|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Aksioneret e shoqerive te medha pergjithesisht jane dele, nganjehere tigra, por gjithnje kafshe.
--- Aurelien Scholl
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Beteja e Sfetigradit
Nė 14 maj 1448 nisi nė Sfetigrad njėra nga betejat mė tė gjata tė luftėtarėve shqiptarė nėn udhėheqjen e
Skėnderbeu kundėr ushtrisė turke, e cila ka hyrė nė histori si Beteja e Sfetigradit. Luftimet vazhduan deri
nė korrik tė atij viti dhe pėrfunduan me fitoren e luftėtarėve shqiptarė.
Traktati i Varshavės
Nė 14 maj 1955 nė Varshavė u mbodhėn pėrfaqėsuesit e 8 shteteve europiane: Shqipėrisė, Hungarisė,
RD tė Gjermanisė, Polonisė, Bashkimit Sovjetik, Ēekosllovakisė, Rumanisė e Bullgarisė dhe vendosėn
krijimin e njė pakti qė kish si qėllim forcimin e miqėsisė, bashkėpunimin dhe ndihmėn reciproke ndėrmjet
kėtyre vendeve, si dhe sigurimin dhe ruajtjen e paqes. Ky pakt u quajt Traktati i Varshavės. Hyri nė fuqi
nė 5 qershor tė atij viti. Shqipėria doli nga ky traktat nė vitin 1968.
Euzhen de Lakrua
Nė 14 maj 1863 mbylli sytė piktori i njohur francez Euzhen de Lakrua, i cili pikturoi nė tėrė teknikat e
vizatimit dhe u bė njė pararendės i tė gjitha shkollave tė artit tė shekullit tė 19. Ndėr pikturat mė tė mira tė
tij renditen: "Skena nga masakra e Cios", "Liria nė barrikada", "Gratė e Algjerit.", etj.
2008 Beteja e Sfetigradit
Nė 14 maj 1448 nisi nė Sfetigrad njėra nga betejat mė tė gjata tė luftėtarėve shqiptarė nėn udhėheqjen e Skėnderbeu kundėr ushtrisė turke, e cila ka hyrė nė histori si Beteja e Sfetigradit. Luftimet vazhduan deri nė korrik tė atij viti dhe pėrfunduan me fitoren e luftėtarėve shqiptarė.
Traktati i Varshavės
Nė 14 maj 1955 nė Varshavė u mbodhėn pėrfaqėsuesit e 8 shteteve europiane: Shqipėrisė, Hungarisė, RD tė Gjermanisė, Polonisė, Bashkimit Sovjetik, Ēekosllovakisė, Rumanisė e Bullgarisė dhe vendosėn krijimin e njė pakti qė kish si qėllim forcimin e miqėsisė, bashkėpunimin dhe ndihmėn reciproke ndėrmjet kėtyre vendeve, si dhe sigurimin dhe ruajtjen e paqes. Ky pakt u quajt Traktati i Varshavės. Hyri nė fuqi nė 5 qershor tė atij viti. Shqipėria doli nga ky traktat nė vitin 1968.
Euzhen de Lakrua
Nė 14 maj 1863 mbylli sytė piktori i njohur francez Euzhen de Lakrua, i cili pikturoi nė tėrė teknikat e vizatimit dhe u bė njė pararendės i tė gjitha shkollave tė artit tė shekullit tė 19. Ndėr pikturat mė tė mira tė tij renditen: "Skena nga masakra e Cios", "Liria nė barrikada", "Gratė e Algjerit.", etj.
14 maji ėshtė festa kombėtare e Izraelit
|
|
|
|
| |
|
Aktorja e njohur televizive, Elza Zagreda, sjell episode komike nga stereotipet e traditės shqiptare pėr femrėn qė duhet tė jetė nikoqire dhe e zonja pėr punė shtėpie. Nė teatrot e Los Anxhelosit, Bostonit e Nju Jorkut
Bukė e djathė nė Hollivud
Los Anxhelos - Pas shfaqjeve tė pritura mirė nga publiku nė Nju Jork dhe Boston, komedia Corn Bread and Feta Cheese Growing up Fat and Albanian (Bukė e Djathė - Njė shqiptare nga Ulqini nė Nju Jork), po ndiqet me interes prej disa javėsh nė Hudson Theatre nė Los Anxheles tė Kalifornisė. Elza Zagreda ėshtė autore dhe aktore e komedisė, Luan Bexheti interpreton Kanunin, nė regjinė e Vincent Marano-s. Shqiptarėt e kanė tė lehtė ta kuptojnė prej titullit satirėn ose tė identifikohen me heroinėn e kėsaj pjese komike e shkruar mbi njė pėrvojė personale. Amerikanėt dhe komunitetet e tjera tėrhiqen me kureshtje drejt njė kulture pak tė njohur dhe shpesh tė keqkuptuar nė Amerikė. Pavarėsisht origjinės ose kombėsisė, pėr tė gjithė shikuesit, kjo shfaqje garanton njė orė tė qeshura dhe zbavitje. Natyrisht, kulturat e disa komuniteteve nė Amerikė kanė ngjashmėri tė dukshme dhe zakone tė pėrafėrta. Nė tė vėrtetė, komedia me njė aktore My Big Fat Greek Wedding (Dasma ime me doke greke) nga Nia Vardalos ka qenė pikėnisje dhe frymėzim pėr pjesėn komike Bukė dhe Djathė tė Elza Zagredės. Si autore e kėsaj pjese teatrale, Elza Zagreda, ka ditur tė zgjedhė momente domethėnėse nga jeta e saj personale si vajzė e edukuar me norma patriarkale nė njė familje shqiptare nė Nju Jork dhe e rritur nė mjedis tė mbrujtur me kulturė amerikane. Si aktore, ajo i shton rrėfimit tė saj ngjyrime emocionale dhe nota humoristike. Sa pėr ilustrim, njė prej kėtyre episodeve ėshtė therja e qengjit pėr kurban, nė shtėpinė e familjes Zagreda, ēka fqinjėt amerikanė nuk mund ta konceptojnė. Konstrastet midis dy mėnyrave tė ndryshme tė tė menduarit dhe tė jetuarit, tė reflektuara veēanėrisht tek dallimet e forta gjinore dhe vendi i presupozuar i femrės nė shoqėri, pėrbėn thelbin e satirės dhe humorit qesėndisės tė Elza Zagredės. Grimcat dhe episodet personale tė komedisė fokusohen tek stereotipet e traditės shqiptare pėr femrėn qė duhet tė jetė nikoqire dhe e zonja pėr punė shtėpie, dhe tek synimet e familjes qė vajza tė martohet me njė djalė shqiptar nga familje e mirė. E destinuar dhe e vetėdijshme se fati i femrės nuk ndryshohet, nėna e Elzės e shpreh pakėnaqėsinė dhe dufin e vet me shprehjen qė e pėrsėrit shpesh e pėr gjithēka: Ne na ka vra zoti. Nė disa momente rrėfimi bėhet veēanėrisht emocional siē ėshtė historia pėr tezen nė Shqipėri qė martohet me shkuesi. Gjuha e rrjedhshme ėshtė e pasur me sharje dhe shprehje tipike shqiptare. Copėza nga historia e vetėtreguar dhe kujtimet e jetės familjare dhe shoqėrore tė kėsaj vajze tė re njėherit dokumentojnė norma morale e etike tė kulturės shqiptare tė tipizuara tek Kanuni i Lekė Dukagjinit. Pesha ose autoriteti i Kanunit si rregullatori i jetės sė pėrditshme dhe vulosės i fatit tė femrės shqiptare, pėrēohen tek spektatori nga interpretimi i aktorit Luan Bexheti nga Tetova e Maqedonisė. Ndonėse heroina i ka kapėrcyer pengesat dhe konfliktet kulturore e tashmė pėrfaqėson njė brez tė femrės shqiptare tė shkolluar dhe tė integruar nė jetėn amerikane, rrėfimi i saj jetėsor ėshtė interesant dhe intrigues. Spektatori ka kureshtje tė ndjekė odisenė emocionale dhe komike tė njė femre tė lindur nė Nju Jork nė njė familje shqiptare prej Ulqini. Elza Zagreda debuton si autore dhe aktore e talentuar me lojė dhe plastikė tė admirueshme. Luan Bexheti interpreton rolin autoritativ dhe tė plotfuqishėm tė Kanunit. Faktikisht, Zagreda dhe Bexheti kanė interpretuar bashkė nė disa filma dhe pjesė teatrale, si edhe nė njė program zbavitės me ēifte tė titulluar Change of Heart nė rrjetin amerikan WB. Njė prej projekteve tė tyre tė pėrbashkėta ka qenė edhe teatri Trojan woman (Trojanet) me regjisoren dhe aktoren e njohur tė Broduejt, Ellen McLaughlin. Komedia Bukė e Djathė do vazhdojė tė shfaqet nė Hollivud deri nė fund tė marsit dhe nė muajin prill do kthehet nė skenė nė Nju Jork. Urojmė qė kjo pjesė teatrale nga Elza Zagreda tė ketė fatin e lakmueshėm tė pararendėses sė vet dhe tė ngjallė interesim pėr film apo projekte tė tjera tė mėdha.
Rafaela Kondi
|
|
|
|