|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Paraja e ben njeriun e pasur ndersa edukata e ben zoteri
--- Honore de Balzac
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 76 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Nė Shqipėri, vdiq sot ambasadori amerikan Joseph Limprecht.
Departamenti amerikan i shtetit e konfirmoi sot vdekjen e tij. Njė zėdhėnėse tha se departamenti ėshtė thellėsisht i pikėlluar nga vdekja e tij, por nuk pranoi tė jepte komente tė tjera.
Zoti Limprecht vdiq nga njė atak nė zemėr ndėrsa vizitonte veriun e Shqipėrisė.
Joseph Limprecht, njė nebraskan qė prej pesė brezash, lindi dhe u rrit nė Omaha. Ai filloi tė punonte pėr Departmentin e Shtetit nė vitin 1975, dhe ishte anėtar i trupit tė diplomatėve tė lartė amerikanė tė karierės. Pas disa detyrash nė Washington dhe nė Bonn tė Gjermanisė, ai nė vitet 1985-88 ai shėrbeu si Kėshilltar pėr Sigurinė Publike nė Misionin e Shteteve tė Bashkuara nė Berlin.
Nga viti 1988-91, ishte pėrgjegjės pėr zyrėn anti-narkotike nė Ambasadėn Amerikane nė Islamabad, Pakistan. Pas kėsaj, ai punoi si zėvendės-drejtor i Zyrės sė Ēėshtjeve Izraelite dhe Arabo-Izraelite nė Departmentin e Shtetit. Ai punoi pėr njė kohė si shef sektori nė Byronė e Personelit, ai u bė zėvendės-shef i Misionit nė Ambasadėn Amerikane nė Tashkent, Uzbekistan, ku shėrbeu nė vitet 1996-99. Joseph Limprecht bėri betimin si ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri mė 22 korrik tė vitit 1999 nė Washington, dhe i paraqiti kredencialet presidentit tė Shqipėrisė 9 shtator, 1999.
Ambasadori Limprecht u diplomua nė Universitetin e Chicagos dhe mori gradėn e Doktorit nė histori nga Universiteti i Kalifornisė nė Berkeley. Ai botoi artikuj nė Harvard Business Review dhe nė Foreign Service Journal. Ambasadori Limprecht fliste gjuhėt gjermane dhe uzbeke. Ai u dekorua dy herė me Ēmimin Lartė tė Nderit tė Departamentit tė Shtetit dhe njė herė me Dekoratėn e Nderit pėr Merita.
Ai ishte i martuar me Nancy Silverman, gjithashtu nga Omaha, e cila mban gradėn e Doktores nė anglisht po nga universiteti Berkeley dhe ka punuar pėr shumė vjet si specialiste kompjuteri. Vajzat e tyre, Alma and Eleanor, jetojnė nė Chicago dhe Tucson nė Arizona.
Zeri i Amerikes
|
|
|
|