|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kopracia fillon atje ku mbaron varferia --- Honore de Balzac
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Nje nga lajmet me tronditese per te gjithe boten ngjarja e kesaj te premteje ne Gjermani. Nje student i perjashtuar nga shkolla i veshur me te zeza vrau ne nje shkolle ne Gjermanine Lindore - 18 njerez... Cfare po ndodh me adoleshentet ne kete shekull?! Per me shume lexoni lajmin ne vazhdim...
Deshmimtaret pohojne se nga te vraret 13 ishin mesues, 2 nxenese, sekretarja e shkolles dhe nje polic. E gjithe kjo masaker nuk zgjati per me teper se 10 minuta nga ku pervec te vrareve 4 njerez te tjere u plagosen dhe tre te tjere vazhdojne te vuajne pasojat e tronditjes.
"Nuk mund te gjejme fjale per te pershkruar menyren si ndihemi ne nė Gjermani nė keto momente" - u shpreh Presidenti Johannes Rau. "Gjermania eshte ne gjendje zie ne keto momente tragjike."
Gjate kesaj ndodhie tronditese 180 nxenes ishin bllokuar ne shkolle dhe nje shenje e shkruar ne dritare thosh "HILFE" - "Ndihme". Shkolla kishte gjithesej 700 studente te klasave te 5sta deri te 12ta.
"Degjova te shtenen dhe kujtova se ishte thjesht nje shaka" - pohon Melanie Steinbrueck, 13 vjec duke qare. "Por me pas pashe nje mesues te vdekur ne koridor perballe dhomes 209 dhe nje person te veshur me te zeza i cili mbante ne dore nje arme".
Numri i vdekjeve ne lindje te qytetit te Erfurt barazonte ate te vrasjeve ne 1996 ne nje shkolle fillore ne Dunblane, Skoci, ku 16 femije nje mesues dhe nje vrases u vrane. Pesembedhjete njerez, perfshire dy vrases adoleshente, vdiqen ne 1999 ne nje akt te tille ne shkollen e mesme Columbine ne LIttleton, ShBA.
Policia shpjegon se te vraret ne johann Gutenberg Gymnasium u gjeten te shperndare neper koridore dhe banja.
Policia nuk e identifikoi vrasesin. Por nje vajze e cila kishte shkuar ne shkolle me te pohon se nje dite ai ishte shprehur: " Nje dite, dua qe te gjithe ta dine emrin tim dhe une te jem i famshem".
Nxenesi i cili dyshohet per kete krim, sic shprehet nje nga mesueset, edhe pse shpesh here perfundonte ne grindje me mesuesit e tij, ishte i dashur me shoqerine dhe mjaft i zgjuar. Ajo vazhdoi: "por ai kishte mardhenie jo te mira me prinderit e tij".
Policet thone se ne fillim nje pastrues mori ne telefon per ndihme rreth ores 11:05 paradite duke lajmeruar per qellime me arme brenda ne shkolle. Nje makine policie arriti ne vendin e ngjarjes pese minuta me vone dhe vrasesi ne ate kohe qelloi mbi policet duke vrare nje prej tyre.
Pyetja qe lind pas tragjedive te tilla eshte " A mundet ti ndalojme ne masakra te tilla apo jemi "ne" (te rriturit) ata qe shtyjme rinine ne keto veprime?!"
Materiali u perkthye pjeserisht nga "Associated Press USA"
|
|
|
|