|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Berri Xhekson viziton Elbasanin: Protestat, ndryshimet bėhen me zgjedhje dhe jo nėpėrmjet dhunės
Kėshilltari i Bushit: Zgjedhjet dhe korrupsioni, problemet tuaja
Kujtim Boriēi
ELBASAN - Kėshilltari i presidentit amerikan Bush, Berri Xhekson ka deklaruar dje gjatė njė vizitė tė zhvilluar nė Elbasan se dy janė problemet kryesore nė vend, procesi zgjedhor dhe lufta kundėr korrupsionit. Dy probleme madhore me tė cilat po pėrballet Shqipėria sot janė problemet me proceset zgjedhore, perfeksionimi drejt zgjedhjeve tė lira e tė ndershme paraprirė me kuadrin ligjor, si dhe problemet e luftės kundėr korrupsionit, fenomen jo vetėm i pėrfolur, por aktual e shqetėsues nė vendin tuaj. Pėr luftėn ndaj kėtij tė fundit (korrupsionit), po japin kontributin e tyre organizatat amerikane nė Shqipėri dhe komuniteti ndėrkombėtar, -tha dje Xhekson. Lidhur me protestat e fundit tė opozitės, Xhekson u pėrgjigj se ato janė normale nė njė shoqėri demokratike, por asnjėherė nuk duhet tė gjenerojnė dhunė, pasi nė njė vend demokratik ndryshimet bėhen gjithmonė nėpėrmjet zgjedhjeve e jo nėpėrmjet mjeteve tė dhunshme. "Elbasani gjatė kohėve tė fundit ėshtė model i qeverisjes vendore nė Shqipėri, ndaj edhe nė tė ardhmen, kjo eksperiencė duhet tė pasurohet dhe tė ēohet mė tej, nė tė mirė tė komunitetit vendas, bashkėpunimit mes forcave politike, forcimit tė kulturės demokratike dhe zhvillimit rajonal. Kėshtu ka theksuar kėshilltari i presidentit Bush nė takim me nėnkryetarėt e bashkisė Ylli Llanaj dhe Albert Shopi. Pas takimit me krerėt e bashkisė, kėshilltari i presidentit Bush, takoi nė zyrėn e kėtij tė fundit deputetin e Elbasanit, Agron Tato. Xhekson shpjegoi dje edhe arsyen e mbėrritjes sė tij nė Elbasan. Erdha nė kėtė qytet pėr tė parė situatėn ekonomike e politike dhe si po funksionojnė proceset demokratike jashtė Tiranės". Duke ndarė tė njėjtat mendime me deputetin Tato, pėr rezultatet e mira qė vijnė nga bashkėqeverisja vendore, Jakson ritheksoi dhe njė herė mbėshtetjen e qeverisė amerikane dhe komunitetit ndėrkombėtar pėr ecurinė e proceseve demokratike nė Shqipėri qė do e ēojnė drejt integrimit euro-atlantik. Ndėrsa deputeti Tato, pasi e njohu mikun amerikan me problemet e qytetit tė Elbasanit, nivelin ekonomik, papunėsinė, kulturėn tradicionale dhe atė bashkėqeverisėse lokale, u ndal dhe nė rolin e liderėve partiakė nė qendėr qė shpesh nuk janė nė unison me klimėn e "ngrohtė " politike nė bazė. VIP-at e politikės shqiptare, theksoi midis tė tjerave deputeti Tato, janė tė "sėmurė" pėr tė dalė nė media, ndėrkohė qė populli do punė e rezultate konkrete. Nė ikje nga Elbasani, kėshilltari i presidentit Bush, siē u shpreh, krijoi njė tablo mė tė mirė tė situatės konkrete ekonomike e politike nė kėtė qytet si dhe pėr rolin e forcave politike e tė zgjedhurve tė tyre nė qeverisjen vendore, pėr rolin nė zhvillimin e komunitetit.
|
|
|
|