Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zoti eshte nje sfere e pafund, qendra e te cilit eshte kudo dhe perimetri asgjekundi.
--- Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Kulture :: Mrekullia shqiptare ne katedrelen kroate
Postuar nga: Albo

Kulture Studimet dhe hulumtimet shkencore pėr epokėn e Skenderbeut, ēdo ditė e mė shumė, po japin rrezultate tė reja nė fusha dhe lėme tė ndryshme, pėr tė cilat mė parė nuk kishte fare njohuri. Ėshtė deri diku e ēuditshme qė nėpėr arkiva e biblioteka shtetėrore e private, muzeume e koleksione tė ndryshme tė ruhen thesare kaq tė ēmuara, tė panjohura dhe tė pabotuara deri tashti.

Ėshtė vėshtirė tė gjenden personalitete tė tilla tė shquara nga e kaluara, pėr tė cilėt tė jetė shkruar aq shumė dhe nė vazhdimėsi, qoftė nė fushėn e historisė, tė krijimtarisė letrare e artistike, nė fushėn e studimit tė artit luftarak, diplomacisė, etj. sikur pėr heroin kombėtar shqiptar, Gjergj Kastritotin - Skėnderbeun! Shkrimet e para pėr tė datojnė qė nga mesjeta, dmth menjėherė pas vdekejs sė tij, ku autorė tė ndryshėm, i thurin hymne lavdėrimi trimėrisė dhe veprės sė tij madhėshtore, ngase ai nuk u pėrkul asnjėherė, sikurse para ushtrisė sė panumėrt Osmane, ashtu edhe asaj venedikase, tė cilave me forcėn e shpatės dhe mjeshtrinė e artit luftarak, u tregoi se lufta pėr liri dhe mbrojtje kombėtare ėshtė e shenjtė dhe nuk njeh sakrfica tė tepėrta. Vepra e tij luftarake u bė shembull pėr shumė popuj tė tjerė, tė cilėt luftuan gjatė shekujve pėr liri dhe ēlirim kombėtar. "Ēdo heroi nė histori i ėshtė dashur tė kalojė pėrmes tri fazave: tė glorifikimit, tė asgjėsimit dhe tė rivlerėsimit. Kjo do tė thotė se nė fillim, ai ėshtė ngritur nė qiell prej admiruesve tė tij; pastaj ėshtė dėrmuar nė mėnyrė tė pamėshirshme prej kritikuesve tė tij; dhe, mė nė fund, ėshtė nxjerrė pėrsėri nė shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mėshirė ėshtė vėnė nė vendin qė i takonte prej historianėve tė arsyeshėm, qė s'kanė qenė verbuar as prej fanatizmit tė admiruesve tė heroit, as prej tėrbimit tė kritikuesve tė tij".

Sipas shumė historianėve, studiuesve dhe shkencėtarėve tė fushave tė ndryshme, studimet pėr epokėn dhe personalitetin e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut kanė arritur kulmin, dmth. fjalėn e fundit! Njė mendim i tillė, nė shikim tė parė, duket sikur ka mbėshtetje, nėse shikojmė publikimet e ndryshme, tė shumta, tė bėra nė gjuhė tė ndryshme; monografi tė specializuara, duke filluar nga fundi i shekullit tė XV-tė e deri nė ditėt e sotmet; botime tė dokumentave [edhe pse tė pjesėshme], bibliografi pothujase shterruese si dhe dalja nė dritė e tė dhėnave nga mė tė ndryshmet, qofshin ato private, pėr jeten e Skenderbeut ose ato tė epokės sė tij: portrete, medalione, vula, shpata tė ndryshme, perkrenare, para floriri, dorėshkrime, dokumeta origjinale... etj.

Megjithatė, pėrkundėr gjithė kėtyre momenteve tė pėrmendura, mendojmė se, mendimet e lartėcekura, as pėr sė afėrmi nuk qėndrojnė. Pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė tillė, na mundėson puna sistematike hulumtuese 10- vjeēare, nėpėr arkiva e biblioteka anekėnd Evropės, ku ruhen gjėra me vlera tė jashtėzakonshme pėr historinė e Shqipėrisė dhe personaliteve tė ndryshme shqiptare, ndėr to edhe pėr Skenderbeun.

Edhe pse shumė i njohur dhe tepėr i trajtuar nė historiografi, nė fushėn e krijimtarisė letrare dhe gjini tė tjera, personaliteti i Skenderbut, edne ėshtė enigmatik dhe jo i ndriēuar sa duhet.

Janė tepėr tė veēanta rastet, kur njė personaliteti tė kohės, emra tė njohur tė kulturės sė kombit tė tij, bashkėkohės, i bėjnė nderime, duke e pėrjetėsuar figurėn dhe veprėn e tij. I tillė ėshtė rasti me Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Ndre Lleshin [Andreas Alexius Epirota Durachinus]

Tė dy me nam zulėmadh, pėr veprat e tyre, nė fusha tė ndryshme; tė dy bashkėkohės; tė dy tė nderuar dhe respektuar; tė dy mbrojtės tė fortė, deri me kėmbėngultėsi, tė identitetit kombėtar, njėri me armė nė dorė [Skenderbeu] e tjetri me gdhendje, ndėrtim dhe stilizim, si askush tjetėr [Ndre Lleshi].

Miqėsia dhe njohja e tyre, bėri qė, Ndreu, tė gdhend nė gurė; tė pėrjetėsojė, mikun, bashkėkombėsin dhe bashkėkohėsin e tij, me ndjenjė respekti; dashuri dhe pėrkushtim vėllai; stilizim detajesh, saqė pėr njė ēast, kur shikon kokėn e gdhendur tė Skenderbeut, nga Ndreu, ke atė ndjenjen, se kėtė vepėr kaq tė bukur, mund ta ketė bėrė, vetėm dorė shqiptari, i cili depėrton thellė, nė shpirtin, gjendjen shpirtėrore, dukjen fizike, realitetin kohor, tė njeriut i cili modestinė e kishte si veti tė parė.

Nė anėn jugore, tė Apsidės sė Katedrales sė Shibenikut, ndodhen tė vendosura 71 "koka" [skulptura] tė gdhendura nga mjeshtėr tė ndryshėm, shumė tė njohur nga shekulli i XV-tė. Punėn kryesore, pėr gdhendjen dhe vendosjen e kokave, e ka bėrė Juraj [Gjergj] Dalmatinasi.

Dalmatinasi, nė vitin 1448, fton Ndre Lleshin sė bashku me nxėnėsin e tij, Pal Rajoviqin, qė tė punojė disa skulptura nga personalitete tė njohura tė kohės, ngase ai ndodhej nė Shibenik. Nė dokumentin e pabotuar, qė ruhet nė Arkvin e Katedrales sė Shibenikut, Ndreu, obligohet se do tė punojė skulpturėn e Skenderbeut dhe disa tė tjera, fatkeqėsisht, emrat e personave tė tjerė, nuk janė tė shėnuar.

Studiues tė shumtė, janė marrė me analiza dhe studime tė veēanta, pėr identifikimin kėtyre skulpturave [kokave] tė vendosura nė Apsidė, nė mes tė viteve 1443-1448. Pjesa mė e madhe, e skulpturave tė vendosura nė Apsidė, janė identifikuar. Ndėr skulpturat e identifikuara bėjnė pjesė ato tė disa burrėshtetasve dhe luftėtarėve tė njohur tė mesjetės si: Gjon Paleologut tė VIII-tė; mbretit tė Napolit dhe Arragonės, Alfonsit tė V-tė, mbretit tė Hungarisė dhe Polonisė, Vlladislavit tė II-tė; papės Eugenit tė IV-tė; kardinal Besarionit; Sigizmund Malatesit; fisnikut venedikas [dukės] Franēesko Foskarit; fisnikut burgundas Filipit tė mirė; Franēesko Sforcės; Gjon Huniadit, etj.

Skulptura e Skenderbeut, nė Apsidė, ėshtė e renditura si e pesta nė radhė, pas skulpturės sė papės, Eugenit tė IV-tė.

Paraqitja ėshtė ballore, me njė kthim tė lehtė djathtas. Skenderbeu, nė kokė mban njė kapelė venedikase tė rrumbullakėt, me thyerje para. Mjekrėn e ka tė gjatė, shikimin e fortė, pėrpara, ndėrsa hundėn karakteristike, shqiponjė. Ėshtė njėra ndėr skulpturat mė tė mėdha qė ndodhen nė Apsidė. Ka dimensione: gjatėsi: 29.7cm dhe gjėrsi: 18.9cm. Ėshtė e padėmtuar, me pėrjashtim tė majės sė hundės, ku ka njė gėrvishje tė lehtė.

Ėshtė shumė domethėnės fakti, se kjo skulpturė, gjeti vend qė nė fillim, duke treguar kėshtu rėndėsin dhe autoritetin qė kishte arritur, nė kėtė kohė Skenderbeu, duke thyer turqit nė disa beteja madhėshtore.

E veēanta e kėsaj skulpture ėshtė se ajo dallon nga tė tjerat, si pėr nga forma ashtu edhe pėr nga stili. Ka vija mė tė ashpra, qė krijojnė thyerje tė forta, duke krijuar kėshtu njė moment tė veēantė, por shumė domethėnės, gjė qė e ndeshim nė tė gjitha punimet e mė vonshme tė Ndre Lleshit.

Rreth vlerėsimit dhe pėrcaktimit sa mė tė saktė pėr skulpturėn e Skenderbeut, ne kemi konsultuar specialistė kroatė, tė cilėt janė njohės tė mrekullushėm tė punės sė Ndre Lleshit. Ndėr tė parėt qė ka mbrojtur idenė qė kjo skulpturė ėshtė punim i Ndreut dhe paraqet kryetrimin shqiptar, ėshtė studiuesja kroate: dr. Iavana Prijatel-Paviēiq, pastaj autori i shumė shkrimeve pėr Ndreun, madje edhe i dy monografive, dr. Andrija Mutnjakoviq; ndihmė tė veēantė, me konsultime, literaturė, pastaj me fotografi dhe analiza grafike, ka dhėnė profesori i nderuar dr. Radovan Ivanēeviq. Pėrveē kėtyre, kanė ndihmuar edhe: dr. A. Duplanēiq, dr. A. Stipēeviq, dr. A. Gulin, mr. N. Bajiq-Zharko, etj.

Nuk ishte rastėsi qė u ftua Ndre Lleshi pėr tė punuar skulptura tė personaliteteve tė shquara tė kohės, edhe pse nė moshė i ri. Ai, tashmė, kishte bėrė emėr, duke treguar aftėsi tė jashtėzakonshme nė disa objekte tė ndryshme. Nė anėn tjetėr, miqėsia dhe njohja prsonale me Gjergj Kastriotin - Skenderbeun, ishte rasti mė i mirė, qė njė bashkėkombas, tė bėnte skulpturėn e tij, ngase e kishte takuar dhe njohur nga afėr, e jo me tė dėgjuara, pėrshkrime, lavdata, e gjėra tė tjera.

Ne kemi nė dorė disa dokumenta, tė cilat janė zbuluar kohėve tė fundit, ku Ndre Lleshi, ishte pėrfaqėsues [ambasador] i Skenderbeut, pėr tė mbrojtur interesat shtetėrore dhe tė drejten e popullit shqiptar pėr liri, nė Venedik dhe Raguzė [Dubrovnik]. Kjo gjė, nė kėtė kohė, ishte shumė e zakonshme dhe mund ta bėnin vetem personalitete tė njohura, tė jetės publike, shoqėrore, intelektuale, burra tė ēmuar e nderuar, jo vetėm te kombi i tyre por edhe mė gjėrė. Rast tė ngjashėm kemi edhe Gjon Gazulin, Pal Gazulin, etj.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.