Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, cdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, cdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, cdo drejtesi qe zgjat eshte padrejetesi, cdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqesi.
--- Schwob

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 66 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Aleksandėr Moisiu: Si u krijua njė legjendė [VI]
Postuar nga: ILovePejaa

Art Pardesyja e Fedias sė Moisiut nė Muzeun e Moskės

Moisiu i pėrkulet kujtimit tė Tolstoit. Nė Berliner Volkbühne, ku Albert Basermani e luan rolin e Napoleonit nė dramėn e "I robėruari", shfaqja shndėrrohet nė njė debakėl. Njohja me Charly Chaplinin...

Nga ERNEST FERIZI


Moisiut i pelqen New-York-u, Amerika, gazetat e sė cilės e kishin cilėsuar si artistin mė tė madh evropian. Njė gazetar, gjatė bisedės me Moisiun nė hotelin "Astor" shkruan: "I have interviewed the transcendant, golden – voice Moissi". Ai ėshtė nje njeri me zė tė artė. Moisiu fare mirė dinte se ēka deshironte njeriu nga ai tė dėgjojė, e dinte pastaj se nė Amerikė ēdo gjė numerikisht ishte mė e madhe se nė Evrope, njėsoj siē e dinte se femrat amerikane janė mė tė bukurat nė botė. Tė njėjtin reputacion e pėrjeton Moisiu edhe gjatė qendrimit tė tij me Johana Tervinin nė Rusi, ku u priten me nderime tė larta. Nė stacionin e trenit i pret njė delegacion nderi i Teatrit tė Moskės. Nė banketin enkas tė organizuar pėr tė, nė Kremlin mban fjalimin ministry i Jashtėm rus, Tshitsherin. Moisiu njihet me vajzėn e Tolstoit, Tatjanėn, dhe mbesen e saj, Tanjėn, tė cilat jetonin nė muzeun e Tolstoit. Ai gjithashtu e viziton edhe shtepinė e Tolstoit, pranė sė cilės ishte i varrosur. Dhe, nė dhomėn ku kishte vdekur Tolstoi, bie nė dy gjunj nė shenjė nderimi, ndėrsa nė Leningrad i bėn homazh varrit te Dostojevskit. Pardesyja e Moisiut, me tė cilin kishte luajtur protagonistin e Tolstoit, ndodhet nė Museun e Tolstoit nė Moskė. Si duket, Fedja, pėrmes Moisiut, ishte shndėrruar nė njė njeri prej mishi dhe gjaku. "Unė jam 50-vjeēar, dėgjohej tė thoshte shpesh Aleksandėr Moisiu, duke ndezur njė cigare. Tymoste pesėdhjetė, gjashtėdhjetė cigare nė ditė, cigare egjiptiane. Ndėrkohė qė konsumonte ushqim tė rendė dhe bėnte pak gjumė. Sa i pėrket alkoolit, mjeku i kishte thėnė se tė mos pinte mė shumė se njė gjysmė shishe verė tė kuqe pas shfaqjeve, nga se ajo ėshtė e mirė pėr zemėr dhe pėr qarkullimin e gjakut.

Drama me dramėn e Moisiut "I robėruari"

Moisiu dėshironte tė shkruante nje dramė, mirėpo kishte frikė sesi njerėzit do tė reagonin kur tė mėsonin sesi ai do tė braktiste skenėn, pėr t'iu kushtuar shkrimit. Edhe ashtu, disa ditė mė parė njė gazetė vieneze kishte botuar njė shkrim tė titulluar: "Moisiu nuk luan mė me qejf, nė teatėr", gjė qė aktorit nuk i pelqeu aspak. Mė mire do tė ishte sikur tė shkruanin pėr vjedhjen qė ishte berė nė vilen e tij nė Dornbah, apo pėr aksidentin automobilistike tė gruas sė tij, ku vetura e tyre e re "Bugati" ishte dėmtuar shumė, ose t'ia shtonin ndonjė aferė me njerėn nga vashat e ėmbela qė e pėrcillnin deri nė garderobė, per tė ia marrė autogramin. Tė shkruarit Moisiun e qetėson, e lehėeson, e shpie pėrtej kontineteve dhe detėrave. Si shumė artistė tė tjerė, as Moisiu nuk mbante ditar, kėshtu qė lėkudjet, shpėrthimet, refleksionet, frikat dhe kujtimet e tij, fatkeqėsisht I gelltit pergjithmonė skena dhe koha. Aktori ynė, ē'ėshtė e verteta, kishte shkruar dy-tre kapituj tė njė romani ku protagonistė ishte njė femėr, kush tjetėr, por pas kėtyre kapitujve nuk vazhdoi shkrimin, prandaj fillimi i kėtij romani konsiderohet si i humbur. Mirėpo, ai kishte shkruar dhe botuar rrėfime tė shkurtėra udhėtimi dhe anekdota, nė gazeta tė ndryshme, deri nė nentor tė vitit 1927, kur pėrfundimisht vendos tė shkruajė dramėn pesaktėshe "I roberuari". Mė 31 tetor 1931, dita e premieres nė Hamburg ėshtė njėherėsh edhe njė ditė fati pėr Moisiun, pra pėr autorin e drames "I roberuari". Ai ėshtė i lumtur dhe mendon qė ia ka arritur qėllimit. Mirėpo, disa javė mė vonė, nė Berliner Volkbühne (pra nė Skenėn Popullore te Berlinit) ku Albert Basermani e luan rolin e Napoleonit, drama shndėrrohet nė njė debakėl, nė njė dramė tė vertetė. Kritikėt e fundosin nė fund tė pusit. Ata tallėn dhe e pėrqeshin krijimtarinė e Moisiut me vrazhdėsi, madje mė tė madhe, se nė fillim tė karrieres sė tij artistike. Kėshtu pėrfundoi, u shlye, u asgjėsua, puna dhe shpresat e tij prej vitesh. "Prej vdekjes sė nėnės time -do t'i rrefehet Moisiu mė vonė tė shoqes sė tij - nuk kam ndier dhimbje mė tė madhe se ta shikoj veprėn time tė mjerė, tė shkatėrruar".Pas pėsimit me dramėn e tij, fare I revoltuar dhe i hidhėruar largohen ēifti Moisiu nga Bėrlini. Dhe gjatė katėr viteve tė fundit qė i mbesin pėr tė jetuar, aktori i madh Moisiu vetėm dy herė do tė kthejė nė Berlin pėr njė kohė tė shkurtėr. Ai kishte vendosur tė mos shkruante kurr mė drama tė tjera dhe tė braktisė Gjermaninė pergjithmonė.

Moisiu dhe Charly Chaplini

Gjatė njė interviste tė shkurtėr paraqitet para mikrofonit Charly Caplini paksa i menduar dhe i rezervuar: "Figuren e Trampit (Bredhacakut) unė mund ta prezentoj nė mėnyrė efikase, vetėm pa zė". Tė gjithė dėshirojnė ta shohin, ta prekin, ta dėgjojnė zėrin e tij Keshtu ishte edhe ne Berlin dhe ēdo kund ku Chaplini paraqitej nėpėr Evropė. Aleksandėr Moisiu I takon njerzėve tė rrallė qė me Chaplinin kishte patur miqėsi. Nė Vjenė takoheshin pėr tė dytėn herė. Ata ishin takuar njė herė nė Amerikė. Moisiu dhe Chaplini bisedonin pėr udhetimet qė kishte berė Moisiu nė Rusi dhe nė Amerikėn Latine, pėr tė cilat interesohej shumė Charli Chaplini. Moisiu e adhuronte artin e Chaplinit. Arti I Ch.Chaplinit i ngjante artit tė tij - ishte art internacional. Njėsoj si Chaplini, edhe Moisiu kishte pushtuar horizontet internacionale me njohjen e shumė gjuhėve. Moisiu ėshtė dhjetė vite me i vjetėr se "bredhacaku", pra Charli Chaplini. Ata bisedonin pėr teatrin dhe filmin, pėr pėrpasrėsitė e kėtij tė fundit. Aktori i teatrit duhet tė udhėtojė pėr ta arritur publikun. Ndersa filmi ėshtė ai qė e arrin publikun, bile edhe nė skutat mė tė prapme tė rruzullit tokėsor. Artisti i filmit nuk ka nevojė tė jetė i pranishem te publiku.



vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.