Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Demokraci :: Pėrse refuzova tė ngrija flamurin grek
Postuar nga: Skampa

Demokraci E refuzoi pjesėmarrjen nė paradėn grke tė 28 tetorit. Kjo ishte njė formė pėr t’u thėnė bashkėmoshatarėve qė nuk e donin pėr flamurtaren e shkollės se ėshtė krenare pėr kombin e saj.

SONILA METUSHI ėshtė nga fshati Shpat i qytetit tė Elbasanit. Jeton prej 6 vitesh nė Greqi, bashkė me familjen e saj. Pesė muaj, pasi u zhvendosėn nga Shqipėria nė Greqi, ajo regjistrohet nė klasėn e tretė, ndėrsa vėllai i saj nė klasėn e parė. Fillimi pėr tė ishte shumė i vėshtirė, si me njerėzit ashtu dhe me gjuhėn, por me kalimin e kohės tė gjitha kėto u eliminuan. "Kėtė e arrita vetėm, duke lexuar sepse mė pėlqen. Unė i dua shumė librat dhe duke lexuar mendoj, se do tė arrij qėllimet e mia", thotė pėr gazetėn "Panorama", Sonila Metushi. Ajo sqaron nė njė intervistė ngjarjet e fundit nė Greqi, pėr sa i pėrket vendimit tė kėshillit pedagogjik tė shkollės, qė ajo tė ishte flamurtarja e kėtij viti, kundėrshtimin e bashkėmoshatarėve dhe refuzimin e saj pėr tė marrė pjesė nė paradėn e 28 tetorit.

Kohėt e fundit je bėrė personazhi mė pozitiv nė tė gjithė Greqinė si njė vajzė, qė megjithėse ju takoi tė jeni flamurtare e shkollės, u pėrballėt me racizmin e disa banorėve dhe bashkėmoshatarėve tuaj. Ju ka prekur ky gjest i vendasve?
Jam mėrzitur pak, por do tė kalojė. Nė fakt, flamurtarja e shkollės jam unė edhe sipas ligjit edhe sipas drejtoreshės sė shkollės me vendimin e kėshillit pedagogjik. Dhe dje nė parakalim doli njė vajzė greke, meqenėse unė refuzova ta ngre flamurin grek, por sipas protokollit pėrkujtimor emri im figuron si flamurtare. Nė fillim ashtu kujtoja, por pastaj ndjeva mbėshtetjen e tė gjithė shoqėrisė tjetėr, si dhe ndihmėn morale tė gjithė mediave greke, tė cilat e komentuan se unė, duhet tė kisha tė gjitha tė drejtat e barabarta qė mė takonin.

A mendoni se ka racizėm, si kėtu nė fshatin ku banoni ju, ashtu dhe nė gjithė Greqinė?
Po, ka racizėm. Ėshtė njė fenomen qė nuk ka kufinj. Mendoj se dhe nė Shqipėri ka njė pakicė, tė cilėt shprehin ndjenjė racizmi. Kuptohet qė nė Greqi ėshtė mė i theksuar dhe se kjo nuk pėrfaqėson tė gjithė grekėrit, ku shumica janė tė dinstancur nga kjo pjesė e prapambetur e shoqėrisė. Mė ka bėrė pėrshtypje kjo qė ndodhi, por nuk do tė ndikojė nė asnjė mėnyrė te unė. Shumė shpejt do tė harrohet. U thashė dhe mė parė se nuk janė tė gjithė tė njėjtė. Ka grekė qė i duan tė huajt, por ka dhe disa qė i urrejnė ata. Jeta vazhdon dhe nuk mbetet kėtu. Unė do tė vazhdoj studimet e mia dhe marrėdhėniet me shokėt do tė vazhdojnė normalisht. Do tė bėhem doktoreshė, meqenėse mjekė sia ė shtė njė nga ėndrrat e mia.

Jeni bėrė personazhi mė pozitiv nė tė gjithė Greqinė dhe nė kanalet televizive greke. Si ndjeheni?
Nuk doja tė bėhej kaq i madh ky problem, se nuk ėshtė mirė pėr fshatin tim, me gjestin e disa banorėve, por dhe emri im tė mos bėnte kaq bujė. Unė nuk kam thėnė asnjė fjalė tė keqe pėr grekėrit, pėrkundrazi kėrkoja vetėm qė tė respektohej ligji si flamurtare qė mė takonte. Por meqenėse, disave nuk u pėlqen shkėlqimi i shqiptarėve dhe reagojnė duke bojkotuar mėsimin, atėherė dhe unė e refuzova ngritjen e flamurit dhe me njė krenari shqiptare nuk pranova tė jem edhe pjesėmarrėse nė paradėn e shkollės nė ditėn e festės. Gjithmonė ka dallime si shqiptare. Nė ēdo moment e thonė se kjo ėshtė ajo shqiptarja. Kjo ėshtė shqiptare. Por pėrbuzja e tyre nuk mė dėmton. Unė jam shumė krenare qė jam shqiptare dhe nuk mė vjen turp tė pranoj se jam e tillė , pėrkundrazi shpalos virtytet e mira qė mbartim ne shqiptarėt. Shqipėria ėshtė nė zemrėn time. Pra jam shqiptare dhe e dua deri sa tė vdes, dhe e kam pohuar kudo kėtė. Ndėrsa, Greqia pėr mua ėshtė vendi ku jetoj dhe studioj.

Unė ndjej mall pėr Shqipėrinė dhe ėndėrroj se njė ditė do tė kthehem dhe do t'i shėrbej vendit tim. Madje dhe kur fle gjumė ėndėrroj gjithnjė vendin tim, mendoj se jam nė Shqipėri. Dhe tani mirė jam, duke pasur parasysh gjendjen ekonomike qė na mban kėtu, por njė ditė do tė kthehem nė vendin tim. Jam nė kundėrshtim me disa grekė, tė cilėt nxjerrin vrer ndaj Shqipėrisė dhe qė nuk besojnė se do tė integrohet shumė shpejt. Unė jam shumė optimiste pėr tė ardhmen dhe dėshiroj t'i shėrbejmė tė gjithė Shqipėrisė se na e ka nevojėn sa askush tjetėr.

"Kam dėgjuar pėr ndodhinė e para tre vjetėve me studentin shqiptar Odise Cenaj dhe mund tė them se ėshtė idhulli im. Kam dėgjuar se studion nė Amerikė dhe se nė njė intervistė tė fundit u shpreh se, "u detyrova tė mė thoshin se jam grek, por nė tė vėrtetė ėshtė shqiptar". Dhe jam krenare qė ėshtė shqiptar dhe se fati e solli tė studiojė nė njė universitet tė madh tė Amerikės. Shpresoj se do tė ndjek dhe unė hapat e tij dhe tė studioj nė njė universitet tė madh", thotė Sonila Metushi. Odisenė nė Shqipėri tė gjithė e kujtojnė si djalin qė "sfidoi" flamurin grek. Edhe pse e meritonte nderimin pėr tė udhėhequr paradėn e shkollės, me flamurin grek nė duar, atij iu refuzua njė gjė e tillė, vetėm ngaqė ishte shqiptar. Odise Cenaj u tėrhoq atėherė. Dhe nė fillim tė kėtij viti shkollor ai vendosi tė mos ndjekė njė shkollė tė lartė greke, por njė amerikane, edhe pse Odise Cenaj u pranua nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike nė Universitetin e Sekanikut pasi mori 19100 pikė kur kufiri maksimal i pikėve ishte 19182.

Gazeta Panorama 30-10-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.