Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tendenca e natyrshme e shpirtit te njeriut eshte te besoje para se te dije.
--- Bouthoul

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Histori :: Abdyl Frashėri: Dhe rreziku islamik nė Lidhjen e Prizrenit
Postuar nga: Albo

Histori Historia e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ėshtė e lidhur aq ngushtė, me emrin e Abdyl Frashėrit, sa qė kur shqiptojmė emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashėrlli. Nė tė vėrtetė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashėri, dhe askush tjetėr, nga ata qė morėn pjesė nė mbledhjen historike tė Prizrenit, mė 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit e themeloi, e ēimentoi dhe e pėrjetėsoi Rilindja Kombėtare Shqiptare, mė saktė, vrulli patriotik i shtresave tė gjera shqiptare, tė cilat iu pėrgjigjen kushtrimit qė erdhi nga ndėrgjegjja historike, pėr tė kundėrshtuar rrezikun e copėtimit tė trojeve amtare dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė realizuar tė drejtat kombėtare, ashtu siē i kishin fituar kombėsitė e tjera tė Gadishullit Ballkanik.

Abdyl Frashėri, ka meritėn e madhe se ishte i pari ndėr tė parėt intelektualė qė perceptoi madje e parashikoi rrezikun pėr Kombin shqiptar, qė sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatėdhjetė, shek. XIX.
Siē dihet, krizėn lindore tė viteve shtatėdhjetė, e provokoi Rusia Cariste, nė interes tė lakmive tė saj ekspansioniste, pėr tė mbisunduar nė Gadishullin Ballkanik dhe pėr tė dalė nė ujėrat e ngrohta tė Detit Mesdhe.
Jo vetėm Abdyl Frashėri, por tė gjithė faktorėt politikė shqiptarė, ishin tė bindur, se me fitoren e armėve Ruse, Shqipėria jo vetėm nuk do tė fitonte asnjė tė drejtė kombėtare, por ē’ishte mė e keqja, trojet e saj pasi tė shkėputeshin nga Perandoria Osmane, do tė copėtoheshin midis monarkive ballkanike aleate tė Rusisė. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftė, mė 23 Prill 1877, Perandorisė Osmane, mbarė qarqet politike-shqiptare u vunė nė lėvizje. Por qėndrimi qė ato mbajtėn, kur filloi lufta, nuk ishte i njėjtė. Pashallarėt shqiptarė, qė gėzonin mjaft influencė politike nė krahinat e tyre, vendosėn tė prisnin, pėr tė parė, se nga do tė anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan sė bashku me forcat lokale luftarake, nė frontin e luftės, nė ndihmė tė ushtrisė Osmane, kundėr ushtrive Ruse. Pėrkundrazi Abdyl Frashėri, sė bashku me njė grup patriotėsh demokratė, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit ēlirimtar, pavarėsisht se kush do ta fitonte luftėn: Rusia apo Turqia.
Me kėtė rast, Abdyl Frashėri, shpalosi njė platformė tė re politike dhe ideologjike, pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, e cila nė fillim pati pak pėrkrahės, por shumė shpejt, atė e pėrqafuan shtresat e gjera tė popullit. Platforma qė hartoi Abdyl Frashėri i kundėrvihej platformės qė pėrpunuan qarqet Sulltaniste tė Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetėm shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombėtare tė Shqipėrisė. E dyta, ajo e Sulltanistėve u drejtohej myslimanėve tė kombeve tė ndryshme tė Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve tė Perandorisė Osmane nė Evropėn Juglindore. Platforma e Sulltanistėve, qe tepėr e rrezikshme pėr interesat kombėtare shqiptare. Sė pari ajo, se nuk e shtronte fare ēėshtjen e kombėsisė shqiptare si subjekt i tė drejtave kombėtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarėt myslimanė, si pjesėtarė tė kombėsisė islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarėt tė luftonin pėr tė qėndruar edhe nė tė ardhmen nėn zgjedhėn shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe mė tej pėrēarjen e shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme. Pėrkundrazi, platforma e Abdyl Frashėrit, ishte ndėrtuar mbi ideologjinė e Rilindjes Kombėtare, nė pėrshtatje me kushtet e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinės, nė maj tė vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbėshtetej mbi katėr pilastra.
Platforma, mund tė kuptohet, po tė kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipėria ndodhej prej katėr shekujsh, nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane, se ajo nuk gėzonte asnjė nga tė drejtat kombėtare, tė shpallura nė shek. XIX, se shqiptarėt e besimeve tė ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesėtarė tė njė kombėsie tė vetme, se krerėt e krahinave tė ndryshme, ishin nė rivalitet me njėri-tjetrin, se nė arenėn ndėrkombėtare, shqiptarėt shiheshin nga fuqitė e mėdha me syrin e njerkės, se monarkitė fqinje ballkanike kishin lidhur marrėveshje pėr copėtimin, nė favor tė tyre, tė trojeve tė saj, dhe mė nė fund se miratimi i platformės Sulltaniste islamike, do ta komprometonte mė keq, pozitėn e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr tė kapėrcyer situatėn e ndėrlikuar, tė brendshme dhe tė jashtme, Abdyl Frashėri kėrkonte nė radhė tė parė bashkimin e tė gjitha rrėkeve tė rezistencės shqiptare, nė frontin e madh tė lėvizjes kombėtare dhe realizimin e tij, nėpėrmjet traditave tė lashta shqiptare, tė besėlidhjeve krahinore, pėr tė arritur nė besėlidhjen kombėtare. E dyta; nė frontin e pėrbashkėt, tė merrnin pjesė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga dallimet fetare dhe krahinore pėr tė vepruar si njė komb i vetėm dhe pėr tė dėshmuar ekzistencėn e tij, si njė komb i lashtė. E treta; besėlidhja shqiptare, tė veēohej nga Administrata Perandorake, tė pajisej me atribute pushtetore, me administratė dhe ushtri tė veēantė dhe tė luftonte, jo pėr kufijtė e Perandorisė Osmane por vetėm pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katėrta; tė shtronte si synim politik, bashkimin e mbarė trojeve shqiptare, tė shpėrndara nė atė kohė nė katėr vilajete tė Ballkanit Perėndimor –Vilajete tė Kosovės, Shkodrės, Manastirit dhe Janinės, - nė njė vilajet tė vetėm, me emrin “Vilajeti i Shqipėrisė”, i cili, do tė shndėrrohej nė kushtet e favorshme, nė njė shtet autonom ose tė pavarur shqiptar. Me realizimin e kėtyre, katėr parimeve, Komiteti Kombėtar i Stambollit, i cili u krijua nė dhjetor tė vitit 1877, nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, kishte besim se do ta thyente, qėndrimin prej njerke, tė diplomacisė Evropiane, ndaj ēėshtjes shqiptare, dhe se do ta realizonte mė nė fund aspiratėn e madhe tė Rilindjes Kombėtare – krijimin e shtetit shqiptar tė pavarur. Disfata qė pėsoi Perandoria Osmane nga ushtritė Ruse dhe nėnshkrimi prej saj mė 3 mars 1878, i traktatit tė Shėn Stefanit, me tė cilin parashihej copėtimi i trojeve shqiptare, nė favor tė tre shteteve sllave tė Ballkanit, e ngriti peshė mbarė opinionin publik shqiptar. Nė rrethanat e kėtij shqetėsimi tė pėrditshėm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashėri, e cila tani mbante vulėn e Komitetit Kombėtar tė Stambollit, nė kėto rrethana u pėrqafua edhe nga mjaft pjesėtarė tė qarqeve feudale shqiptare. Megjithatė, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nėnshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatė gjithė pranverės sė vitit 1878.
Veprimtaria qė zhvilloi Abdyl Frashėri, gjatė asaj pranvere, ka qenė e jashtėzakonshme. Asnjė nga personalitetet politike tė botės shqiptare, nuk na ka lėnė gjurmė, nė fushėn e shkrimeve si Abdyl Frashėri. Ne kemi sot nė dorė, njė varg shkrimesh, tė botuara brenda dhe jashtė Perandorisė Osmane, shkrime nė frėngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmė dhe tė shkrimeve shqip, por pėr fat tė keq kanė humbur), tė cilat trajtojnė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė gjithė diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janė shkrime qė tregojnė kulturėn e gjerė tė kėtij Rilindėsi tė madh; thellėsinė e admirueshme tė mendimit tė tij, patriotizmin e rrallė tė veprimeve tė tij, tė cilat tregojnė se ky Frashėrlli i madh, shkoi nė Kuvendin Kombėtar tė Prizrenit, mė 10 Qershor 1878, me njė pėrgatitje politike, me njė qartėsi ideologjike dhe me njė militantizėm tė begatshėm e tė pasur si askush tjetėr.
Siē dihet, mė 10 Qershor 1878, nė Prizren nė kryeqendrėn e Vilajetit tė atėhershėm tė Kosovės, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashė Dibrėn, kurse Abdyl Frashėri, u ngarkua me funksionin e pėrgjegjėsit, pėr punėt e jashtme. Nė bazė tė detyrės qė mori pėrsipėr, Abdyli u nis menjėherė nė Berlin, nė krye tė delegacionit shqiptar, pėr t’i parashtruar Kongresit tė Fuqive tė Mėdha, qė u hap mė 13 Qershor 1878, peticionin me tė cilin kėrkohej respektimi i tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve – nė radhė tė parė paprekshmėrinė e trojeve tė tyre amtare. Ndėrkohė, u vu re se qarqet Sulltaniste tė Stambollit, nuk kishin hequr dorė nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre nė Kuvendin e Prizrenit erdhėn edhe delegatė tė popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, tė cilėt me pėrkrahjen e shefave tė Administratės Perandorake dhe me premtimin e ndihmave qė do tė jepte Porta e Lartė, mundėn tė bindnin shumicėn e delegatėve tė Kuvendit, tė miratonin mė 16 Qershor 1878, njė statut me germė dhe me frymė islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), pėrmblidhej nė tre parime: Organizata qė u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte pėrsipėr tė luftonte pėr mbrojtjen e mbarė kufijve tė Perandorisė Osmane dhe se myslimanėt e Gadishullit Ballkanik, nuk do tė ndaheshin kurrė nga Sulltani.
“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siē pritej, kundėrshtimin e zjarrtė tė qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimė, tė parėt qė reaguan, qenė delegatėt Shkodranė, tė cilėt morėn porosi nga komiteti i tyre krahinor, tė mos e nėnshkruanin statutin, madje as tė merrnin pjesė nė Organizatėn e Prizrenit, nė rast se ajo nuk do tė hiqte dorė nga programi i saj islamik. Nė fakt, si pasojė e kėtij kundėrshtimi tė pėrgjithshėm, mė 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatėt nga viset e tjera tė Shqipėrisė, pėrfshirė edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashėri, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes, e hodhi poshtė “Karar-namė”-nė. Nė vend tė saj, Kuvendi miratoi njė program tė ri, me frymė thellėsisht kombėtare, njė statut i ngjashėm, me platformėn e Abdyl Frashėrit.
Nė vėshtrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, nė shinat e Rilindjes Kombėtare. Pėr kėtė arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike nė tė tri drejtimet e mėdha tė Lėvizjes Rilindėse: i detyroi Fuqitė e Mėdha tė hiqnin dorė, disa herė nga vendimet e tyre tė padrejta, pėr e shqiptarėt, veē kėsaj i detyroi kancelaritė e tyre, qė tani e tutje tė kishin parasysh ēėshtjen shqiptare, si subjekt i tė drejtave kombėtare. Sė dyti, e tronditi qė nga themelet pushtetin shekullor Osman nė Shqipėri, duke shpejtuar, tatėpjetėn e sundimit tė saj shekullor, nė viset shqiptare. E treta: e ēimentoi bashkimin e mbarė shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia shoqėrore, fetare dhe krahinore, rreth synimit pėrfundimtar tė fitores sė Pavarėsisė Kombėtare dhe krijimit tė Shtetit tė Pavarur.
Vendin kryesor, si ideolog i kėtyre tre fronteve kryesore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e zė pa dyshim, Abdyl Frashėri. Kjo ėshtė arsyeja pėrse emri i kėtij Frashėrlliu tė madh, i cili nuk qe asnjėherė kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ėshtė i lidhur ngushtė me historinė e saj.

Autori: PROF. KRISTO FRASHĖRI

Kortezi e Milosao

Shenim: Lexoni me shume mbi historine e mbajtjes se Lidhjes se Prizrenit ne Forumin Shqiptar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.