Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Bukuroshja e Londrës
Postuar nga: Fiori

Letersi Kush eshte Methju Simpson; babai i Kejtlin Langlej, i shoqi i Silvias apo vrasesi i fshehur?! Atehere kur ditet rrjedhin drejt oqeanit te jetes ngadale dhe qete, e ftohta e antrakdites ngrin rrjedhjen...cila eshte familja e Kejtit? - Kush ka mbetur akoma gjalle?!

Keto pyetje dhe me shume pergjigjen ne faqet ne vazhdim te romanit. Ngjarjet behen me te komplikuara dhe libri merr kuptimin e tij.

Faqet 03-07 Faqet 07-14

Faqet 14-23 Faqet 23-30

Faqet 31-39 Ne vazhdim faqet 40-51

vazhdimi...

Per aq sa mund te shihja me nje sy qe hodha ne castin kur ai ngriti koken ne drejtim te dritares sone, e vetmja gje qe arrita te vija re ishin floket e tij, te kuq e te shpupurisur.
Tani, qe nga shkallet, degjova zera.
-Eshte shoqja ime. – Nuk munda te degjoja se cfare po thoshte ai, por zeri I Odrejt kumbonte I paster.
-Po, keshtu e quajne. – Kejtlin Langlej. Por te gjithe e therrasin Kejt. Prisni nje minute sa t’I them.
Pasi vura gersheret menjane – punoja nga pak si modeliste -, zbrita me te shpejte shkallet. Odrej e kishte lene te panjohurin te priste te hyrja e ngushte.
-Urdheroni, ja ku eshte.
Ai beri nje hap perpara.
-Jeni zonjusha Langlej?
Hyrja e ngushte nuk kishte dritare, por drita ishte e ndezur. Djaloshi qendronte pothuaj poshte meje dhe me veshtroi duke ngritur fytyren, e cila kishte nje shprehje te cuditshme. Syte I kishte te zgjuar, fytyren tere prenka, por ishte me I madh nga c’me qe dukur me ate sy te shpejte qe I pata hedhur nga dritarja.
-Po, jam Kejt Langlej.
-Por a jeni Kejt Langlej e vertete? – tha dhe u afrua te shkallarja e pare. – E di qe do t’ju duket qesharake, por po perpiqem te gjej nje vajze dhe nuk di gje tjeter pervec emrit. Asgje tjeter. Nuk di as ku banon, a eshte ende gjalle, ose ne ka ardhur ndonjehere ne Londer. – Qeshi. – Do t’ju duket mjaft e pabesueshme kjo histori. Dhe vertet ashtu eshte. E vetmja gje qe di eshte se Kejt Langlejn qe kerkoj une e sollen ne Angli kur ishte femije. Dhe keshtu nisa kerkimin tim me te gjithe emrat qe ka libri I telefonave, se pari ai I Londres.
------------------------------------------------------------
40


Pastaj do te merrem edhe me qytetet e tjera. Deri me tani kam gjetur Langlej te ndryshem, por pa ndonje sukses. Ma merr mendja se edhe ketu do te deshtoj.
Une qesha dhe thashe:
-Me duket interesante. Ne qofsha Langlej e vertete, c’keni per te me thene? Mos kam trasheguar befas ndonje pasuri?
-Kam frike se jo. Shikoni, po shkruaj nje liber, dhe personi qe kerkoj mund te me ndihmoje ne mbledhjen e materialit.
-Me vjen keq! Deshtuat perseri.
-Domethene, nuk jeni…, - ngurroi pak, - vajza e Silvia Langlejt?
-E Silvias? – E veshtrova me dyshim. – Po Silvia e quanin nenen time.
Ai ngriti zerin I befasuar:
-Ka qene aktore?
-Po, por…
-Me ne fund me buzeqeshi fati! Per ate Zot ne e prisja qe t’ju gjeja. A ka mundesi te ulemi diku? Kam shume pyetje per t’ju bere. – Erdhi pas meje dhe I ngjitem bashke shkallet. Odrej po merrej ende me valixhen, keshtu qe ishim vetem ne dhomen e ndenjjes. Copa letrash e basmash te ndryshme ishin te shperndara mbi kanape, por I hoqa dhe u ula perballe tij.
-Nuk e marr dot me mend se c’doni te mesoni prej meje dhe pse interesoheni per nenen time. Nuk ka qene ndonje aktore me rendesi. Nuk ma ha mendja se do t’I kujtohej ndokujt.
-Nuk me intereson puna e saj ne skene. Por s’ju kam thene ende si quhem. Emri im eshte Lokit. Piter Lokit. Shkruaj romane me pseudonime te ndryshme.
------------------------------------------------------------
41


Zakonisht romane policore. Por romani im i ardhshem nuk do te jete veper fantazie, por permbledhje te dhenash reale. Pikerisht per kete pune ju dua.
E nderpreu fjalen, thua se po priste te reagoja ne njefare menyre ndaj atyre qe tha. Une po e veshtroja heshtur.
-Tema do te jete po ajo, krimi. Vecse ne kete liber te ri kam nder mend te trajtoj disa nga vrasjet e pahetuara te njezet vjeteve te fundit. Pjesa me e madhe syresh jane ngjarje interesante. Ne kohen e tyre tronditen dynjane dhe tani jane harruar. Publiku harron shume shpejt, apo jo? Sot rreqethet, ndersa neser e ka harruar ate ndodhi. Vetem familjet e viktimave e mbajne mend. Por ju I dini keto pune me mire se une!
-Urdhero? – thashe dhe prita.
-Tregomeni tani per nenen tuaj…Kane kaluar kaq vite qysh atehere, prandaj shpresoj se do te jeni ne gjendje te me ndihmoni per grumbullimin e materialit te kesaj historie. Ndoshta keni ca nga letrat e saj ose ndonje fotografi te pabotuar. Gjithcka qe mund te hedhe drite te re mbi kete ceshtje. E di se ne ate kohe ishit e vogel, por me siguri qe do te keni pervijuar hipotezat tuaja…
-Ju lutem!- e nderpreva menjehere. – Per nenen time? Nuk po marr vesh asgje nga keto qe thoni.
Ai rrudhi vetullat.
-Mos nuk jeni njeriu qe kerkoj? Por nuk eshte e mundur te kene qene dy aktore me te njejtin emer. Pa prisni nje minute! A nuk ju ka rritur nje grua qe quhet Nora Uots?
-Po. Neni me ka adoptuar pak a shume.
------------------------------------------------------------
42


-I thenkeni Nen? – Tundi koken ne shenje miratimi. – Perkedhelese per ‘neni’* ma merr mendja. Di qe ka qene mendeshe ne familjen e nenes suaj.
Mbeta e shtangur. Neni mendeshe? Pata menduar gjithnje se kishte qene mike e familjes. Por, cfaredo qe te kete qene dikur, tani kishte te ardhura te mjaftueshme, sepse me kishte rritur, edhe pse jo ne luks, megjithate ne kushte te rehatshme. Dhe, ne fund te fundit, s’ishin gjithe keto pyetje?
Ai vazhdoi:
-E pata mjaft veshtire te gjeja gjurmet tuaja. Motra e nenes suaj nuk pranoi te me takonte, dhe informacioni I vetem qe munda te merrja ishte nga dikush qe ne ate kohe pati qene rastesisht ne sherbim te familjes suaj. Dinte qe ju paten sjelle ne Angli. Zonjusha Langlej, keni shkuar ndonjehere ne France?
-Doni te thoni…- Po e humbisja sa vinte e me shume. – Qe te shihja ku ndodhi aksidenti?
-Aksident? – Tani e kishte ai radhen te mbetej shtang. Befas u duk se nisi te kuptonte. – Keshtu parapelqeni ta quani? Aksident? E kuptoj. Nuk do ta kishit aq te lehte te rriteshit duke e ditur se c’i ndodhi nenes suaj. Vrasja e saj do te hidhte hijen e vet mbi tere femijerine tuaj.
M’u zu fryma.
-Vrasje? – Pastaj me nje ze te ulet dritherues: - Mos…mos po beni shaka?
U be nje heshtje e gjate. Ekzaltimi iu zhduk nga fytyra dhe vendin e tij e zuri hutimi.

- - - - -
*Angl. – dado
------------------------------------------------------------
43


-Domethene…, zonjusha Langlej, doni te thoni se tere keto vite … nuk keni ditur asgje?
Nuk mundesha te flisja. Me doren ne stomak, u perkula perpara, meqe s’po merrja dot fryme. Vrasje…nje fjale kaq e neveritshme, kurse ai e kishte perdorur me aq indiferentizem. Pikerisht ashtu sic e perdorja une ate fjale dhjetera here kur bisedoja per ndonje krim te shemtuar qe shkruanin gazetat. Por Silvia…, nena ime…Kjo ishte tjeter gje. Ne anen tjeter te dhomes, mu prapa karriges ku qe ulur ai njeri, mundja te shihja portretin e saj. Buzeqeshja ne ate fytyre e kishte humbur papritur natyrshmerine e vet, ishte bere si nje kafke te vdekuri me buzeqeshje sardonike. Nuk mundja, nuk doja te besoja. Megjithate, thelle-thelle e ndieja gjithnje qe heshtja e Nenit fshihte dicka. Por kjo…
-Ta marre djalli! – E kaloi doren permes flokeve te vet te kuq. – Si dreqin ta dija qe jua kishin fshehur te verteten? Sikur ta kisha marre me mend sadopak atehere…per ate Zot! Me vjen keq, me vjen shume keq!
Me ze te ngjirur thashe:
-Nena ime vdiq ne nje aksident automobilistik ne France. Bashke me te edhe im ate.
-Keshtu ju paskan thene? – U ngrit me ngathtesi. – Me vjen keq qe zbulova gjurmet tuaja.
Nje mpirje e akullt, pasoje e frikes, pasoje e tmerrit, me mbante mberthyer ne karrige. Gjithcka ishte zbehur – dhoma, aq intime per mua, fytyra e tronditur e djaloshit, deri edhe zeri I tij. Vrasja eshte dicka qe ndodh te njerez qe nuk I njeh. Ose te njerez imagjinare ne televizor.
Por te nena…
------------------------------------------------------------
44


Eshte njesoj si te keputesh nje lule dhe ta shtypesh midis gishtave. Shkaterrim absurd. Petalet bien pertoke, lulja thahet. Njesoj do te ishte dhe per nenen…
Ashtu e deshperuar sic isha, desha ta sillja nder mend. Nuk mundja. Trupvogel, e bukur, tere gjalleri…Te tille ma pati pershkruar Neni. Ndersa Methju Simpsoni kishte thene: “Po, e dashuroja. Dhe e urreja. E pati hate ate qe pesoi!”
Ngrita koken. Djaloshi po rrinte prane deres dhe me veshtronte I tronditur. U mundova te gjeja fjalet dhe pastaj pyeta:
-Ku ndodhi? Dhe…dhe kush?…
-Ne France. Ne nje vend qe quhet Pon SenLoran. E kishte braktisur teatrin dhe jetonte prane se motres, e cila qe martuar me nje industrialist te pasur.
Perseri pyeta:
-Kush ishte autori?
Ai u duk edhe me I brengosur.
-Nuk arrestuan askend. Policia mendonte se ishte krim erotik, por nuk u vertetua asgje.
-Nuk dyshuan per ndokend?
-E c’rendesi ka? Shikoni, ka kaluar nje kohe shume e gjate qysh atehere. Nuk pati asgje te sigurt.
-Pra, dyshonin per dike. Thuameni, per ke?
-Per te shoqin. Po, per banane tuaj. Por nuk munden te vertetonin asgje, sepse ai qe zhdukur dhe, qysh nga ajo kohe, nuk u pa me. – Kerkoi ne xhep dhe nxorri nje gazete. – Dini te lexoni frengjisht?
-Jo keq.
-Kur shkova ne France per kerkime, ai njeriu qe ju thashe me dha kete. Eshte nje fotokopje e gazetes provinciale, ku pershkruhet krimi. Nuk do t’jua tregoja,
------------------------------------------------------------
45


por, keshtu si erdhen punet, keni te drejte ta dini qysh ka ndodhur.
Ia mora nga dora. Nje gazete franceze, ketu e shtatembedhjete vjet te shkuar, e zverdhur nga koha. Titulli ishte me germa shume te medha. “Aktorja angleze gjendet e vdekur”, tri kolona ne faqen e pare. Perbri ishte nje fotografi e saj me kostum te epokes elizabetiane, ndersa poshte fotografia e nje burri, “me te cilin deshi te bisedonte policia”, fotografia e tim eti. Ishte e para fotografi e tij qe shihja.
Ishte ai qe pati thene se quhej Methju Simpson.




Makina e kuqe ishte larguar tere potere. Pothuajse njeherezi iku dhe Odrej. I ati kishte ardhur ta merrte me xhaguarin e familjes, qe e ngiste nje shofer. Odrej iku aq me ngut, sa nuk me berei asnje pyetje per vizitorin tim, vetem me tha nje mirupafshim me ze te larte e si duke kenduar.
Ishta e kenaqur qe kishte ikur. E kenaqur qe nuk do te ishte nevoja per te dhene shpjegime ose per te thene genjeshtra. Nuk do t’I duroja dot pyetjet dhe aq me pak veshtrimet e brengosura. Piter Lokiti me kishte lene ate gazeten franceze. Ishte e hapur mbi kanape, dhe fotografite e prinderve te mi me veshtronin nga faqet e zverdhura.
Ai njeriu qe kerkohej nga policia…babai im?
------------------------------------------------------------
46


E ndjeva veten te ligeshtuar, “Harrojeni qe erdha ju takova”, me pati thene Piter Lokiti kur e shoqerova deri te dera e jashtme. “Besomeni, historine tuaj nuk do ta shfrytezoj. Per kete keni premtimin tim.” Ta harroj? E pamundur! Brenda pak minutash me qe permbysur bota e tere. Gjithcka qe me kishte thene Neni per prinderit e mi, per familjen tone, per aksidentin fatal…genjeshtra, te tera genjeshtra.
Me dukej vetja krejt si e huaj.
U ula dhe u perpoqa t’I lidhja ato qe me paten thene dikur, me ato qe lexoja tani. Sipas gazetes, prinderit e mi jetonin ne France. Neni me kishte thene se po udhetonin atje. Ne reportazh permendej edhe motra e se vdekures. Tezja ime? Me kishin rritur me bindjen se nuk kisha asnje te aferm dhe se, sipas Nenit, ne aksidentin automobilistik paten gjetur vdekjen qe te dy…Vecse tani e dija qe nuk kishte ndodhur asnje aksident automobilistik; kete histori e pati sajuar Neni per te perligjur faktin qe kisha mbetur jetime.
“Nen, pse nuk me ke thene te verteten?”, pyeta ashtu sic isha vetem ne dhomen e zbrazet. “Duhej ta dije se nje dite prej ditesh do ta merrja vesh.”
Po, e dija qe ma kishte fshehur te verteten duke menduar se kjo ishte ne te miren time. Dhe, mbasi mundi te ma fshihte aq kohe, tani…kjo! Ngrita gazeten dhe, ngadale, me veshtirese, perktheva edhe nje here ate histori, e cila, ketu e shtatembedhjete vjet te shkuar, kishte qene nje lajm sensacional. Fletet e zverdhura luhateshin ne duart e mia, emra te tjere te njohur, fjale te cuditeshme fluturonin drejt syve te mi permes faqeve te zverdhuleta te gazetes. “Aktorja angleze Silvia Langlej…u gjet e vdekur sot ne mengjes…Kufoma e saj u zbulua
------------------------------------------------------------
47


nga nje anetar I personelit sherbyes…” dhe pastaj shprehja e tmerrshme “policia po kerkon bashkeshortin”. Histori te tilla botohen vazhdimisht neper gazeta, por kete rradhe ishte dicka krejt ndryshe, sepse I kishte ndodhur nenes sime, kishte te bente me babane tim, dhe keshtu, doja s’doja, kishte te bente edhe me mua.
Dhe padashur, m’u be sikur degjova serish fjalet e fundit qe tha Methju: “E pati hak ate qe pesoi!”
Ashtu sic e pati hak edhe ai te paguante per ate krim, megjithese ishte kryer para aq vjetesh. Ngrita telefonin. Te lajmeroj policine? T'’ them qe Methju Langlej, ndryshe Methju Simpson, ose kushedi sa emra te tjere ka marre, ndodhet ketu, ne Londer?
Jo, Ishte im ate dhe, pavaresisht nga gjithe sa mund te kishte bere, nuk e dorezoja dot ne polici.
Mbylla perdet, pastaj ndeza ngrohesen elektrike ngaqe po dridhesha. “Harrojeni viziten time”, me pati thene Piter Lokiti. Pasi e futa gazeten franceze prapa nje nenkrese, qe te mos dukej, u rreka te mendoja per ndonje gje tjeter, cfaredo qe te ishte! Per pushimet qe do te fillonim se shpejti, si do te me dukej jeta ne Bruksel…Bah, sa te rri ketu e te bluaj ne mendje po ato gjera, me mire te bisedoj me ndokend! T’I telefonoj ndokujt, kujdo qofte. Ate nate Ralfi nuk ishte atu. Kishte shkuar te shihte nje tezen e vet te semure, dhe nuk mund te flisja dot me te. Eliot Frejzeri ishte gjithmone njeri I kendshem. Dora m’u drodh kur zgjodha numrin heren e pare, dhe gabova. Mora perseri po ate numer.
Ne castin qe Elioti ngriti telefonin, degjova tinguj te forte muzike dhe zera te mprehte, dhe pastaj nje gote qe thyhej. Dukej qe Elioti do te kishte organizuar perseri ndonje nga ato mbremjet e argetimit.
------------------------------------------------------------
48


-Kejt, zemer…- Por nga zeri kuptohej qe ishte gjysme I dehur. – Nuk mbahet mend sa kohe kam qe s’te kam pare, Kalo njehere ketej. Kam organizuar nje mbremje argetimi, sill me vete ke te duash.
E perplasa receptorin. Befas vura re qe apartamenti ishte tmerreisht I heshtur. Nuk mund te qendroja aty! Duhej te flisja me ndokend. Jo me njerez te panjohur, dhe as me Ralfin. Tani vetem nje njeri mund te me ndihmonte.
Dhe kjo ishte Neni.
Pasi mora makinen e vogel qe kishte parkuar Odrej ne rrugice, u nisa neper nate. Rrugen e dija mire, por erresira dhe qellimi I ketij udhetimi e mbeshtillnin ate me nje atmosfere irreale. Distance te largeta e te shkreta, qytete gjysme te fjetura, fshatra ku nuk pipetinte asgje…Kilometer pas kilometri, province pas province, dhe syte nuk po me rendoheshin fare. Gjumi, madje edhe deshira per gjume, ishin zhdukur. Ne koke me vershonin pareshtur po ato mendime, nje mije pamje te llahtarshme. Paten kaluar gjithe ato vite, dhe nuk kisha dyshuar per asgje. Nuk qe vetem ajo qe pati pesuar nena ime – vertet e tmerrshme -, por te jete autor vete im ate! Methju Simpsoni, sic e quante veten tani. Ai njeri me sjellje te fisme, qe e ngjita edhe ne apartamentin tim!
U tregova aq budallaqe sa te ndieja edhe simpati per te!
Hyra ne Kornuell ne kohen kur rrezet e para te diellit po fshiknin arat dhe kur fshatrat po zgjoheshin per te nisur nje dite te re. Keshtu, po kthehesha perseri ne krahinen ku kisha kaluar femijerine, por kete rradhe po veja vetem. Me te arritur, lashe makinen buze rruges
------------------------------------------------------------
49

dhe u ngjita me kembe neper monopatin e ngushte qe conte te shtepia e Nenit. Kur u afrova te kopshti, u hap dera e jashtme, dhe Neni, ende me robedeshamber, doli te merrte qumeshtin.
-Kejt! – tha dhe me puhtu me ngrohtesi. – C’suprize e kendeshme! Sa gezohem qe po te shoh perseri…- E preu fjalen, u zmbraps, pastaj me veshtroi befas me syhim. – Ka ndodhur gje?
Pohova me koke, pa mundur te hapja gojen. Ajo mbylli deren dhe erdhi pas meje ne kuzhine, me trupin te tendosur nga agonia.
Menjehere pyeti:
-C’ka ngjare?
Pa thene asnje fjale, nxora nga canta gazeten franceze dhe e vura mbi tryeze. Neni e njohu sakaq. Fytyra iu rrudh, pastaj duke shtrire duart, u mbajt pas shpines se nje karrigeje. Ngriti si me pertese syte nga gazeta dhe me veshtroi.
-Ku e gjete kete? – pyeti. – Prit nje minute. Mund ta marr me mend. Ai..Ai qe me pyete?
E veshtrova drejt ne sy.
-Im ate? Jo. Dje ne mbremje pata nje vizitor tjeter. – Dhe I tregova me pak fjale c’me kishte ndodhur.
Me degjoi me kujdes, por kaluan shume minuta gjersa te gjente fjalet dhe pastaj me tha me nje mermerime te mbytur:
-Me vjen keq, Kejt. Me vjen shume keq. Shpresonim se nuk ta merrje vesh kurre.
-Shpresonit? Kush? – pyeta.
-Une shpresoja. Keshtu shpresonte edhe tezja jote, Ivoni.
-----------------------------------------------------------
50


Ivoni…Kete emer, Ivoni Vrynon, e permendte edhe gazeta franceze. Sipas gazetes, ishte motra e nenes sime. Pata kaluar femijerine dhe moshen e adoleshences pa marre vesh fare qe kisha teze. Sigurisht qe Neni merrte here pas here letra nga Franca, por mendoja se ia dergonte ndonje bashkenxenese e saj e dikurshme.
-Me ke thene qe nuk kam farefis, - thashe, e inatosur. – Besoja se per kete arsye me rrite ti. Tani…nje teze? Nen, nuk mendon se kam te drejte te mesoj te verteten?
U ul ngadale ne nje karrige dhe I mbeshteti berrylat mbi tryeze, ndersa me duar mbuloi gjysmen e fytyres, Nje tufe rrezesh dielli ndriconte traret e tavanit, zbriste mureve dhe pastaj binte me radhe te pjatat e kaltra ne bufene gjate. Dritarja qe e hapur, dhe deri brenda ne dhome arrinte zeri I mprehte I nje pulebardhe.
-Nen, duhet te mesoj te verteten!
-E beme per te miren tende. – E tha kete si te kerkonte ndjese per gjithe ato vite te miresise e te dhembshurise se vet. – Prandaj te solla ketu. Dhe te rrita une. Qe te mos e merrje vesh kurre. Per kete u kujdes Ivoni. Gjate tere ketyre viteve me ka derguar rregullisht te holla, me te cilat paguaja te gjitha shpenzimet e tua. Isha e detyruar te thosha genjeshtra, Kejt. Nuk kishte rruge tjeter.
-Tani dua te mesoj te verteten.
Beri nje gjest deshperimi dhe tha:
-Nuk di nga t’ia nis.
-Nise nga fillimi, Nen. Dua te di gjithcka.
U ula ne nje karrige. Ajo ia nisi me ngurrim:
------------------------------------------------------------
51

vazhdon...


© Shtepia Botuese Konica 2000, Tirane.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.