|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nje burre mund te jete i lumtur me cdo femer, per aq kohe sa ai nuk e do.
--- Wilde
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Vjenė: Raundi i parė i bisedimeve mbi tė ardhmen e Kosovės
Sot u hapėn nė Vjenė bisedimet e shumėpritura pėr tė vendosur nėse Kosova e administruar nga Kombet e Bashkuara, do tė jetė e pavarur apo do tė mbetet pjesė e Serbisė.
Procesi i negociatave do tė drejtohet nga ish presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Shqiptarėt kėrkojnė pavarėsi, ndėrsa Beogradi kėrkon qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė. Njė zyrtar tha se biseidmet po ecin mirė. Kreu i delegacionit shqiptar Lutfi Haziri, tha para fillimit tė biseidmeve tė sotme se pala e tij kėrkon zgjidhjen e statusit tė Kosovės sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
Diplomatėt thanė se sesionet e para do tė pėrqėndrohen nė tė drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė, qė pėrbėn 10 pėrqind tė popullsisė prej dy milion banorėsh. Shumė serbė i tremben hakmarrjes nga shumica shqiptare nė se Kosova shkėputet nga ish republika jugosllave.
Hapja e bisedimeve u shty pėr njė muaj, pėr shkak tė vdekjes sė presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova nė janar, vetėm disa ditė para datės sė planifikuar tė hapjes sė tyre. Tė gjashtė vendet anėtare tė grupit tė kontaktit, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanė thėnė se Kosova nuk mund tė kthehet nėn regjimin serb dhe as mund tė ndahet sipas vijave etnike, apo tė bashkohet me njė vend tjetėr.
Ēfarė pritet nga bisedimet e Vjenės?
Megjithėse nė bisedimet e Vjenės nuk do tė diskutohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, qytetarėt e thjeshtė presin qė prej tyre tė ketė njė sinjal pėr pavarėsinė, ndėrsa analistėt presin ballafaqime tė vėshtira mes palėve me qėndrime diametralisht tė kundėrta.
Bisedimet e ndėrmjetėsuara nga Kombet e Bashkuara janė njė pėrpjekje pėr tė zgjidhur njė nga mosmarrėveshjet e fundit mė problematike tė lėna pas luftės sė pėrgjakshme nė Ballkan nė vitet 1990 ndėrsa mbarė rajoni shpreson qė njė ditė tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian.
Shqiptarėt qė pėrbėjnė 90 pėrqind tė popullėsisė prej 2 milion banorėsh tė Kosovės kėrkojnė pavarėsi nga Serbia. Nga bisedimet e Vjenės pres njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se kemi vuajtur pėr njė kohė tė gjatė. Pas kaq vuajtjesh ėshtė koha qė tė zgjidhet statusi i Kosovės me pavarėsinė e plotė. Asgjė tjetėr nuk ėshtė e pranueshme pėr ne, thotė Ise Borovci, pronar i njė stende tregėtare nė Prishtinė.
Serbia megjithatė kėmbėngul qė tė ruajė kontrollin e saj nė disa pjesė tė Kosovės qė ajo e konsideron si pjesė tė vetėn. Nė fshatin e Graēanicės, Vlasimir Todiē thotė se nuk pret shumė nga bisedimet, por cilido tė jetė rezultati ai ka nė plan tė qėndrojė: Nuk pres shumė nga kėto bisedime. Amerikanėt, qeveria amerikane ka qėnė dhe ėshtė shumė e qartė pėr atė qė kėrkojnė shqiptarėt. Rezultati do tė jetė ai qė thonė Shtetet e Bashkuara Pavarėsinė pėr shqiptarėt! Ajo qė kėrkoj unė ėshtė tė jetojė kėtu dhe tė kem njė jetė mė tė mirė dhe kushte tė sigurta jetese, thotė zoti Todiē.
Analistėt thonė se bisedimet do tė jenė tė vėshtira, megjithėse pritet shumė prej tyre. Ky ėshtė ballafaqimi i parė midis shqiptarėve tė Kosovės dhe qeverisė serbe nė tė cilin tė dyja delegacionet do tė masin realitetet politike ekzistuese, si dhe ndikimin e tyre dhe tė forcave tė tyre politike, thotė Dukagjin Gorani.
Tė dyja palėt nuk kanė rėnė dakort lidhur me kompetencat qė duhet tu lihen vendorėve. Pakica serbe kėmbėngul qė tė ketė kompetenca tė gjera dhe lidhje tė veēanta me Beogradin. Diplomatėt e grupit tė kontaktit kanė rėnė dakort pėr njė seri parimesh mbi tė ardhmen e Kosovės. Kėtu pėrfshihet mos kthimi i vendit nėn regjimin serb, mos ndarja sipas vijave etnike dhe mosbashkimi me asnjė vend tjetėr nė rajon.
Kortezi e Zėrit tė Amerikės
|
|
|
|