Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 68 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.

Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.

Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.

Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
Muzika :: Eurovizioni: … dhe fituese ėshtė Greqia!
Postuar nga: Albo

Muzika Ashtu siē pritej nga parashikimet, Helena Paparizou, qė pėrfaqėsonte Greqinė, fitoi edicionin e 50-tė tė Festivalit tė Kėngės nė Eurovizion. E sigurtė nė skenėn e aktivitetit, qė kėtė vit u zhvillua nė Kiev tė Ukrainės - duke pasuar fitoren e Ruslanės njė vit mė parė - Paparizou ofroi njė spektakėl nė harmoni me pesė balerinė, me kėngėn “My number one”. Grekja, e rritur nė Suedi, arriti tė merrte nga sistemi i televotimit nga ēdo skaj i Europės, 230 pikė, e shkėputur me 38 pikė nga vendi i dytė, Malta.

Ardi PULAJ

Megjithėse nė skenėn e Eurovizionit, u panė flamuj tė shteteve tė ndryshme, publiku atje mirėpriti me duartrokitje dhe brohoritje tė 24 kėngėt qė u prezantuan nė finale. Por pavarėsisht kėsaj, siē komentoi edhe njė nga korrespondentėt e BBC-sė nga Kievi, televotimi tregoi edhe njė herė se Eurovizioni nuk ėshtė vendi ku Europa tė tregohet e bashkuar. Skandinavėt i dhanė vota njėri-tjetrit, ndėrsa votat ndėrmjet vendeve tė Ballkanit ishin mė tė fuqishme se kurrė. Audienca nuk ishte e kėnaqur pėr disa vota, si pėrshembull kur Greqia i dha Qipros pikėt maksimale, 12, edhe pse ishte diēka qė pritej. Turqia gjithsesi shkaktoi entuziazėm kur i dha 12 pikė, kundėrshtares sė saj tė hershme, Greqisė. Irlanda e shpėtoi nga 0 pikėshi konkurrenten e Mbretėrisė sė Bashkuar. Ky edicion ishte njė zhgėnjim i madh pėr ata qė cilėsohen si kontribuesit mė tė mėdhenj tė “Eurovizionit”: Spanja, Mbretėria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania nuk arritėn tė pozicionoheshin mė mirė se sa fundi i tabelės sė klasifikimit. Gjithsesi pėr shkak tė kontributit tė tyre, kėto vende vitin tjetėr kanė njė vend nė finale.


Folklor, Bollywood dhe “gjyshe me daulle”

Kėtė vit Eurovisioni ishte i dominuar nga daullet, elementėt folklorikė dhe performanca pėr tė tėrhequr sa mė shumė vėmendjen e publikut, siē ishte prezenca nė skenė e njė “gjyshe me daulle” nga Moldavia. Kėngėtarja britanike Javine, pėrcolli tinguj tė influencuar nga Lindja e Mesme; Turqia krijoi atmosferėn e filmave tė Bollywood-it nė Indi. Ndėrsa rock-u u prezantua me pėrfaqėsuesit e Norvegjisė, Wig Wam, qė kishte si protagonist njė kėngėtar transvestit.
Shqipėria, duke u bazuar tek tradita e saj, i pėrcolli publikut europian dasmėn shqiptare. BBC komentoi se Shqipėria ishte larg kreut tė tabelės, por gjithsesi e argėtoi publikun. Kjo, megjithė komentet e mėparshme nė internet tė gazetarėve qė mbulonin Eurovizionin, se koreografia e “Nesėr shkoj” linte shumė pėr tė dėshiruar, sidomos me violinat false.


Ledina Ēelo, pak pikė nga bashkatdhetarėt

Shqipėria nė Kiev nuk pati tė njėjtin fat si nė vitin 2004. Kėngėtares Ledina Ēelo me kėngėn “Nesėr shkoj”, ndryshe nga Anjeza Shahini njė vit mė parė, i munguan pikėt e bashkatdhetarėve tė saj nė Europė. Ata qė kishin mundėsi t’i jepnin njė pozicion mė tė mirė kėngės shqiptare nė Eurovizion, kėtė vit munguan. Pėrjashtohet kėtu Maqedonia qė i dha Shqipėrisė 12 pikė, Zvicra dhe Greqia qė dhanė 10 pikė dhe Serbia e Mali i Zi (votat e shqiptarėve tė Kosovės dhe atyre tė Malit tė Zi), 8 pikė pėr “dasmėn shqiptare”. Bosnja dha 5 pikė, Austria 3, Kroacia e Turqia 2, ndėrsa Franca 1. Komunitetet e shqiptarėve nė vendet e tjera tė Europės duket se qėndruan larg televotimit. Nė edicionin e ardhshėm qė do tė zhvillohet nė Athinė nė 2006, Shqipėria nuk do tė prezantohet direkt nė finale, por do tė konkurrojė nė gjysmėfinale.

Spektakli mė i madh nė Europė

Pavarėsisht se Eurovizioni ka edhe kundėrshtarėt e tij, qė thonė se muzika qė transmetohet aty ėshtė shumė larg tingujve dhe teksteve qė njerėzit nė mbarė botėn degjojnė aktualisht, ai ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme europiane. Kėtė vit Eurovizioni i Kievit u ndoq nga afro 120 milionė teleshikues.
Nuk duhet harruar fakti qė grupe tė njohura si suedezėt “ABBA”, morėn njė mbėshtetje tė madhe nga Eurovizioni. Kėnga e tyre “Waterloo” qė fitoi nė vitin 1974, sipas sondazheve, tashmė cilėsohet si kėnga mė e mirė nė historinė e Eurovizionit.
Tė gjithė fans-ėt e festivalit tė kėngės nė “Eurovizion”, do tė kenė edhe njė surprizė. Meqenėse kėtė vit ishte edicioni i 50-tė, European Broadcasting Union, organizator i Eurovizionit, ka vendosur qė nė kėtė pėrvjetor, tė zhvillohet nė tetor nė Danimarkė njė spektakėl special, ku pjesėmarrėsit e fesitivaleve nė vite do tė rivijnė nė skenė. Teleshikuesit mund tė votojnė pėr kėngėn mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave nė Eurovizion.

*Prezantues dhe gazetar nė TV Alsat


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.