|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bėj shyqyr tė paktės, qė tė vijė e shumta
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 47 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Kosovė: Pėrkujtohet njė vit pas vdekjes ish-Presidenti Rugova
Ish-presidenti Ibrahim Rugova ėshtė shpallur sot hero i Kosovės nė pėrvjetorin e vdekjes sė tij. Ai vdiq mė 21 janar tė vitit tė kaluar pas njė sėmundjeje tė rėndė. Qė nga orėt e mėngjesit nė Prishtinė filluan veprimtaritė pėrkujtimore pėr nder tė ish presidentit Rugova, i cili u cilėsua si president historik i Kosovės dhe udhėheqės historik i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Pasuesi i tij nė postin e presidentit, Fatmir Sejdiu tha sot nė njė akademi pėrkujtimore se 21 janari i vitit tė kaluar ishte goditje e rėndė pėr institucionet dhe popullin e Kosovės.
Sot, kur jemi nė prag tė pėrmbylljes sė statusit politik tė Kosovės, proces ky qė u udhėhoq nė kohėt mė tė vėshtira nga Presidenti Rugova, busull orientimi themeltar kemi idenė dhe pėrkushtimin e tij. Kjo ide dhe punė e palodhshme qe dhe mbetet pėrkushtim i veēantė pėr shtetin e pavarur tė Kosovės, pėr kulturėn politike tė ndėrtuar nė frymėn e tolerancės dhe kohezionit brenda shqiptar, tė tolerancės e tė mirėkuptimit me etnitė e tjera pakicė nė Kosovė dhe pėr miqėsitė e mėdha qė krijoi nė botėn demokratike, theksoi presidenti Sejdiu.
Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Joachim Ruecker tha se ish presidenti Rugova ishte forcė bashkuese pėr Kosovėn. Qė nga fillimi i rezistencės kundėr regjimit tė Sllobodan Millosheviqit ai besonte fuqishėm nė lirinė dhe pėrparimin e Kosovės. Ai luajti njė rol thelbėsorė nė krijimin e institucioneve qė i ka sot Kosova dhe ruajtjen e bashkimit nė procesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės
Derisa po hyjmė nė periudhėn pėrfundimtare tė zgjidhjes sė statusit, jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovės ėshtė udhėrrėfyese se si tė veprojmė nė kėto kohė thelbėsore, tha zoti Ruecker, duke nėnvizuar se trashėgimia e tij dėshmon se me gjithė pėrpjekjet e komunitetit ndėrkombėtarė, e ardhmja krijohet kėtu nė Kosovė.
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu me urdhėr tė veēantė shpalli sot ish presidentin Rugova hero tė Kosovės, ndėrsa themeloi edhe medaljen e veēantė me emrin e tij pėr paqe, demokraci e humanizėm.
I doktoruar nė fushėn e letėrsisė, dr. Ibrahim Rugova, ishte presidenti i parė i Kosovės dhe udhėheqėsi 16 vjeēar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Pas vdekjes sė tij vitin e kaluar pasuan ndryshime nė strukturat e institucioneve tė Kosovės, ndėrsa nė dhjetor tė vitit tė kaluar edhe nė partinė e cila u nda nė Kuvendin e gjashtė zgjedhor. Njė pjesė e kėsaj partie ka vendosur tė themelojė njė subjekt tė ri politik me emrin Lidhja Demokratike. Qė tė dyja palėt tashmė janė vėnė nė pėrpjekje tė mėdha pėr tė trashėguar emrin dhe veprėn e ish presidentit Rugova.
Besim Abazi
|
|
|
|