|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Sherbetoret perfundojne se ngjari padronit te tyre. Te gjithe "minj e kishes" marrin ,me kalimin e kohes, fytyren e priftit.
--- de Chazal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 41 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Nė datėn 6-11 Shtator, Ministria e Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshjteve Jorezidente tė Kosovės, organizoi nė Prishtinė Javėn e Kulturės Arvanitase.
Nė kėtė veprimtari morrėn pjesė studiues arvanitas nga Greqia, Gjermania, Turqia, kryetari i Shoqatės "Marko Boēari", Jorgo Goreu, studiuesi i mirėnjohur arbėresh Antonio Belushi, pėrfaqėsues tė Institutit tė Historisė sė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, studiues tė Universitetit tė Prishtinės, si dhe njė grup artistik i kėngėve dhe valleve arvanitase nga Greqia. Nė kėtė aktivitet mori pjesė gjithashtu edhe bashkėshortja e studiuesit tė njohur arvanitas Aristidh Kola, zonja Nansi Kola. Nė seancėn e hapjes ishte i pranishėm dhe pėrshėndeti edhe ministri i Kulturės dhe Ēėshtjeve Jorezidente, Behxhet Brajshori. Nga Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė nė kėtė aktivitet ishin tė pranishėm, drejtori i Institutit tė Diasporės, Thimi Nika dhe punonjėsi i kėtij instituti Jorgaq Simaku. Njė pjesė e mirė e veprimtarive tė kėsaj jave u ndoqė edhe nga pėrfaqėsuesit e Zyrės sė Shqipėrisė nė Kosovė.
Gjatė kėsaj veprimtarie u hap edhe njė ekspozitė me fotografi e libra tė ndryshėm pėr arvanitasit, u prezantua njė dokumentar pėr ta, u mbajt njė simpozium pėr kulturėn arvanitase, u pronovua libri "Arvanitasit njė popull i padukshėm" i Antonio Belushit, si dhe libri "Shtegėtimet dhe ngulimet e shqiptarve nė Greqi nė shekujt 13-16" i Shkėlzen Raēės. Gjatė kėsaj jave, u kryen vizita edhe nė vende historike tė Kosovės. Nė ditėn e tretė tė kėtij aktiviteti kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, priti zonjėn Nansi Kolja, tė cilės i dorėzoi edhe njė fletė mirėnjohje tė Qeverisė sė Kosovės pėr veprėn dhe aktivitetin e bashkėshortit tė saj, Aristidh Kolja ,nė mbrojtje tė tė drejtave tė popullit tė Kosovės. Pas kėsaj, Kuvendi Komunal i qytetit Skėnderaj, vėndlindja e Adem Jasharit, i akordoi arvanitasit Aristidh Kolja titullin "Qytetar Nderi i Skėnderajt". Njė orė letrare me krijime kushtuar arvanitasve u organizua edhe nė qytetin e Prizrenit.
Gazeta Ballkan 15/09/2004
|
|
|
|