|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ndershmeria eshte si shkrepsja: hyn ne pune vetem nje here.
--- Pagnol
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 61 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Gedeon Burkhard, ylli i kinemasė gjermane, ėshtė pasardhės i aktorit tė madh me origjinė shqiptare Aleksandėr Moisiu. Veē shėnimit tė kėtij fakti nė biografinė e aktorit tė njohur, njė deklaratė e drejtpėrdrejtė, ėshtė bėrė nga ana e tij pak ditė mė parė nė Vjenė. Djaloshi i guximshėn tek Oktapodi 7, qė zbulon rrėnjėt e mafias italiane dhe rrėfen tė vėrtetat nė valėt e radios sė tij Tam-Tam apo Komisari REX mund t“i sjellė ndėrmend lexuesit aktorin karizmatik tė kinematografisė gjermane.
Admirina Peēi
Ai tani ėshtė vetėm 34 vjeē dhe ėshtė nė kulmin e karrierės sė tij artistike. Nė filmografinė e kėtij artisti shėnohen dhjetėra filma e seriale nga mė tė ndjekurit nė Evropė. Por cilat janė rrethanat, kur Gedeon Burkhard deklaroi origjinėn e tij shqiptare, si njė pasardhės i denjė i Aleksandėr Moisiut?
Zbulimi i rrėnjėve tė artistit
Para pak ditėsh, mė 24 maj 2003, nė Teatrin Popullor tė Vjenės, pėrkujtohej aktori i madh Aleksandėr Moisiu. Ndėr tė pranishmit e shumtė nė sallė: gjermanė, austriakė e shumė diplomatė tė huaj, ishte edhe Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu dhe disa pėrfaqėsues tė tjerė shqiptarė. Ndėr ikajaket e shumta nė atė sallė teatri nė Vjenė, janė shfaqur edhe njė grua fisnike sė bashku me djalin e saj, i cili nė fakt nuk ėshtė shumė i njohur pėr spektatorin shqiptar, megjithėse ėshtė kthyer nė njė idhull kinemaje pėr publikun e gjerė gjerman, austriak, italian etj. Djaloshi quhet Gedeon Burkhard, njė aktor mė njė sėrė rolesh tė rėndėsishme nė kinema dhe seriale televizive. Ndėrsa e ėma e tij me pamjen prej fisnikeje, ėshtė po ashtu njė aktore e njohur nė Gjermani. Ajo quhet Elisabeth Molo. Prania e tyre nė kėtė aktivitet kushtuar aktorit Aleksandėr Moisiu ka qenė njė ngjarje pėr tė gjithė tė pranishmit nė atė ceremoni. Ata janė pritur me duartrokitje dhe kanė ndjekur me shumė emocione aktivitetin pėr nder tė aktorit Moisiu.
Pikėrisht nė kėtė aktivitet, Gedeon Burkhard ka gjetur rastin tė pėrshėndetet edhe me Presidentin shqiptar, Alfred Moisiu. Gjatė shtrėngimit tė duarve me Presidentin Moisiu, Gedeon ėshtė shprehur: Jam i lumtur qė m“u dha rasti qė tė njihem dhe tė takohem me tė afėrmit e mi shqiptarė, tashmė njė President. Pas kėsaj, Presidenti Moisiu dhe aktori, qė nė biografinė e tij zyrtare nė internet thotė me krenari se ėshtė nip i Aleksandėr Moisiut kanė vazhduar bisedėn me detaje tė tjera rreth familjeve tė tyre. Do tė vij shumė shpejt nė Shqipėri, i ėshtė pėrgjigjur aktori Burkhard ftesės sė Presidentit, duke shtuar se ka shumė dėshirė tė njohė mė nga afėr vendlindjen e gjyshit tė babait tė tij, trashėgiminė dhe talentin artistik tė sė cilit e konsideron bazė tė suksesit tė tij.
Aktori me fėmijėri rebele
Gedeon Burkhard lindi nė Munih, mė korrik 1969. Qė i vogėl, ai kishte vendosur tė bėhej aktor. Atėherė, ai ishte vetėm 8 vjeē. Por dy vite mė vonė, nė moshėn 10-vjeēare, ai qėndroi pėr herė tė parė para kameras dhe luajti nė dy filma tė suksesshėm gjermanė tė viteve tė shkuara nė rolet krysore. Puna mė e arrirė e kohės sė tij kur ka qenė aktor nė fėmijėri ka qenė ajo te Gjaku dhe nderi-rinia nėn regjimin e Hitlerit, me regji tė Bernd Fischerauer, njė film qė ėshtė nderuar me shumė ēmime dhe ėshtė ndjekur nė gjithė Botėn.
Por Gedeon, tashmė simbol i aktorit simpatik, djaloshit tė edukuar dhe tė sjellshėm, nė tė vėrtetė nė fėmijėrinė e tij ka qenė tip krejt tjetėr. Pėr shkak tė talentit tė tij natyral dhe dėshirės pėr ta pėrdorur atė me shokėt e tij jashtė rregullave strikte tė shkollės, Gedeon u largua dy herė nga shkolla. Atė e cilėsuan si njė nxėnės shumė problematik dhe i padisiplinuar. Tė gjtihė mėsuesist dhe kolegėt e tij kujtojnė tashmė nxėnėsin rebel tė pabindur, qė preferonte imitimin e aktorėve tė kohės nė orėn e matematikės.
Familja Burkhard, tė gjithė artistė
Gedeon nuk ėshtė i vetmi anėtar i familjes qė ka zgjedhur profesionin e aktorit. Nė faqen e tij zyrtare nė internet aktori shkruan se ėshtė stėrnip i aktorit me famė botėrore Aleksandėr Moisiu, mė i famshmi i teatrit tė Vjenės nė kohėn e tij. Po ashtu, Gedeon deklaron se ėshtė nip i producentit tė njohur, Konrad Von Molo. Edhe nėna e tij, Elisabeth Molo, ka njė jetė tė tėrė nė kinematografi. Ndėrsa pėr Gedeon, jeta e tij artistike nuk ka qenė e lidhur vetėm me aktrimin. Pas dy filmave tė fėmijėrisė sė tij Teze Maria nė vitin 1979 me regji tė Volfgang Panzer dhe Gjak dhe nderRinia nėn regjimin e Hitlerit nė vitin 1980, me regji tė Bernard Fischerauer, Gedeon vendos tė merret me balet. Por ky pasion i rinisė sė hershme tė tij do tė ndėrpritej shumė shpejt nė mes. Mėsimeve tė baletit ai iu kushtoi mjaft kohė nga kėto vite, madje edhe kėrceu pėr disa kohė, por, pas njė aksidenti, ai u detyrua qė tė largohej pėrfundimisht nga bota e baletit, pėr t“ķu kushtuar kinematografisė. Sot Gedeon Burkhard ėshtė njė artist qė merret mė shumė me kinemanė dhe televizionin. Pas largimit tė Tobias Moretti, ai u pėrzgjodh ndėr rreth 250 aktorė nga Gjermania dhe Austria, pėr ta zėvendėsuar atė te Komisar Rex.
Komisar Rex, kulmi i karrierės
Me filmin Kleine Haie (Peshkaqenė tė vegjėl 1992), ai mori ēmimin mė tė rėndėsishėm artistik, tė karrierės sė deritanishme. Por, nė fakt Gedeon Burkhard, u bė i njohur nė Gjermani, Austri, Itali, Francė, e deri-diku edhe nė Shqipėri me serialin policor Komisari REX. Filmi i realizuar nga njė grup regjisorėsh, producentėsh dhe kineastėsh italianė zgjati shumė vite dhe pėr shkak tė suksesit, ekipi realizues u detyrua tė vazhdojė me seri tė reja. Ky serial i ka fillimet e tij nė vitin 1994, ndėrsa seritė e tij mė tė fundit janė realizuar nė vitin 2001. Pra, shėnohen shtatė vjet sukses nė kinematė dhe ekranet televizive tė Evropės. Sė fundi, pėr shikuesit e ekranit, ai mbahet mend tė jetė parė tek I vetėm kundėr mafias nė La piovra 7, nė rolin e djaloshit qė drejton radion Tam-Tam, pėrmes sė cilės publikon gjithė krimet dhe prapaskenat e lojės mafioze.
Zhgėnjimi nė Hollivud
Edhe Gedeon tentoi tė trokasė nė Hollivud. Por ndieu pėrplasjen e dyerve tė rėnda dhe zhgėnjimin prej tij. Si shumė aktorė tė tjerė evropianė, edhe Burkhard i kushtoi vite tė tėra ėndrrės amerikane. Nė kulmin e karrierės sė tij si aktor nė Gjermani, ai u zhvendos nė Los Angelos, me qėllimin pėr tė hyrė nė botėn e kinemasė sė Hollivudit. Por, megjithė talentin dhe famėn e madhe evropiane, ai nuk arriti tė depėrtojė nė kulisat e Hollivudit. Kjo gjė e zhgėnjeu mjaft dhe e detyroi tė kthehej sėrish nė Evropė, aty ku kishte korrur suksesin e gjithė atyre viteve karrierė. Por, nuk preferoi tė kthehej sėrish nė Gjermani, ku luajti filmat e parė dhe as nė Itali, ku u bė mjaft i njohur me serialet e shumta kundėr mafias. Zgjedhja e tij, pas zhgėnjimit nė Hollivud ishte Vjena, kryeqyteti austriak dhe vendi ku ka nisur karriera e gjatė dhe e jashtėzakonshme e paraardhėsve tė tij. Aktualisht Gedeon Burkhard ėshtė nė proces tė realizimit tė dy filmave tė tjerė dhe ka nėnshkruar njė seri kontratash me stacionet televizive dhe producentė tė njohur nė Gjermani, Austri dhe Itali.
Biografia e Gedeon Burkhard
Ka lindur njė tė enjte, mė datė 3 korrik tė vitit 1969 Vendlinda e tij ėshtė Mynihu, Gjermnai Babi i tij quhet Volfgang Burkhard Nėna e tij quhet Elisabeth Molo Ėshtė djalė i vetėm, pa motra dhe vėllezėr Ėshtė 1.78 m i gjatė Peshon 72kg Ngjyra e syve ėshtė kafe e errėt Nė gjendjen civile rezulton i divorcuar Nuk ka fėmijė Aktualisht banon nė Vjenė Hobi i tij ėshtė golfi Ushqimi i preferuar Spageti Shenja e veēantė e aktorit ėshtė njė tatuazh i vogėl nė formė zemre nė supin e majtė Ndėrsa ėndrra e tij ėshtė tė luajė Xhejms Bondin Adresa e tij ėshtė: Gedeon Burkhard c/o Elisabeth von Molo, Nymphenburger Strabe 154 80634 Munchen, Deutschland
Filma ne kinema e TV
1979 Teze Maria, me regji tė Volfgang Panzer 1980 Gjak dhe nderRinia nėn Hitlerin, me regji tė Bernd Fischerauer 1981 ... dhe po vjen posta, Regie: Georg Tressler 1984 Dritat e veriut Historitė midis Vatt dhe Valėve, me regji tė Volfgang Staudte 1986/87 Vetėm pėr autobusė, me regji tė Volfgang Liebeneiner 1987 Skautisti, me regji tė Peter Fratzscher Pasagjeri - Uellkome to Germany (Ritorno a Berlino) me regji tė Thomas Brasch 1989 Magjistari i vogėl, me regji tė Dieter Deventer Dy gra, me regji tė Carl Schenkel 1990 Aventurat e reja tė bukurisė sė zezė, me regji tė John Crome, Mike Smith, Chris Bailey, Catherine Millar, Murray Nevey Sheshxhirimi Kisha, me regji tė Jörg Grünler Bukuria qė fle, me regji tė Stanislav Parnicky 1991 Kolieri, me regji tė Frantisek Filip 1992 Peshkaqenėt e vegjėl, me rejgi tė Sönke Vortmann, i cili ka marrė ēmimin e filmit bavarez si producenti mė i mirė. 1993 E ēngjyrosur, me regji tė Katja von Garnier Takim nėn shi, me regji tė Marco Serafini Im shoq ėshtė hobi im, me regji tė Celino Bleivei Dashuri vere, me regji tė Iris Gusner Komisari Rex - Amok, me regji tė Bodo Fürneisen 1994 SOKO 5113 - Polterabend, me regji tė Jobst Oetzmann La Piovra VII (I vetėm kundėr mafias), me regji tė Luigi Perelli Afare, me regji tė Jacques Breuer 1996 Policia 110", me regji tė Bodo Fürneisen Magenta, me rejgi tė Gregory C. Haynes Uhich Uay to Oz, me rejgi tė James D.R. Hickox Kujt i pėrket Tobias, me rejgi tė Gloria Behrens Prej dhe nga, me regji tė Vivian Naefe 1997/98 - 2001 Komisar Rex
Votat e gjermaneve Gedeon mashkulli mė i bukur
Me hiret e njė mashkulli potent dhe tejet tėrheqės nė albumin fotografik, publikuar nė internet, Gedeon shfaqet pėrveēse si aktor edhe si njė model i suksesshėm. Me pamjen e tij, Burkhard ka tėrhequr vėmendjen dhe ka fituar simpatinė e shumicės sė agjencive tė modės nė Gjermani dhe vende tė tjera tė Evropės, tė cilat vazhdojnė tė ofrojnė kontrata tė majme pėr albume fotografish, kalendare etj.
Kulmi i shpėrthimit tė famės sė tij si fotomodel ishte viti 1998, kur pas njė anketimi tė bėrė nga gazeta mė e shitur nė Gjermani Bilt-Zeitung. Nė kėtė anketim, Gedeon Burkhard fitoi ēmimin e mashkullit mė tė bukur dhe mė tė votuar nga femrat gjermane.
Ēmime te fituara
Nė vitin 1992 fiton ēmimin e filmit tė Bajern si aktori mė i mirė nė filmin Kleine Haie (Peshkaqenė tė vegjėl) Nė vitin 1999 me serialin Romy fiton ēmimin e heroit mė tė mirė social Nė vitin 1998 u zkgjodh nga juria e gazetės gjermane "Bild" si mashkulli mė i pėlqyer nė Gjermani
|
|
|
|