|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Te pish pa pasur etje e te besh dashuri ne cdo kohe, zonje, vetem kjo na dallon nga kafshet e tjera.
--- Beaumarchais
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Rritja e interesit rreth lidhjes midis konsumit te tepruar te kripes dhe tensionit arterial esencial (primar) i dha lindje koncepteve: sensibilitet ndaj kripes (natrio-sensibilitet), rezistence ndaj kripes (natrio-rezistence) dhe hipertension natrio-dependent.
Studimet eksperimentale ne kafshe dhe kerkimet shkencore, duke perdorur metotodologji te shumta dhe kritere te ndryshme, per vertetimin e sensibilitetit ndaj kripes, kane sjelle te dhena bindese rreth faktit se ne nje kategori njerezish presioni arterial eshte me i ndjeshem ndaj teprices apo mungeses se kripes, ne krahasim me te tjeret.
Ne nivelin aktual te njohurive, sensibiliteti ndaj kripes mund te perkufizohet si nje rritje e vlerave te presionit arterial, e cila vjen si pasoje e konsumimit te tepruar te kripes gjithmone me ane te dietes.
Koncepti i sensibilitetit ndaj kripes lindi duke u bazuar ne vezhgimet dhe studimet e gjera mbi nje numer te madh individesh, te kryera ne vende te ndryshme te botes dhe te mbeshtetura nga rezultatet e eksperimenteve te kryera ne kafshe. Eshte demonstruar qe: - Prevalenca e hipertensionit arterial (HTA), rritet njekohesisht me rritjen e konsumimit te kripes me ane te dietes, ose me rritjen e ekskretimit (eliminimit) urinar te natriumit. - Popullsite te cilat nuk perdorin kripen ne pergatitjen e ushqimit paraqesin vlera te uleta te presionit arterial i cili nuk rritet me kalimin e moshes dhe HTA eshte pothuajse absent. - Ne rastin kur individe nga zonat me konsum te ulet kripe dhe pa HTA emigrojne dhe adoptojne stilin modern te te jetuarit ( i cili presupozon nje rritje te kosumit te kripes nga 1-2g/dite, ne 10-20g/dite), HTA shfaqet ne perqindje pothuajse te njejte me ate te vendit ku jetojne. Megjithese faktore te tjere (social-ekonomike, ushqimi, stresi) mund te ndikojne, rritja e konsumit te kripes mendohet te jete me i rendesishmi. - Ne popullsite ne te cilat konsumohet me teper se 10g/dite eshte rregjistruar nje rritje e tensionit arterial me kalimin e viteve.
Eksperimentet ne kafshe jane dominuar nga studimet e Dahl and colab. mbi minjte e ndjeshem ngaj kripes (natrio-sensibil) dhe eshte vertetuar se ky lloj sensibiliteti transmetohet gjenetikisht, por rritja e presionit arterial varet nga rritja fillestare e debitit kardiak dhe rezistences vaskulare periferike ne totalitet. Kjo rritje fillestare, ne brezat qe pasojne, evoluon ne nje profil hemodinamik te rritjes te rezistences vaskulare periferike (nje nga shkaqet e HTA). Jane verejtur anomali te ndyshme p.sh.: - Tė sistemit nervor autonom: rritja e perbereses neurogjene te rezistences vaskulare, rritja e dendesise te receptoreve alfa-1 dhe alfa-2, kontrolli anormal i ritmit kardiak me ane te refleksit baroreceptor, renia e sensibilitetit te barorefleksit. - Renale: intensifikimi i eliminimit salin, reduktimi i numrit te glomeruleve, anomali e rezistences vaskulare, renie e eliminimit te kalikreines, renie e renines plazmatike dhe renale. - Endokrine dhe metabolike: reduktimi i sintezes dhe eliminimit renal te PGE-2, intensifikimi i sintezes te 18-hidroksidezoksikortikosteronit, renia e nivelit plazmatik te aldosteronit, inhibimi adrenal i aktivitetit te renines.
Nje pjese e ketyre rezultateve jane gjetur dhe ne njerez te cilet shfaqin sensibilitet ndaj kripes dhe te cilet mund te behen mbartes te mundshem te ketij tipari.
Dieta moderne paraqet nje abuzim ne konsumin e kripes, disa studime tregojne nivele rreth 10-20 here me te larta se niveli maksimal i toleruar nga organizmi dhe kjo sjell pasoja patologjike te lidhura me HTA.
Studimi Intersalt ekzaminoi lidhjen midis eliminimit te natriumit dhe presionit arterial, ne me teper se 10000 individe, ne 52 qendra, ne 32 shtete me procedura te njejta. Analiza e vlerave te presionit arterial ne raport me vlerat e eliminimit te natriumit tregoi: - Nje eliminim i Na+ mbi 100mmol/24h nuk duhet te rekomandohet ne asnje forme - Nje eliminim i Na+ nen 40mmol/24h ka mundesi te parandaloje rritjen e presionit arterial me kalimin e viteve dhe HTA - Vlerat ndermjetese te eliminimit te Na+ nga 40-100mmol/24h te rekomanduara ne disa vende ( SH.B.A., Australi) mund te jene te pademshme vetem ne prezencen e faktoreve te tjere dhe te nje stili te shendetshem te jetes (evitimi i abuzimit ne alkool, ne yndyrna ushqimore, stresit etj.), dhe ne menyre te vecante ne rastet kur konsumi i natriumit dhe kaliumit ruan nje raport natyral Na/K me te vogel ose te barabarte me nje.
Jane bere dhe shume studime te tera qe gjithashtu mbeshtesin keto perfundime dhe keto rezultate kane pasur nje ndikim te madh mbi disa vende te cilat kane futur ne programet e tyre nacionale, rekomandimin e konsumit te perditshem te natriumit 0,5-1g/dite.
Bibliografi
-Brum J.M., Tramposch A.F., Ferrario M.C. Neurovascular mechanisms and sodium balance in the pathogenesis of hypertension -Elliott P., - Observational studies of salt and blood pressure -Sullivan J.M. Salt sensivity: definition, conception, methodology and long-term issues -Waeber B. Quand et comment traiter lhypertension arterielle -Soubrier F., Jeunemaitre X., Corvol P. Les facteurs hereditaires de lhypertension arterielle esentielle
Pergatitur nga Dorian Katro
|
|
|
|