Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vėndi yt nuk bėhet i huaj, e vėndi i huaj nuk bėhet i yti.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Presidenti i njeh Enver Hoxhės statusin e veteranit
Postuar nga: Albo

Lajme Bashkėshortja e Hoxhės tha se ministri i Mbrojtjes thjesht firmos statusin, ai nuk ka tė drejtė tė shfuqizojė vendimin

Enveri me statusin e veteranit, pa firmėn e Majkos


Darina Tanushi

TIRANĖ – Bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmije Hoxha deklaroi dje, pėr “Shekullin” se ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka refuzuar tė hedhė firmėn e tij mbi dėshminė qė i jep statusin e veteranit ish-udhėheqėsit komunist. Sipas saj, komisioni e ka marrė vendimin dhe ministri Majko nuk ka tė drejtė qė tė shfuqizojė vendimin pėr dhėnien e statusit. “Statusi ėshtė i miratuar dhe thjesht ministri i Mbrojtjes vė njė firmė”, -ėshtė shprehur bashkėshortja e Enver Hoxhės. Nexhmije Hoxha ka deklaruar dje, pėr “TV Klan” se tė gjithė e dinė pozicionin dhe kontributin qė ka dhėnė Enver Hoxha nė luftė dhe nuk ka nevojė qė ajo ta dėshmojė atė me dokumente. “Unė nuk marr dėshmi pėr tė vėrtetuar qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Kėtė e kam refuzuar”, -ėshtė shprehur zonja Hoxha. Ajo tha se, “nuk ėshtė ēėshtje familjare ėshtė veteran apo jo Enver Hoxha. Unė nuk shkoj nėpėr dyer tė marr dėshmi qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Eshtė turp, ėshtė absurde”. Ajo kėrkon qė edhe ai tė ketė njė dokument siē kanė tė gjithė veteranėt e tjerė. “Ai ka qenė udhėheqėsi i ushtrisė kombėtare. Unė nuk zbatoj rregullat, sepse Enver Hoxha nuk ėshtė si gjithė tė tjerėt”, -ėshtė shprehur Nexhmije Hoxha. Ndėrsa njė ditė mė parė ajo, e pyetur nga “Shekulli” u shpreh se, “A e ka lexuar historinė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ose a e ka parė apo jo pavijonin e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare nė Muzeun Kombėtar?”.
Takimi Majko-Moisiu
Mesditėn e djeshme Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka zhvilluar njė takim kokė mė kokė me Presidentin Moisiu, me tė cilin kanė biseduar pėrveēse pėr njė nisje tė mundėshme tė disa prej ushtarėve tanė nė ndihmė tė viktimave tė tėrmetit nė Azi edhe pėr ēėshtjen e statusit tė veteranit tė Enver Hoxhės. Mėsohet se Moisiu ka sqaruar edhe njė herė me ministrin se ai nuk ka kėrkuar pas letrės sė Nexhmijes dhėnien e statusit, por ka pėrcjellė letrėn nė mėnyrė qė ēėshtja tė shihet sipas rregullave dhe ligjeve nė fuqi. Nga ana e tij edhe ministri Majko ka konfirmuar dje, tė njėjtėn gjė, qė Presidenti vetėm ka pėrcjellė letrėn dhe shqetėsimin e bashkėshortes sė Enver Hoxhės, por nuk ka ndikuar nė nisjen e procedurave pėr dhėnien e statusit tė veteranit. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Mbrojtjes, Majko e ka shfuqizuar tė enjten vendimin e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve tė Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare, pėr dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės. Ndėrsa Nexhmije Hoxha tha se ajo nuk kishte dijeni pėr asnjėrin prej vendimeve, qė kishte marrė qoftė ministri Majko ashtu edhe Komisioni i Statusit tė Veteranėve. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko sqaroi pėrmes zyrės sė tij tė shtypit se nuk ka pasur asnjė kėrkesė nga ana e familjes sė ish-diktatorit lidhur me statusin e veteranit. Para pak kohėsh bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmija ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr agjencinė ROJTER, se nuk ka kuptim qė tė kėrkojė dėshmi qė Enver Hoxha ėshtė veteran.

Nexhmije Hoxha

Unė nuk shkoj nėpėr dyer tė marr dėshmi qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Eshtė turp, ėshtė absurde
A e ka lexuar historinė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ose a e ka parė apo jo pavijonin e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare nė Muzeun Kombėtar?

Majko

Enver Hoxha ėshtė si gjithė tė tjerėt, njė nga aq njerėzit qė ka kontribuar apo ka kontributin e vet nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare dhe duhet tė plotėsojė tė gjitha procedurat ligjore. Pėrveē kėsaj ka edhe momente tė tjera qė unė mendoj se duhet tė diskutohen mė gjerė

Adnan Qatipi, kreu i veteranėve
Enver Hoxha njihet si komandanti i pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura dhe dihet kontributi i tij nė luftė. Enver Hoxha i pėrket kategorisė A, pasi ai jo vetėm qė ka marrė pjesė nė luftė, por pjesėmarrja e tij ka qenė para vitit 1943


Presidenca sqaroi dje se nė lidhje me letrėn e bashkėshortes sė Hoxhės ka ndjekur procedurėn e zakonshme

Moisiu: Letrėn e Nexhmijes ia pėrcolla Majkos

N. Perndoj

“Presidenti i Republikės nuk ka dekretuar, nuk ka urdhėruar dhe as nuk ka propozuar dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės”, - kėshtu e ka filluar dje deklaratėn pėr shtyp, zėdhėnėsja e presidentit, Afėrdita Sokoli, lidhur me rolin qė, kreu i shtetit Alfred Moisiu, ka pasur nė kėtė ēėshtje. “Pėr ēėshtjen nė fjalė sqarojmė se ėshtė ndjekur rruga zyrtare si pėr ēdo letėr drejtuar kryetarit tė shtetit. Letra e znj. Hoxha ishte njė nga 3700 letrat adresuar presidentit tė Republikės vitin e kaluar dhe pėr tė cilėn u ndoq praktika normale, duke ia kaluar pėr kompetencė ministrit pėrkatės”,- tha Sokoli. Ajo theksoi se, institucioni i Presidencės ėshtė mė tepėr i interesuar pėr ēėshtjet qė pėrfshijnė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Me kėtė rast presidenti i Republikės tėrheq vėmendjen pėr mė shumė pėrgjegjėsi nga tė gjithė, me qėllim qė ajo tė realizojė misionin pėr tė pasqyruar me besnikėri tė vėrtetėn dhe pėr tė mos ngritur artificialisht tensione nė njė kohė kur para tė gjithėve qėndrojnė probleme madhore pėr tė ardhmen e vendit. Opinioni publik shoqėror ka nevojė tė dėgjojė si po pėrgatitemi pėr zgjedhjet, tė cilat janė vendimtare pėr kėtė vit. Ai do tė dijė ēfarė po bėhet pėr tė ulur papunėsinė dhe si gjykojnė forcat politike pėr tė; do tė dijė si do tė luftohet mė mirė korrupsioni, varfėria, kriminaliteti, dhe si do tė plotėsojmė mė shpejt kushtet pėr lėvizjen e lirė, etj.”,- tha ajo.



Berisha: Enveri veteran, provokacion pėr tė vrarėt dhe tė internuarit

N. Perndoj

TIRANE- Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka pritur aspak mirė vendimin e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve pėr dhėnien e statusit tė veteranit, ish-diktatorit Enver Hoxha. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, lideri i opozitės, u shpreh se ky ėshtė njė provokim i hapur nga presidenti Alfred Moisiu dhe kryeministri Fatos Nano. “Enver Hoxha ėshtė vėnė nė historinė e Shqipėrisė si krimineli mė i egėr dhe mė ēnjerėzor, qė shqiptarėt kanė patur nė tė gjithė shekullin. Josif Stalin njeriu qė udhėhoqi Bashkimin Sovjetik nė Luftėn e Dytė Botėrore, luftė nė tė cilėn popujt e kėtij vendi bėnė sakrificat mė tė mėdha njerėzore, ėshtė dhe mbetet nė analet e historisė si krimineli numėr njė i shekullit tė 20-tė. Hoxha ėshtė Stalini i shqiptarėve. Akti i Alfred Moisiut dhe i Fatos Nanos ėshtė njė provokacion i ulėt, nga mė tė ulėtit, qė mund t’u bėhen dhjetėra dhe qindra mijėra shqiptarėve tė cilėt pas luftės u ekzekutuan dhe u burgosėn dhe u internuan pėr bindjet e tyre. Duhet tė kesh ndėrgjegjen e klikės nė pushtet, qė tė pėrpiqesh tė shpallėsh diktatorin mė tė egėr tė Europės veteran”, - tha dje Berisha. Kryetari i opozitės, shtoi se iniciativa tė tilla, mund tė ēojnė edhe nė njė lėvizje tė dytė popullore, si ajo e shkurtit e vitit 1991. “Duhet t’i them kėsaj klike se mė 20 shkurt ne nuk rrėzuam bustin, por rrėzuam bustet e gjalla dhe t’i siguroj se loja e tyre mund tė ketė pasojė, qė edhe ata tė pėsojnė tė njėjtin fat tė busteve tė gjalla tė vitit ‘91. Tė mos provokojnė shqiptarėt dhe ky ėshtė njė akt i shėmtuar i atyre qė nuk kanė ndėrgjegje shoqėrore. Kjo ėshtė njė pėrpjekje monstruoze pėr tė rehabilituar monstrėn e historisė sė shqiptarėve”, - tha ai.


Ish-tė pėrndjekurit: Enveri luftoi kundėr shqiptarėve

Shekulli

Dhėnia ose jo e statutit tė veteranit ish-diktatorit Enver Hoxha nuk kishte se si tė mos shoqėrohej pa ndonjė reagim nga ish-tė pėrndjekurit politikė. Njė prej drejtuesve tė kėsaj shoqate, Afrim Maēi, deklaroi dje se, Enver Hoxha u dallua vetėm pėr luftėn qė ai i bėri popullit tė tij, ndaj dhe nuk meriton tė marrė statusin e veteranit. “Si do t’i falė ky popull 6500 tė vrarė para luftės dhe pas luftės me gjyq dhe pa gjyq me ato fjalėt boshe “Nė emėr tė popullit”. Dhe tė gjitha kėto i ka deklaruar pikėrisht ky njeri, i cili sot duhet tė bėhet edhe veteran i kėsaj lufte. Me kė luftoi Enver Hoxha. Kundėr kujt luftoi? Vetėm kundėr shqiptarėve, se kundėr gjermanėve nuk ma ha mendja, qė tė ketė hedhur njė pushkė Enver Hoxha”, - tha Maēi. Edhe sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun nė PD, Spartak Ngjela, ka shprehur dje pakėnaqėsinė e tij ndaj mundėsisė pėr dhėnien e statusit ish-diktatorit Hoxha. “Kėta qė e iniciojnė, duan qė tė radhisin veten nė forcat e errėta tė shoqėrisė. Ata do tė mbajnė pėrgjegjėsinė e tyre”, -tha Ngjela.

Kortezi e gazetes "Shekulli"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.