|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Egoizmi eshte nje ndjenje qe me ben te perbashket me te gjithe njerezit e tjere, e une s`kam turp ta pohoj se vetja ime me eshte shume e shtrenjte.
--- Euripide
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Hushi, Xhema dhe Tusha, koncert pėr emigrantėt shqiptarė nė Athinė
Tre tenorėt nė Broduejin e Athinės
Altin Metaj
Athinė-Tre ndėr zėrat e shkėlqyer tė skenės operistike shqiptare janė bashkuar nė njė koncert nė Greqi. Tė premten nė mbrėmje, nė sallėn e teatrit Broduei nė Athinė qindra emigrantė shqiptarė patėn rastin tė dėgjonin tenorėt Adrian Xhema, Kastriot Tusha dhe Agim Hushi si dhe sopranon Ramona Tullumani. Pėr tė gjithė tė pranishmit nė Broduei nata e sė premtes do tė mbetet e paharruar. Publiku ka duartrokitur dhe ndierė thellė interpretimin e kėngės O, ku ka si ti moj Shqipėria ime e cila ishte dhe kėnga qė hapi koncertin. Sapo ka filluar interpretimi i kėngės salla ėshtė emocionuar. Pothuajse ēdo fjalė, resht apo notė elektrizonte publikun edhe gjatė interpretimeve tė tjera tė tre tenorėve tė cilėt janė shoqėruar nga Orkestra e Radio-Televizonit Shqiptar nėn drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj. Pėr mbylljen e koncertit ishte zgjedhur kėnga Eja ,eja luleborė. Koncerti i Athinės, ndoshta i pari i kėtyre pėrmasave pėr komunitetin e emigrantėve shqiptarė, u dha falas pėr emigrantėt. Ai tregoi edhe njėherė se ekzistojnė tė tjera mėnyra shumė larg parullave politike dhe nacionaliste qė shqiptarėt ta ndiejnė veten shqiptarė. Ishte njė atmosferė ashtu siē mund tė jetė ajo e shqiptarėve tė cilėt jo vetėm punojnė nė vend tė huaj dhe qė nganjėherė vuajnė atė fobinė, njė lloj racizmi diku tė shprehur, diku tė pashprehur. Njerėz qė vijnė dhe marrin njė mesazh qė mund ta japė vetėm arti, pasi arti ka njė fuqi tė tillė qė se ka as feja vetė. Ishin emocione tė jashtėzakonshme,- komenton pas shfaqjes tenori Agim Hushi, i cili edhe pse jeton e punon nė Australi gjatė kėsaj kohe ndodhet nė Shqipėri pėr premierėn e operės Turandot dhe pėr zgjedhjet parlamentare, pasi tenori ėshtė paraqitur si kandidat e i Partisė Socialiste nė qytetin e Kavajės. Nuk ishin thjesht duartrokitje, ishin lot njerėzorė. Personalisht kam pėrjetuar shpesh emocione tė tilla me shqiptarė nė vende tė ndryshme tė botės, por kishte njė specifikė kjo e spektatorit shqiptar nė Greqi. Spektatorėt morėn atė mbrėmje njė inxheksion kombėtar dhe krenarie tė ligjshme. Kėto ishin ato qė unė ndieva gjatė koncertit. Ishte njė rrymė emocinesh e cila pėrshkoi skenėn dhe spektatorėt njėkohėsisht. Ishte njė emocion i cili ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet me fjalė,- pėrfundon Hushi. Njė natė pas koncertit, nė ambientet e ambasadės shqiptare nė Athinė u mbajt njė konferencė pėr shtyp. Producenti i koncertit Tre tenorėt, Edmond Tullumani, pasi falenderoi ambasadorin shqiptar nė Greqi, Bashkim Zeneli, pėr mbėshtetjen si dhe gazetėn Tribuna theksoi se ky ishte koncerti i parė i tre tenorėve nė Greqi, por jo i fundit.
|
|
|
|