|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Anglezet jane njerez te zene e per kete s`kane kohe te jene te sjellshem.
--- Montesquieu
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Reportazh nga shtėpitė e vjetra tė Mulletėve qė janė nė agoni. Rrėfejnė pinjollėt Reshit, Ivzi dhe Ilir Mulleti: Rrėnjėt tona nga Sulejman Pashė Mulleti, tek Qazim Mulleti e deri sot
Reshiti: Ju rrėfej Qazim Mulletin e vėrtetė
Belina Budini
TIRANĖ Tironsa me tė gjitha: tė folme, shtėpi tė vjetra, zakone dhe tapi. Tapitė u kanė mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditė, ndėrsa shtėpitė e vjetra si rrėnoja. Qysh prej 13 vjetėsh nė kėrkim tė rrėnjėve materiale (shtėpive dhe pronave tė vjetra) pinjollėt e sotėm tė familjes Mulleti po i ndėrtojnė themelet e tyre tė reja nė Tiranė duke varrosur tė vjetrat nėn pallate shumėkatėshe. Shtėpitė e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janė nė agoni. Ndėrkohė qė shtėpia ku pati jetuar mė gjatė prefekti i Tiranės sė viteve 40 ėshtė varrosur para njė viti nėn njė pallat qė vazhdon tė hedhė shtat aty nė rrugėn Qemal Stafa. Si shtėpitė e vjetra, edhe pinjollėt e familjes Mulleti nė Tiranė janė tė paktė. Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, qė vazhdon tė jetojė nė Tiranė, prej familjes Mulleti, trashėgimtarėt nuk kanė qenė tė shumtė, por kanė mbėrritur deri nė ditėt tona. Ndryshe nga Tafajt qė kanė aktualisht nė Tiranė 900 pinjollė, Mulletėt kanė shumė mė pak dhe vetėm tetė trashėgimtarė meshkuj. I gjen pothuajse tė gjithė nė Tiranėn e vjetėr, nė rrugėn Qemal Stafa. Ajo ėshtė mėhalla e tyre, askush nuk e vė nė dyshim. Por ndoshta edhe pėr pak kohė. Derisa gjeneratat e reja tė mos gjejnė mė aty asnjė gjurmė tė tyre veē ndonjė pllakate, qė e varur nė njė pallat tė ri nuk thotė mė asgjė sado impresionuese tė jetė pėrmbajtja e saj. Kur tė jenė shembur edhe rrėnojat e fundit tė shtėpive 300 -vjeēare tė trashėgimtarėve Mulleti. Kur lagjia nuk do tė ketė mė njė personazh tė gjallė si Reshit Mulleti (djali i Qazim Mulletit) qė vjen vėrdallė si dinosaur i lodhur nė mėhallėn e Mulletėve dhe nuk e qasin as nė shtėpinė ku ka lindur i ati. Kur nostalgjikėt do ta kenė vėshtirė tė gjejnė nė gjithė Tiranėn njė shtėpi tė vjetėr muze si ajo e Ali Mulletit, plot kontradikta: qė ka mbajtur brenda Qazim Mulletin, por edhe Enver Hoxhėn, qė ka qenė konsullatė austriake por edhe Ministria e parė e Bujqėsisė shqiptare, si edhe shtėpi e dhjetėra Mulletėve. Ivzi Mulleti, 67 -vjeēar, djali i Ali Mulletit, i cili nga ana tjetėr ka qenė djalė xhaxhai me Qazim Mulletin, tregon historinė e kėsaj shtėpie muze, e cila tanimė i ka ditėt e numėruara, pasi ēelėsat e saj i janė dorėzuar tashmė ndėrtuesve.
Reportazh nga rrėnojat
Portikut tė oborrit i ėshtė vėnė dryni. Nė prag gjetėm njė lypės qė ngrohet nė diell me gjithė rraqet e veta nė qese plastmasi. Kur tė shembet shtėpia ai do tė gjejė njė prag tjetėr pėr tu shullyer nė diell, ndėrsa aty do tė ketė zgjatur hijen e vet pallati i ri. Pllakati qė pėrkujton vetėm njė pjesė tė historisė sė asaj shtėpie, atė komuniste, ndoshta do tė zhvendoset nė murin e pallatit. Muret e qerpiēit me siguri do tė bien shumė shpejt dhe ēatia gjithashtu. Nėn to do tė varroset edhe historia qė na rrėfen Ivzi Mulleti dhe qė nis para rreth 300 vjetėsh. Bėhet fjalė pėr kohėn kur u ndėrtua kjo shtėpi, e cila ka gjasa tė jetė njė nga mė tė vjetrat e Tiranės. Ivzi Mulleti thotė se shtėpinė e ka ndėrtuar gjyshi i tij, Mahmut Mulleti. Nė kėtė shtėpi ka jetuar babai im, Ali Mulleti dhe shumė nga ne tė tjerėt, - tregon Ivziu. Nė vitin 1914 sipas tij, shtėpia ka qenė konsullatė austriake dhe ėshtė dhėnė vazhdimisht me qira deri nė vitin 1944. Nė 1924 ajo ka qenė Ministria e parė e Bujqėsisė. Ka banuar aty patrioti Dervish Hima si edhe Ethem Toto. Mė vonė ka qenė bėrthama e parė e shkollės femėrore, mandej shkolla Avni Rustemi. Ka banuar aty vetė Bahri Omari dhe po aty ėshtė fshehur gjatė luftės Enver Hoxha. Pikėrisht ky interval historik ia ka ndryshuar fatin shtėpisė dhe i ka blatuar atė pllakatėn ku shėnohet se nė vitin 1943 shtėpia ka shėrbyer si bazė ilegale pėr komunistėt dhe si e tillė i ka mbijetuar shembjes gjatė regjimit komunist, kur nuk i ra plani. Plani i ka mbėrritur tani ndėrsa nė 1944 aty banuan familjarėt pėrkohėsisht. Deri nė vitin 1951 aty banoi (nė katin e dytė) intelektuali Zyhdi Herri, i cili mė vonė u pushkatua. Pastaj historia ėshtė e njohur. Ne na nxorėn nga shtėpia dhe na morėn edhe bahēen e pasme ashtu si edhe 12 dyqanet, - tregon Ivziu. I vetmi rikonstruksion i shtėpisė ėshtė ai i vitit 1987 kur Ivzi Mulleti tregon se u riparua vetėm ēatia. Tani ēdo gjė ka marrė fund. Shtėpia do tė shembet, - pėrfundon pinjolli i familjes Mulleti.
Personazh Shit Mulleti, pinjolli 74 -vjeēar i Mulletėve qė jeton ende nė Tiranė
Djali i Qazim Mulletit, dinosauri i tironsave tė vjetėr
Ata qė e njohin komedinė Prefekti e dinė edhe se ajo ėshtė njė karikaturė komuniste e Qazim Mulletit, i cili nė tė vėrtetė nuk i ngjet aspak Qazos sė filmit qė bėrtet: pu pu pu, ku na jan mėshtjell i tuf budallejsh ne ktu qe do na haj kalera nanji dit prej ktyne! Por i biri i Qazim Mulletit, Reshiti 74vjeēar, thotė se Qazimi nuk ėshtė as ashtu si e qisin kta tsotmit. Ai ishte njeri i thjeshtė. Unė e mbaj mend se ai u largua kur unė isha 14 vjeē. Ishte serioz, i ditur. Nuk njihte nėntė gjuhė tė huaja siē e nxjerrin ca historianė por kishte mbaruar shkollėn Zosimea nė Janinė dhe studimet e larta nė Gallatasaraj nė Stamboll ku qe dekoruar me medalje ari ndėrsa dy vitet e fundit tė studimeve i bėri nė Vjenė, - tregon Shit Mulleti siē e thėrrasin tė gjithė nė mėhallėn e vjetėr, ku ai ėshtė rikthyer tanimė tė jetojė. Shiti ėshtė 74 vjeē dhe tani ka marrė njė apartament nė pallatin qė ėshtė ndėrtuar nė vend tė shtėpisė sė vjetėr tė Qazim Mulletit. Ai ėshtė nostalgjik pėr tė shkuarėn aq sa mund tė jetė ēdokush pėr fėmijėrinė e vet, aq mė tepėr kur ajo ka qenė e shkėlqyer. Megjithatė 60 vjetėt e tjera tė Reshitit nuk rodhėn si 14 tė parat. Sė bashku me nėnėn Hajrie Mulletin, ai ėshtė internuar nė Kavajė e Tepelenė dhe vetėm pas 90 u kthye nė Tiranė ku jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė shtėpinė e Tanush Mulletit. Pėrveē disa fotografive nė sėndukun e tij nuk ka gjė tjetėr nga reliket e familjes. Tė gjitha ia kanė marrė. Madje edhe koleksionet e armėve tė tė atit, Qazim Mulletit si edhe koleksionet e filatelisė pas tė cilave Shiti thotė se ishte i apasionuar i ati. Shitit, padyshim nuk i vjen keq thjesht pėr kėtė. Por pėr tė gjithė jetėn e shkuar nė internim sė bashku me nėnėn e cila shiti edhe byzylyqet e bizhuteritė e pakta qė i kishin mbetur pėr tė mbijetuar dhe qė vdiq nė vitet 80 nė Savėr. Ndėrkaq Qazimi kishte vdekur shumė mė pėrpara nė moshėn 62 -vjeēare nė Itali ku jetoi si emigrant politik. Ai nuk u rimartua mė atje, as e shoqja nė Shqipėri dhe i biri Shiti nuk ėshtė martuar kurrė.
Rrėnjėt Ilir Mulleti: Ne, pinjollėt e themeluesit tė Tiranės
Ilir Mulleti, 37 vjeē, njė nga pinjollėt e tjerė tė Mulletėve tregon historinė e familjes, pėr tė cilėn ėshtė interesuar duke shfletuar histori dhe gėrmuar nė arkivė. Ai pretendon se sė bashku me pinjollė tė tjerė Mulleti ėshtė njė ndėr pasardhėsit e themeluesit tė Tiranės, Sulejman Pashė Bargjini (Mulleti). Ruan njė pemė historike prej njė degėzimi tė sė cilės dėshmojnė origjinėn e tyre nga Sulejman Mulleti krahas familjes Tirana dhe Kėrēiku. Flitet pėr tre degė tė dala nga familja Bargjini qė janė Mulleti, Tirana dhe Kėrēiku. Kėto janė tė dokumentuara, aq mė tepėr qė ne kemi edhe njė tapi tė vitit 1918 dhe qė na vėrteton prona tė cilat i kemi trashėguar pikėrisht nga Sulejman Pasha, - shprehet Ilir Mulleti, i apasionuar pas historisė sė Tiranės dhe tė familjeve tė vjetra kryeqytetase, sidomos atyre tė bejlerėve, ku bėn pjesė edhe familja e tij.
|
|
|
|