|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bėj gosti, qė tė provosh mikun
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 69 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Kreshnik Qato ka fituar njė tjetėr titull kampion tė Europės nė versionin IBC nė peshėn super tė mesme. Ai ka mundur me pikė mbrėmė rusin Aleksandėr Zaitsev, nė njė duel tė madhėrishėm tė zhvilluar nė pallatin e sportit "Asllan Rusi" nė Tiranė.
116-112, 109-107 dhe 119-109 nė favor tė boksierit shqiptar ka qenė vendimi i tre gjyqtarėve tė ndeshjes. Kreshnik Qato, kampioni i madh shqiptar, emblema e boksit profesionist. Vetėm kėshtu mund tė pėrkufizohet figura e kampionit tė boksit shqiptar. Nė njė natė magjike, nė njė maratonė krenarie, nė njė atmosferė tė jashtėzakonshme tė panjohur kurrė mė parė nė evenimentet shqiptare tė boksit ėshtė zhvilluar dueli i madh nė pallatin e sportit "Asllan Rusi", nė Tiranė. Pas njė hyrje madhėshtore qė elektrizoi sallėn me efekte magjepsėse tė denja pėr ndeshje tė formatit Evropian dhe botėror ka filluar ndeshje e shumėpritur Qato-Zaitsev. Raundi i parė ka qenė mė shumė studiues nga tė dy rivalėt.
Qato mė impenjues dhe njė Zaitsev shumė i kujdesshėm nė mbrojtje. Tri minutat e para flasin pėr njė avantazh tė lehtė tė Qatos, qė kėrkoi mė shumė tė godiste kundėrshtarin. Katėr raundet e tjera Qato ka qenė mė agresiv duke shfrytėzuar maksimalisht mbėshtetjen e publikut tė zjarrtė. Nė raundin e gjashtė, Zaitsev doli nga strategjia e tij mbrojtėse, me njė sulm dinak dhe Qato i shmanget mjaft tė mirė. Nė tė shtatin Kreshnik Qato mė i fuqishėm nė goditje dhe mė i lėvizshėm, teksa kujdeset shumė pėr mbylljen e hapėsirės ndaj goditjeve tė Zaitsev. Njė e djathtė helmuese e Qatos, dhe Zaitsev mbrohet. Qato kontrolloi situatėn nė kėtė raund duke dėshmuar dhe profesionalizmin e tij dhe pėr me tepėr forcėn. Durrsaku nė fraksionin e fundit tė raundit tė shtatė shkarkoi njė tė djathė tė fuqishme mbi Zaitsev. Nė raundin e tetė, Qato mbėshtetet fuqishėm nga publiku, qė thėrret emrin e tij. Zaitsev shumė i kujdesshėm, teksa Qato kėmbėngul me goditje me tė majtė dhe shkarkon tė djathtėn kundėr rusit.
Rriten emocionet nė "Asllan Rusi". Zaitsev e nis shumė mirė raundin e nėntė. Qato lėviz mirė nė ring, ndėrsa rusi spostohet nė kėndet e ringut. Shqiptari godet mė tė majtėn e tij, por ende Zaitsev ėshtė nė formė dhe reagon mirė. Breshėri grushtesh tė dobishėm tė Qatos. Rusi vazhdon strategjinė e tij mbrojtėse. Raundi i dhjetė fillon me breshėri goditjesh nga tė dy kundėrshtarėt. Rusi godet dhe Qato kundėrpėrgjigjet. Dy boksierėt shpesh nė pauza lodhje. Qato dhuron njė tė majtė tė fuqishme. Ngrihet nė ekstazė tifozeria. Luftė pėr jetė a vdekje. Qato me njė pėrkrahje tė fuqishme pėr raundin final. Nė raundin e 12-tė Qato ėshtė mė entuziast, por pėrpara ka njė rus tė jashtėzakonshėm, qė mbrohet mirė.
Kortezi e Panorama
|
|
|
|