|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
E vėrteta ekziston, vetėm gėnjeshtra mund tė shpiket! --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 50 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Kuvendi i Junikut
Nė 21 maj 1912 u mblodh nė Junik njė tubim ku morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė krahina e
Kosovės, Dibrės, Shkodrės, si dhe nga disa krahina tė Jugut. Ata shqyrtuan programin dhe masat pėr
forcmin e mėtejshėm tė kryengritejs sė pėrgjithshme, si dhe paraqitėn kėrkesat pėr caktimin e kufijve tė
vendit, vendosja e administratės shqiptare dhe caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė
zyrtare. Ky tubim ka hyrė nė histori si Kuvendi i Junikut.
Iljaz Fishta
Nė 21 maj 1926 lindi nė Shkodėr prof.dr. Iljaz Fishta, studiues, i cili iu kushtua gjurmimeve nė fushėn e
ekonomisė dhe pėrgatiti e botoi 11 vėllime pėr kėtė fushė, si dhe mbi 130 artikuj. Gjithashtu pati njė
letėrkėmbim tė dendur pėr problemet ekonomike me rreth 30 qendra universitare e studimore tė Europės
e Amerikės.
Mėsimi i gjuhės shqipe ne universitetin amerikan
Nė 21 maj 1932 , nė gazetėn "Besa" tė shqiptarėve tė Amerikės, u njoftua nė njė artikull se nė
Universitetin e kolumbias tė SHBA-sė, filloi pėr herė tė parė mėsimi i gjuhės shqipe, si dhe u hap njė
katedėr pėr gjuhėn shqipe.
|
|
|
|
| |
|
Departamenti i Shtetit njoftoi se ka marre mbi 6,3 milione formulare per Llotarine e Vizave Amerikane DV-2006, perfshire aplikantet nga Shqiperia. Nis perzgjedhja rastesore, ndersa fituesit do te njoftohen vetem nepermjet postes prej majit deri ne korrik 2005. Paralajmerimet e Uashingtonit per mashtrimet e mundshme dhe eleminimi i 36.500 aplikimeve
Elton METAJ
Mbi 6,3 milione aplikime nga e gjithe bota per Llotarine e Vizave Amerikane te vitit 2006 jane paraqitur gjate dy muajve te percaktuar si kohe regjistrimin. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se nga 5 nentori 2004 deri me 7 janar 2005, ishin plotesuar ne menyre elektronike mbi 6,3 milione formulare, perfshire edhe aplikantet nga Shqiperia.
Programi i vizave amerikane, qe synon te beje me te larmishem diversitetin racial dhe etnik ne Shtetet e Bashkuara, ofron viza qendrimi te perhershme per qytetaret qe vijne nga vendet me nje nivel te ulet imigracioni drejt Shteteve te Bashkuara. Departamenti i Shtetit te SHBA njoftoi gjithashtu se do te njoftoje fituesit midis muajve maj dhe korrik dhe do te leshoje 50 mije viza per qendrim te perhershem.
Ne pergjigje te kerkesave te larta per regjistrim ne Llotarine Amerikane 2006, qe synon t'i dergoje fituesit gjate vitit te ardhshem ne SHBA, Departamenti i Shtetit ka trefishuar serverat e perdorur per te aplikuar nepermjet faqes se posacme ne internet. Per kete arsye, te gjithe aplikantet qe kane derguar formularet e tyre nepermjet internetit, si e vetmja rruge per te aplikuar, kane marre nje njoftim, qe permbante emrin, diten e lindjes dhe vendin e banimit, si dhe oren e daten e regjistrimit te aplikimit.
Nder te tjera, per shkak te teknologjise se larte te perdorur per te shmangur mashtrimet, ne Llotarine e zhvilluar nga nentori 2004 deri ne janar 2005, jane konstatuar 31.334 aplikime te dyfishta, ndersa 5,221 formulare te falsifikuar jane eleminuar, nepermjet perdorimit te teknologjive qe bejne e fytyres se aplikantit.
Gjithashtu, sipas njoftimit te Departamentit te Shtetit, jane konstatuar disa grupe ose individe qe kane synuar te mashtrojne me Llotarine e Vizave Amerikane. Per kete arsye, zyrtaret amerikane kane bere te qarte se fituesit do te njoftohen vetem prej Qendres Konsullore te Departamentit te Shtetit ne Kentaki dhe asnje organizate apo kompani tjeter nuk eshte e autorizuar per te njoftuar fituesit e fazes se pare te Llotarise Amerikane. Ndersa, numri i fituesve, i ndare sipas shteteve, pritet te njoftohen me vone gjate ketij viti, pasi te jete mbyllur procesi i perzgjedhjes rastesore.
Shqiperia ka qene nder vendet me numrit me te larte te fituesve ne fazen e pare te Llotarise Amerikane. Gjate vitit te shkuar, nga Shqiperia u perzgjodhen 3.380 fitues, te cilet u paraqiten per pajisjen me vize ne zyren konsullore te Ambasades Amerikane ne Tirane. Ndersa, ne vitin 2004, 3.071 persona u perzgjodhen nga Shqiperia si fitues te fazes se pare se Llotarise Amerikane.
Fituesit ne vite nga Shqiperia (faza e I)
Viti Numri
2005 3.380
2004 3.071
2003 1.898
2002 2.331
2001 4.255
2000 6.401
1999 4.482
1998 4.233
FAZA I
Aplikantet fitues njoftohen ne maj-korrik 2005
Aplikantet do te seleksionohen ne menyre rastesore nga kompjuteri midis te gjithe atyre qe jane kualifikuar, pra kane plotesuar ne rregull formularet. Ata qe jane seleksionuar ne perzgjedhjen e pare do te njoftohen vetem nepermjet postes nga maji deri ne korrik 2005 dhe do t'u dergohen instruksione te metejshme. Ndersa personat qe nuk kane fituar nga llotaria nuk do te marrin asnje lajmerim. Ambasadat dhe konsullatat amerikane nuk do te shperndajne ndonje liste te aplikanteve qe kane rezultuar te suksesshem. Bashkeshortet dhe femijet e pamartuar nen 21 vjec, te atyre aplikanteve qe kane fituar, mund te kerkojne pajisjen me vize per te shoqeruar ose ndjekur aplikantin kryesor. Vizat DV-2006 do te leshohen midis 1 tetorit 2005 dhe 30 shtatorit 2006. Per aplikantet fitues, Qendra Konsullore ne Kentaki do te dergoje letrat e takimit kater deri ne gjashte jave perpara intervistes se percaktuar ne Konsullaten e SHBA.
Ne menyre qe te pajisen me vize amerikane, aplikantet e perzgjedhur ne fazen e pare duhet te plotesojne te gjitha kerkesat e parashikuara nga ligjet e Shteteve te Bashkuara. Procedurat e aplikimit dhe leshimi i vizes se llotarise per aplikantet e suksesshem dhe familjaret e tyre duhet te perfundojne perpara mesnates se 30 shtatorit 2006. Ne asnje lloj rrethane vizat e qendrimit te perhershem ne SHBA nuk mund te miratohen apo leshohen pas kesaj date.
MASHTRIMET
Departamenti: Njoftimi vetem nga Qendra ne Kentaki
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi jane konstatuar disa grupe ose individe qe kane synuar te mashtrojne me Llotarine e Vizave Amerikane. Per kete arsye, Departamenti ka bere te qarte se fituesit do te njoftohen vetem prej Qendres Konsullore te Departamentit te Shtetit ne Kentaki dhe "asnje organizate apo kompani tjeter nuk eshte e autorizuar per te njoftuar fituesit e fazes se pare te Llotarise Amerikane". Gjithashtu, Depar
tamenti i Shtetit ka percaktuar se asnje pagese nuk kerkohet per te hyre ne programin vjetor te Llotarise Amerikane. "Cdo ndermjetes ose persona te tjere, te cilet ofrojne asistence per te pergatitur formularet e aplikimit, e bejne kete pa autorizimin ose miratimin e qeverise amerikane. Perdorimi i cdo ndermjetesi te jashtem ose asistenti per te pergatitur formularin e kerkuar nga Llotaria e Vizave eshte plotesisht ne deshiren e aplikantit", thuhet ne kriteret e Llotarise. Ne sqarimet e Departamentit te Shtetit ne Uashington, thuhet se nje formular i rregullt i plotesuar elektronikisht nga vete aplikanti, ka te njejtin shans per t'u seleksionuar nga kompjuteri ne Qendren Konsullore ne Kentaki, ne krahasim me nje formular te derguar ne menyre elektronike nepermjet pageses se nje ndermjetesi, i cili ploteson te dhenat per aplikantin. Cdo formular i marre gjate periudhes dymujore te regjistrimit te llotarise do te kete te njejtin shans ne zgjedhjen rastesore qe do te behet.
|
|
|
|