|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė ta ban rrafsh, ka qef me t'dalė kodėr --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.
Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.
Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.
Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".
Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
|
|
|
|
| |
|
SHBA: Gjashtė persona tė arrestuar pėr komplot terrorist dalin para gjykatės
Nė Shtetet e Bashkuara, 6 persona tė arrestuar nėn akuzat pėr planifikimin e njė komploti terrorist, pėr tė sulmiuar ushtarė amerikanė nė bazėn ushtarake tė Fort Dixit, nė shtetin verilindor tė New Jerseyt, iu ngrit dje padia. Njė zėdhėnės i zyrės sė prokurorit tha se 4 prej tė dyshuarve janė shqiptarė, njė tjetėr i lindur nė Jordani dhe i gjashti nė Turqi. Akuza i identifikon katėr shqiptarėt si Dritan Duka, Elvir Duka, Shain Duka dhe Agron Abdullahu.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Toni Snou tha dje se tė gjashtė personat nuk janė akuzuar si anėtarė tė ndonjė organizate terroriste ndėrkombėtare dhe se deri tani nuk ka prova pėr lidhje me grupe tė huaja terroriste.
Zyrtarėt e ligjit nė Shtetet e Bashkuara thonė se burrat kishin mė tepėr se njė vit qė planifikonin tė kryenin njė sulm nė bazėn e Fort Dixit, me synimin pėr tė vrarė tė paktėn 100 ushtarė amerikanė, duke pėrdorur raketa granatahedhėse dhe armė automatike.
Tė gjashtė u arrestuan pas pėrpjekjeve pėr tė blerė pushkė automatike tė tipit AK-47 dhe gjysėm automatike M-16, nga njė informator zbulimi i Zyrės Federale tė Hetimeve, FBI-sė.
Zyrtarėt amerikanė thonė se 4 nga burrat ishin nga ish-Jugosllavia, njė nga Jordania dhe i gjashti nga Turqia. Tė gjithė kishin vite qė jetonin nė Shtetet e Bashkuara, disa prej tyre me dokumente tė rregullta, por tė tjerė ishin imigrantė tė paligjshėm.
Avokati amerikan, Kristoforer Kristi tha se tė dyshuarit nuk kanė lidhje direkte me ndonjė organizatė terroriste, por se ata ishin frymėzuar nga Al-Kaida dhe nga grupe tė tjera xhihadiste:
"Sulmet terroriste kryhen me synimin pėr tė krijuar terror. Njė sulm ndaj njė institucioni ushtarak amerikan nė vendin tonė me siguri qė do tė kishte krijuar njė terror tė tillė, qė njerėz si ata qė besojnė tek xhihadi duan tė pėrpiqen tė kryejnė kundėr qytetarėve tė pafajshėm amerikanė", tha ai.
Hetuesit amerikanė thonė se komploti u zbulua, kur tė dyshuarit ēuan njė videokasetė nė njė dyqan, qė i paraqiste ata duke bėrė praktikė me armė zjarri, pėr tė bėrė njė kopje nė DVD. Punonjėsi i dyqanit njoftoi policinė, e cila pas kėtij informacioni, filloi menjėherė hetimin.
Sipas dokumenteve tė gjykatės, tė dyshuarit kishin harta tė bazės ushtarake tė Fort Dixit, qė i nevojiteshin pėr rikonjecionin e saj, dhe kishin shprehur dėshirėn pėr tė vrarė dhe pėr tė vdekur vetė nė emėr tė Allahut.
Agjentja e FBI-sė Xhodi Ueis, thotė se ndėrsa po bėhet pėrparim nė luftėn kundėr terrorizmit, njė rast i tillė tregon se kjo luftė ende nuk ka pėrfunduar.
"Jemi dėshmitarė tė njė forme plotėsisht tė re terrorizmi. Sot kėrcėnimet po vijnė nga individė tė veēuar, apo nga celula tė vogla terroriste, qofshin apo jo, pjesė e Al-Kaidės, por qė nė fakt frymėzohen nga e njėjta ideologji dhune. Kėta terroristė tė veēuar mund tė jenė po aq tė rrezikshėm, sa edhe grupe tė njohura, madje edhe mė tepėr", tha ajo.
Prokurorėt thanė se tė dyshuarit shihnin shpesh video, ku paraqiteshin momente nga stėrvitja e terroristėve, fragmente ku dukej Osama Bin Ladeni, si dhe kaseta me sulme tė armatosura ndaj personelit ushtarak amerikan.
Kortezi e Zerit te Amerikes
Shenim: Komentet tuaja mund ti beni ne temen e hapur ne Forumin Shqiptar
|
|
|
|