|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ēdo mėsim e ke fitim
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Poeti i mirenjohur Agim Doci ju sjell dy prej krijimeve te tij poetike te shkruajtura ne vitin 1998. Poeti eshte nje vizitor i rregullt i Albasoul dhe se shpejti do tu sjelli krijimet me te reja te tij.
AD FISHTUM IN MEMORIAM
Zot i madh gjithmonė t'jam lutė Se i jemi po m'a futė! Unė qė t' lutem jam shqiptarė. A ke kohė pak, me ma varė.
Tek ky Glob qė rrotullohet Asht dhe toka e shqiptarve. Zot, pash nderin a t'kujtohet?! Ku i kam trojet e t'parėve?
Se jam komb nėn 5 flamurė. Komb qė han mishin e vet. Komb qė vdes pėr diktaturė! Trim, hajdut, dinsėz milet.
Pėr inatė tė mullixhiut Shkoj e flejė me vjehrrėn tande. Jam me tru tė sherraxhiut Qė ngacmoj grenzat me krande.
Fol pra Zot! Ma zgjat pak dorėn! Mė thotė bota:- qen bir qeni! 'Ej shqiptar, shko pyete Vlorėn! Brenda vehtes dreqin keni!
Ke kulturė, por shkolla dogje! Ke flori, por je zhelan! Veē kur flenė s'merresh me llogje. Vet me vehte del n'mejdan!
Ti qė mbrojte Krishtėrimin. Ti qė Fé ndrrove tre herė. Ti qė Babė bėre Stalinin. A ke besė? Atdhe e Nderė?
Zėri i Zotit bubulloj. Tundi kodėr, fushė e male. Pyes vehten dhe mendoj A kanė fund o Zot k'to halle?
Kam n' Flamur zog me dy krena Njė zog-monstėr, shenj Sllavije. Prej aty merr cakun rrena Bash aty vjen erė tradhtije!
Fluturo shqiptar drejt qiellit. Ēaj hapsirat anė e mbanė! Galaktikat mbrapa diellit, Me dy krena shqipe s'kanė!
Ku e gjete atė farė simboli? Qė Flamuri jonė e mban? Me dy krena kush e polli? Katolik e mysliman!
Nji Kosovė. Tjetra Shqypni Njėra plagė e tjetra kockė. Me dy krena kuq e zi. Njėra Gegė e tjetra Toskė
Eh mallku qoftė kush e shpiku Me coptu vehten me dy. 500 vjet Turkia tė fiku 500 vjet brinjėt t'ka thy!
Gjer' nė Jemen shkove ushtarė Tokėn tande e le nė zor. Shkodra s'kishte buk me hangėr Ti nė Bejrut, guvernator!
Si do e bėje Nėnė Shqiprinė? Ti qė s'njeh as Ligj as Shtet! Kur tė vdiqėn jashtė Atdheut Burrat me cironka n' xhep!
Je i vetmi komb me huqe. Qė s'e don kulmin e shpisė. Popull - Dem, qė bojėn e kuqe Shkon ia merr uha komshisė.
Sot qė rrugėt e Evropės Me gjak tandin i ke hapė. Prap drejtohesh prej eskortės Qė vjedh Ditė e qė vjedh Natė!
Mos pash gjakun e martirėve! Mos pash hatrin e lirisė! Mos ia prish tė ardhmen fėmijve! Mos ia hap vorrin Shqypnisė!
Je mallku nga Historija. Je shqiponjė, s'je korb, as sorrė! Nji formulė e ka Shqypnija: Je bashkvuajtės e bashkfajtorė! (vijon)
KU KEMI LERĖ ?!.. Elegji
Agim Doēi
Nė ē`vend kemi lerė ? Krenarė dhe tė dhjerė ? Nė Shqipėri ! Ku tė hedhin mė shume baltė ? Dhe fajdet ti grijnė paratė ? Nė Shqipėri ! Ku jetojmė aq tė gėzuar ? Xhepat bosh , derėn e blinduar ?! Nė Shqipėri ! Ku ka bakėr , krom dhe arė Po s`ke ujė as pėr tu larė Nė Shqipėri ! Ku spiuni bėn transparentin ? Ku vampirėt bėjnė Parlamentin !? Nė Shqipėri ! Ku ta vrasin Deputetin ? Ku s`e pjerdhin Presidentin ? Nė Shqipėri ! Ku Qeveria punon me banda ? Ku na mban gjallė veē kontrabanda ? Nė Shqipėri ! Ku ka vlerė mė shumė Gomari Se shkencėtari apo shkrimtari !? Nė Shqipėri ! Ku Qeveria luan Nastradinin ? Ku sigurimsi tė vjedh persekutimin ? Nė Shqipėri ! Ku i veshin nė kokė ēorapet ? Ku kallashi i lan hesapet ! Nė Shqipėri ! Ku s? punojnė hiē Kombinatet ! Ku hajdutėt ngrejnė pallatet ? Nė Shqipėri ! Ku pėlcet , kėrrcet dyfeku ? Ku pa punė , fitohet leku ? Ku hedh valle serbi dhe greku ? Nė Shqipėri ! Ku ka ?paqe? , ?rend dhe qetsi? ? Ku ujku pėr ujkun ėshtė njeri ? Nė Shqipėri ! Ku jeton njė popull e nuk ka tė dytė ? Qė bėn sherr me vehten dhe vehtes i nxjerr sytė !? Nė Shqipėri ! Ku vishet gjithė populli mė trim i botės Me tesha tė vdekunish tė kurvė Europės !? Nė Shqipėri !
|
|
|
|