Njė grup deputetėsh tė Parlamentit Evropian i kanė dėrguar njė memorandum Kris Patenit Brukseli, memorandum pėr ēamėt
Eurodeputetėt: Ēamėt nė Greqi tė trajtohen si pakica greke nė Shqipėri.
Ēamėt nė Greqi duhet tė gėzojnė po ato tė drejta, qė gėzon edhe pakica greke nė Shqipėri - kjo ėshtė keshilla qė njė grup parlamentarėsh europianė i kanė propozuar komisionerit tė Bashkimit Europian, pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė, Kris Patten. Eurodeputetėt Marko Panela, Mauricio Turko, Marko Kapato, Xhanfranko del'Alba, Benedeto dela Vedova dhe Olivier Dypui theksojnė se vetėm kur pakica kombėtare ēame nė Greqi dhe ajo greke nė Shqipėri do tė gėzojnė tė njėjtat tė drejta, vetėm atėhere marrėdhėniet midis popujve grek dhe shqiptar, do tė jenė vėrtet tė forta dhe tė sinqerta.
E lėnė nė harresė pėr afro njė gjysmė shekulli, pak nga pak ēėshtja ēame po fiton njohje ndėrkombėtare. Gjatė kėtyre 2 muajve tė fundit ky problem ėshtė trajtuar edhe nga njė organizėm me njohje dhe reputacion ndėrkombėtar siē ėshtė Grupi Ndėrkombėtar i Krizave. Por mė sė fundi pėr kėtė ēėshtje po tregon interes edhe Parlamenti Europian. I fundit nė radhė mund tė konsiderohet edhe memorandumi qė 6 eurodeputetė tė Parlamentit Europian i kanė dėrguar komisionerit pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė, Kris Patten, i titulluar "Dhunim i tė drejtave tė pakicės ēame nė Greqi". Eurodeputetėt Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Del'Alba dhe Dela Vedova theksojnė se nė qershor tė 1944-ės, 44 000 shqiptarė tė besimit mosleman, u dėbuan me forcė nga tokat e tyre nė Ēamėri, me akuzėn se kishin bashkėpunuar me pushtuesit italianė dhe gjermanė. Ky dėbim shėnon edhe epilogun e genocidit tė kėsaj popullsie, tė cilės, pėr mė shumė, iu konfiskua gjithė pasuria, duke pėrfshirė kėtu trojet e shtėpive, tokat bujqėsore, bagėtitė etj..
Edhe popullsia ortodokse ēame qė mbeti nė Ēamėri nuk gėzon dot tė drejtat e njohura nė vendet anėtare tė Bashkimit Europian, nė mėnyrė tė veēantė tė drejtat e pakicave etnike dhe gjuhėsore, siē ėshtė e drejta pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe nė shkollat shqip, tė cilat janė tė ndaluara nga shteti grek - shkruhet nė kėtė memorandum. Vetėm nė rast se dy pakicat kombėtare, nė Greqi dhe Shqipėri, vihen nė pozita tė barabarta politikisht dhe juridikisht, vetėm atėhere ndėrmjet dy popujve, shqiptar dhe grek, do tė ekzistojnė lidhje miqėsie tė sinqerta dhe tė qėndrueshme, vėnė nė dukje parlamentarėt europianė. Njėkohėsisht eurodeputetėt Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Dela Vedova dhe DelAlba i bėjnė thirrje pėrfaqėsuesit tė Komisionit Europian qė tė ndėrmerren veprime konkrete me qėllim qė popullsia ēame e besimit mosleman qė ėshtė dėbuar nga Ēamėria, tė lejohet tė kthehet nė tokat e saj, tė gėzojė tė drejtat e rikthimit tė pronės si dhe t'i njihet dhe tė pėrfitojė dėmshpėrblim pėr humbjet qė ka pėsuar gjatė gjithė kėtyre viteve.
Nė fund eurodeputetėt kėrkojnė qė edhe pėr ēamėt ortodoksė qė kanė mbetur nė Ēamėri, Komisioni Europian tė ndėrhyjė qė edhe atyre tu njihet e drejta e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė dokumentat zyrtare dhe qė ky grup popullsie tė gėzojė po ato tė drejta qė gėzon pakica greke nė Shqipėri. Memorandumi i eurodeputetėve tė sipėrcituar vjen disa ditė pas njė prononcimi tė njė eurodeputeti katalan, Mayol Ribeiro, i cili ngrinte ēėshtjen e mohimit nga shteti grek, tė pakicave kombėtare nė Greqi. Njėkohėsisht nė njė raport qė pritet tė publikohet nė muajin mars nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, theksohet se politika e dėbimit tė ēamėve nga Greqia ka filluar tė vihet nė zbatim qė nė vitet 20 tė shekullit tė kaluar, pra shumė pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore. Nė raport pohohet se dėbimi i parė i ēamėve nga vatrat e tyre u bė gjatė shkėmbimit tė popullsive ndėrmjet Greqisė dhe Turqisė sė Ataturkut nė vitet 1920. Grekėt e Bosforit u vendosėn atėhere nė veriperėndim tė Greqisė nė tokat e ēamėve moslemanė, tė cilėt qeveria greke i dėboi drejt Turqisė. Por nė ndryshim nga parlamentarėt europianė, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave vėren se si shqiptarėt e hershėm nė Greqi, tė njohur si arvanitas, ashtu edhe ēamėt ortodoksė, janė tashmė pothuajse tė asimiluar nė shoqėrinė greke.
Viron Gjymshana, Bruksel Shekulli, 16/02/2004
|
|