Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė mos jesh kurrė i kėnaqur nė atė qė krijon, kėtu qėndron arti.
--- Jules Renard(1864-1910)shkrimtar francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Kaēanikut Nė 30 prill 1910 populli Kosovės sulmoi garnizonet osmane nė Prishtinė, duke nisur kėshtu njė betejė tė ashpėr, e cila nė histori ka hyrė si "Beteja e Kaēanikut", qė u pėrhap nė mbarė krahinat e Kosovės. Kėtė lėvizje e udhėhiqte luftėtari Idriz Seferi.

Fitorja e Rajshtagut
Nė 30 prill 1945, pas shumė luftimesh tė ashpra, ushtarėt sovjetikė ngritėn flamurin e fitores mbi ndėrtesėn e Rajshtagut nė Berlin. Kėshtu rėnia e kėsaj qendre simbol tė Rajhut tė Tretė hitlerian shėnoi njė nga fitoret mė tė mėdha nė Luftėn e Dytė Botėrore - marrjen e Berlinit.

Eduart Mone'
Nė 30 priLl 1883 mbylli sytė njėri nga piktorėt mė tė mirė tė Francės, Eduart Mone', qė hyri nė historinė e pikturės botėrore si njė mjeshtėr i pėrdorimit tė ngjyrave dhe si njėri nga mė tė mėdhenjtė e saj.

Festa Kombėtare e Holandės
30 prilli ėshtė festa kombėtare e Holandės.
Lajme :: KE: Po nuk mbajtet zgjedhje te lira, perjashtoheni nga KE
Postuar nga: Albo

Lajme Keshilli i Evropes i dha dje goditjen perfundimtare qeverise se drejtuar nga kryeministri socialist, Fatos Nano. Me miratimin e rezolutes ne mbledhjen e djeshme te ketij organizmi te rendesishem, Shqiperia mbetet jashte KE-se. Vetem dy vota kunder socialisteve shqiptare, Petro Koci dhe Tauland Dedja, jane shenuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Europes. Te gjithe deputetet e tjere kane qene pro rezolutes se miratuar per Shqiperine paraqitur nga ata qe monitorojne vendin tone.

Edlira Prenga

Ky raport eshte nje ndeshkim i madh per vendin tone, pasi ne te thuhen qarte problemet qe ka aktualisht Shqiperia. "Shqiperia ndodhet vertet ne udhekryq", thuhet ne kete rezolute. Ky udhekryq vjen per faktin se nuk ekziston asnje vullnet politik nga politika shqiptare per te zgjidhur problemet e saj. Dy jane pikat kryesore te kesaj rezolute qe u miratuan me unanimitet te plote nga Parlamenti Europian; shkalla e larte e kriminalitetit dhe sigurimi i zgjedhjeve te lira. "Pa zgjedhje te lira dhe te barabarta, ju mbeteni jashte KE-se". Kjo ishte deklarata bombe e kesaj rezolute, ku thuhej me tone te qarta se per kete pergjegjesia kryesore i mbetet qeverise se drejtuar nga kryeministri Nano. Madje, disa deputete austriake jane shprehur dje se ky eshte ultimatumi i fundit per Shqiperine. Ne kete menyre, nese politika shqiptare kete radhe nuk e merr me seriozitet problemin zgjedhor, do te mbetet perfundimisht jashte Keshillit te Europes.

Asnje politikan evropian nuk na perkrahu

E vecanta e seances se djeshme parlamentare ishte dhe fakti se asnje nga grupet parlamentare, qofte te krahut socialist apo socialdemokrat, nuk jane ngritur per te diskutuar duke pranuar ne kete menyre rezoluten e paraqitur nga njerezit qe monitorojne Shqiperine. Ne kete rezolute ka vleresime te vogla per Shqiperine, por lista e problemeve rezulton me e gjate ne analizen aktuale Keshillit te Evropes per Shqiperine. Progresi konstatohet i kercenuar nga ndikimi ne jeten publike i potencialit te krimit te organizuar dhe i nje pjese te biznesit legjitim. Administrata shteterore relativisht e dobet dhe jo efikase, vecanerisht ne polici, taksa dhe dogana pamundesojne kontrollet efektive te transaksioneve financiare dhe te larjes se parave, konkludojne raportuesit e Keshillit te Evropes. Sistemin gjyqesor ne Shqiperi ata e shohin te dobet dhe joefektiv. Personeli i tij eshte i pergatitur jo si duhet dhe duket se te pakten pjeserisht eshte i korruptuar. Qeverise se Shqiperise Keshilli i Evropes i kerkon te beje perpjekje serioze per te vene ne jete legjislacionin themelor, pasi testi per qeverine eshte zbatimi ne praktike dhe jo venia ne leter. Dy partive kryesore politike ne Shqiperi, Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, KE-ja u kujton se mbajne pergjegjesi te perbashket per problemet me te cilat ndeshet Shqiperia dhe per permiresimin e situates ne vend. Persa i perket luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, KE-ja kerkon nder te tjera miratimin e ligjit per konfliktin e interesave d e nje sistem kredibel te deklarimit te pasurive te personave te zgjedhur. Me tej kerkohen garanci se investimet e Shqiperise nuk financohen nga para qe vijne nga aktivitete ilegale dhe krimi i organizuar. Persa i perket funksionimit te institucioneve demokratike kerkohet nder te tjera rishikimi i rregullores se procedurave te parlamentit te Shqiperise, per te rritur peshen e tij mbi vendimet e qeverise, sidomos ne rastet e pergatitjes dhe miratimit te ligjeve. Asambleja Parlamentare Europiane konsideron se procedura e monitorimit te Shqiperise nga Keshilli i Evropes duhet te mbetet e hapur. Shkak per kete Asambleja paraqet nevojen per arritje konkrete ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe permiresimin e zbatimit te legjislacionit. Ndersa zhvillimi i zgjedhjeve ne perputhje te plote me standardet nderkombetare ende pritet te realizohet nga Shqiperia.

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.