|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Edhe skllavi ka vanitetin e vet sepse ai do te donte ti bindesh vetem despotit me te madh.
--- Balzac
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Ethet e ringut, trysnia e grushtit, dhe ndjenja e fitores.
Kampioni i diasporės dhe i tė gjithė shqiptarėve nė sportin e rėndė tė boksit profesional meritoi fitoren nė ndeshjen e tij tė radhės, sot mė datė 02/04/2006. Mbreti i ringut profesional kuq e zi, Kreshnik Qato, krijoi sėrisht njė atmosferė ku brohoritjet dhe ballėlartėsia kombėtare bashkė me muzikėn e mrekullueshme shqiptare u ndjenė dhe u dėgjuan sėrisht me plot krenari ne ringun e boksit britanik. Kėsaj radhe pikėrisht nė arenėn londineze, tė "York Hall", e cila njihet si "Shtėpia e Boksit Britanik".
Kėshilla qė trajneri i mirėnjohur Luigji Leo, ish-kampion i Britanisė, i drejtoi Kreshnikut ishte: "Kjo ėshtė ndeshja qė do tė hapi derėn e suksesit" pėr takime titullore. Por kjo derė do hapej vetėm me fitore dhe asgjė mė pak. E kėshtu ndodhi, pas njė hyrje tė furishme nė ring me disa goditje tė dubluara qė i dha kundėrshtarit, Kreshniku dukej nė njė gjendje tė shkėlqyeshme fizike dhe psikologjike. Pėr nga dėshira, mundi dhe djersėt e stėrvitjes, Kreshniku e kishte tė shkruar nė ballė se do tė fitonte. Por si gjithmonė, e ēdo sport, fusha dhe rregullat tė vendosin pėrballė njė konkurenti, me statistika pothuajse tė barabarta; i cili po ashtu dėshiron tė dalė fitimtar, pasi dihet qė edhe ai ka shpenzuar energji pėr tė arritur fitoren. Natyrisht kundėrshtari i tij, ishte po aq i vendosur tė fitojė sa edhe Kreshniku. Nė njė prononcim qė Qato bėri para se tė hyjė nė ring, ai tha se "Tė dy boksirėt stėrviten pėr muaj tė tėrė, pėr tė konkuruar nė njė ndeshje, prandaj fitoria varet mė shumė nga forca psikologjike" pasi ajo fizike ėshtė simetrikisht e barabartė.
Kėsaj radhe Kreshta e boksit profesional shqiptar Qato, u ndesh me francezin Laurent Goury, tė cilin e mundi me njė differencė prej pesė pikėsh, (60-55) nė njė ndeshje tė gjykuar nga gjygjtari Lee Cook. Kjo diferencė minimale, thekson faktin qė Kreshniku pati njė kundėrshtar tė fortė e tė mirė-pėrgatitur, por qė ky i fundit, nuk mundi t'i shtojė statistikave tė tij njė fitore por krejtėsisht tė kundėrtėn. Nė fakt, Courey u tregua hileqar dhe u qortua disa herė nga gjygjtari i ndeshjes sepse ai e goditi Kreshnikun disa herė me sup. Madje, u dėgjua qe gjygjtari t'i thosh se do ta skualifikonte direkt nga ndeshja nėse ai do e pėrsėriste hilen.
Raundet tre minutėshe kalonin njėra pas tjetrės me shumė ankth por Kreshniku sa vinte e i afrohej fitores. Epėrsia e boksierit tonė filloi tė dukej qartė, por siē dihet, kur nė ring ndodhen dy kundėrshtarė tė fortė, ndeshja nuk mbaron deri nė sekondėn e fundit e kėshtu ndodhi. Goditjet e boksierit shqiptar vėrshonin pa rreshtur pėrmbi trupin e kudėrshtarit tė tij. Ēdo grusht shndėrrohej nė njė brohoritje tė larmishme polifonike qė vinte njėherėsh nga disa qindra zėra qė e kishin ndezur atmosferėn. Dukej qartė se rreth 500 tifoza tė zjarrtė qė ishin tė pranishėm, nuk do pranonin asgjė mė pak se fitoren e idealit tė tyre tė forcės. Me hamendje, zhurma qė ata bėnin, nuk e lejonte asnjėrin nga boksierėt qė tė dėgjonin mendimet e tyre nėn trysninė e grushtave tė kundėrshtarit.
Nė njė bisedė telefonike qė arritėm tė realizonim me kampionin tonė pas ndeshjes, Kreshniku tha se, "Fitoria ishte fryti i kombinimit tė stėrvitjes time disa mujore me atmosferėn dhe brohoritjet" e boks-dashėsve shqiptarė pėrgjatė gjithė minutazhit tė njė dueli vėrtetė klasik. Ai gjithashtu, falenderoi tė gjithė mbėshtetėsit e tij si dhe trajnerin, menazherėt, dhe organizmin sportive "Tifozat Kuq e Zi", pėr mbėshtetjen morale qė ata i kanė dhėnė duke i dhuruar uniformėn zyrtare tė ringut qė Kreshniku veshi rishtas gjatė kėtij dueli. Kreshniku gjithashtu tha se brohoritja tashmė himnore "O sa mire me qenė shqiptar", i kishte dhėnė forcė tė fitojė ndeshjen.
Nga Londra, Alban Bytyqi
|
|
|
|