Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
C’do gje lekundet per ate qe eshte i frikesuar.
--- Sofokliu

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 62 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.

Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".

"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės. Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
Letersi :: Zemėr krejt dashuri
Postuar nga: Fiori

Letersi Rizah Sheqiri: Zemėr krejt dashuri – Ett hjärta fullt av kärlek. Njė libėr nė dy gjuhė; shqip e suedisht kushtuar Nėnė Terezės. Pėr mė shumė, lexoni artikullin nė vazhdim...







Ditė mė parė, pikėrisht nė vigjilie tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės nė Suedi doli nga shtypi libri i shkrimtarit Rizah Sheqiri ”Zemėr krejt dashuri – Ett hjärta fullt av kärlek (shqip dhe suedisht).
Rizah Sheqiri ėshtė autor i mėse tridhjetė librave letrare nė gjuhėn shqipe, ndėrsa ky ėshtė libri i tij i tretė i botuar nė gjuhėn suedeze nė pėrkthim tė albanologut e mikut tė madh tė shqiptarėve z. Ullmar Qvick.
”Zemėr krejt dashuri” ėshtė pėrmbledhje me poezi e Rizah Sheqirit botuer nė Kosovė mė 1990 qė tash ribotohet nė shqip por e pėrktyer edhe nė suedisht. Kėtu po sjellim fragmente nga parathėnja qė e shoqėron librin: I ndjeri kritiku letrar S.Syla pėr botimin e parė tė librit ėshtė shprehur kėshtu: ”Nė kėtė vėllim poetik tė Rizah Sheqirit tė bie nė sy njėfarė lehtėsie dhe natyrshmėrie karakteristike e shkrimit tė
vjershės pėr fėmijė.
Duke qenė tė lidhura rreth njė teme dhe rreth njė motivi sa tė lashtė aq edhe t! ė dashur e tė ēmuar, por edhe duke qenė tė shkruara me njė pėrvojė e mjeshtėri tė konsiderueshme, kėto vjersha, pa dyshim, do tė lexohen me kėnaqėsi nga lexuesi tė cilit i janė dedikuar”.
Ndėrsa shkrimtari R. Ramabaja pėr librin shkruan: ”Strofa pėrkushtuese, qė hap kėtė vėllim poezish, ėshtė si njė dritare nga do tė mund tė shohim syzheun lirik, qė si njė vetėtimė e ngjizur me magji bartet nga njė poezi nė tjetrėn. Siē e thotė edhe vetė titulli strumbullar i kėsaj pėrmbledhje, pėrkatėsisht objekt kėngėtimi ėshtė
dashuria - ajo e paplakura dhe e amshueshmja, e cila nga vargu nė varg, nga strofa nė strofė e nga vjersha nė vjershė gjithnjė e mė qartė merr tiparet e idealit dhe tė ardhmėrisė sė njerėzimit.



Heroina (lirike) e kėtyre vjershave ėshtė Nėna Tereze, nėna e tė gjitha nėnave, kujtimi i sė cilės mbruan bukurinė e dashurisė njerėzore, gjithnjė tė gjakuar, por kurrė tė arritur plotėsisht. Dhe poezitė e Rizah Sheqirit thonė, ndonėse me gjuhėn e fshehtėsisė poetike, s! e ajo i takon tė sotmes, por mė shumė kohėve qė do tė gėdhijnė.”
Mjaftė domethėnėse ėshtė edhe konstatimi i pėrkthyesit U.Qvick me tė cilin pėrmbyllet parathėnja e librit R. Sheqirit ”Zemėr krejt dashuri - Ett hjärta fullt av kärlek” botuar kėto ditė paralelisht nė dy gjuhė shqip e suedisht: ”Nėna Tereze simbolizon dashurinė e pakufishme njerėzore. Dua tė theksoj se autori dhe unė pėrkthyesi tė dy jemi myslimanė. Unė mendoj se fakti qė Nėna Tereze ishte e krishterė katolike, dhe prapė nuk bėnte dallime fetare nė veprimtarinė e saj
njerėzore, na ka frymėzuar tė tregojmė tė njėjtin qėndrim. Ne shpresojmė se kjo frymė dashurie do tė transmetohet nė qarqet e lexuesve tė rinj, pa pasur parasysh pėrkatėsinė e tyre. Kjo ėshtė aq mė e rėndėsishme nė kohėn tonė kur forca tė errėta pėrpiqen
tė pėrhapin armiqėsi fetare, racore dhe nationaliste nė botėn tonė.”
Pėrkthimi dhe botimi i kėtij libri edhe nė suedisht padyshim ėshtė me njė rėndėsi tė dyfishtė ngase i ofrohet lexuesit shqiptar dhe atij suedez. Ky botim qė nė ditėt e para ka zgjuar edhe interesim nė mediat e vendit.P.sh. J. Betts redaktore e kulturės e gazetės ditore regjionale Blekinge Läns Tidning pikėrisht mė 28 nėntor ka shkruar njė recension shumė afirmativ pėr kėtė libėr me titull ”Dikter fyllda av
kärlek tillägnas Moder Teresa” ( Poezi tė mbushura dashuri i kushtohen Nėnė Terezės).Gjithashtu njė shkrim shumė afirmativ pėr librin e ka botuar edhe gazeta tjetėr ditore "Sydöstran" nė numrin e saj festiv tė datės 31 dhjetor 2003.



Pergatiti Rizah Sheqiri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.