Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesia eshte nje cader qe ka difektin te kthehet sa here qe fillon koha e keqe.
--- Veron

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 38 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Grekėrit duan tė na mėsojnė si shkruhet historia?!
Postuar nga: Skampa

Histori Nėse historia e kaluar mes dy shteteve nuk ka qenė edhe aq miqėsore, kjo s’do tė thotė se ajo duhet ndryshuar. I takon sė ardhmes tė korrigjojė gabimet e sė kaluarės.

Grekėrit: Tekstet e historisė nė shkollat shqiptare helmojnė marrėdhėniet dypalėshe

Deri tani nuk e kemi shkruar mirė historinė. Dhe jo vetėm qė nuk e kemi bėrė njė gjė tė tillė, por tekstet shkollore tė historisė “helmojnė marrėdhėniet ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė”. E nė kėtė kuadėr ekspertė grekė qė dinė shqip do tė vijnė pėr tė hequr nga librat e historisė ato pjesė qė helmojnė kėto marrėdhėnie. Ngritjen e njė komisioni tė pėrbashkėt greko-shqiptar me qėllim analizimin e teksteve tė historisė tė tė dy vendeve, bėri tė ditur dje gjatė njė interviste nė kanalin NET, ministrja greke e Arsimit Marieta Janaku. Mbi bazėn e atyre ē’ka kishin rėnė dakord edhe nė Tiranė gjatė takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisė do tė ngrejė njė komision pedagogėsh dhe ekspertėsh tė shkencave historike qė njohin edhe gjuhėn shqipe. Sipas Janakut, kur tė jetė gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do tė shkojė nė Shqipėri pėr tė diskutuar me qėllim qė “tė heqin nga librat e historisė, kryesisht tė palės shqiptare, pasaktėsitė dhe ngjarje tė cilat helmojnė marrėdhėniet dypalėshe”. “Ka akoma ide pėr Shqipėrinė e Madhe”, tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “tė gjithė vendet e shkruajnė historinė ashtu si edhe u pėrshtatet. Por tė dalėsh jashtė nga e sotmja me ide tė mėdha, helmon marrėdhėniet dypalėshe”. Shekulli 30/10/2004

Historianėt Shqiptarė: kemi shkruar vetėm tė vėrtetėn

Gazmend Shpuza - Nėse nė tė kaluarėn, historia mes Shqipėrisė dhe Greqisė nuk ka qenė edhe aq miqėsore, kjo nuk do tė thotė se ajo duhet ndryshuar. Unė mendoj se i takon sė ardhmes, marrėdhėnieve qė do tė ndjekin tani dy vendet, qė tė ndreqin armiqėsitė e sė shkuarės. Por historia ėshtė histori, ajo nuk ndryshohet. Historia ėshtė njė shkencė dhe e tillė duhet trajtuar. Nėse do tė rishikohen librat, ėshtė e domosdoshme qė mė parė tė zhvillohen debate tė hapura shkencore me specialistė dhe historianė.

Myzafer Korkuti - Unė mendoj se deklaratat pėr tė rishikuar historinė “e cila me mėnyrėn se si ėshtė shkruar helmon marrėdhėniet mes dy palėve” , janė diēka e vjetėruar dhe kanė njė kuptim tė ngushtė politik. Unė nuk i njoh tekstet shkollore tė Greqisė, por di qė nė kėtė shtet botohen herė pas here studime krejtėsisht ekstremiste. Njėri prej kėtyre librave i titulluar “Epirus” u botua nė vitin 2000 dhe aty hidheshin ide tė pafalshme si ajo e Greqisė qė shtrihej deri nė lumin Shkumbin nė Shqipėri.

Fatmira Rama - Me sa di unė dhe nga sa kam parė me sytė e mi, tekstet shqiptare tė historisė janė nga mė tė barazpeshuarit nė literaturėn shkollore tė Ballkanit, pėrfshi kėtu edhe atė tė Greqisė. Pėrkundrazi. Njė student i imi qė tani mėson nė Greqi mė tregonte njė ditė se nė tekstet e historisė studiuesit grekė vazhdojnė tė pėrfshijnė brenda kufirit tė Greqisė shumė vise qė janė zyrtarisht tė Shqipėri. E pra, kjo vazhdon e u mėsohet tė vegjėlve grekė sot e kėsaj dite dhe nėpėr tekstet e tyre pėrmendet shpesh termi “Vorioepir”. E kemi shkruar historinė tė saktė, bazuar nė fakte tė vėrteta, pa u ndikuar fare nga nacionalizmi. Nėse historia e kaluar mes dy vendeve, Shqipėrisė dhe Greqisė, nuk ka qenė edhe aq miqėsore, kjo s’do tė thotė se ajo duhet ndryshuar. I takon sė ardhmes tė korrigjojė gabimet e sė kaluarės. Kėto janė mendimet e disa prej atyre qė kanė shkruar tekstet shkollore tė historisė nė Shqipėri.

PROTOKOLLI I TRADHĖTISĖ

Fatmira Rama, Gazmend Shpuza, Myzafer Korkuti thanė dje se nuk kishte asnjė fakt pėr t’u ndryshuar nė librat e historisė qė kanė kaluar nėpėr duart e tyre. Tė pyetur pėr protokollin e nėnshkruar mes dy shteteve prillin e kaluar, ata thanė se nuk dinin asgjė pėr tė. Vetėm zonja Rama pohoi se kishte dėgjuar diēka tek-tuk, por nuk bėhej fjalė pėr informacion tė plotė. Aq mė pak dinin historianėt pėr grupin e specialistėve qė duhet tė ngrihet. Qeveria ka firmosur nė 3 prill 2003 njė protokoll i cili ligjėron ngritjen e grupeve tė specialistėve grekė qė do tė shqyrtojnė tekstet shkollore tė historisė, letėrsisė, etj. Njė vit e gjysmė mė parė, shteti shqiptar dhe ai grek kanė nėnshkruar njė protokoll PĖR TĖ CILIN DERI TANI NUK ĖSHTĖ DITUR GJĖ. Nėnshkrimi i protokollit ėshtė pohuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Gazeta Shekulli boton sot tė plotė pėrgjigjen qė kjo e fundit dha dje, pėr problemin nė fjalė.

“Nė zbatim tė pikės 2 tė protokollit nėnshkruar nė Athinė mė 3 prill 2003 mes qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Greqisė mbi programin e bashkėpunimit kulturor mes dy vendeve pėr vitet 2003-2005, ėshtė rėnė dakord pėr ngritjen e njė komiteti tė pėrbashkėt ekspertėsh pėr tė studiuar mėnyrėn se si janė paraqitur historia, gjeografia, letėrsia, kultura dhe ekonomia e secilit vend nė tekstet shkollore nė vendet respektive. Palėt kanė rėnė dakord nė kėtė protokoll qė pėrmbajtja e teksteve nė fjalė tė studiohet nė pėrputhje me standardet e konventave tė Kėshillit tė Europės dhe UNESKO. Edhe nė kontaktet e fundit me palėn greke Ministria shqiptare e Arsimit (MASH) ka shprehur gatishmėrinė e saj qė ekipet e ekspertėve tė takohen nė njė kohė tė pėrshtatshme pėr palėt. MASH ėshtė nė pritje qė pala greke tė pėrcaktojė ekspertėt e saj. Do tė ishte vetėm gjykimi shkencor e profesional i tyre qė do tė verifikonte vėrteėsinė e teksteve shkollore tė pėrdorura nė tė dy vendet dhe qė do tė krijonte kushtet pėr pėrsosjen e standardeve tė kėrkuara si dhe qė nuk do tė linte hapėsira pėr paragjykime”.

Shekulli 30/10/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.