|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Heshtja eshte perkthyesi me elokuent i gezimit.
--- Shekspir
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 76 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
SHBA, nis procesi per banden "Rudaj"
Zevendesprokurori i Nju Jorkut, ne seancen e pare kunder 10 shqiptareve dhe 12 shtetasve greke e serbe, publikoi 12 videokaseta: "Per grupin mafioz, provohen gjobat ne miliona dollare ndaj bisneseve amerikane, dy vrasje si dhe te tjera krime te renda". Avokatet mbrojtes: "Shqiptaret, vetem punonjes te milionereve punesues"
Edison KURANI
Nisi dje ne nje gjykate te Nju Jorkut ne shtetet e bashkuara te amerikes (SHBA), procesi gjyqesor per dhjete nga te akuzuarit si pjesemarres ne banden e dyshuar "Rudaj". Ne krye te te pandehurve, eshte Aleks Rudaj, nje 37 vjecar shqiptar i cili akuzohet se ne bashkepunim me nente shqiptare te tjere si dhe me disa shtetas greke, italiane, arabe etj., kane organizuar gjobevenie ne shuma milionere ndaj bisneseve vendase ne SHBA. Zevendesprokurori, Timoti Treanor demonstroi provat sipas tij qe rendojne pozicionin ligjor te 22 te arrestuarve, te pakten dhjete prej te cileve, shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova. Sipas zevendesprokurorit te Nju Jorkut, Timoti Treanor, te akuzuarit kryesore te gjobave ne shuma miliona dollare amerikane, si dhe dy vrasje e krime te tjera te renda, jane 37 vjecari nga Shqiperia, Aleks Rudaj, emrin e te cilit ka marre organizata e dyshuar kriminale, si dhe disa bashkepunetore te tij.
Treanor, tha se mbi te akuzuarit rendojne ne cilesine e provave materiale, 12 kaseta video si dhe mbi 150 biseda te regjistruara ne audio kaseta, ku vertetohen veprat penale per te cilat ndodhen ne bangon e te akuzuarve. Krejtesisht i ndryshem ka qene deklarimi i avokateve mbrojtes per kleintet e tyre shqiptare. Duke reaguar ndaj fjales se prokurorit Treanor, avokatet e shqiptareve nen arrest, thane se klientet e tyre, nuk kishin asnje lidhje, me ate qe u cilesua nga Akuza, si grup mafioz dhe criminal me veprimtari ne Nju Jork te SHBA-se. avokatet u shprehen se klientet e tyre, thjeshte, jane nje grup personash, te cilet punojne per disa milionere amerikane te qytetit te Nju Jorkut.
Zbulimi dhe prangosja e te akuzuarve si anetare te organizates kriminale "Rudaj", u be me 25 tetor te ketij viti. Rreth 22 anetare, dhjete prej te cileve shqipatre dhe pjesa tjeter, arabe, greke dhe serbe, jane akuzuar per krime qe radhiten nga grabitjet deri ne tentative per vrasje. FBI, si dhe zyra e prokurorit te SHBA-se, thane se banda e paditur me qender ne Nju Jork, merrej me aktivitete mafioze. "Organizata perdorte dhune per te kryer aktivitetet e saj te paligjshme ne lagjet "Queens", "Astoria" dhe "Bronx" te Nju Jorkut", citohet raporti i distriktit policor te Nju Jorkut qe shton se "tashme ne jemi duke kerkuar rreth gjashte milion dollare te falsifikuara prej anetareve te bandes se arrestuar dy dite me pare".
"Organizata Rudaj" lidere kryesore
1. ALEKS RUDAJ
Ka perdorur me pare emrin Sandro Rudovic ndersa thirrej brenda bandes me "kodin" Xhaxhai (uncle) si dhe "Allie Boy".
2. NARDINO KOLOTI
lider i dyte i organizates
Njihej me emrin e koduar "Leonardo" si dhe "Lenny"
3. NIKOLA DEDAJ
Njihej si "Niku i madh, (Big Nick) si dhe "Nicky Nails"
4. PRENKA IVEZAJ
Njihej si "Frankie" por edhe si "Big Frank"
5. LJUSA NUCULOVIC
Njihej me emrin e koduar "Louie"
6. ANGELO DIPIETRO
Njihej me emrin "Fat Angelo"
7. GJELOSH LELCAJ
Thirrej nen pseudonimin "Joey" duke u cilesuar edhe si "RICO Defendants"
8. MIRI PATANI
I njohur me nofken "Saverio Valente"
9. PAUL NUCULOVIC
I njohur si "Paulie"
10. NIKOLA NUCULOVIC
I njohur si "Nicky"
11. JOZEF BONXHIOVANI
I njohur me emrin e koduar "Joe Bong"
12. PAUL AVITABLE
Thirrej me emrin e koduar "Shad the Rooster"
13. ANTONI DIPJETRO
Kishte emrin e koduar "Ant"
14. NIKOLAOS MIHALOPULOS
I njohur me nofken greke "Kefala", (Koka)
15. JANI KARAJANI
I njohur me emrin "John"
16. SHEIKH ABDUL SHAKOOR
I njohur me emrin "Shaku"
17. JOZEF GENUA
18. MAJKEL PIXUTI
19. LEFTERI KATCIJANI
20. SPIRO KARAJANI
21. PETRO PANTAZIS
22.KOSTAS PANXIALI
|
|
|
|