|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Mos tė tė vijė turpė pėr atė qe ke bėrė por pėr atė qe ske bėrė. --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 66 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Komiteti pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit tė ri Amerikan Dhomė ka riparaqitur rezolutėn e tyre nė Kongres, qė i bėn thirrje SHBA qė tė shprehin menjėherė mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Kosovės.
Kongresmenėt demokratė amerikanė Tom Lantos, - anėtar i Komitetit pėr Marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Dhomė dhe Henry Hyde, kryetari i kėtij komiteti, kanė riparaqitur rezolutėn e tyre nė Kongres, qė i bėn thirrje SHBA qė tė shprehin menjėherė mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu thuhet nė njė njoftim pėr shtyp tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane me bazė nė SHBA. Nė seancėn pėr Kosovėn tė 7 tetorit 2004 nė komitetin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, kongresmeni Hyde premtoi se do ta paraqiste ēėshtjen e statusit final tė Kosovės nė Kongresin e ri (tė 109-tė) nė detaje dhe nė thellėsi. Ai dhe kongresmeni Lantos e mbajtėn premtimin duke paraqitur kėtė rezolutė 24 me rekomandime tė reja qė forcojnė pėrkushtimin e SHBA pėr tė zgjidhur ēėshtjen e statusit final tė Kosovės si njė pjesė kryesore pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet afatgjatė nė Evropėn Juglindore. Ndėrsa kongresmeni Lantos pohoi nė tetor nė seancėn pėr Kosovėn se e vetmja mėnyrė pėr tė adresuar problemin e destabilitetit politik, ekonomik dhe social qė ka pllagosur nė Ballkan, dhe pėr tė shmangur rikthimin e dhunės nė rajon, ėshtė tė mbėrthejmė fort ēėshtjen e statusit final tė Kosovės. Unė kam besim se sa mė shpejt ta zgjidhim kėtė problem, aq mė mirė do tė jetė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon
Ne thjesht nuk mund tė vazhdojmė me servilizimin dhe nėnshtrimin e vazhdueshėm tė popullit shqiptar nė Ballkan. Kryetari Hyde ishte i njė mendjeje me tė, duke pohuar se rezoluta qė pėrfshin status quo-nė e pesė viteve tė fundit nė Kosovė ėshtė e papranueshme dhe se ėshtė koha pėr tė gjitha partitė tė angazhohen nė proceset politike pėr tė sjellė siguri, prosperitet dhe liri pėr tė gjithė kosovarėt.
Kėshilltarja pėr ēėshtjet e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi duartrokiti ripohimin e mbėshtetjes amerikane pėr pavarėsinė e Kosovės nga liderėt e ēėshtjeve tė jashtme nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan. Ajo pėrmendi varfėrinė nė rritje tė Kosovės, me rreth 70 % papunėsi dhe reduktimin e fondeve nga vendet donatore dhe diaspora, si dhe presionin e Beogradit pėr tė ripushtuar Kosovėn e veriut, si arsyet kryesore pėr zgjidhjen e statusit final menjėherė. Rreziqet qė vijnė nga vonesat e vazhdueshme nė rezolutėn pėr statusin final tė Kosovės po shfaqen para nesh, -tha ajo. Pavarėsia ėshtė e rėndėsishme pėr tė sjellė paqe nė Kosovė dhe nė Evropėn Juglindore. Edhe njė herė kongresmenėt Lantos dhe Hyde po e vendosin veten e tyre nė pararojėn e interesave tė politikės sė jashtme amerikane pėr shekullin e 21-tė, sepse kėrkimi i paqes pėr Kosovėn ėshtė pjesė e njė kėrkimi tė rėndėsishėm pėr njė paqe afatgjatė nė Evropė dhe kjo ėshtė thelbėsore pėr interesat e SHBA.
Ndėrkohė sipas ish-kongresmenit Joe DioGuardi president i LQSHA, paraqitja sėrish e kėsaj rezolute pėr pavarėsinė e Kosovės nga kryetari Hyde dhe kongresmeni Lantos ėshtė njė tjetėr moment historik nė punėn 15-vjeēare tė LQSHA. Unė dua tė falenderoj tė dy ish-kolegėt e mi pėr largpamėsinė dhe kurajon qė ti kthehen ēėshtjes sė paqes e stabilitetit nė Ballkan nė kohėn kur lufta nė Irak, konflikti arabo-izraelit dhe tragjedia e fundit e tsunamit nė Azinė Jugore po dominojnė lajmet nė gjithė botėn dhe unė dua edhe njėherė tu bėj thirrje gjithė liderėve tė Kosovės tė bashkojnė forcat pėr tė mbėshtetur publikisht rezolutėn Lantos-Hyde pėr pavarėsinė e Kosovės.
Shekulli 07/01/2005
|
|
|
|