kupen, Organizata Boterore e Cilesise ka vendosur duke u mbeshtetur ne burimet e nje rrjeti shume te madh te informatoreve te saj ne te kater anet e botes, ne ambasada, dhomat e tregtise, shtypin e shkruar dhe ne ate elektronik, ne panairet e zhvilluara, etj. Ne fakt, "Kondakci" eshte e para marke private e regjistruar ne Shqiperi, ne vitin 1993. Cifti i bashkeshorteve, Skenderi nga Fieri dhe Fedra Kondakci nga Korca, krijuan firmen ne Fier ne vitin 1992. Firma ka marre pjese ne disa panaire nderkombetare, ne Berlin, Milano dhe Lisbone. "Gjithcka e kemi arritur pa asnje ndihme nga shteti", ve ne dukje bashkeshorti i Fedres. Pikerisht kesaj gruaje i kushtohet suksesi. Ose me sakte - babait te saj, i cili kishte trasheguar nga i ati nje formule "magjike" te prodhimit te konjakut. Behet fjale per konjakun e famshem te korcarit Theodhoraq Kondakci qe themeloi shtepine industriale ne Korce rreth nje shekull me pare, ne vitin 1870. Ai fitoi medaljen e arit ne panairin e Selanikut (Greqi) ne vitin 1937 dhe po ashtu nje tjeter diplome ne nje panair ne Bari te Italise. Tradita u transmetua brez pas brezi. Nje nga burrat e familjes Kondakci, me arsim te mesem, e trashegoi formulen e fshehte per ta zbatuar ne nje ndermarrje shteterore te prodhimit te pijeve alkoolike ne Korce deri ne vitin 1963, kur ai vdiq. Megjithate, sekreti "jetoi", por nuk u zbulua nga shteti. (Ndermarrja shteterore vazhdoi te prodhoje konjak, por jo konjakun e cilesise "Kondakci".) Para se te nderronte jete, burri i zgjuar ia besoi formulen "cudiberese" vajzes se tij, e cila i qendroi "betimit" ne menyre po aq strikte sa paraardhesit. Fedra ishte ekonomiste ne profesion, por ne vitet e fundit te komunizmit u kualifikua si teknologe ne nje ndermarrje shteterore te pijeve alkoolike. Bashkeshorti i saj ishte nje mekanik. Por kur vendi u hap me boten dhe iniciativa e lire u lejua, cifti zoteronte nje "thesar", ate formule te hershme kimike qe e vuri ne zbatim; dhe ai doli mbare. Per gati nje dekade, ata kane prodhuar pak, por sakte. Por tani qe u bene te famshem, per ata fillon nje ere e re lavdie dhe fitimesh.
Gentjan Ruko
|
|
|
|