|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Si shpjegohet qe femijet e vegjel jane aq te zgjuar e te rriturit aq budallenj? Me siguri qe faji eshte i edukimit.
--- A. Dumas
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Ekspozohen nė Vjenė 5-10 tetor objekte me vlerė pėr nder tė 600 vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar. Me vendim tė posaēėm tė Kėshillit tė Ministrave, kapėrcejnė kufirin nė kushte tė larta sigurie objekte vlera e tė cilave llogaritet mbi 3 milionė dollarė
Skėnderbeu nė Vjenė, me 3 milionė dollarė
Elsa Demo
Stema e shtetit tė parė tė Arbėrit, shek.XIII, pesha 3 kg, vlera 500 mijė USD; Ikona e tri Jerarkėve, shek.XIV, vlera 800 mijė USD; Kėmbana e Shelcanit e vitit 1455, pesha 80 kg, vlera 300 mijė USD; Ikona Hyrja e Shėn Mėrisė nė tempull e Onufrit, vlera 1 milionė USD; Historia e Skėnderbeut e Marin Barletit origjinal i vitit 1577, vlera 10 mijė USD. Objektet e mėsipėrme bėjnė pjesė nė listėn e 17 objekteve me vlerė kombėtare qė ruhen nė fondin e Muzeut Historik Kombėtar, ekspozohen pėr pesė ditė nė Muzeun Historik tė Vjenės 5-10 tetor nė kuadrin e 600-vjetorit tė lindjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Specialistė tė Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve bėjnė tė ditur se mė nė fund projekti i ngrirė i Muzeut Kombėtar nė bashkėpunim me Presidencėn, do tė realizohet me iniciativė tė ministrisė nė fjalė dhe ministrit Bujar Leskaj. Pasi ėshtė siguruar marrėveshja mes muzeve nacionalė tė dy vendeve dhe pėrcaktuar kushtet e larta tė sigurisė pėr udhėtimin drejt Vjenės tė 17 objekteve, me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave i mbėshtetur nė ligjin Pėr Trashėgiminė kėto objekte do tė ekspozohen nė kryeqytetin e Austrisė 5-10 tetor, tha dje pėr Shekullin specialisti i zyrės sė Trashėgimisė Genci Bejleri. Projekti i pėrfolur pėrmbush tashmė tė gjitha kushtet qė objektet tė gjitha origjinale vlera simbolike e sigurisė sė tė cilave ėshtė mbi 3 milionė dollarė, do tė pėrfaqėsojnė njė periudhė tė gjerė para dhe pas skėndėrbejane e rilindase. Janė nė kėtė listė edhe Fjalori latinisht-shqip i Frang Bardhit, botim i vitit 1635, kobure tė traditės sė zejtarisė shqiptare tė Mesjetės sė vonė, ikona, afreskė. Ėshtė nė pikėpyetje udhėtimi drejt Vjenės i shpatės sė Sulltan Bajazitit II, e shek. XV, mbishkrimet e sė cilės u traskriptuan vetėm vitin e kaluar. Sipas specialistit Bejleri, kjo shpatė ėshtė nė fondin e Institutit tė Kulturės Popullore i cili ka sjellė pengesa pėr ekspozimin e armės sė njė prej Sulltanėve tė famshėm. Kėtij koleksioni i shtohet edhe busti i Aleksandėr Moisiut realizuar nga artisti nga Durrėsi Qazim Kėrtusha, qė do tė vendoset mbi njė kollonė nė formė obelisku 2.5 metėr tė lartė. I dhurohet shtetit austriak dhe do tė vendoset nė njė nga parqet e Vjenės. Ditėn e ceremonisė sė ekspozitės do tė marrė pjesė edhe Presidenti i Republikės Alfred Moisiu i shoqėruar nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj. Kjo ministri ka deklaruar dy ditė mė parė paltformėn e veprimtarive pėr 600-vjetorin e Skėnderbeut, dhe ekspozita e Vjenės ėshtė nė krye tė listės.
|
|
|
|