Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E mira tė lartėson, e keqja tė turpėron
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Mali i Zi dhe FYROM njohin pavarėsinė e Kosovės
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Deklaratė e pėrbashkėt e Malit tė Zi dhe Maqedonisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės

Podgoricė, 10 tetor - Mali i Zi dhe Maqedonia, pas vendimit pėr tė njohur nė tė njėjtėn kohė pavarėsinė e Kosovės, kanė lėshuar njė deklaratė tė pėrbashkėt, e cila ėshtė botuar nė sajtin e qeverisė sė Malit tė Zi. Ja teksti i plotė.

- Qeveria e Malit tė Zi dhe Qeveria e Maqedonisė, si dy fqinjė tė afėrt tė Serbisė dhe Kosovės, si dhe si vende me orientime tė qarta evropiane dhe euroatlantike, kanė rėnė dakord mes vete qė sė bashku tė paraqiten me njė deklaratė tė pėrbashkėt qė lidhet me kontekstin e vendimeve lidhur me pavarėsinė e Kosovės: Mali i Zi dhe Maqedonia, nė mėnyrė tė vazhdueshme e kanė mbėshtetur procesin e bisedimeve ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, ndėrsa planin e tė dėrguarit tė posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB sė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės e konsiderojnė bazė tė mirė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje qė do tė shpinte drejt njė stabiliteti tė qėndrueshėm dhe pėr njė perspektivė euroatlantike tė rajonit. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė bėrė pasi qė kanė dėshtuar tė gjitha pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare qė bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinės tė rezultojnė me njė zgjidhje tė statusit tė Kosovės. Mali i Zi dhe Maqedonia janė tė vendosura pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm, paqe, siguri dhe prosperitet tė tė gjitha vendeve tė rajonit, me perspektivė tė qartė evropiane dhe euroatlantike. Nė kėtė kuadėr, Mali i Zi dhe Maqedonia do tė bėjnė pėrpjekje pėr avancimin e bashkėpunimit rajonal, tė institucionalizuar nėpėrmjet iniciativės rajonale, si dhe me implementim tė plotė tė qarkullimit tė lirė tė njerėzve, mallit, tė kapitalit dhe ideve. Duke u nisur nga fakti se institucionet e Kosovės janė deklaruar qė plotėsisht tė zbatojnė parimet e planit tė tė dėrguarit tė posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB sė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, dy vendet mbėshtesin ndėrtimin e institucioneve demokratike nė Kosovė, me qėllim tė ndėrtimit tė njė shoqėrie multietnike, ku do tė jetė e garantuar e drejta e secilės bashkėsi etnike tok me identitetin e tyre kulturor, fetar e gjuhėsor. Vendimi pėr njohjen e Kosovės nga Mali i Zi, si shtet kandidat potencial pėr anėtarėsim nė BE dhe i Maqedonisė, si shtet, kandidat pėr BE, ėshtė rezultat i njė vlerėsimi tė pėrimtuar politik dhe mbėshtetet nė pėrfundimet e nxjerra nga Kėshilli pėr Politikė tė Jashtme tė BE sė tė datės 12 shkurt 2007 dhe 18 shkurt 2008, si dhe nga Kėshilli i Evropės, datė 14 dhjetor 2007. Mali i Zi dhe Maqedonia, tė mbėshtetura nė parimet bazė tė politikės sė tyre tė jashtme dhe tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve fqinjėsore, mbeten tė pėrkushtuara pėr thellimin dhe pėrmirėsimin e raporteve me Republikėn e serbisė, si dhe mbajtjen e lidhjeve tė afėrta tradicionale mes shteteve dhe kombeve tona. Njėherėsh, tė dy vendet zotohen tė vazhdojnė dh eta mbėshtesin Republikėn e serbisė nė rrugėn e saj drejt integrimeve evropiane. Mali i Zi dhe Maqedonia kanė pėrshtypje tė thellė se integrimi evropian i tė gjithė vendeve tė rajonit, nė frymėn e agjendės sė Selanikut, paraqet njė bazė tė fortė dhe stabile pėr njė zhvillim mė tė shpejtė ekonomik, prosperitet social, pėr njė standard mė tė mirė jetėsor pėr tė gjithė qytetarėt. Publikuar nė gjuhėn malazeze, maqedonase dhe angleze- pėrfundon deklarata.


Karajanov i dorėzoi Hysenit notėn verbale tė njohjes sė Kosovės

Prishtinė, 10 tetor - Shefi i Zyrės Ndėrlidhėse tė Republikės sė Maqedonisė nė Prishtinė, Stojan Karajanov, i dorėzoi sot ministrit tė Punėve tė Jashtme Skėnder Hyseni, notėn verbale, me tė cilėn njoftohet Ministria e Punėve tė Jashtme se Qeveria e Republikės sė Maqedonisė, mė 9 tetor 2008, ka njohur Republikėn e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran. Ministri Hyseni pasi falėnderoi Qeverinė dhe popullin e Republikės sė Maqedonisė pėr njohjen e Kosovės, vlerėsoi se me kėtė veprim rajon hap rrugėt e bashkėpunimit dhe siguron stabilitet. "Njohja e Republikės sė Kosovės nga Republika e Malit tė Zi dhe nga Republika e Maqedonisė ėshtė hap tepėr i rėndėsishėm pėr rajonin. Me kėtė rajoni hap edhe mė shumė rrugėt e bashkėpunimit politik dhe ekonomik, si dhe siguron stabilitet nė tė gjitha fushat", ka theksuar ministri Hyseni, thuhet nė njė njoftim tė MPJ. Me njohjen e Kosovės nga ana e Republikės sė Maqedonisė, numri i vendeve qė kanė njohur Kosovėn ka arritur nė 50.


Sejdiu u shpreh mirėnjohje dhe falėnderim Vujanoviqit e Cėrvenkovskit

Prishtinė, 10 tetor - Presidenti i Republikės Dr.Fatmir Sejdiu ka vlerėsuar sot se njohja e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga dy vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, ėshtė njė akt shumė i rėndėsishėm, qė do ta thellojė edhe mė tepėr bashkėpunimin tonė shumė tė mirė me kėto dy vende, si dhe do tė ndikojė nė forcimin e paqes dhe tė stabilitetit nė kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės. Nė njė deklaratė pėr media Presidenti Sejdiu theksoi se qytetarėt dhe institucionet e Republikės sė Kosovės besojnė fuqishėm se njohja e pavarėsisė sonė nga kėto dy vende fqinje do tė ndikojė drejtpėrdrejt nė pėrshpejtimin e procesit tė integrimit tė vendeve tona nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. "Synimet e pėrbashkėta pėr punėn e suksesshme tė institucioneve demokratike, pėr fqinjėsi tė mirė dhe pėr integrimet euroatlantike janė themelet mė tė shėndosha pėr marrėdhėniet tona nė tė ardhmen". Presidenti Sejdiu siguroi se Republika e Kosovės ėshtė e pėrkushtuar t'i mbajė zotimet qė ka dhėnė pėr garantimin e plotė tė tė drejtave dhe lirive tė tė gjithė qytetarėve tė saj. "Nė kėtė kontekst theksojmė se pėrvoja e Malit tė Zi dhe e Maqedonisė pėr krijimin e institucioneve demokratike dhe pėr arritjen e standardeve ndėrkombėtare do tė jetė shumė e dobishme pėr ne". Presidenti bėri tė ditur se sot ka pasur biseda tė veēanta dhe shumė tė pėrzemėrta me Presidentit e Malit tė Zi, Filip Vujanoviq dhe me Presidentin e Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, tė cilėve, nė emėr tė popullit, tė institucioneve tė Kosovės, dhe nė emrin e tij, u ka shprehur mirėnjohjen dhe falėnderimin pėr njohjen e pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės. Ai shtoi se nė kėto biseda u ka ripėrsėritur atyre vullnetin e plotė pėr marrėdhėnie edhe mė tė gjithanshme tė bashkėpunimit tė mirė fqinjėsor, duke konsideruar se kjo ėshtė udha mė e drejtė pėr t'i ēuar pėrpara proceset demokratike dhe pėr ta shkurtuar rrugėn e vendeve tė rajonit drejt integrimeve euroatlantike. Mbase si koincidencė tjetėr e mirė, sot u publikua lajmi se Presidenti Sejdiu ka pėrgėzuar ish-Presidentin finlnadez Marti Ahtisari i cili u nderua me Ēmimin Nobel pėr Paqe. "Duke i shprehur urimet tona pėr kėt mirėnjohje prestigjioze, por pa dyshim mė se tė merituar, ritheksojmė se Republika e Kosovės do t' jetėsojė me pėrpikėri zotimet qė ka dhėnė nė procesin ndėrkombėtar tė pavarėsisė sė vendit tonė dhe se do tė shndėrrohet nė njė vend model tė respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė tė gjithė qytetarėve tė saj pa dallim etnie, race a besimi", tha nė fund tė deklaratės sė tij, Presidenti Sejdiu.


Thaēi pėrshėndet vendimin e Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi pėr tė njohur Kosovėn

Prishtinė, 10 tetor - Nėpėrmjet njė deklarate Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, falėnderon dhe mirėpret qeveritė e dy vendeve fqinje, tė Malit tė Zi dhe Maqedonisė pėr njohjen e Kosovės shtet i pavarur sovran dhe demokratik. Kryeministri Thaēi vlerėson se vendimet e Podgoricės dhe Shkupit janė vendime tė pėrgjegjshme qė pėrkojnė me respektimin e popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik, si dhe shoqėri multietnike. Vendimi i Maqedonisė dhe Malit tė Zi pėr Kosovėn shtet e forcon paqen, stabilitetin dhe bashkėpunimin rajonal, por edhe lehtėson dhe pėrshpejton integrimin e vendeve tona nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Ai premton se Kosova do tė ndėrtojė raporte tė shkėlqyeshme bashkėpunimi me tė gjitha vendet e rajonit. Njėherėsh Thaēi pret veprime konkrete tė bashėkpunimit si shtete nė kuptimin bilateral dhe multilateral. Por ai gjithashtu siguron se Kosova, si shtet ėshtė e gatshme qė tė bashkėpunojė edhe me Serbinė pėr interesat e dy vendeve dhe popujve tanė. Ai tha se pėr Kosovėn do tė ketė edhe njohje tė reja.


Tirana zyrtare pėrshėndet njohjen e Kosovės nga Mali i Zi dhe Maqedonia

Tiranė, 10 tetor - Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėrshėndet vendimin e Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė pėr njohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe e konsideron atė si njė hap tė rėndėsishėm e tė pėrgjegjshėm qė bėhet nė kohėn dhe drejtimin e duhur. Njohja zyrtare prej tyre e shtetit mė tė ri tė Europės, vetėm njė ditė pas miratimit nė OKB tė nismės sė Serbisė pėr tė kėrkuar mėndim kėshillimor tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės, dėshmon se pavarėsia e saj ėshtė njė realitet i pakthyeshėm. Ky realitet ėshtė njohur tashmė nga 50 shtete. Tė tjera shtete pritet qė ta njohin atė, sepse pavarėsia e ka qetėsuar dhe stabilizuar jo vetėm Kosovėn, por krejt rajonin tonė thuhet nė njė deklaratė tė MPJ tė Shqipėrisė. Ministria e Punėve tė Jashtme ėshtė e bindur se njohja e Kosovės nga Mali i Zi dhe Maqedonia, fqinjė tė drejtpėrdrejtė tė saj dhe, sė bashku me tė, pjesė pėrbėrėse tė ish Jugosllavisė sė shpėrbėrė me dhunė, ėshtė dėshmi e pėrparimit tė Kosovės nė ndėrtimin e shoqėrisė demokratike dhe tė shtetit ligjor, si dhe shprehje e mentalitetit tė ri tė rajonit tonė, i orientuar drejt sė ardhmes sė pėrbashkėt euroatlantike. Ministria e Punėve tė Jashtme gjen rastin tė rikonfirmojė se Shqipėria ėshtė e vendosur qė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, tė mirėkuptimit dhe bashkėpunimit, qė fatmirėsisht ekzistojnė dhe zhvillohen me dy vendet mike, Malin e Zi dhe Maqedoninė, t?i thellojė edhe mė tej, duke i ngritur nė nivele edhe mė mė tė larta, nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė.


Beogradi pėrzuri ambasadorin maqedonas

Shkup, 10 tetor - Ambasadori i Maqedonisė nė Beograd Aleksandėr Vasilevski ėshtė pėrzėnė nga Serbia sot nė mesditė, pas vendimit tė Shkupit qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė njė zėdhėnės i Ministrisė sė Jashtme. "Jemi njoftuar se ambasadori ynė ėshtė pėrzėnė nga Serbia", i ka thėnė zėdhėnėsi Petar Culev Agjencisė Franceze tė Lajmeve (AFP). Maqedonia vendosi ta njohė zyrtarisht Kosovėn tė enjten mbrėma, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Beogradit.

Kortezi e QIK


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.