Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti fluturon rreth e qark se vertetes, por jo me shume vullnet,nga frika se mos digjet.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Letersi :: Dr. Anastas Kapurani boton "Myth of Lasgush" (Miti i Lasgushit)
Postuar nga: Albo

Letersi Si e bera anglez...Lasgushin e madh

Dr. Anastas Kapurani ka studiuar artin poetik ne Greqi dhe pastaj ne Indianapolis te SHBA-se. Fryt i punes se tij shumevjecare eshte botimi ne anglisht i Upfront "Myth of Lasgush" (Miti i Lasgushit), qe po shitet mire jashte vendit. Autori eshte duke u perpjekur qe studimin e poezise, me vone, do ta vazhdoje edhe per Kadarene


Ka studiuar ne Tirane per anglisht dhe Lasgushin e madh e shihte shpesh. Si te gjithe, studentet, ai kishte drojen e tij te madhe, para figures se poetit-legjende. Kuptohet ne te gjalle te tij- asnjehere nuk mundi t'i afrohej. Deri atehere magjine e tij, studenti i anglishtes, qe tashme eshte bere Dr. Anastas Kapurani (ka kaluar te gjithe gradimin shkencor ne Greqi dhe ne Amerike) e ndiqte me sy. "Kur bindesha qe duhej t'i afrohesha ai largohej vetvetiu-, thote sot shume vite me pas. Kete deshire e mbajti te ndrydhur deri sa vite me vone do te vinte ne nje kurs pasuniversitar per letersi...Me kalimin e viteve, ai do te vazhdonte shkollimin e tij ne Greqi dhe ne SHBA per poezine, ndersa endrren e Lasgushit, qe tashti nuk ishte me ne koken por ne projektet e tij -do te perpiqej qe ta materializonte. Fryt i atyre, qe kishte mbartur dhe qe kishte studiuar ishte edhe studimi i fundit per Lasgushin. Gjithsesi, autori nuk mbetet ketu, por ai mendon qe te vijoje punen e tij dhe me studime te tjera, ku vendin e pare patjeter do ta kete i fundmi i treshes qe lidh ai me studimet e tij, ndermjet korifejve te letersise shqipe Naim Frasherit-Lasgush Poradecit dhe Ismail Kadarese.

Kush ishte shtysa e pare juaj per te shkruar "Myth of Lasgush" dhe si iu afruat Lasgush Poradecit?

"Shtysa e pare dhe kryesore per t'u marre me vepren e Lasgush Poradecit ka qene vete poezia e Lazgush Poradecit. Qysh ne te ri te mi u njoha me fjalen dhe poezine e Lasgushit dhe mund te them qe mes tij dhe lexuesit- krijohet nje lidhje shpirterore e brendshme. Pa e kuptuar vjen nje dite , qe ai te udheheq. Ky behet si pa dashje gur prove i cilesise dhe per poetet e tjere. Ne kete veshtrim, Lasgushi me ka mbajtur prane me fjalen e tij. Duke e lexuar dhe duke e njohur fjalen e tij, mendoja se do te ishte mire qe nje dite do te jepja gjykimin tim per fjalen e Lasgushit. Kuptohet pa shkuar larg, nuk e mendoja se do te vinte nje dite dhe te shkruaja nje liber per te. Ishte dicka e vecante te Lasgushi - imazhi i tij i madh i poetit.

Ende, e kam ne syte e mi dhe do me ndjeke gjithmone imazhi i Lasgushit si poet. Ai vinte kur nuk e prisje dhe ikte po ashtu kur nuk e prisje. Ishte nje prezence e vecante. Ishte ime shume loder. Kishte nje lidhje te brendshme organike te poetit dhe fjales se tij. Qe poeti do e vazhdonte si nje loder gjuhesore, qe e kishte ne liber apo ne shenimet e tij. Ai e vazhdonte kete here ne marredheniet me njerezit dhe qofte ne menyren sesi shfaqej apo sesi largohej. Me ka mbetur ne mendje ky imazh, sepse nuk guxova qofte dhe nje dite te vetme qe ta pershendesja. Kam dashur shume, por per nje arsye apo per nje tjeter nuk kam mundur".

Dhe, si ishte fjala e Lasgush Poradecit, para jush?

"Fjalet i kishte ne nje format tjeter. Duke pare Lasgushin, ti kishe afer poezine dhe lirikat e tij. Ato si lirika ishin te nje cilesie dhe kishin nje renditje, te cilat nuk i mendoje qe ky njeri, qe me dukej kaq i thjeshte, ishte vete Demiurgu, krijuesi i tyre. Edhe derisa beja kurajo qe ta takoja, ai nuk do te ishte me aty...".

Kush ka qene fusha juaj e studimeve dhe pse vendoset pikerisht qe objekt i studimit tuaj te ishte vete Lasgush Poradeci?

"Fusha e studimit tim ka qene gjithmone poetika. Aty vazhdoj edhe te punoj dhe te thelloj njohurite e mia. Jam marre me poezine amerikane dhe me letersine angleze. Objekti kryesor i poezise sime eshte letersia dhe poetet shqiptare. Une kam pasur kete lidhje te hershme me fjalen e Lasgushit dhe e kam pasur gjithmone prane. Sot, nuk e ndaj perpjekjen time njohese me perpjekjen per te guxuar per te shkruar. Por ai duke qene i vecante ne zemren dhe ndjenjat dhe ne optiken time, kisha menduar se do te vinte nje dite, qe dhe une do te shkruaja per te...Nga pak duhet thene se u materializua interesimi im dhe kjo lidhje kaq e vazhdueshme, qe e kam mbajtur gjate. Kjo u be kryesisht me shume ne mergim, kur fjala e tij mu be strehe dhe me sillte ate qe me mungonte. Dhe, ne vitet e para te mergimit, fale dhe thellimit te njohurive te mia per poetiken moderne, une u mora me seriozisht me Lasgushin. Fillova qe te shikoj lenden e tij poetike me seriozitet sepse ajo te jepte dore per nje kulture poetike gjithsesi te vecante. Kjo ka te beje me vete Lasgushin me vete dimensionin e tij si poet bashkekohor".



Dhe, ju vendoset qe te shkruani per te anglisht...Cfare keni provuar deri tani anglisht, pervec botimit te fundit?

"Ne nje fare menyre, shtysa per ta shkruajtur anglisht eshte marre prej fjaleve lapidare te Cabejt, qe 'Lasgushi duket qe nje fat i madh ia ka falur Shqiperise qe te behet ky poeti qe Shqiperia do t'ia fale Botes'. Por, fakti eshte qe Lasgushi njihet pak ose aspak jashte. Kur flisja me studentet ne Athine, fatkeqesisht, ai nuk njihej...E meqe ai ishte nje ze i tille kaq madhor qe nuk njihet atehere ai duhej te shkruhej ne nje gjuhe madhore si eshte anglishtja. Ketu lindte veshtiresia e pare, qe kishte te bente me perkthimin. Une jam marre heret me perkthimin, sepse kam perkthyer nga poete angleze, Shelli, Uitmani (per kete kam marre dhe cmim), por dhe kam perkthyer Drajzerin, Londonin dhe te tjere".

Cilat ishin veshtiresite e para dhe sfida e pare kur u moret me te?

"Kur vinte puna qe te merreshe me Lasgushin ishte nje veshtiresi e vecante. Une nuk mund te shkruaja per Lasgushin, pa patur te perkthyer poezine e tij. Ishte e pamundur, ngaqe behej per lexuesin e huaj dhe sidomos per lexuesin shqiptar te lindur dhe te rritur. Keshtuqe zgjodha poezine e tij me perfaqesuese. U nisa me nje poezi te thjeshte ne dukje, por ajo eshte edhe me e veshtira... Pershembull "Ylli". Ai eshte nje mrekulli dhe ishte e veshtire qe ta jepje. Isha perpjekur disa here, por nuk ecte. Dukej sheshi qe duhej nje lidhje tjeter. Nje dite si duke qeshur, me shume si loder dhe jo si nje perpjekje serioze dhe pa e ditur, fillova te perkthej poezine "Ylli". Lexoj strofen e pare dhe fillova ta shkruaj anglisht. Pa marre vesh si ndodhi u perkthye strofa e pare...Kjo ishte e bukur sepse aty ishte rima, akustika. Ishte gjithshka qe duhej. Kjo ishte dhe marreveshja ime fatlume. Keshtu perktheva poezine tjeter dhe per me pak se nje muaj- perktheva te gjitha lirikat e tij me perfaqesuese. Pas kesaj, fillova ti shikoja ato ne menyren me te paanshme. Pashe qe edhe ne shqip, por dhe ne anglisht- kisha ne leximin e tyre nje kenaqesi te vertete estetike. Ne fakt, nuk mbeta ketu. I mora keto te dyja dhe ja paraqita kolegeve te mi ne Athine, por edhe atyre ne Indianopolis. Une kisha udheheqesin tim ne Athine ne Universitetin amerikan, qe kishte studiuar Uitmanin, por edhe me koleget e mi ne Indianapolis. Nga vete ai, pata nje reagim befasues. Me pyeti kush ishte poeti qe kishte lexuar. Iu pergjigja se eshte nje poet shqiptar. Domethene eshte perkthim- me tha...Kjo ishte ajo qe me dha kurajo. Une tani kisha lenden dhe kjo ishte gjeja kryesore qe i tregova lexuesit te huaj: Shiko, kjo eshte poezia! Une me Lasgushin fillova me vete lenden e tij poetike. Domethene nga brenda jashte dhe jo nga jashte brenda, sepse ndryshe nuk hyje dot ne... Shtepine Poetike te Lasgush Poradecit,... por vetem keshtu".

Dhe, si tu duk Shtepia poetike e Lasgushit?

"Kjo nuk mjaftonte. Ketu dilte nevoja, qe duke u marre me te duhej dhe menyra si te hyje. Pra, si ta njihje nga afer dhe si ta prekja me dore. Pra, duhej qe ta njohesh shtepine, prandaj ta besh qe Lasgushin ta prekesh me dore. Nuk mund te hyje ndryshe. Me udhehoqi vete ai, ne shtepine e tij...Cfare me binte ne sy te Lasgushi? Me binte ne sy nje perpjekje e tille. Ai nisej nga permasa madhore kozmogonike: qielli, kozmosi dhe kete permase madhore, ai ka aftesine ta ngjashe ne unitete te vogla. Pra, nga qielli kalon te ylli dhe kalojme edhe me poshte ende...Nga kjo kozmogoni pa kufi qe krijoi si rrallekush, ai ka aftesi ti perthithe elementet ne unitete me te vogla..p.sh tek nje yll, tek kroi i fshatit, tek e dashura. E tek keto unitete te vogla eshte nje mikrokozmos i tere. Ky behet boshti i pare i organizuar estetik. Ai i ka te gjithe ne shtepine e tij poetike dhe kjo perpjekje per te kaluar nga permasa gjigande ne unitete me te vogla perben vete nje mikrokozmos. Pastaj, ai e perdor kete si nje mjet llogjik per ta ripervetesuar kozmosin. Kjo eshte nje loder gjuhesore e sofistikuar dhe poetike te Lasgushi dhe jo vetem nje mjet. Keshtu behet semiotika e tij sa kombetare, por edhe aq bashkekohore qe matet me dinjitet me shkolla me te medha poetike...Kjo u be edhe boshti i studimit qe me udhehiqte".

Intervistoi Ben Andoni



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.