|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Faji eshte jetim.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 76 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Kuvendi i Junikut
Nė 21 maj 1912 u mblodh nė Junik njė tubim ku morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė krahina e
Kosovės, Dibrės, Shkodrės, si dhe nga disa krahina tė Jugut. Ata shqyrtuan programin dhe masat pėr
forcmin e mėtejshėm tė kryengritejs sė pėrgjithshme, si dhe paraqitėn kėrkesat pėr caktimin e kufijve tė
vendit, vendosja e administratės shqiptare dhe caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė
zyrtare. Ky tubim ka hyrė nė histori si Kuvendi i Junikut.
Iljaz Fishta
Nė 21 maj 1926 lindi nė Shkodėr prof.dr. Iljaz Fishta, studiues, i cili iu kushtua gjurmimeve nė fushėn e
ekonomisė dhe pėrgatiti e botoi 11 vėllime pėr kėtė fushė, si dhe mbi 130 artikuj. Gjithashtu pati njė
letėrkėmbim tė dendur pėr problemet ekonomike me rreth 30 qendra universitare e studimore tė Europės
e Amerikės.
Mėsimi i gjuhės shqipe ne universitetin amerikan
Nė 21 maj 1932 , nė gazetėn "Besa" tė shqiptarėve tė Amerikės, u njoftua nė njė artikull se nė
Universitetin e kolumbias tė SHBA-sė, filloi pėr herė tė parė mėsimi i gjuhės shqipe, si dhe u hap njė
katedėr pėr gjuhėn shqipe.
|
|
|
|
| |
|
Gjendja e tė drejtave tė njeriut, nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni vazhdon tė mbetet problematike, sipas raportit tė fundit tė organizatės Amnesty International. Raporti pėrfshin ngjarjet nga janari deri nė dhjetor tė vitit 2003. Shqipėria, njė nga vendet mė tė varfra tė Evropės, thuhet nė raport, vazhdoi tė vuante nga qeveria e dobėt, korrupsioni i gjerė, niveli i lartė i papunėsisė dhe mosbesimi i publikut tek pavarėsia e sistemit gjyqėsor, tė gjithė kėta, faktorė qė kontribuan tek vazhdimėsia e krimeve tė dhunės dhe tė organizuar.
Keida Kostreci 26 maj 2004, 16:35 UTC
Nė raport pėrmendet fakti se nė tetor Shqipėria ratifikoi Protokollin e Koventės sė OKB-sė kundėr torturės, vendi i dytė qė e bėnte njė gjė tė tillė.
Sipas Amnesty International, keqtrajtimi i tė ndaluarve gjatė arrestimit dhe paraburgimit vazhdoi tė ishte diēka e zakonshme. Nė raport pėrmendet rasti i Ndoc Vuksanit, qė mesa duket ishte rrahur brutalisht nė policinė e Shkodrės dhe pas gjashtė orėsh ishte liruar pėr mungesė provash.
Nė nėntor, pas njė vizite nė Burgun e Burrelit, Avokati i Popullit arriti nė pėrfundimin se njė zyrtar i lartė i kėtij burgu kishte rrahur dhe keqtrajtuar 10 tė burgosur dhe i kėrkoi prokurorit tė rrethit tė fillonte procedurėn penale kundėr tij.
Viktimat e keqtrajtimit nga ana e policisė, shpesh nuk depozituan ankesa dhe si rezultat prokurorėt nė pėrgjithėsi nuk arritėn tė hapnin hetime, kur tė ndaluarit e nxjerrė para tyre kishin plagė tė dukshme.
Nė pėrgjithėsi, oficerėt e policisė gėzuan paprekshmėri nė masė tė konsiderueshme, megjithatė disa zyrtarė tė policisė u ndoqėn penalisht dhe u ēuan nė gjyq, nėn akuzat pėr keqtrajtimin e tė ndaluarve, qė nė njė rast pėrfundoi me humbje jete. Nė raport pėrmendet rasti i ish-shefit tė policisė sė Elbasanit Edmond Koseni, rasti i tė cilit pėr turtura u pezullua. Megjithatė Prokurori i Pėrgjithshėm urdhėroi rihapjen e ēėshtjes ndaj tij. Akuza ndaj tij pėr torturė u hodh poshtė, gjė qė u apelua nga prikuroria.
Rreth 1 mijė tė burgosur kryesisht tė ndaluar nė paraburgim janė mbajtur shpesh nė dhoma policie tė mbipopulluara dhe nė kushte tė papėrshtatshme higjienike. Kushtet shpesh ishin degraduese dhe ēnjerėzore. Fėmijėt nga 14 deri nė 17 vjeē nė mėnyrė tė paligjshme u vunė nė qeli me tė rritur.
Rastet e dhunės ndaj grave dhe fėmijėve ishin tė shumta, veēanėrisht nė zona rurale. Sipas njė raporti tė UNICEF-it, 40 pėrqind e grave nė 11 qarqe ishin rregullisht objekt dhune shtėpiake. Nuk ka klauzola ligjore qė ndalojnė konkretisht dhunėn nė familje dhe vendimet e gjykatės nuk kanė pasqyruar gjithmonė sesa e rėndė ėshtė gjendja.
Varfėria, niveli i ulėt arsimor dhe prishja e familjes patėn njė rol tė madh nė vazhdimėsinė e trafikut tė grave dhe fėmijėve, veēanėrisht nė Itali dhe Greqi pėr prostitucion dhe krah tė lirė pune. Raporti pėrmend disa masa tė marra pėr tė luftuar kėtė dukuri, si hapja e njė zyre pėr kėshillim ligjor falas pėr viktimat dhe njė marrėveshje tė nėnshkruar mes qeverisė dhe njė numėr agjencish tė huaja pėr mbrojtje tė dėshmitarėve, si edhe miratimin e njė projekt-ligji pėr tė njėjtin qėllim.
Pėr Kosovėn nė raport thuhet se sulmet ndaj pakicave tė kthyerve si edhe pronave tė tyre vazhduan, duke e frenuar kthimin e refugjatėve dhe tė shpėrngulurve. Nė tetor Kėshilli i Sigurimit njoftoi pėr keqėsim tė gjendjes sė sigurisė.
Arrestimet dhe gjyqet pėr krime lufte ndaj ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė vazhduan, pėrfshirė Fatmilr Limajn, ndihmės i Hashim Thaēit, nėn akuzat pėr krime kundėr njerėzimit. Ata u transgferuan nė Hagė. Ish-komandanti i UĒK-sė Rustem Mustafa dhe tre tė tjerė u shpallėn fajtorė nė Prishtinė pėr krime lufte. Ata u dėnuan deri me 17 vjet burgim. Kėto masa ngjallėn protesta masive.
Dėshmitarėt e gjyqeve pėr krime lufte u frikėsuan, madje edhe u vranė. Nė Janar persona tė armatosur vranė Tahir Zemajn, sė bashku me tė birin dhe njė kushėri. Ai ishte njė dėshmitar i rėndėsishėm nė gjyqin e katėr ish-anėtarėve tė UĒK-sė, ndėrsa nė prill u vra njė dėshmitar tjetėr, Ilir Selmanaj. Kjo bėri qė dėshmitarė tė tjerė kishin patur frikė tė dilnin nė gjyq.
Po ashtu pati pak pėrparim pėr gjetjen e tė zhdukurve, ose tė rrėmbyerve.
Trafiku i grave dhe vajzave pėr prostitucion vazhdoi tė jetė i pėrhapur. Nė tetor UNMIK-u deklaroi se qė nga krijimi nė vitin 2000, Njėsia e pėr Policinė kundėr Trafikut dhe prostitucionit kishte kryer mbi 1 mijė bastisje, kishte shpėtuar 300 viktima trafiku dhe ngritur 140 akuza.
Nė Maqedoni, gjendja e tė drejtave tė njeriut u pėrmirėsua, megjithatė tensionet e mes komuniteteve maqedonase dhe shqiptare hetrė pas here dolėn nė pah nė incidente ndėretnike. Nė raport thuhet se pati shpesh akuza pėr tortura dhe keqatrajtime nga zyrtarėt e sigurisė. Trafiku i grave dhe vajzave pėr shfrytėzim prostitucioni vazhdoi, megjithėse pati arrestime dhe dėnime tė disa prej autorėve. Njė ligj i ri i dha mė shumė fuqi zyrės sė Avokatit tė Popullit.
Siē vihet re nė raport, ka disa dukuri tė pėrbashkėta pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe Maqedoniė. Ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė trafikimi i grave dhe vajzave, njė shqetėsim i shtruar shpesh nga konuteti ndėrkombėtar. Ndėrkohė keqtrajtimi i tė ndaluarve dhe pakicave nė rastin e Kosovės, tregon pėr dobėsinė e shtetit dhe strukturave tė drejtėsisė.
|
|
|
|