Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Hipokrizia eshte homazhi qe vesi i ben virtytit.
--- La Rochefoucaould

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 83 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.

Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.

Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.

Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
Politike :: Fillimi i mbrapshtė diplomatik i qeverisė Berisha
Postuar nga: Albo

Politike Krahas sipėrmarjes titanike qė ka ndėrmarė qeveria Berisha nė vend nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit nė administratė, njė nga fushat e tjera tė veprimtarisė sė qeverisė ėshtė edhe aspekti diplomatik. Nėse pėr tė parėn qeveria meriton mbėshtetjen maksimale nga tė gjithė shqiptarėt nė kėtė fillim agresiv premtues, pėr tė dytėn mund tė thuhet se diplomacia e qeverisė Berisha ka hedhur disa hapa tė gabuar. Emėrimi i njė ministri tė jashtėm si Besnik Mustafaj, prononcimi para kohe dhe jashtė ēdo konteksti mbi statusin e Kosovės dhe emėrimi i njė shtetase turke si ambasadore nė SHBA, janė veprime jo vetėm shokuese por bien ndesh edhe me vetė objektivat e diplomacisė shqiptare qė Dr. Berisha shpalosi gjatė fushatės elektorale.

Pėrse emėrimi i Besnik Mustafaj si ministėr i jashtėm nuk ishte i pėrshtatshėm?

Mė duhet tė them se Besnik Mustafaj mund tė jetė njė intelektual i shkėlqyer, njė shkrimtar i suksesshėm dhe njė njeri me kulturė tė gjerė. Dhe mbi tė gjitha kėto, edhe njė mik i mirė e konfidant i vjetėr i Dr. Berishės. A e kualifikojnė tė gjitha kėto Besnik Mustafaj si ministėr tė jashtėm? Perveē faktit se ai ka qenė ish-ambasador i Shqiperisė nė Francė, Besnik Mustafaj nuk ka asnjė kontribut, vizion apo njohje tė duhur tė diplomacisė rajonale apo ndėrkombėtare. Siē e thotė edhe vetė Z. Mustafaj, "unė jam mė parė shkrimtar para se sa tė jem politikan". Pasioni i tij ėshtė letėrsia dhe reagimi i Kadaresė kundrejt kėtij emėrimi nuk ishte thjeshtė punė xhelozie midis dy njerėzve tė shquar tė letrave shqipe, reagimi i tij lidhej me faktin qė Besnik Mustafaj nuk e vlerėson sa duhet privilegjin qė i ėshtė bėrė si ministėr i jashtėm i Shqipėrise nga vetė fakti qė ai vazhdon tė portretizojė veten si shkrimtar dhe vazhdon tė promovojė librat e tij edhe nė pozitat e njė ministri tė jashtėm. Mė shumė se njė "konflikt interesash" kjo pėrbėn njė mungesė tė theksuar interesimi pėr tė qenė ministėr i jashtėm.

E kam tė qartė qė emėrimi i Mustafaj nga Berisha nuk erdhi thjeshtė pėr ndonjė meritė tė veēantė tė kėtij tė fundit, por thjeshtė se Dr. Berisha kėrkon ta udhėheqi vetė politikėn e jashtme shqiptare, dhe emėrimi i njė konfidanti tė tij nė kėtė post vetėm sa e bėn njė gjė tė tillė tė mundur. Nuk ka asgjė tė keqe qė njė kryeministėr tė marri nė duar freret e diplomacisė sė njė vendi, por nuk ėshtė aspak normale pėr njė kryeministėr tė pėrpiqet tė kontrollojė gjithēka nė punėn e ministrave tė vet. Dhe kjo dėshira pėr tė kontrolluar gjithēka nuk vėrehet vetėm nė emėrimin e ministrisė sė jashtme por edhe nė emėrimin e ministrave tė tjerė ku spikat mosha shumė e re. Shteti shqiptar mė shumė se kurrė ka nevojė pėr njė ministėr tė jashtėm profesionist qė ka njė eksperiencė tė gjatė dhe njė njohje tė shkėlqyer tė diplomacisė ndėrkombėtare. Berisha vetė ka nevoje pėr njė ministėr profesionist qė nuk di vetėm tė zbatojė urdhra por di edhe tė kėshillojė siē duhet kryeministrin.


Skandali diplomatik mbi pavaresinė e Kosovės

Gabimi i parė trashanik i ministrit tė jashtėm Mustafaj erdhi me prononcimin e tij pėr Kosovėn. Prononcimi i tij mbi njė "pavarėsi tė kushtėzuar" nuk ishte i gabuar nė thelb, por vendi dhe koha nė tė cilin u bė vetėm sa shpalosi inkoherencėn e qėndrimeve tė palės shqiptare dhe mungesėn e koordinimit tė qėndrimeve Tiranė-Prishtinė dhe qeveri-presidencė. Nė tė njėjtin podium dhe nė tė njėjtat konferenca ballkanike, presidenti shqiptar dhe ministri i jashtėm mbrojtėn dy qėndrime tė ndryshme. Qė tė kuptoni se pėrse njė qėndrim i tillė pėrbėn njė skandal diplomatik: a) nuk i takon shtetit shqiptar qė tė prononcohet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, pa u kėshilluar mė parė me krerėt e institucioneve shqiptare nė Kosovė b) nuk mund tė japėsh njė formulė pėr statusin final tė Kosovės kur ende nuk kanė filluar bisedimet pėr statusin nė tė cilat diplomacia e Tiranės nuk ėshtė e ftuar c) nuk mund tė mbash njė qėndrim tė tillė publik pasi e largon vėmendjen nga Prishtina dhe e kalon nė Tiranė, gjė qė vetėm e vonon dhe komplikon parapėrgatitjet pėr fillimin e negociatave. Fakti qė qėndrimi i presidencės dhe qeverisė shqiptare nuk ishin tė ravijėzuara vetėm sa e zhvlerėson qėndrimin e ministrisė sė jashtme shqiptare.


Vizita e vėshtirė e Berishės nė Romė

Krahas sarkazmes denigruese tė Berlusconit pėr kreun e shtetit shqiptar dhe mbarė popullin shqiptar nė atė konferencė shtypi, ajo qė Berisha nuk mori nga Roma ishte mbėshtetja pėr pavaresinė e Kosovės qė ėshtė nė krye tė agjendės ndėrkombėtare nė kėto momente. Kosova nuk u zu fare nė gojė as nga Berlusconi dhe as nga Berisha pasi qeveria italiane e ka bėrė tė qartė qė muaj mė parė me vizitat e Finit ne Ballkan se ajo jo vetėm qė nuk e mbėshtet idenė e njė Kosove tė pavarur, por e shikon pavarėsinė si njė akt destabilizues pėr gjithė rajonin. Dhe ky ėshtė njė qėndrim i njė prej 6 vendeve tė Grupit tė Kontaktit qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe shteti mė i fuqishėm rajonal nė Evropėn Juglindore.

Largimi i vėmendjes nga Kosova nėpermjet theksimit tė investimeve italiane dhe bashkėpunimit tė ngushtė ekonomik midis dy vendeve nuk e bėjnė aspak tė sukseshme vizitėn e kryeministrit shqiptar nė Romė, pavarėsisht se si e tillė u portretizua nė shtypin shqiptar. Nė kėtė moment nė histori, suksesi i vizitave tė burrave tė shtetit shqiptar nuk matet mė me premtimet pėr mbeshtetje ekonomike apo politike, por matet me arritjen e mbėshtetjes sė vendeve rajonale pėr pavarėsinė e Kosovės. Kryeministri duhet tė ketė njė listė tė shteteve rajonale nė zyrėn e tij dhe nė atė listė tė numėrojė se cilat vende janė gati tė njohin dhe mbėshtesin njė Kosovė tė pavarur dhe cilat jo. Ėshtė misioni i fshehtė i diplomacisė sė qeverisė qė ai kryeson qė tė dije se si tė arrijė mirėkuptimin e vendeve rajonale pėr njė Kosovė tė pavarur.


Njė shtetase turke si ambasadore shqiptare nė SHBA

Kulmi i gafave diplomatike tė qeverisė sė re nė Tiranė u arrit me emėrimet e reja tė ambasadorėve, ku bie nė sy emėrimi i Znj. Edhit Harxhi si ambasadore e Shqipėrisė nė SHBA. Ėshtė gati e pabesueshme qė Shqipėria emėron si ambasadore nė SHBA njė shqiptare me shtetėsi turke, pa asnjė lloj eksperience nė fushen diplomatike, qė vetėm pak vite mė parė nė shkrimet e saj bėnte me faj CIA dhe qeverinė amerikane pėr shkatėrimin e Shqipėrisė! E kam te pamundur tė konceptoj se si mund te emėrohet si ambasadore e Shqiperisė nė SHBA njė individ qe e ka shfaqur hapur anti-amerikanizmin e saj.

Kryeministri Berisha duhet tė dali pėrpara shqiptarėve dhe t'u shpjegojė se si i ndihmon emėrimi i Znj Harxhi marėdhėniet Shqipėri-SHBA qė janė marėdhėnie jetike pėr sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Ballkan? Kryeministri Berisha duhet tė dali pėrpara shqiptarėve dhe t'u shpjegojė shqiptarėve se si kjo Znj. do tė shtrėngojė duart me ata njerėz tė administratės amerikane qė deri dje i akuzonte si vrasės e shkatėrrimtarė tė Shqipėrisė? Kryeministri Berisha duhet t'u shpjegojė tė gjithė diplomatėve shqiptarė tė karrierės se ēfarė kredencialesh diplomatike ka zonja Harxhi qė e kualifikojnė atė pėr kėtė post tė rėndėsishėm? Kryeministri Berisha duhet t'u shpjegojė komunitetit shqiptar tė Amerikės se ēfare duhet tė presin nga ambasadoria e re qė askush nuk e njeh se kush ėshtė dhe nuk ėshtė njė prej tyre?

Emėrimi i Znj. Harxhi si ambasadore nė SHBA ėshte jo vetem nje turp per qeverine e Tiranes, por edhe nje skandal me pasoja tė rėnda pėr diplomacinė shqiptare. Nė njė kohė kur bota po pėrjeton luftėn kundėr terrorizmit, qeveria e Tiranės emėron si ambasadore nė SHBA njė shqiptare me shtetėsi turke qė ka bėrė plot akuza pėr SHBA dhe qeverinė amerikane. Nė njė kohė kur Bashkimi Evropian i thotė JO integrimit tė Turqisė nė BE, qeveria e Tiranės u lė tė kuptojnė krerėve tė shteteve evropiane se Shqipėria bėn pjesė nė tė njėjtėn kategori me Turqinė kur vjen fjala tek integrimi. Nė njė kohė kur ministri i jashtėm shqiptar udhėton drejt Athinės pėr tė pėrgatitur vizitėn e kryeministrit grek nė Tirane dhe tė kryeministrit shqiptar nė Athinė, qeveria shqiptare emėron njė shtetase turke nė Washington. Nė njė kohe kur komuniteti shqiptar nė Amerikė ka arritur njė masė tė konsiderueshme nė njerėz dhe ėshtė duke u konsiliduar nga dita nė ditė, qeveria shqiptare nuk arriti dot tė gjente njė shtetas shqipar me shtetėsi amerikane qė tė vendoste nė krye tė ambasadės shqiptare nė Washington.

Uroj qė qeveria e re e Tiranės tė korrigjojė keto gabime tė pafalshme qė rėndojne jo vetėm mbi imazhin e saj nė Perėndim por dėmtojne edhe vetė objektivat qė kjo qeveri i ka vėnė vetes nė politikėn e saj tė jashtme. Po aq te rėndėsishme sa objektivat e duhura janė edhe njerėzit qė pėrzgjidhen pėr ti kthyer kėto objektiva nė realitet.


Ilirjan Papa
Philadelphia, SHBA
22 tetor 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.