Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
"Femija qe fle rritet, kombi qe fle vdes ..."
--- Ismail Qemali

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 93 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.

Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.

Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.

Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
Letersi :: “Lahuta e Malcis” Elsie e sjell nė anglisht.
Postuar nga: Fiori

Letersi Dashamirėsit e letėrsisė, emigrantėt, studentėt, studiuesit e Shqipėrisė, kanė pasur rastin tė marrin pjesė tė premten, 21 Tetor, 2005 nė promovimin e librave “Lahuta e Malcis”, “Literatura shqiptare”, dhe “Shqipėria sot”. “Lahuta e Malcis” pėr herė tė parė pas njė pune katėr vjeēare, ėshtė pėrkthyer nė anglisht nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck. Pėrkthimi i veprės gjeniale sė Fishtės u bė i mundur nga sponsorizimi i komunitetit shqiptar nė Michigan tė Amerikės.

Nga Londra - Muhamed Veliu


Katėr vjet pėr ta pėrkthyer, promovohet me 2 libra pėr Shqipėrinė

Shqipėria vazhdon tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve tė huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri promovimi i tre librave mė tė fundit rreth vendit tonė nė kryeqytetin britanik, Londėr. Dashamirėsit e letėrsisė, emigrantėt, studentėt, studiuesit e Shqipėrisė, kanė pasur rastin tė marrin pjesė tė premten nė promovimin e librave “Lahuta e Malcis”, “Literatura shqiptare”, dhe “Shqipėria sot”.
“Lahuta e Malcis” pėr herė tė parė pas njė pune katėr vjeēare, ėshtė pėrkthyer nė anglisht nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck. Pėrkthimi i veprės gjeniale sė Fishtės u bė i mundur nga sponsorizimi i komunitetit shqiptar nė Michigan tė Amerikės.





“Literatura Shqiptare” ėshtė vepėr e albanologut tė mirėnjohur me origjinė kanadeze. Ndėrsa “Shqipėria sot” ėshtė njė libėr pėr aktualitetin shqiptar tė pas viteve 90, me autor antropologen Clarissa de Waal. Tre librat janė prezantuar publikut nga anglezi i apasionuar pas mrekullive tė natyrės shqiptare, Dr Noel Malcolm. Ai ka nisur prezantimin e librave me njė ndodhi shumė domethėnėse ndodhur atij dy ditė para kėtij promovimi nė qytetin e Kembrixhit, qė ilustron mė sė miri mungesėn e librave mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė libraritė angleze. “Dje vizitova disa nga libraritė e Kembrixhit duke i pyetur librarėt nėse kishin ndonjė libėr rreth Shqipėrisė. Disa prej tyre, as qė e kishin idenė se ku binte Shqipėria, madje qeshnin kur dėgjonin kėrkesėn time. Mbeta i ofenduar”. Mė pas Malkolm ka folur rreth rėndėsisė sė botimit pėr herė tė parė nė anglisht tė “Lahuta e Malcis”, si njė vepėr e ndaluar nga regjimi komunist i asaj kohe. Ai ka vlerėsuar punėn voluminoze tė pėrkthyesve Elsie dhe Mathie-Heck, duke ēmuar lart njėkohėsisht angazhimin e institutit “Albanian Studies” nė Londėr me drejtor Bejtulla Destanin, i cili inicioi sjelljen nė anglisht tė “Lahuta e Malcis” sė bashku me dy librat e tjerė. Librat janė botime tė publikuara nga “I.B. Tauris Publisher” me qendėr nė Londėr.Veprimtaria e promovimit u zhvillua nė ambientet e teatrit Hong Kong pranė “London School of Economics” organizuar nga dy shoqatat studentore shqiptare, “The LSE Albanian Society”, dhe “The Albanian Student Association” nėn kujdesin e Albanian Studies dhe Ambasadės Shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar.

“Lahuta”,promovim nė Parlamentin Anglez

Ambasadori shqiptar nė Mbretėrinė e Bashkuar, Kastriot Robo, i pranishėm nė promovimin e tre librave nė gjuhėn angleze, kushtuar Shqipėrisė, u shpreh se botimi i kėtyre tre librave merr njė rėndėsi tė veēantė pėr lexuesin anglishtfolės jo vetėm nė Angli por edhe nė tė gjithė botėn, pasi ata tani kanė mundėsi tė lexojnė rreth historisė, kulturės, dhe gjuhės shqipe. Robo ekskluzivisht pėr “Gazeta Shqiptare”, ka treguar se pėr pak ditė do tė organizohet promovimi i dy librave tė tjerė “Lahuta e Malcis” dhe “Ali Kėrcyra, Aristokrati kuqezi”, nė dhomėn e komunave tė Parlamentit Britanik. Kjo ėshtė bėrė e mundur nė bashkėpunim me shoqatėn gjithė partiake “Shqipėri, Mbretėri e Bashkuar” pranė parlamentit britanik, dhe do tė jetė mė shumė njė promovim me vlera politike historike kulturore pėr Shqipėrinė.

Flet studiuesi i arkivave angleze
Pse mungojnė nė perėndim librat mbi Shqipėrinė

Bejtulla Desatani ia ka dedikuar jetėn e tij arkivave angleze dhe publikimit tė librave me karakter historik e aktual pėr Shqipėrinė. Ai thotė se ėshtė me vlerė tė madhe publikimi i kėtyre librave. “Kėta libra janė tė rėndėsishme pėr bibliotekat perėndimore qė siē e tha edhe Noel Malcolm, mungojnė edhe pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt”,- shprehet Destani. “Mendoj se publikimi i tyre do tė mbushė atė boshllėk qė ekziston prej vitesh pėr literaturėn shqipe”. Studiuesi i vetėm shqiptar i Londrės, thotė se mungesa e librave shqip nė libraritė perėndimore, vjen si pasojė e njė interesimi jo tė madh pėr to. Po ashtu ai nėnvizon faktin se autoritet shqiptare nuk veprojnė njėsoj si vende te tjera nė Greqi apo Evropėn Lindore ku financojnė projekte qė kanė tė bėjnė me ēuarjen mė tej tė njohjes sė kulturės, nėpėrmjet botimeve tė shumėllojshme. Destani ngre edhe njė problem qė ai si studiues, e ka vėrejtur vazhdimisht nė botimet nė anglisht pėrkthyer nga shqiptarėt. “Nėse njė ditė qeveria shqiptare do tė vendosė tė ndihmojė nė publikimin e librave, pėrkthimet nė anglisht duhet t’i bėjnė njohės tė mirė tė gjuhės angleze dhe jo njerėz do si do, siē ka ndodhur shpesh nė tė kaluarėn duke publikuar libra me nivel tė ulėt pėrkthimi”.



Pėrgatiti Pėr Forumi Shqiptar, Shijaksi-London


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.