|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ēka ban baba, e hjek i biri
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 41 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Nga Aleksander Cipa/ Ne dilemen per zgjedhjet e reja presidenciale dhe kercenimin per zgjedhjet e parakohshme, dy kreret aktuale socialiste Fatos Nano dhe Ilir Meta nuk kane arritur nje zgjidhje. Eshte fjala per paktin e paszgjedhjes dhe trashegimnine e postit te kryetarit te Partise.
Shfaqja dhe interpretimi i ketyre diteve nga ana e protagonisteve dhe lojtareve socialiste, eshte e njejte me ate te kohes se krizes konfliktuale te para disa muajve. Por ka ndryshuar vetem veshja. Mes tyre si nje qellim margjinal ka mberritur zgjedhja presidenciale. Ndersa frika e zgjedhjeve te reja ka ne thelb se shumti trembjen nga kostoja e rifitimit te mandateve deputetore per cdokend. Kjo frike njeheresh eshte "shkopi kercenues" qe tundet si per aktin magjik nga zoti Nano ose thene ndryshe nga: socialisti ne largim. Mes ketij kondicioni socialisto-kandidati Nano dhe kandidato-krye...Meta rrokullisin ditet e nje fushate te re, me te eger e me me teper kulisa per njeri-tjetrin. Ne ta po mblidhet nje ortek skenaresh dhe versionesh per loje, sa asnjehere ndoshta s'ka pasur ne ndeshjen politike te 12 vjeteshit te fundit mes dyshes "tradicionale" Nano-Berisha. Kjo "lufte e heshtur" apo fushate pa turma, brenda mazhorances se mbajtur ende per konjukture te pushtetit apo pushteteve, do te vazhdoje edhe dy jave. Nuk ka sesi te mos kete nje kumt rrefyes ne kete kontekst, fjala e sekretarit te Pergjithshem socialist Gramoz Ruci para socialisteve te Tiranes, ku u shpreh "per pazarlleqe mes me te forteve te politikes etj..." Hapesira qe ndan dy kreret ne perplasje, perkohesisht te heshtur, mbushet pikerisht nga brendia e nje marreveshjeje te menduar jo vetem prej tyre, por edhe prej mbeshtetesve. Mesazhet publike dhe kortezia e pakursyer ne deklarimet e fushates presidenciale te paleve nuk jane gje tjeter vecse skema klasike e shprehur sipas shprehjes: "Duaje publikisht kur duhet dhe ndeshkoje se qelqi me s'ngjitet". Ne shkembime pasazhesh dhe intervistash rivleresuese Nano dhe Meta njeheresh dhe te afermit politike te tyre nuk po lene asnje "njolle per dashuri te dyshimte". Por thelle tyre, tradhetues eshte skepticizmi. Nese mbetesh ne verifikim te distances mbeshtetese te zotit Meta per kandidatin presidencial Nano dhe njeheresh asaj per kandidatin e rikandiduar Meidani, do te duhet kohe shfaqjeje dhe prononcimi per te percaktuar ndryshimin. Gjithsesi duhet pranuar se rendesa dhe kostoja, mes dy rivaleve per kete ndeshje, nuk eshte e njejte. Ish kryeministri Meta ka nje mosngutje dhe shmangie nga deklarimi per pasardhesin e zotit Nano ne krye te Partise. Nderkohe qe kete kujdes te porositur, mesa duket e mbartin edhe te afermit e tij politike. Nje tjeter skaj duket se jane te afermit qejfmbetur politike te zotit Nano. Ne glosarin ditor politik, ky grup tashme ka fituar pagezimin "katharsistet". Me qejfmbetur se metistet, "katharsistet" po shkojne edhe me larg ne dilemen e mbeshtetjes votuese per pretedentin Nano. N` nje pamje tjeter ky mund te quhet investim per oponencen e brendshme te Partise ose "berthama e mbartur" e fraksionimit. Mes ketyre grupeve, perfshi te pakenaqurit e grupuar dhe qejfmbetjeve te pariparueshme kreu socialist Nano dhe ish-kryeministri Meta mbesin ne ndjekjen e ankthshme te dy javeshit percaktues per zgjidhjen komplekse. Zoti Nano i mbushur me optimizmin dhe qetesine e kultivuar per konkurimin me te rendesishem te jetes se vet politike, se paku nje bilete e ka prere per mosanullim: bileten e ikjes nga karrigia e kreut te selise roze. Prenotimin e ri ende e ka te pakryer, zoti Meta eshte konfirmuesi dhe sherbyesi i fundit per te.
Koha Jone
|
|
|
|