|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Eshte e rezikshme te jesh i sinqerte, vec po qe edhe budalla ne te njejten kohe.
--- Shaw
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Pronat, sot nis njohja dhe kthimi
Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka vendosur te "ndeze" driten jeshile per te gjithe ata persona, te cilet kerkojne t'u njihen dhe kthehen tokat e shpronesuara vite me pare. Zgjaten afatet e parashikuara ne ligjin per kthimin e pronave, ndersa metodika e kompensimit pritet te marre sot miratimin ne komisione.
Renato KALEMI
Ish-pronaret shqiptare do te kene te drejten per te paraqitur dokumentacionin e nevojshem per njohjen dhe kthimin e prones se tyre, duke filluar qe nga dita e sotme. Ashtu sic kishte premtuar disa dite me pare, Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka vendosur te "ndeze" driten jeshile per te gjithe ata persona, te cilet kerkojne t'u njihen dhe kthehen tokat e shpronesuara vite me pare.
Gjate nje mbledhjeje te zhvilluar dje, ne prani edhe te12 komiteteve vendore, KSHKKP-ja percaktoi diten e sotme per te nisur procesin e njohjes dhe kthimit te pronave, ndersa eshte bere e ditur se per plotesimin e ketij detyrimi, do te perdoren te gjitha siperfaqet e lira qe jane ne zoterim nga shteti shqiptar. Duke mberritur ne kete pike, komisionet vendore te kthimit te pronave pritet qe brenda ketyre diteve, te nisin intensivisht punen per njohjen e pronesise dhe me pas kthimin e saj tek te gjitha subjektet e shpronesuara. Nderkaq, pas nje urdhri te Kryeministrit Fatos Nano dhene vitin e kaluar, eshte bere edhe evidentimi i te gjitha tokave te lira qe aktualisht jane ne pronesi te shtetit shqiptar.
Tashme, ne baze edhe te nje udhezimi te miratuar nga KSHKKP-ja, komisionet vendore nuk duhet te bejne gje tjeter, vecse te sigurojne nje dokumentacion paraprak te nevojshem per trajtimin e kerkesave per njohjen e te drejtes se pronesise dhe kthimin e saj. Nga ana tjeter, Komiteti Shteteror dhe 12 komisionet vendore do te zoterojne hartat e punes mbi te cilat do te pasqyrohen pasurite qe sherbejne per kompensimin fizik te pronave.
Ne kete menyre, duket se problemi i vetem i mbetur pezull eshte miratimi i metodologjise se percaktimit te vleres se tokes qe do te kompensohet, e cila ka me shume se dy muaj qe po diskutohet neper komisionet parlamentare te Kuvendit te Shqiperise. Megjithate, pritet qe ligjvenesit shqiptare t'i japin fund shqyrtimit te saj, gjate seances plenare te dites se enjte. Nderkohe, ne vijim te diskutimeve, si deputetet ashtu edhe anetaret e Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te kene mundesine te depozitojne amendimet perkatese per metodiken, e cila mendohet te behet nje objekt debati mjaft te gjate, pas dy ditesh.
Per me shume te dhena ne lidhje me ligjin dhe procesin e kthimit te pronave, vizitoni temen ne forumin shqiptar ketu.
|
|
|
|