|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Gruan,pasuria e ben te ēthurur,bukuria te dyshimte ndersa shemtimi te urryer.
--- G. de Maupassant
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 44 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Pėr herė tė parė nė njė koncert live nė Pallatin e Kongreseve, artisti serbo-kroat Goran Bregoviē
Goran Bregovic, po Tiranės me gjithė kaba
Pranoi tė vijė nė Shqipėri, me tė parėn. Dhe jo vetėm tė sjellė gjithė bandėn e tij, por tė kėndojė edhe folk shqiptar. Nė 1 dhe 2 prill, nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve jep koncert njė nga emrat mė tė mėdhenj tė muzikės ballkanike, Goran Bregoviē (Goran Bregovic). I ftuar nga Media Art ai do tė sjellė nė Tiranė edhe bandėn e tij prej 42 kėngėtarėsh e instrumentistėsh. Sipas producentit Arben Tasellari, artisti serbo-kroat do tė ekzekutojė live 28 prej krijimeve tė tij mė tė njohura, qė nga In the death car, War, Hop, hop, hop e shumė tė tjera, tashmė tė njohura edhe pėr publikun shqiptar. Por jo vetėm kaq. Tasellari bėn tė ditur se Bregoviēi u ka kėrkuar njė CD me kėngė polifonike shqiptare dhe kaba me klarinetė. Krahas kėngėve tė repertorit tė tij, Bregoviē do interpretojė nė kėtė koncert edhe disa kėngė polifonike. Ndėrsa koordinatorja mes Beogradit dhe palės shqiptare, Izidina Leka, thotė se kontakti i parė i Bregoviēit me muzikėn shqiptare ėshtė njė takim me grupin polifonik tė Janinės dhe se ėshtė shprehur qė polifonia shqiptare ėshtė mė e bukura nė gjithė Ballkanin. Puna pėr realizimin e koncertit tė 1 prillit nisi para disa muajsh, qysh nė momentin qė artisti pranoi ftesėn e bėrė nga pala shqiptare. Takimi ishte tėrėsisht i rastėsishėm, nė Teatrin Kombėtar tė Beogradit. Ia bėmė propozimin dhe ai pranoi me shumė kėnaqėsi, madje tha qė duhet tė kishte qenė mė parė nė Tiranė, - thotė Gėzim Agolli, njė tjetėr organizator i koncertit, duke shtuar se datat 1 dhe 2 prill ishin tė vetmet data tė lira nė kalendarin e artistit tė njohur pėr muzikėn e tij thuajse nė tė gjithė botėn. Pėr njė artist tė kėtyre pėrmasave, sigurisht qė edhe shpenzimet janė tė mėdha. Megjithatė organizatorėt, edhe pse nuk pėrmendin shifra, thonė me bindje qė ai po vjen nė Tiranė pėr njė shumė parash 40% mė tė ulėt nga ajo qė ai merr nė vende tė tjera. Sepse e ka quajtur kėtė njė ēmim promovues pėr Tiranėn. Gjithsesi, tė organizosh njė koncert tė tillė kushton. Pėr tė qenė gjithēka nė rregull, fonia vjen nga Athina. Edhe nė Tiranė ka fonistė tė mirė, por pajisjet nuk janė tėrėsisht tė kompletuara. Duhet pasur parasysh qė bėhet fjalė pėr njė bandė prej mė shumė se 40 vetash, qė interpreton live e qė kėrkon njė numėr tė madh mikrofonash, - thotė Tasellari, duke shtuar se qėllimi i tyre ėshtė tė organizojnė njė koncert madhėshtor dhe ti ofrojnė publikut diēka me vlerė. Sipas tij, edhe mė parė kanė ardhur kėngėtarė e artistė, qė kanė interpretuar 2 apo 3 kėngė nė aktivitete tė ndryshme, ndėrkohė qė ky koncert, i cili zgjat mė shumė se 2 orė ėshtė i pari nė llojin e vet. Vitin e kaluar Bregoviē ka pasur njė tur nė vende tė ndryshme tė Evropės. Ngjalli shumė interes nė Francė dhe sė fundmi, nė muajin dhjetor nė Itali ku u shfaq me orkestrėn e tij mahnitėse Weddings and Funerals Band (Banda e martesave dhe funeraleve) mes tingujve tė Maki Maki, Cocktail Molotov, In the Death Car apo Kallashnikov. Goran Bregoviē fillimisht ka prekur veshin muzikor tė tė gjithėve me kolona zanore tė filmave, tė regjisorit boshnjak Emir Kusturica. Mė pas ka vazhduar me muzikė pėr teatrot, baletet dhe incizime tė tjera. Para kėsaj ai ka kėrkuar lirinė nė Jugosllavinė e marshallit Tito, pėrmes kitarės elektrike dhe grupit rock White Button. E mė pas stacioni i fundit i tij, ky i sotmi, ėshtė eksperimentimi i asaj qė ndonjėherė ia pėrkufizojnė si ciganizimi i Ballkanit, pra mpleksja e kulturave etnike pėrmes Europės, ku barrierat e dikurshme zėvendėsoheshin nga ura kulturore. Ky ishte eksperimenti i njeriut shumėngjyrėsh: serb nga nėna, kroat nga i jati, ortodoks, por me bashkėshorte myslimane. Dhe rezultati ėshtė njė muzikė-ylber qė lind nė Bosnjėn e Bregoviēit, por zgjatet nė Meksikėn e mariaēėve, xhazin e Nju Orleansit, Spanjėn e flamenkos, orientalizmat turke. Nė bandėn e Bregoviēit nuk ėshtė vetėm muzika qė tė tundon me diversitetin e saj, janė edhe muzikantėt, edhe kostumografia. Kėshtu, mbetet i pazevendėsueshėm ndikimi qė ka ky 55- vjeēar sllav kur luan muzikėn e tij, me orkestrėn e tij e cila ngėrthen lumturinė dhe dhimbjen, dashurinė dhe urrejtjen, lindjen dhe vdekjen.
Filmi Palma e artė e Kusturicės Kur flitet pėr Bregoviēin, sigurisht qė mendja tė shkon menjėherė tek filmat e regjisorit Emir Kusturica, kolonat zanore tė tė cilėve mbajnė firmėn e tij. Mjafton tė pėrmendim Koha e ciganėve, Ėndėrr Arizona, Underground, fitues i Palmės sė artė nė vitin 1995 nė Festivalin e Filmit nė Kanė. Ajo ēka mė pėlqen tek filmat e Kusturicės ėshtė fakti qė ai e tregon realitetin ashtu siē ėshtė, - shprehet Bregoviē. Krahas Kusturicės, ai ka bashkėpunuar edhe me regjisorė tė tjerė, si me Patrice Chereau nė filmin Mbretėresha Margot, fitues i Palmės sė artėnė vitin 1994 po nė Kanė.
Koncerti Data 1 dhe 2 prill Vendi Pallati i Kongreseve Biletat 15, 20, 25 mijė lekė tė vjetra Vendi i shitjes Pallati i Kongreseve, Teatri Kombėtar, Akademia e Arteve Kėngėt War, Dreams, In the death car, Lubenica, Lost lamb Scherzzo, Se nevo si, St. Bartholomy night, Santus Deus/ Pater Noster, Natura, Maki, maki, Policia, Underground Tango, Hop, hop, hop, etj. Surpriza 4-5 kėngė polifonike shqiptare Kohėzgjatja mbi 2 orė
Programi War Dreams Lost lamb scherzzo So nevo si St. Bathplomy Night Sanctus Deus/ pater noter Aven ivenda Natura Maki, maki Te kuravle Sex Policia Underground tango Hop, hop, hop Ringe, ringe raja Lubenica death In the death car Ederlezi Mjesecina (moonlight) Kolo Rasle tijve Underground cocek Bulgaria traditionnal Caje sukarije Weddings and funerals Kalasnikov Belly button of the world
Muzika e Bregoviē, ide pėr njė film shqiptar
Ndoshta muzika e tij mund tė jetė pjesė e njė filmi shqiptar. Sigurisht, kjo ėshtė vetėm njė ide e mirė, megjithatė mbetet vetėm e tillė, deri nė kėto momente. Aktualisht kam njė projekt tė ri pėr njė film me Gjergj Xhuvanin dhe kam menduar ti kėrkoj pėr tė realizuar muzikėn e kėtij projekti, por asnjė bisedė nuk ėshtė bėrė ende, shprehet kėshtu Tasellari. Sipas tij, do tė ishte shumė mirė nėse muzika e tij do tė ishte pjesė e njė filmi artistik shqiptar, tė cilin e ėndėrron kushdo.
Historia e muzikantit serbo-kroat
Goran Bregoviē ka lindur nė Sarajevė nga njė nėnė serbe dhe baba kroat. Pas disa vjetėsh studime pėr violinė, Gorani formon grupin e tij tė parė The Uhite Button nė moshėn 16-vjeēare. Kompozitor dhe kitarist pranon dashurinė e tij tė papėrmbajtur pėr rock nroll. Pas 15 vjetėsh nė kėtė grup, Gorani u kthye nė idhullin e muzikės sė llojit tė tij nė vendet e Evropės Lindore. Arti i tij ėshtė shumė i njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė tė gjithė Evropėn e larg saj. Nė fund tė viteve 80 Bregoviē mori kohėn qė i duhej pėr tė kompozuar nė njė projekt tė rėndėsishėm, filmin e Kusturicės Times of the Gypsies (Kohė ciganėsh), dhe tė pėrjetonte ėndrrėn e tij tė fėmijėrisė: tė jetonte nė njė shtėpi tė vogėl nė breg tė Adriatikut. Pas luftėrave nė Jugosllavi, kjo ėndėrr u thye dhe ai e realizoi nė Paris. Megjithatė bashkėpunimi i tij trevjeēar me regjisorin e njohur, boshnjak Ermir Kusturica, kanė pėrjetėsuar edhe mjaft filma tė tjerė si Underground, film me tė cilin ka fituar Palmėn e Artė nė vitin 1995, Arizona dream etj. Ndėrsa pas tre vjetėsh bashkėpunim Kosturica gjeti njė tjetėr bashkėpunėtor pėr filmin e tij Macja e bardhė, macja e zezė. Koncertet e tij kanė qenė tė shumta, ku shėnohen nė Romė, nė Shėn Pjetėr, ku ėshtė pritur nga mbi 500 mijė vetė, mė pas nė Meksikė, Amerikė, Kanada dhe gjithė Evropėn pa fund. Koncerti i tij nė Tiranė shėnon tė parin aktivitet live dhe tė pėrmasave tė tilla, pavarėsisht ardhjes nė kryeqytet tė kėngėtarėve tė njohur Mango, Xukero, Notis Sfakanakis, etj.
25 mars 2006
Goran Bregoviē aromė ballkanike nė Tiranė
Folk dhe ritme shqiptare nė krijimet e tij muzikore
I duket e ēuditshme qė do tė vijė nė Tiranė. Dhe kėtė e thotė vetėm pak ditė para se tė ngjitet nė skėnėn e Pallatit tė Kongreseve. Kėngėtari i njohur serbo kroat Goran Bregoviē pėr herė tė parė do tė sjellė muzikėn e tij pėr publikun shqiptar nė datat 1 dhe 2 prill . I ftuar nga Media Art, pritet qė tė bėjė njė performancė tė vėrtetė muzikore nė Tiranė. Ndonėse ėshtė i njohur me muzikėn shqiptare, ky do tė jetė njė hap pėr ta sjellė muzikėn e tij pėr publikun shqiptar. Deri tani nuk ka ndodhur. Shkėmbimet artistike midis Shqipėrisė dhe Serbisė kanė qenė inekzistente. Shipėria ėshtė njė territor nga i cili unė kam rrėmbyer shumė. Ėshtė i vetmi vend ku unė vjedh muzikė dhe nuk ėshtė ēudi nėse do tė dėgjonit qė unė tė kėndoja njė kėngė tuajėn, shprehet Bregoviē nė njė intervistė para se tė mbėrrijė nė vendin tonė. Do tė kėndojė live 28 krijime sė bashku me njė formacion tė madh muzikor. Nė njė spektakėl qė do tė zgjasė mė shumė se dy orė nė Pallatin e Kongreseve. Pas kėngėve tė tij ritmike qėndron orkestra Weddings and Funerals Band (Banda e martesave dhe funeraleve) me 45 instrumentistė dhe kėngėtarė. Natėn e parė do tė luaj me njė formacion tė madh muzikor. Janė rreth 45 vetė ku pėrfshihen kori i meshkujve, tre kėngėtare femra, njė bandė frymore etj. Pra njė orkestėr sinfonike e pėrshtatur pėr muzikėn time. Do tė interpretoj edhe disa nga kompozimet e mia pėr kinemanė. Nė mbrėmjen e dytė do tė jem vetėm me bandėn time muzikore dhe do tė ketė kėngė tė repertorit tim, shprehet Bregoviē. Ritmi ballkanik Kėngėt e Goran Bregoviē nuk i pėrkasin vetėm vendit tė tij. Pėr kėtė edhe ka njė publik tė gjerė qė i pėlqen dhe blen disqet e tij. Shqiptarėt i njohin kėngėt e tij Maki, maki, Policia, Underground Tango, Hop, hop, hop etj, edhe pse asnjėherė ai vet nuk e ka prekur skenėn shqiptare. Ka vjedhur pak nga tė gjitha motivet duke ia nėnshtruar kėtė edhe pėrpunimit me teknikėn moderne. Vet e pohon me tė fortė se kėngėt e tij janė frymėzime ballkanike. Nė formulėn e muzikės sė tij pėrzjehen xhazi, ritmet sllave, meksikane, motive turke dhe vokalitet bullgar, sinfoni tė shenjta ortodokse dhe tingujt modern tė pop-it. Si ėshtė muzika e tij? Muzika ime? Ėshtė njė pėrzierje, lind nga njė bazė ballkanike ku kryqėzohen tre kultura, ortodokse, katolike dhe myslimane ėshtė shprehur ai gjatė turit tė sukseshėm qė pati nė Itali. Njė sukses tė madh ka patur edhe nė Francė ku disqet e tij janė shitur nė 100.000 kopje. Kompozimet e tij, njė miks midis folkut ballkanik dhe pėrpunimit teknologjik kanė pushtuar Europėn edhe falė bashkėpunimit me regjisorin Emir Kurturica. Kolona zanore e filmave Il tempo dei gitani e Underground, i cili nė vitin 1995 u shpall fitues i Palmės sė artė nė Festivalin e Filmit nė Kanė. Rruga e njė kėngėtari Sot ai ėshtė i njohur pėr ritmet e tij ballkanike, njė pėrzierje motivesh folklorike dhe rymash moderne. Por nuk ka nisur kėshtu. I lindur nė Sarajevė nga njė nėnė serbe dhe njė baba kroat, Goran Bregovic krijoi grupin e parė rrok kur ishte 16 vjeē. Pėr rreth 15 vjet punon me grupin e quajtur White Button. Prodhojnė 13 albume tė shitur nė 6 milion kopje. Nė ato kohė rroku kishte njė rol shumė tė rėndėsishėm nė jetėn e tyre. Ishte e vetmja mundėsi pėr tė shprehur publikisht pakėnaqėsitė pa rrezikuar tė pėrfundoje nė burg. Turnetė e pafundme do ta kthehenin nė atė kohė Bregoviē nė idhullin e rinisė jugosllave. Pėr tė plotėsuar dėshirėn e prindėrve tė tij, Goran ndjek studimet pėr filozofi e sociologji. Sot ndoshta do tė ishte njė mėsues nė qoftė se suksesi i madh i diskut tė tij tė parė nuk do tė kishte vendosur ndryshe. Ndėrsa sot ka njė bandė tė madhe Ėeddings and Funerals Band (Banda e martesave dhe funeraleve) dhe gėzon akoma suksesin e muzikės sė tij.
Oliverta Lila 28 mars 2006
"Dyndje" pėr biletat e koncertit tė Goran Bregoviē
Posterat ne trungjet e pemeve te kryeqytetit, apo muret e institucioneve kulturore qe njoftojne koncertin e kegetarit serb, Goran Bregovic, ne datat 1 e 2 prill ne Pallatin e Kongreseve, e kane bere te tyre. Qe prej disa ditesh eshte shume e veshtire te gjesh nje bilete per te pare koncertin ne platete A dhe C e D. Tani kane mbetur veten biletat 1500 lekeshe te pjeseve anesore te salles se madhe te Kongreseve, por edhe ato ne nje numer te paket. E kushdo qe e kishte lene per dje blerjen e biletes, duhej te mjaftohej me nje vend ne ndenjeset anesore te Pallatit te Kongreseve. Kjo pritej, pasi entuziasem i madh u shkaktua qe prej njoftimit te ardhjes se tij ne Tirane, per nje koncert nen shoqerine e orkestres se marteses dhe asaj te vdekjes. Ndersa prej sporteleve ku shiten bileta, ne Akademine e Arteve, Teatrit Kombetar e Pallatit te Kongreseve, adhuruesit e Bregovicit largohen duke shfryre. Muzika e tij, sikunder edhe eshte shprehur kahera kengetari serb, eshte muzike qe ka lindur prej Ballkanit. Ai e ka cilesuar token e ballkanasve si "toke misterioze, ne te cilen takohen tri kultura: Ortodokse, katolike dhe myslimane". Ai ka krijuar tinguj edhe per kolona zanore filmash, ku permendet filmi mr. Emir Kusturice "Tempo dei Gitani" apo edhe "Underground".
29 mars 2006
Bregoviē ne Shqipėri
Nga Underground-i nė skenė
Natyrisht nuk isha i pari qe kisha genjyer per ardhjen e Goran Bregovic ne Shqiperi. Keshtu qe mjaft prej miqve te mi nuk u vura faj qe nuk me besuan as mua. Sidoqofte, ata qe munden te shikojne nje fotografi ku une dhe Bregovic kishim pozuar sebashku ne Castel SantElmo te Napolit, me siguri genjyen miq te tjere. I vetmi qe sdo te na linte me te genjenim, ishte vete Goran Bregovic
Ne shtator 2005 sebashku me Arjan Sukniqin morem vesh se ne nje nga ditet e Bienales se Napolit, ishte i ftuar edhe ballkanasi i famshem, Goran Bregovic. Per dy ore pa pushim artiste, por edhe gazetare nga e gjithe Evropa e bombarduan me pyetje. Vetem une- duke qene i bindur se askujt ne ate auditor kozmopolit nuk do ti interesonte pyetja ime- preferova ta merrja pergjigjen vetem per vete. I rrethuar nga dhjetera blic-e fansash pergjate korridoreve te ngushta te keshtjelles, Bregovic-it i mjaftoi vetem prezantimi me nje gazetar shqiptar, per te dhene pergjigjen e nje pyetjeje qe, per profesion apo kortezi, do te ishte e fundit ne radhe: Po, do te vij ne Shqiperi. Kam pasur ndermend dhe mund te vija edhe keto dite. Por ju jeni me Zgjedhjet, apo jo?!
Megjithate, mund ta shkruash, shume shpejt do te jem ne Tirane. Natyrisht, une nuk shkrova asgje. Me mire- mendova- te mbetem genjeshtar vetem me miqte e mi.
Skaluan vecse pak muaj dhe pikerisht sonte, Goran Bregovic mberrin ne Shqiperi. Ose me mire, mberrin Live, sepse muzika e tij ka vite qe shetit shtepive dhe rrugeve te fqinjit te vjeter ballkanas. Per vite e vite me radhe askush si ai skishte mundur qe shtate notat e pentagramit ti bashkonte ne ate menyre, aq sa per te kaluar pa vize neper vende, me kufij apo shpirtra te ndare. Dhe neser ne kryeqytetin shqiptar, per here te pare Underground i tij i famshem nuk do te mund te shqiperohet me perkthimin normal te kesaj fjale. Sepse ne skenen e Pallatit te Kongreseve, Bregovic do te dale mbi siperfaqe, pikerisht ne realitetin ballkanik te 2006-es. Ne Ballkanin qe, sikurse te gjitheve ne, edhe ate, seshte se fati e ka marre perhere me te mire.
Vetem ne shtator te 2005-es mesova se babai i Bregovic-it paskesh qene nje kolonel i ushtrise te ish- Jugosllavise. Nje ushtarak qe ne kohen e lire (atehere skishte lufte) i binte violines dhe kerkonte qe edhe djali i tij te dashuronte kete vegel. Por violinisti i vogel, kerkoi dicka tjeter, sepse edhe ne Ballkan femrat donin vetem kitaristet dhe grupet rock. Nje histori qe vazhdon me ato qe dihen: Bijelo Dugme deri te Arizona Dream. Por pak e dine se i famshmi Bregovic humbi gjithcka gjate konfliktit ne ish- Jugosllavi, shtepine, pronat dhe per pak, edhe profesionin e tij. Per te rifilluar me pas gjithcka nga e para, duke kompozuar muzike deri edhe per reklama sapunesh. Eshte vetem njeri prej nesh ne Ballkan, me baba kroat, nene serbe dhe grua myslimane, pavaresisht se quhet Goran Bregovic. Ndoshta prandaj ardhja e tij Live ne Shqiperi deri sot merrej gjithmone si nje genjeshter.
Nga Edmond Laci 31 mars 2006
Bregoviē elektrizon Tiranėn
Ekzaltimi i publikut te Pallatit te Kongrsese, ne naten e dyte te koncertit te Goran Bregovicit u ndje qe ne minuatat e para kur ai shkeli ne skene. Cdo levizje e muzikantit shkaktonte brohortitje ne salle, saqe edha ata qe mbanin veshur frak nuk munden te mos perkundeshin nen ritmet e nxehta ballkanike. Ndersa ritmet e kenges "Get dhe money" nuk ka pyetur per moshe, por kane ngritur ne kembe edhe thinjoshet. Per gjithe kenaqesine qe publiku i dhuroi naten e pare, ai nuk mundi te mos perseriste se sa "I lumtur" ishte qe gjendej ne Tirane dhe falenderimet nuk munguan, e pas tyre duartrokitjet. Disa prej kengeve te nates se pare, banda e Bregovicit i solli edhe mbreme, ne naten e dyte te koncertit te tij ne skenen me te madhe te Shqiperise. Disa qetesuese, te tjera te ngjallin edhe trishtim ndersa shumica e kengeve qene ndezese. Kryebashkiaku Edi Rama e Rudina Magjistari duket se nuk u mjaftuan me kenget e nates se pare, ndaj per te mos humbur te rejat e nates se dyte nuk i munguan rradhes se pare te salles se Kongreseve. E te tjera kenge si "In the death" apo hitet e ciganeve kane mundur t'i elekrtizojne me lehtesi politikanet e artistet, gazetaret e analistet shqiptare. Thuhej se suksesi i ishte i garantuar qe pa filluar ende koncerti, madje para se muzikanti serbo-kroat te mberrinte ne Tirane, por tani qe 2 netet e koncerit te Bregovicit kane mbaruar, suksesi s'ka se si te vihet ne dyshim. Keshtu ai largohet nga Shqiperia me kenaqesine e suksesit ndersa shqiptaret mbeten me shijen e mire te ritmeve ndjellese ballkanike.
3 prill 2006
|
|
|
|